Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 2 -  ME 17 SHKURTIT 2008 KOSOVA NDĖRROI HARTĖN POLITIKE TĖ EVROPĖS

Shkruan: Berianė MUSTAFA

Rtklive

       ME 17 SHKURT 2008 KOSOVA NDĖRROI HARTĖN POLITIKE TĖ EVROPĖS

     17 Shkurt 2008. Ora 15:48 minuta. Republika e Kosovės iu shtua hartės sė shteteve. Newborn filloi rrugėtimin si shtet i pavarur. Newborn pėrcolli mesazhin e paqes, ndėrsa vetė Deklarata e Pavarėsisė pėrcaktoi bazėn e politikės miqėsore ndaj tė gjitha vendeve tjera.

 

 

            17 Shkurt 2008. Ora 15:48 minuta. Republika e Kosovės iu shtua hartės sė shteteve. Newborn filloi rrugėtimin si shtet i pavarur. Mbledhja e jashtėzakonshme, solemne dhe plenare, e Kuvendit tė Kosovės, e kryesuar nga Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, filloi pas orės 15:00 dhe nė rend dite kishte dy pika tė rėndėsisė historike: miratimin e Deklaratės sė Pavarėsisė sė Kosovės dhe miratimin e simboleve shtetėrore tė Kosovės. Kėrkesa e pėrbashkėt pėr kėtė mbledhje u shtrua nga presidenti, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri, Hashim Thaēi.

 

            Nė seancė morėn pjesė 109 deputetė, ndėrsa tė pranishėm ishin edhe shumė mysafirė nga radhėt e pėrfaqėsive diplomatike, si dhe pjesėtarėt e familjes sė Adem Jasharit dhe tė ish-presidentit Ibrahim Rugova.


            Nė pasditen e acartė tė 17 Shkurtit 2008 Kosova hapi njė faqe tė re tė historisė dhe ndėrroi hartėn politike tė Evropės.


            “Duke iu pėrgjigjur thirrjes sė popullit pėr tė ndėrtuar njė shoqėri qė respekton dinjitetin njerėzor dhe afirmon krenarinė dhe synimet e qytetarėve tė saj; tė zotuar pėr t’u pėrballur mė trashėgiminė e dhembshme tė sė kaluarės sė afėrt nė frymė tė pajtimit dhe faljes; tė pėrkushtuar ndaj mbrojtjes, promovimit dhe respektimit tė diversitetit tė popullit tonė, miraton Deklaratėn e Pavarėsisė sė Kosovės, duke riafirmuar dėshirėn tonė pėr t’u integruar plotėsisht nė familjen euroatlantike tė demokracive; tė vendosur qė ta shohim statusin tonė tė zgjidhur nė mėnyrė qė t’i jepet popullit tonė qartėsi mbi tė ardhmen e vet; tė shkohet pėrtej konflikteve tė sė kaluarės dhe tė realizohet potenciali i plotė demokratik i shoqėrisė sonė; duke nderuar tė gjithė burrat dhe gratė qė bėnė sakrifica tė mėdha pėr tė ndėrtuar njė tė ardhme mė tė mirė pėr Kosovėn”, deklaronte kryeministri Thaēi.


            Derisa firmėtarėt e Deklaratės sė Pavarėsisė sė Republikės sė Kosovės nėnshkruanin deklaratėn pėr lindjen e Republikės, qytetarėt kishin shkrirė akullin e dimrit kosovar me festėn madhėshtore ēdo kund nė Kosovė.


            Newborn pėrcolli mesazhin e paqes, ndėrsa vetė Deklarata e Pavarėsisė pėrcaktoi bazėn e politikės miqėsore ndaj tė gjitha vendeve tjera. Presidenti, Fatmir Sejdiu, theksonte parimet fundamentale mbi tė cilat do tė ngrihej shteti i Kosovės.


            Nė kėtė kontekst historik, Kuvendi i Kosovės, pėrmes Deklaratės sė Pavarėsisė i bėnė ftesė faktorit ndėrkombėtar qė ta vazhdonte prezencėn nė Kosovės, pėr promovimin e vlerave perėndimore dhe demokratike.


            “Vizioni ynė pėr Kosovėn ėshtė shumė i qartė. Dėshirojmė qė Kosovėn ta ndėrtojmė mbi parimet fundamentale demokratike. Kjo do tė thotė se Kosova do tė jetė nė shtet demokratik, shumėetnik me marrėdhėnie tė mira ndėrfqinjėsore me shtetet pėrreth”, theksonte presidenti Sejdiu.


            Po atė ditė, mė 17 Shkurt 2008, me aklamacion, Kuvendi i Kosovės miratoi edhe simbolet shtetėrore, himnin, stemėn dhe flamurin, tė cilat tregonin identitetin e shtetit tė Kosovės.

 

            Kuvendi i Kosovės gjatė vitit 2008 vazhdoi me miratimin e akteve tė rėndėsishme tė shtetit.


            Me procedurė tė shpejtuar shpalli me dhjetėra ligje, qė dilnin nga Pakoja e Marti Ahtisaarit, e cila parashihte pavarėsi tė mbikėqyrur pėr Kosovėn.


            Mė 4 prill 2008 u shpall Kushtetuta e Kosovės, akti mė i lartė juridik i vendit, i cili pėrcakton Kosovėn Republikė Parlamentare.


            Kryepalamentari, Jakup Krasniqi, flet pėr rėndėsinė e Kushtetutės.

 
            “Kushtetuta e Kosovės si dokument i rėndėsishėm ėshtė ndėrtuar mbi themelet kushtetuese tė demokracisė moderne. Demokracia jonė siguron qeverisjen e popullit nėpėrmjet pėrfaqėsuesve tė tij tė zgjedhur. Pėrcakton qartė kompetenca institucionale dhe u garanton tė gjithė qytetarėve, pa asnjė dallim, tė drejta dhe barazi para ligjit”.

 


            17 Shkurt 2013. Republika e Kosovės kremton pesėvjetorin e shpalljes sė Pavarėsisė. Nė shtator tė vitit 2012 ėshtė pėrmbyllur etapa e pavarėsisė sė mbikėqyrur. Zyra Civile Ndėrkombėtare ka pėrfunduar mandatin dhe ėshtė mbyllur. Megjithatė, nė Kosovė vazhdojnė tė veprojnė dy misione ndėrkombėtare: KFOR-i qė ėshtė reduktuar gjatė kėtyre viteve tė pavarėsisė, por qė ende ruan besueshmėrinė tek qytetarėt e Kosovės dhe EULEX-i – misioni i parė i kėtij formati i Bashkimit Evropian, por i cili nė vijimėsi ėshtė pėrballur me kritika dhe pakėnaqėsi.

           
            Shumėēka ka ndryshuar. Kuvendi i Republikės sė Kosovės ka pėrbėrje tjetėr, ndėrsa debati pėr rolin dhe punėn e Kuvendit tė Kosovės, ka marr diskurs tjetėr. Fryma e debatit dhe temat kanė ndryshuar, edhe pse ende pėrplasjet mė tė mėdha ndėrmjet grupeve politike janė pėr ēėshtje politike. Kuvendi shpeshherė ėshtė akuzuar se ka qenė viktimė e politikės sė Qeverisė, e mbrojtjes sė grupeve tė caktuara tė interesit.


            Nėnkryetari i Kuvendit, njėherit deputet nga Partia Demokratike e Kosovės, qė nga themelimi i Kuvendit tė Kosovės, Xhavit Haliti, thotė se Kuvendi i Kosovės ka bėrė punė shumė tė mirė nė fushėn e miratimit tė ligjeve. Sipas tij, akuzat qė janė bėrė nė drejtim tė Parlamentit janė tė padrejta.


            “Kuvendi i Kosovės nuk dallon shumė nga parlamentet qė funksionojnė nė rajon. Nga Pavarėsia e deri mė tani ka pasur njė angazhim tė madh, qoftė nė pėrmirėsimin e legjislacionit, qoftė nė miratimin e ligjeve. Mbi tė gjitha, Parlamenti i Kosovės ka hapur debat nė kėtė periudhė, pėr ēėshtje tė ndryshme qė kanė qenė nė interes tė qytetarit dhe interes i votuesve. Nuk mund tė them qė ka qene perfekt, apo produktiv, ēfarė kemi pritur ne, por tė gjitha ligjet qė kanė ardhur nga Qeveria, shumica janė miratuar, dhe kjo mendoj se ėshtė njė sukses i parlamentarėve tė Kosovės”, thotė Xhavit Haliti.


            Por, partitė opozitare, dhe madje edhe shoqėria civile, nuk pajtohen me konstatimin qė Kuvendi i Kosovės ka qenė i pavarur nė punė e vet. Ata madje thonė se edhe pesė vjet pas Pavarėsisė, deputetėt e mazhorancės ndikohen nga vija partiake.


            Glauk Konjufca, nga lėvizja “Vetėvendosje”, lėvizje kjo qė hyri nė Kuvend gjatė viti 2010, mendon se komunikimi nė Kuvend brenda subjekteve politike bėhet mbi bazat e mbrojtjes sė agjendave qė pėrgatiten jashtė Kuvendit, nga politikat e grupeve tė caktuara tė interesit.


            “Mendoj se, sa i pėrket komunikimit brenda Kuvendit, ka probleme, sepse komunikim reduktohet nė komunikim zyrtar. Mendoj se problemet vijnė atėherė kur ka ndikime politike qė vijnė nga larg, tė cilat ndikojnė edhe sjelljen e subjekteve politike brenda Kuvendit. Ka agjenda qė janė jashtė Kuvendit dhe qė vijnė brenda, tė cilat nuk bėjnė qė komunikimi tė jetė spontan. Sa i pėrket komunikimit tė Kuvendit me Qeverinė, mendoj se kjo ėshtė e njėanshme, sepse pėrderisa nė njė anė kemi njė Qeveri e cila ėshtė mjaft agresive ndaj Kuvendit, kurse nė anėn tjetėr Kuvendi nuk ėshtė se ka tė njėjtin raport me Qeverinė, nė kuptimin e mbikėqyrjes dhe monitorimit tė punės sė Qeverisė”, thotė Glauk Konjufca.


            Driton Selmanaj nga Instituti Kosovar pėr Demokraci, qė merren drejtpėrdrejt me monitorimin e punės sė Kuvendit, thotė se Parlamenti ėshtė nė krizė tė gjetjes sė identitetit tė vet si autoriteti mė i lartė nė vend.


            “Mund t’i ndaj nė dy etapa, sepse kemi pasur dy legjislatura. Ėshtė legjislatura e parė, ajo qė shpalli Pavarėsinė e Kosovės dhe e cila tėrė energjinė e saj e kishte koncentruar nė menaxhimin e post- shpalljes sė pavarėsisė si dhe miratimin e legjislacionit qė dilte nga Pakoja e Ahtisasrit. Ndėrkohė, qė kemi legjislaturėn tjetėr qė doli si rezultat i zgjedhjeve tė abuzuara dhe derivoi njė legjislaturė e cila ėshtė pothuajse nga mė tė dobėtat qė nga paslufta nė Kosovė. Ajo qė e dėshmon kėtė ėshtė kur deputetėt kanė votuar me porosi ose kur deputetėt, pesė minuta pas fjalės sė tyre, e kanė tėrhequr atė si rezultat qė ka ardhur na presioni nga jashtė. Kemi pasur raste kur mazhoranca ka ikur nga seancat plenare dhe kjo e nuk ėshtė shembull i demokracive parlamentare perėndimore. Dhe krejt kjo e derivon njė konkluzion se kjo legjislaturė e ka shndėrruar Kuvendin nė njė institucion, i cili nuk ka integritet, nuk ka autoritet nė marrjen e vendimeve fuqiplote dhe shpeshherė ėshtė i kontrolluar nga Qeveria. Kuvendi akoma ėshtė nė kėrkim tė identitetit si institucioni mė i lartė nė vend”, thotė Diton Selmanaj.

 

            Pesė vjet Republikė. Nė historinė e shteteve pesė vjet janė periudhė e shkurtėr, megjithatė e rėndėsishme kur mbushet me ngjarje tė mėdha.