Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 7 - KU TA GJEJ NJĖ BURRĖ SI DAN PATOKU?

Shkruan: Pėrparim HYSI

KU TA GJEJ NJĖ BURRĖ SI DAN PATOKU?

(Tregim)

 

Qėllimi i kėtij tregimit tim, ėshtė njė ndodhi ku heroi i tregimit ėshtė njė kosovar qė quhej RAMADAN SHABAN PATOKU! Kėshtu e deklaroi veten ai, kur plotėsoi njė deklaratė tek imatė qė ishte asi kohe (flitet nė vitet e para tė pasēlirimit) si "avokat i fshatit".

 

 

Dan Patoku ishte nga KOSOVA dhe, kur erdhėm ne me familje nga Skrapari, e gjetėm atė dhe si shumė jabanxhinj tė tjerė, nė fshatin PETOVĖ e re tė rrethit tė FIERIT. E theksoj kėtė mbiemrin "e re", se ka patur dhe njė PETOVĖ tjetėr, qė quhej PETOVĖ e vjetėr. Petova e vjetėr, nė kėtė kohė, kur rrėfehen ngjarjet tek ky tregim, banohej nga banorė vendalinj dhe si jabanxhinj kish njė familje nga Prizreni dhe 10 familje ēobanėsh apo vlleh tė ardhur nga VOSKOPOJA.

Petova e re, ndryshe nga Petova e vjetėr, i kish tė gjithė banorėt tė ardhur; kish kosovarė; shqiptarė nga viset shqiptare tė Malit tė Zi; kish boshnjakė; dy familje ēame dhe 10-familje nga SKRAPARI. Gjithsej, PETOVA e re kish 33-shtėpi dhe, sado me pėrbėrje heterogjene, kishte njė shkuarje dhe harmoni qė nuk e gjeje kund. Gėzimet, sidomos dasmat, i gjithė fshati dhe ca mė shumė hidhėrimet i ndanin mes tyre. Askush nga familjet e PETOVĖS sė re, nuk vuante pėr bukė dhe, kur shihej gruri, i vetmi fukara ndihmohej nga gjithė fshati pėr ta siguruar bukėn pėr tėrė vitin.

Kur flas pėr PETOVĖN e re, mė zė lemza nga malli. Mund t'ju sjellė plot shembuj pėr tė treguar se ē'njerėz babaxhanė ishin ata. Dėgjova nė rrugė qė qante njė qingj i vogėl dhe vrapova t'i vija nė ndihmė. E solla nė shtėpi dhe babai im mė tha: - Do shkosh shtėpi  pėr shtėpi me qingjin nė dorė dhe do pyesėsh se i kujt ėshtė. Nė i del i zoti, lėrja nė derė dhe ktheu nė shtėpi. Brodha shtėpi mė shtėpi dhe askush nuk i doli zot dhe unė u ktheva nė shtėpi me "peshqeshin" qė gjeta nė rrugė. Apo dhe njė fakt tjetėr: ne, si familje erdhėm nga Skrapari dhe, sa ngritėm shtėpinė tonė, pėr tri muaj familjarisht u strehuam tek kosovari NASUF ALIA (NIKOĒI); tri muaj nė atė familje tė madhe ku u shtuam dhe ne ,pa paguar qoftė dhe njė qindarkė. Por qėllimi i kėtij tregimit tim, ėshtė njė ndodhi ku heroi i tregimit ėshtė njė kosovar qė quhej RAMADAN SHABAN PATOKU! Kėshtu e deklaroi veten ai, kur plotėsoi njė deklaratė tek imatė qė ishte asi kohe (flitet nė vitet e para tė pasēlirimit) si "avokat i fshatit" dhe pėr kėtė qe zgjedhur dhe kryetar kėshilli apo sekretar i kėshillit tė fshatit. RAMADAN SHABAN PATOKU nė fshat, shkurtimisht, thirrej DAN PATOKU.

Qe si dru i thanės, me njė palė mustaqe qė ishin zverdhur nga tymi i duhanit. Mbi kokė qylafin e bardhė apo plisin. Kur dėgjova mbiemrin "Patoku", unė nuk e mbajta tė qeshurit, se e mora si "ruajtės patash" (patok ėshtė mashkulli i patave), por, ndryshe, dhe fare larg "patokut tė patave" paskėsh qenė ky mbiemėr. Vinte shpesh ndėr ne dhe unė (epo kur goja mė ka lėnė rehat, ndonjėherė?, sado qė nuk mė takonte, i them: -MIXHA DAN ke ruajtur pata andej nga KOSOVA qė  tė kanė vėnė kėtė mbiemėr "PATOKU?". Babai qe gati tė ma flakėrinte nga ato tė tijat, por MIXHA DANI, pa e prishur terezinė, tregoi:

-Patok ndėr na, i thonė pėrroit. Dhe unė gati nė "pėrrua" e kisha ngritur shtėpinė, se luftoja kundėr shkjaut. Kėshtu mė mbeti "Patoku". Kur dėgjova kėtė rrėfim, u skuqa deri tek veshėt dhe, si fėmijė qė qeshė, thosha me vete: - Nė pėrrua ky dhe paska bėrė kiametin. Sos se ėshtė ndonjė trup qė nuk e nxė dera, por njė burrė qė shumė, shumė mund tė peshonte afėr 60 kg dhe gati 1,60 i gjatė. Por koha tregoi qė RAMADAN SHABAN PATOKU apo DAN PATOKU ishte i tillė burrė qė zor t'ia gjesh tė gjashmin.


 

Arat tona kufizoheshin me ato tė DAN PATOKUT. Sado qė kufiri ndarės qe i gjatė, tė gjitha arat shoqėroheshin me gardhet. Gardhi ishte shenja ndarėse dhe askush nuk i shkelte kėto gardhe. Qenė tė tilla, si "piramidat" nė kufi. Sikur ta matje kufirin me arat e DANIT, ishte mbi 5 km. Nė  njė vend, si gardh ndarės, shėrbente njė ferrė e madhe qė nuk e ēante dot asnjė bishė e egėr. Nė MYZEQE ferrės sė madhe i thonė "blacė". Kjo "blaca e madhe" e ka dhe historinė tė madhe.

Jemi aty nga marsi i vitit 1948. Pushtetarėt lokalė (PETOVA e vjetėr ishte lokalitet), ngaqė e kishin pushim, kanė dalė pėr gjah. Janė gati dhjetė gjahtarė, me ēiftet mbushur dhe ndjekin zagarėt nė zbulim tė gjahut. "Arena e gjahut", po tė shprehem kėshtu, ėshtė nė arat tona (ne kishim 150 dynymė tokė) dhe, kur zagarėt i afrohen asaj ferrės sė madhe apo "blacės" qė na ndante me arėn e DANIT, zagarėt lehnin tė shqetėsuar, sikur ishin nė zbulim tė ndonjė bishe tė egėr. Gjahtarėt me grykėn e ēifteve, rrethuan "blacėn" dhe prisnin me gisht nė kėmbėz. Zagarėt veē lehnin dhe, kur "bisha" nuk po dukej, ata me grykėn e armėve i hapėn ferrat dhe, kur ē'tė shohin? Njė mori armėsh tė fshehura aty. Ishte viti 1948 dhe, me kohė qenė mbledhur armėt. Nė tė gjendeshin armė tė fshehura, tė priste burgu. Mirė janė fshehur, po kush e ka bėrė kėtė shkelje tė ligjit? -pyeti kryetari i loksalitetit. Kėsaj pyetje, iu pėrgjigj njė kalimtar qė, sapo mbrriti aty. Edhe ky qe fshatari ynė, por maēoku i ligėsisė ia grriste mushkėritė. Kryetar, - foli i porsambrrituri, -kjo blaca qė ndanė arėn e Hazizit ( imatė) me arėn e DANIT, mė shumė ėshtė e HAZIZIT. HAZIZI i ka fshehur se para njė muaji pushteti popullor HAZIZIT i ka pushkatuar tė vėllanė. Ėshtė armik dhe ai i ka fshehur. Nė fakt, vėllan e timeti. HILMI HYSI me profesion jurist, i diplomuar nė MON PELIE qe pushkatuar nė shkurt 1948, me grupin e dytė tė deputetėve.

Mirė, - tha kryetari,- njoftoje HAZIZIN qė nesėr tė vijė nė lokalitet. Ē ‘gėzim qė ndjeu ky "korrieri" dhe u jep kėmbėve dhe sa sos tek shtėpia, i thotė timeti: - Nesėr nė ora 8 nė lokalitet, - mė la porosi kryetari. Babai im qe mėsuar me mbledhje nė lokalitet se, asokohe, qe kryetar kėshilli pėr Petovėn e re. Mirėpo "korrieri" nuk e mbante dot "gėzimin e madh" pėr vete dhe frymėn e mban teė DANI: tek DAN PATOKU. Qe mė  i ri se DANI dhe i thotė: - Mixha DAN! Hazizit ia vura prangat?

-Por pse, mor ēun?

Aty tek "blaca" qė ndanė me arėn tėnde, ata tė pushtetit kishin ra pėr gjah dhe i kanė gjetė do armė tė fshehura. U thashė: -Hazizi i  ka fshehur se ia kanė vra dhe njė vėlla dhe asht armik!

- More rrezikzi, -ka mbriit DAN PATOKU, po ato armė i kam fshehur unė dhe janė tė NURIES. Iu vra burri aty ka ēlirimi dhe m'u lut: - Pashė zotin m'i hiq sysh dhe unė i hodha bash aty ku s'i gjet njeri.

-I hodhe, nuk i hodhe, ēfarė tė duhet ty, kur faji mbetė tek HAZIZI e ta mbaj me shėndet.

-Jo, mor hajn, nuk e lė me shkue harap pa faj se mė thonė RAMADAN SHABAN PATOKI dhe ti hiqmu sysh, se nuk tė shoh dot. Tė nesėrmen, qysh nė mėngjes, babai im e mbajti frymėn nė lokalitet. Kujtonte se e kishin thirrur pėr ndonjė problem, por, kėtė radhė, qe ndryshe hesapi. Ata, tė pushtetit lokal, e kishin bėrė procesin gati. Kishin firmosur dhe dėshmitarėt dhe pritej firma e timeti si fajtori pa faj. Ia raportuan gjendjen dhe i thanė tė firmoste.

Jo vetėm qė nuk firmos, por as di fare nė ka patur armė tė fshehura nė blacėn qė ndan me arėn e DANIT.

- Qemė 10-burra qė i gjetėm dhe nuk ke pse nuk pranon? Ndėrsa imatė po kundėrshtonte, befas, fare pa trokitur, hyn DAN PATOKU dhe thotė: - A e kini thirrur HAZIZIN, a? Po ato armė i kam hedhur unė, kur u vra burri i NURIES! Shloheni, mor, burrin e huej, ej!

Dhe kėshtu e lėshuan baban tim  dhe "korrieri" u largua me bisht nė shalė.

P.S. Me rastin e 50-vjetorit tė SHPALLJES SĖ PAVARĖSISĖ, RAMADAN SHABAN PATOKU pėr luftė kundėr shkjahut, shpallet patriot. Iu dha njė hyrje nė njė lagje tė Fierit dhe ndėrroi jetė mesviteve tetėdhjetė.

 

Tiranė , 9 shkurt 2022