Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 3 - Abaz Ēengaj

ABAZ ĒENGAJ

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

ABAZ ĒENGAJ

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

          Abaz Ēengaj u lind me 1960 nė Pllajnik. Shkollėn fillore e kreu nė Pllajnik – Kuk - Bresanė. Tė mesmen nė Dragash dhe Prishtinė. Studioi nė Fakultetin Filologjik tė Prishtinės, nė Degėn e Gjuhės dhe Letėrsisė frėnge. Punoi mėsimdhėnės nė Shtime, Kuk, Kosavė, Blaē, Bresanė, Pllajnik.

            Gjatė periudhės 1989-99 u maur me veprimtari tė ndryshme patriotike dhe gjatė kėsaj kohe mbajti hapur dyert e shkollės ne fshatin e tij te lindjes, kur arsimi shqip u pavarėsua nga ai jugosllav. Ne vitin 1986 u largua nga procesi mėsimor, i papėrshtatshėm ideo-politikisht deri ne vitin 1992 ku dhe filloj tė punoj mėsues nė fshatin e tij te lindjes.

            Nga viti 1981 e kėndej ishte pjesėmarrės i ēdo organizimi dhe lėvizjeje pėr Ēlirimin e Kosovės. Gjatė kohės sė Luftės, nė Kukės, ndihmoi popullatėn nė bashkimin e tyre familjar pėrmes Shoqatės franceze “Droit de parole” pėrmes Radio Kukėsit. Pas mbarimit tė Luftės (aktivizoi me disa shokė radion e parė nė Kosovė) ku punoi 6 vjet gazetar, redaktor dhe kryeredaktor ne Radio “Sharri”.

            Gjatė kohės sė studimeve bashkėpunoi me gazetat: "Zėri i rinisė”, “Bota e re“... Pas mbarimit te luftės, ishte ideator pėr botimin e gazetės “Ditėt e Shpresės” gazetė kjo qė u botua pėr njė kohė tė gjatė nė regjionin e Prizrenit nga KFOR-i gjerman. Njė kohė tė shkurtėr ishte edhe korrespodent i gazetės “Koha Ditore" . Ėshtė anėtar i Redaksisė sė Revistės Sharri.

            Libri i parė i tij “Mbi Varrin Tim”- u botua me 1994 nga KL”Luigj Gurakuqi” i Dragashit. Ėshtė pjesėmarrės me poezi edhe nė librin e pėrbashkėt “Reshje nėn Pikėllim” (grup autorėsh 1996) dhe “Lule ne Zinove” (poezi te zgjedhura nga autore Opojane 2011 nga Shoqata Kulturore Ymer Prizreni). Me 1997 Ndėrmarrja Botuese “Rilindja” botoi pėrmbledhjen e tij tė dytė mė poezi “Unė Mumie e fundit”. Ne vitin 2013, Biblioteka komunale e Prizrenit, botoi pėrmbledhjen me poezi (grup autorėsh ) “Ku Sofra e Kuvendi rri shtruar” e ku edhe ne kėtė pėrmbledhje ėshtė pjesėmarrės me disa poezi.

            Ka marrė pjesė nė shumė konkurse letrare tė poezisė si dhe nė shumė orė letrare tė organizuara nė shumė vende te Kosovės, Shqipėrisė dhe Maqedonisė. Ėshtė recensent i shume veprave me poezi te poeteve te ndryshėm te regjionit te Prizrenit. Tash ėshtė mėsimdhėnės ne Shkollėn e Mesme “Ruzhdi Berisha “ nė Dragash.

 

 

 

 

EDHE VDEKJA QENKA LINDJE

(nėnės sime disa minuta para se tė vdiste)

 

pulset ndalėn

e zemra ngadalėson ritmin e saj

 

nė ora 18 e ca minuta

njė lule vyshket pėrgjithmonė

njė jetė  njė vdekje njė rilindje

 

 vdekja qenka gjė e bukur

atėherė kur ka  dikush tė kujdeset pėr ty ...

 

nėna ime e dashur

do tė tė dua edhe pas vdekjes  

 

 

DO TĖ NUMĖROJNĖ

 

fle

qetė-qetė katundi im

i strukur

mu nė rrėzė tė Sharrit plak

aty

ku dhe metalet

marrin lirshėm frymė

e do tė  zgjohet

nė vitin  2000

atėherė kur do tė rifillon

t’i  numėron vitet

e rilindjes sė vet 

 

 

JE I HUAJ

 

nė dhé tė huaj

tė fyejnė

tė ngrejnė

tė ulin

tė shpallin tė krisur

 

nė dhé tė huaj

je i huaj

mos qofsh i krisur

 

nė dhé tė huaj

ruaje lulen e ballit

se tė godasin

dhe falje s’tė kėrkojnė

 

nė dhé tė huaj

qofsh i huaj gjithmonė

 

 

NJERĖZIMIT

 

njerėz

o njerėz tė mirė

njerėz

o njerėz tė kėqij

bėhuni njerėz qė dhe unė t’ iu them njerėz

e njerėzit t 'u thonė njerėz

 

njerėz o njerėz

 

...dua tė rri me njerėz

 me njerėz tė sojit tim

 me njerėz tė sojit tė njerėzve

e jo me njerėz tė panjerėzi

 

o njerėz

njerėz!

 

 

BREVIS EPISTULLA

 

pres

dhe vetėm pres

 

engjėjt me thonė tė pres

princeshėn e ėndrrave

 

edhe nėse nuk mė do

mos mė trego mua tė lutem

 

mė lėrė, mos mė zgjo

mos ma prishe ėndrrėn time tė bukur

 

 

PĖR TY

 

Kurrė s’tė thashė se tė njoh

Ose mė mirė tė them, tė njoha aq shume

Sa qe dėshirova ta gdhije edhe njė ag me Ty

Orvatjet ishin tė kota, nuk u takuam

Vullneti i tepruar solli vetminė

Asnjėherė mos u jep shumė pas sė bukurės

Ruaj pėr fund tė pa thėnėn mbaje pėr vete

E kaluara ėshtė e hidhur, tė tashmes s’i dihet

 

Agu i njė dite

Gėlltiti ėndrrat e posa filluara

Unė i rikthehem ėndrrės sime te pėrjetshme