Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe - Abdullah Konushevci

ABDULLAH KONUSHEVCI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

ABDULLAH KONUSHEVCI

(1958 - 2013)

 

 

 

          

 

 

            Hyrje

 

            Abdullah Konushevci lindi nė vitin 1958 nė Prishtinė, ėshtė shkrimtar i shquar shqiptar.

            Nė Prishtinė mbaroi shkollimin fillor, tė mesėm dhe tė lartė. Studio letėrsinė krahasimtare nė “Universitetin e Zagrebit” dhe punoi mbi 20 vjet si gazetar nė “Bota e Re” dhe “Rilindja”. 

            Ka botuar me qindra artikuj dhe recensioni pėr letėrsinė e shkruar dhe gojore, pėr gjuhėn shqipe, si dhe ka pėrgatitur pėr shtyp (radhitje, faqosje) njė numėr tė madh veprash e revistash letrare. Shumė poezi tė tij janė pėrkthyer anglisht, spanjisht, gjermanisht, rumanisht, sllovenisht, kroatisht, sllovakisht dhe turqisht. Pėr veprat e Abdullah Konushevcit kanė shkruar: Sylejman Syla, Xhemail Mustafa, Ibrahim Rugova, Vehap Shita, Hysni Hoxha, Ali Aliu, Abdyl Kadolli, Merxhan Avdyli, Sabri Hamiti, Ramadan Musliu, Rushit Ramabaja, Milazim Krasniqi, Ismail Belaj, Ismail Syla, Salih Bytyēi, Emin Azemi, Nazif Zejnullahu, Medi Memishi, Rrustem Geci etj.

 

            Ka botuar librat:

 

            Pasqyrė dhe diell (poezi, “Rilindja”, Prishtinė, 1979},
            Rėnia e mollės (poezi, “Rilindja”, Prishtinė,1981),
            Pad jabuke (serbisht, “Jedinstvo”, Prishtinė 1982),
            Qerrja e diellit (poezi, “Rilindja”, Prishtinė,1983),
            Loja e strucit (poezi, “Rilindja”, Prishtinė,1987),
            Tė qenėt tė mosqenė (poezi, “Rilindja”, Prishtinė, 1990),
            Pikat AD (poezi, “Papyrus”, Prishtinė, 2002),
            Gjuha shqipe XI (libėr shkollor, "Dukagjini", 2004, 2009)

            Demaēi, vepra letrare (monografi, "Nositi", Prishtinė, 2008)

            Pėr poezinė (kritikė letrare, "Nositi", Prishtinė, 2008)

            Dashni dhe vdekje (poezi. “Nositi”, Prishtinė, 2011)

            At Gjergj Fishta 1871-1940 (monografi, pėrgatiti pėr shtyp Abdullah Konushevci), NOSITI, Prishtinė, 2011)

            Romani 'Gjarpinjtė e gjakut' i Adem Demaēit (artikuj tė zgjedhur letrarė nga Abdullah Konushevci, kritikė letrare), NOSITI, Prishtinė 2011)

 

 

 

 

ZONJA MĖMĖ

 

Jam lodhur duke pritur
Zonja Mėmė
T’i nisėsh shėrbėtorėt e Tu
(Dhe unė shėrbėtor Yti jam)
Tė m’i kėputin hekurat

 

Jam bėrė njė ashtlėkurėnajė
E ka rėndė
Dhe toka tė mė mbajė
Ku ta kėput kokėn
Mbėshtetur pėr muri

 

Ti Zonja Mėmė
Mos resht tė m’i ledhatosh shpresat
Po mbahem pėr njė fije floku
I bindur se ėshtė floku Yt i thinjur

 

Zonja Mėmė
Mendimet pėr Ty
M’i vrasin nė rrugė
Po malcimet e plagėve
Ti m’i ndien
Dhe ballin rrėzon nė shuplakė

 

Ti duhet ta dish
Zonja Mėmė
Kur mė hipėn zjarrmia
Ai kroi i cemtė
Qė rrjedh dikund aty pranė
Je Ti

 

Kur mė ngushtohen rrugėt
Dhe e kam pisk

 

E di se Ti
Zonja Mėmė
Do tė mė hapėsh njė shteg
Se me Ty ėshtė liria
Dhe dashuria ime pėr Ty

 

 

MUNGESA E LIRISĖ


Ti ishe
Njė mėngjes i freskėt
Qė lėshonte
Tinguj tė kthjellėt

 

Dhe ishe njė kopsht i derdhur
Zot sa i derdhur
Me erė me ngjyrė
Mbytje ēdo gjė pėrreth

 

Nga duart nga yjet
Si nga njė libėr i hapur
Mund tė parathoshe ēdo gjė

 

Si fatthėnė e rysur qė ishe

 

Po jepeshe lehtė
Si njė kafshė
E lodhur nga ndjekjet
Se nė flokė
Nė ballė
Nė sy
Kudo
Tė vihej re
Mungesa e lirisė

 

 

SKICĖ PĖR NJĖ ELEGJI

 

Ja
Kjo shtėpi
Ka njė tė vrarė
Dhe kjo kėtu
Dhe kjo pranė saj
Dhe kjo tjetra
Dhe kjo dhe kjo dhe kjo

Ja
Dhe ajo shtėpi
Ka njė tė vrarė
Dhe ajo atje
Dhe ajo pranė saj
Dhe ajo tjetra
Dhe ajo dhe ajo dhe ajo

 

 

DHE IKIMI IKIM …

 

Mbase ikim ikim ikim
Nga dhomat e mbushura ofshamė
Dhe dalim shesheve
Po sheshet janė tė lara nė gjak

Ndodh largohemi nga rrugėt
Qė klithin nė fytyra fėmijėsh
Dhe i mbyllim sytė
Kur Mezia i ngul ushtėn
Demit tonė tė Zi
Nė Mozomazinė e pėrhumbur
Dheu na rrėshqet nėn kėmbė

 

 

KTHIMI I DRITĖSORĖVE

 

Dritėsorėt do tė kthehen
Me leshra tė kėrleshur
Me thonj tė paprerė
Me trup-duar-fytyrėdheu


Do tė pėrplasen brenda
Do tė na zėnė pėr fyti
Do tė na shkulin pėr flokėsh


Dhe ne s’do t’i shohim
Se ata janė prej drite
Se nuk bėjnė hije mbi dhé


Ata e kanė pushtuar
Zemrėn e tokės
Dhe kupėn e qiellit


Dritėsorėt do tė kthehen
Tė na mėsojnė zejėn e vdekjes
Tė na japin pak zemėr tė tokės
Pak kupė tė qiellit


Tė dehemi dhe ne


Me hirin e zjarrit
Tė mos jemi vetėm hije mbi dhé

 

 

ĖNDRRA... PASTAJ VLORA

 

Diqysh shkuam nė njė planet tjetėr
Ku kishte bukė qumėsht mish
Dhe s’kishte milicė

 

Shqiptarėt ishin shumė tė mirė
Preheshin hijeve
Hidhnin valle shesheve
Bėnin dashuri tė mėdha

 

Disi... kur hyri Vlora nė dhomė
Babi mbrėmė me dy orė natė
Na shkallmuan derėn pėrsėri
Ata qė s’mund t’u zė emrin nė gojė