Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe - Abdyl Kadolli

ABDYL KADOLLI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

ABDYL KADOLLI

 

 

 

 

 

          

            Hyrje

  

           Abdyl Kadolli  lindi mė 10 nėntor 1946 nė Bukosh tė Therandės, Kosovė.

            Ka mbaruar studimet pasuniversitare tė letėrsisė mė 1974 nė Prishtinė.

            Shkruan poezi, humor dhe eseistikė.

             Deri tash ka botuar vėllimin poetik “Kėmisha e zjarrit”, ”Rilindja”, Prishtinė, 1998/ dhe veprėn eseistike “Ora kombėtare”/ Ars, Prishtinė, 2001/. Ka nė dorėshkrim edhe disa vepra tė reja letrare.

            Ėshtė anėtar i Kryesisė sė Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės,  anėtar i IWA-sė,  kryeredaktor i revistės letrare “Metafora” dhe  ndėr koordinatorėt e festivalit ndėrkombėtar “Drini poetik”.   

Autori jeton dhe vepron nė Prishtinė.

 

 

 

 

ALEF

 

Dy vija njė kulm

Kullė e Babilonit

Udha e botės nė mes

 

Adami e Eva

Nė kopshtin e Edenit

Rrotulluan globin

 

Dy brirė tė artė

Dhia Amaltea

Pėrkrenare e Dodonės

 

Leda fluturoi

Mjellmė

Nė unazėn e Zojsit

 

Aaaaaaaaaaaa

Klithje e parė

Krijim i botės.

 

 

IKONAT

 

Ata vrapojnė si erė

Pas ikonave

 

Ikonat i mbajnė 

Ombrellė shiu

 

Pėrgjėrohen nė ikona

Ngashėrohen me ikona

 

Kur bien ikonat

Ata bien pėrdhe

 

Ata jetojnė me ikona.

 

 

NARCISI

 

Pėrse aq reklamė,

Je dritė qė vezullon

 

Ke kokė tė bukur

Rruzull tokėsor

 

Sy tė detit

Qiell i kaltėr

 

Fjalė tė arta

Hir i Zotit

 

Pėrse aq  bujė e rrėmujė

Narcisi ra nė ujė.

 

 

PIKTURĖ E VDEKUR

 

Qyteti pa monumente

Si fusha pa lumė

Si shtėpia pa zjarr

Si rrugėt pa shenja

Si lulja pa aromė

Si pema pa zogj

Si qielli pa re

Si koha pa orė

Si bukuria pa dashuri

Si poezia pa frymė

Si gjuha pa fjalė

Si fjala pa tinguj

 

Pikturė e vdekur.

 

 

QENTĖ NĖ PANTEON

 

Lehin qentė nė Panteon

Zotin ta shqyejnė

 

Qen tė larmė, qen tė zinj

Turren me lemeri

 

Lehin pėr etninė

Pėrmirren pėr lirinė

 

Tė ēartur pėr fron

Hėna i tmerron

 

Lehin qentė nė Panteon.

 

 

PĖRTEJ  VETVETES

 

Mijėra herė kam lindur

Kam vdekur mijėra herė

Pėrtej vetvetes.

 

Kam shkėlqyer mijėra herė

Me emėr tė huaj

Nė panteonet e hirta.

 

Sa lart kisha hipur

Sa larg kisha ikur

Pėrtej vetvetes.

 

 

Tash do lind pėr vete

Tė kėndoj pėr vete

Tė vdes pėr vetvete.