Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 5 - Abdylzis Islami

ABDYLAZIS ISLAMI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

ABDYLAZIS ISLAMI

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

           Abdylazis Islami lindi me 29 Korrik 1930 ne fshatin Gajre te Tetoves. Rrjedh nga nje familje kurbetqare. Shkollen fillore e kreu ne vendlindje, kurse gjimnazin e ulet gjate okupacionit ne Tetove. Shkollen normale dhe Akademine Pedagogjike, Gjuhen dhe Letersine Shqipe ne Shkup. Njehere punoi si mesues e mandej si arsimtar i gjuhes shqipe ne Tetove. Kjo pune i zgjati prej vitit 1952-1970. Ne vitin 1970-1979 qe gazetar prane Radio Shkupit, ku edhe doli ne pension. Prej atehere jetoi dhe punoi ne Tetove. Prej vitit 1981-1991 qe redaktor teknik ne revisten letrare e kulturale ne Shkup. Ne vitin 1990 qe anetar i Keshillit Iniciativ ne Prishtine per pajtimin e gjakut ne Tetove e rrethine. Pajtoi, bashke me krushqit e pajtimit, 98 familje.

            Qe ne shkolle te mesme merrej me shkrime, shkruante poezi, tregime, romane, drama; merrej edhe me kritike letrare dhe eseistike, merrej me mbledhjen dhe studimin e folklorit shqiptar te Sharrit; merrej edhe me perkthime letrare nga maqedonishtja dhe kroatishtja.

            Deri tash eshte perkthyer ne gjuhet: turqishte, maqedonishte, arabishte, italishte, kroatishte, sllovenishte, gjermanishte, anglishte, suedishte, rusishte, rumunishte, hungarishte, vietnamishte, disa me panorama e disa me antologji.

            Vdiq me 16 Gusht 2005 ne Tetove.

 

 

Opusi krijues i shkrimtarit Abdylazis ISLAMI

1. “Kenget e zgjuara”, Prishtine 1968.Vjersha per te ritur
2. “Era dhe vargjet”, vjersha per te rritur, Prishtine 1964
3. “Mengjezi ne fshat”, vjersha per femije, Shkup 1965
4. “Soditje nga toka”, Prishtine 1969
5. “Barka nder vale”, vjersha per te rritur,Shkup 1971
6. “Kujtime dhe endrra”, vjersha e tregime per femije, Prishtine 1972
7. “Oaza”, vjersha per te rritur, Shkup 1973
8. “Gurgurina”, vjersha per te rritur, Prishtine 1974
9. “Fatiana”, roman per te rritur,Prishtine 1975
10. “Ujrat”,vjersha per te rritur,Shkup 1976
11. “Korrieri Artan Arta”, poeme per pioneret, Prishtine 1976
12. “Agullina”, sonete per te rritur, Prishtine 1978
13. “Drite ne sfond”, kurora sonetike dhe vjersha per te rritur,Prishtine 1980
14. “Per qepallat e qiellit varen plepat”, vjersha per te rritur, Shkup 1983
15. “Perralla popullore nga Sharri”, folklor, Shkup 1985
16. “Maje malesh”, Prishtine 1985
17. “Vajza e panjohur”, roman per femije dhe te rinj, Prishtine 1985
18. “Meleroti”, vjersha,poeme e tregime per femije,Shkup 1986
19. “ Krimi ne tempull”, roman per femije e te rinj, Prishtine 1987
20. “Yjet e vendlindjes”, Tirane 1987
21. “Romancat e nje nate vere”, vjersha per te rritur, Shkup 1987
22. “Pellumbi sqeparte”, roman per femije, Shkup 1988
23. “ Zerat nga maja”, vjersha per te rritur, Prishtine 1988
24. “Endrrat bulojne ne Eldorado”, poeme dhe vjersha per te rritur, Shkup 1990
25. “Vogelushi I fshatit Lashtor”,poeme,tregime per femije e te rinj, Shkup 1992
26. “Hekurani ne Artas” roman per te rinj, Shkup 1993
27. “Agimesha e ngujuar ne shate shpella”. Drame per femije e te rinj, Shkup 1994
28. “Kuvendi I guximtareve”,drame per femije e te rinj,Shkup 1994
29. “Arianda”, drame per femije e te rinj, Shkup 1994
30. “Peshperitjet e udhetarit plak”, poezi per te ritur, Shkup 1995
31. “Nica”, poeme per te ritur, Tetove 1995
32. “Tatuazhe”, tregime per te ritur, Shkup 1996
33. “Te treturit nga Projona”, roman per te rritur, Tetove 1996
34. “Dredhia”, roman per te ritur, Tetove 1996
35. “ Farsa e katrahures”, roman per te ritur, Tetove 1997
36. “ Shpata ne lulishte”,poezi per te rritur, Tetove 1997
37. “ Gjurmet e valeve ne shkemb”, tregime per femije
38. “ Kater kalores”, permbledhje vjershash per femije
39. “ Mrizoni dhe Euridika”, roman per femije e te rinj, Tetove 2005

 

 

 

 

 

ANTIBIOGRAFIA
 

Kur them se kam lindur qė nė parahistori,
Pėr kėtė mos u rrudhni, t’mos iu vijė habi.
Baballarėt e stėrgjyshėrve me mua kanė bredhur,
Gurin, kur qenė tė rinj, me ta e kam hedhur.
Kam qenė princ dhe mbret, gjeneral ca herė;
Po dhe kapiten anijesh, fshesar rrugėsh n’erė.
Kam qenė murator kėshtjellash prej caku nė cak,
Roje nderi i kam bėrė Teutės sime nė konak.
Kam qenė ushtar, kur kam ditur pse po luftoj,
Po edhe ushtar qė nuk kam ditur pėr kė po fitoj.
Kam qenė bujk i vyeshėm dhe bari me dele,
Ura, rrugė kam ndėrtuar, kam hapur dhe tunele.
Buka mė la pa bukė e puna mė la pa punė,
Kam qenė me kalem n’dorė dhe argat me dhunė.
I veshur modest kam qenė dhe rreckaman tebdil,
Qė t’mė njohin, por dhe jo, kur isha pa fitil.
Ag e terr bėja baltė pėr kaēorre e ndėrtesa,
Ndėr pishtarėt e dritės mė shėrbeu kujtesa.
Qesh ditar e gazetar dhe letrar rebel i sharė;
Nga rrethi qė nuk mė takoi mbeta gjurmė e marrė.
Tash mbėshtetem n’dhomėn time vetėm n’njėrin mur
Pėr tė gjallė e pėr tė vdekur atė e kam qivur.
Ju pėr kėto mos mė besoni, porse fatit tim
Jepnia vizėn, sit ė doni, plotė gojė e guxim!

 

 

VAZHDIMI I VETVETES

 

Trim ėshtė ai, qė me tehun e fjalės 
Me saktėsi pret tehun e shpatės, 
Por edhe ai qė heq dorė pėrgjithmonė 
Nga kėnaqėsitė, qė nuk sjellin lumturi. 
Do tė habitesh mbase aq shumė, 
Kur e paprekshmja do tė prekė ėmbėl 
Duke dalė nga capi yt me kohėn nė dorė. 
Toka, zjarri, uji e ajri lėvizin, 
Vetėm koha nuk lėviz nė mėnyrė anakronike, 
Lėviz vetėm kuptimi pėr kohėn, 
Koha stimulon dhe mat lėvizjen. 
Nėse mbetesh pas shpinės sė kohės, 
Hapėrimi yt s’i takon amshueshėm 
As tokės, as zjarrit, as ujit, as ajrit, 
Jashtė tyre nuk mund tė tė njohin. 
Nėse heqėsh dorė nga mijėra dėshira, 
Qė s’u pėrshtaten vuajtjeve pėr kėnaqėsi, 
Do tė jesh me kohė ana e pestė e botės 
Dhe vazhdimi i pėrjetshėm i vetvetes 
Nė balancė tė saktė tė kohės. 

 

 

KUR FOLA UNĖ TI S’ISHE MĖ

 

Kishe dėshirė tė rinim pranė e pranė, 
Kur shpjegoje tė dėgjoja me kujdes, 
Si shpuza ujin t'i thithja mendimet tua 
S'tė kisha parė nė tjetėr vend kurrė. 
Kur flitje heshtjen e kisha urti, 
Tė dėgjoja me kujdes deri ne harrim 
Ti nė dashurinė time ishe fare e rrallė, 
Dhe kisha dėshirė tė flitje sa me shumė. 
Unė tė kurseja pa mase nga harresa, 
dhe me heshtje shpreha ndėrrimin ndaj teje. 
Por, kur mora te flas unė, ti me s'ishe; 
heshtjes sime aktive i dhashė pėrgjigje 
Nė vetminė time krejtėsisht tė qetė 
Kurse ti u ndave pa u pėrshėndetur. 
Qe atėherė telat e lyrės u bėn all, 
Ajo gjithmonė tė kėrkon me nate e me dite, 
Po me qė s'je me ne poezinė time e rralle 
Borxh ta pata thjeshtėsinė e kėsaj kėnge.

 

 

AMANETI

 

Shkėmb i dashur,po ta lė amanetin tim: 
Tė flasėsh pėr mua,pėr zjarrin qė kam 
Nė zemėr,pėr ėndrrat,pėr shpresėn, 
Pėr diellin ngri qė nuk mė shuhet nė gji. 

Poezinė e kam ninėz,tė mos ma lėndosh, 
Shpirti im ėshtė zog qė cicėron nė tė. 
Te ti e nisa fjalėn dhe kėngėn e parė, 
Erdha t’i them mbase edhe tė fundit. 

Besomė,nuk kam ndryshuar as me ėndrra, 
As me vizion. Nė vargun tim ka pranverė 
Nė vazhdime. Shtatė zemra regėtinė nė tė 
Pėr jetėn,pėr kėngėn,pėr poezinė e re.

 

 

VĖZHGIMI

 

Nėse fjalės i thonė hesht,
Buzėt do ta thonė nė qetėsi
Dhe zėri do tė arrijė
Nė kėngėn e kėndesit…

Mos i pritni anijet e humbura 
Tė muzgjeve tė mugėta, 
Shiu i ofshamės ka ndjellė 
Shtrėngatė  e stuhi.

Nė fund tė mendimit flamosh 
Ia behin shtegtarėt
E vonuar pėr njė decenie 
Tė pa hetuar e tė rrėgjuar.

Pas njė tėrmeti ėndrrash,
Nė kuqėlim tė mėngjesit,
Pritet tė flasin majat 
Q’i arrimė e s’i arrimė,
Q’i shamė e i pėrkėdhelėm
Me afshin e tyre tė shuar,
Apo tė pėrtėrirė
Nė hapin tonė
Tė qarė 
E tė kėnduar.

 

 

PRITJA
 

Unė jam pritja qė vuan nga sėmundja e zemrės 
Dhe qė asnjėherė s’e humb rrugėn nga dhembjet,

Kokėn e kam plot gjallesa tė kapura nė valle,
Qė asnjėherė nuk mbaron lėvizja e atomeve tė saj,

Tė organizuar nė qeliza e stacione indesh;
Unė s’jam hije, as siluetė e zbrazėt e as pa frymė.

Nuk jam emėr kuptimi, po rrjedhėn e kam kuptim,
Qė atėherė kur u bėra tė marr trupin tim ndėr breza

Gjithnjė e bėj nga njė hap tė madh nga vetja,
Nga dėshira ime e zier nė qumėsht e lėng manash,

Mbi zjarrin qė nuk djeg e hi e prush ka nė gjuhė,
Mbi urat qė digjen me flakė nė vatrėn e zėmrės.

Mashtrimet e mia s’janė pa shqisa, pa jetė,
Ata kanė pemėn e vetėdijes qė s’mbetet pa fruta,

Vilet kur tė jenė pjekur stinėt kalavesh nė rremb
Nė njė ditė tė motmotit, nė njė ditė tė pritur, 
Pa filluar shirat, pa filluar erėrat, pa filluar bryma, 
Atėherė mė kalon sėmundja e mėrzitshme e zemrės.

 

 

AUTOGJENEZA
 

Saga ime quhet lashtėsi,
Ajo ndahet nė pesė rrėfime

I pari mė quhet: Pellazgji
I dyti mė quhet: Trojani
I treti mė quhet: Iliri
I katėrti mė quhet: Arbėri,
I pesti mė quhet: Shqiptari.

I pari ka lindur me diellin,
I fundit do tė mė zhduket
Bashkė me yjet, me qiellin.

 

 

MIKRO E MAKRO UNIVERSI, GJUHA E DRITĖS

Mikro e makro universi

 

Universi ėshtė nė mua dhe madje jashtė meje,

S'mė tepron mua e as atij brenda vetes asgjė.

Ti je jashtė meje dhe unė jam jashtė teje,

Tė gjithė nga pak jemi asgjė dhe prapė ēdo gjė.

 

Mbase unė mundi pa ty dhe ti mundish pa mua,

Mbase as unė pa ty e as ti pa mua s'jemi hiē.

Zhurmėrima ėshtė njė pikė nga uji nė pėrrua,

Kurse pa tė tjerat universi ėshtė vetėm diē.

 

Nga njėshi pėrbėhen tė gjithė numrat tjerė,

Po njė nuk janė, edhe pse universi ėshtė njė.

Ai qė e di universin, nuk ėshtė n'ide i prerė:

Gishtin tregues me dashuri nė tė pėrherė e vė.

 

Dhe njeriu ėshtė mini univers ne makro ide,

Nga mungesa e tij dielli nuk ndriēon aspak.

Kur lind fėmija, dhjetė rreze tė reja pėr ne

Ndriēojnė e ngrohin e piqen ngadalė nė gjak.

 

 

GJUHA E DRITĖS

 

Drita dhe terri janė nė njė vend pranė e pranė,

Terri di gjuhėn e dritės, drita gjuhėn e territ.

Ndėrmjet vetes fshihen tė mos shihen nė njė anė,

Terri fsheh parajsėn shqim, drita ik prej ferrit.

 

Tė mėsosh hujet e territ, drita hip nga shpati;

Tė mėsosh hujet e dritės, terri tė gllabėron:

Syri qė me dritėn qe mėsuar, terrin nuk e pati,

Meqė n'jetė s'e pati, tinza shpirtin ia kafshon.

 

Terri fut nė kėnetė, thellė nė rėrė tė gjallė,

Kur s'njihet gjuha e dritės, s'vjen pėr shpėtim.

Veshėt dėgjojnė zhurmė, shushunjat kėcin rrallė,

Asnjė zė i bukur s'ndihet t'shprehė ngushėllim.

 

Gjuha e dritės fjalėt i ka me kuptim tė plotė,

Gjuha e dritės – rrokė – rrokė e sinkopa shumė.

Kur lejon drita terri ta kthejė nė terrakotė,

Dritės tė bėjė i duhet me qindra vjet gjumė!