Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Meditime 3 - ABSURDITETI I BUKUR I TĖ MENDUARIT FILOZOFIK

Shkruan: Helene de BRES

www.bota.al

ABSURDITETI I BUKUR I TĖ MENDUARIT FILOZOFIK

 

            Nėse e doni atė qė po bėni, dhe nėse ajo qė doni ju ka vlerėn e vėrtetė tė njeriut (pėrafėrsisht, pėrkufizimi i kuptueshmėrisė sė filozofes morale Susan Uolf), jeta juaj mund tė ketė thellėsi dhe qėllim, edhe nėse pėrfshin mospėrputhje dhe dėshtim, madje edhe nėse universi nuk kujdeset pėr tė, ose pėr ju.

 

 

 

            Semestrin e kaluar, pėrgjatė njė ore mėsimore nė kuadėr tė leksioneve tė mia “Kuptimi i Jetės”, e pashė veten tė ulur nė njė karrige pranė dritares, nė anėn lindore tė klasės. I isha nėnshtruar njė ndėrhyrjeje kirurgjikale nė shtyllėn kurrizore disa muaj mė parė, dhe ulja apo ngritja mė kėmbė ishte tejet e vėshtirė. Kisha nevojė tė pushoja

            “Ishin nė fillim romantikėt”- u thashė nxėnėsve, duke rregulluar jastėkun nėn kokėn time “tė cilėt argumentuan tė parėt, se tė jetuarit ‘nė mėnyrė autentike’ ėshtė njė synim nė vetvete. Pėr disa, autenticiteti mbėrrin tek morali si ideali pėrfundimtar.

            Sikurse ėshtė shprehur Ralf Ualdo Emerson, “kėtu fillova tė gjestikuloj energjikisht”. "E drejta e vetme, ėshtė ajo qė gjendet pas kushtetutės sime, gabimi i vetėm ėshtė kundėr tij!”. Mbėshteta padashur shpinėn nė mur. “Asgjė nuk ėshtė mė e shenjtė, se sa integriteti i mendjes suaj!”. Pashė studentėt e mi dhe u lėkunda. Mė kishte ndodhur mua, dhe ndoshta jo atyre, se isha “zhytur” nė njė absurd. Pata kėtė mendim, dhe pastaj, pėr shkak se tė mbi-menduarit ėshtė profesioni im, e analizova atė. Por pse absurd?

            Nga njėra anė, absurditeti buron nga njė hendek i dukshėm midis pritshmėrisė dhe realitetit, pretendimit dhe rezultatit, apo mjeteve dhe qėllimeve. Ndonjėherė mospėrputhja ėshtė zbavitėse. Imagjinoni njė ekspozitė nė fundvit nė banesėn e njė artisti, qė pėrfshin vetėm njė tablo tė vogėl tė improvizuar, e cila e pėrshkruan artistin duke fjetur.

            Herė tė tjera, mospėrputhja ėshtė e tmerrshme, sikur njė dashamirės i industrisė sė karburanteve fosile, tė emėrohet nė krye tė Agjencisė sė Mbrojtjes sė Mjedisit. Nė rastin tim, mospėrputhja ishte ndėrmjet komandės dhe autoritetit qė pritet tė shfaqė njė profesor, dhe faktit qė unė isha shtrirė nėn nivelin e bankave, nėn njė jastėk tė fryrė.

            Ligjėrata ime horizontale nuk do tė ishte aspak absurde, po tė isha pėr shembull, ekonomiste apo historiane. Ka diēka veēanėrisht absurde tek filozofėt, qofshin tė shtrirė apo jo. Shpjegimi pėr kėtė mund tė gjendet tek shkrimi mė i njohur filozofik i absurditetit, nga Thomas Nagel nė vitin 1971.

            Nagel argumentoi se kur ndiejmė se diēka – ose gjithēka – nė jetė ėshtė absurde, jemi duke pėrjetuar pėrplasjen e dy perspektivave nga tė cilat e shohim botėn. Njėra ėshtė ajo e njeriut tė angazhuar, qė e sheh jetėn nga brenda, me zemrėn qė i vibron nė kraharor. Tjetra ėshtė ajo e spektatorit tė shkėputur, qė e vėzhgon aktivitetin njerėzor nė njė mėnyrė tė ftohtė, sikur tė jetė nga distanca e njė planeti tjetėr.

            Nagel vėren se kjo ėshtė natyra jonė, dhe luhatet ndėrmjet kėtyre pikėpamjeve. Dhe ndjesia jonė e absurditetit lind ndėrmjet kėtyre dy perspektivave. Nėse do ta ruanim pėrgjithnjė perspektivėn e brendshme, s’do tė pėrjetonim kurrė tronditjen e dyshimit nėse ajo qė ne po bėjmė, ėshtė tek e fundit e vlefshme, apo ka ndonjė kuptim.

            Nėse nė tė kundėrt, mund t’i shihnim pėrgjithmonė tė gjitha ēėshtjet njerėzore nga kėndvėshtrimi i universit, s’do tė ishim asketė me kohė tė plotė, pėr tė cilėt asgjė njerėzore nuk ka rėndėsi. Megjithėse Nagel thotė se ne tė gjithė i jepemi tė dyja perspektivave, disa njerėz identifikohen qartazi mė shumė me njėrėn ose tjetrėn.

 

 

            Dhe disa nga kėta njerėz grupohen nė profesione, ku njė perspektivė vlerėsohet nė mėnyrė jo proporcionale. Filozofia akademike, ėshtė njė profesion i tillė. Kur njerėzit thonė: ”Le tė jemi filozofikė pėr situata tė tilla”, ata duan nė fakt tė thonė: ”Tė marrim mė lehtė, tė bėjmė njė hap pas, tė shkėputemi disi nga realiteti”.

            Nė imagjinatėn publike, filozofi ėshtė i distancuar nga shqetėsimet e zakonshme dhe bashkėveprimet e ethshme, qė sundojnė pjesėn tjetėr tė njerėzimit. Ai ose ajo zgjedh perspektivėn e jashtme mbi shumė gjėra tė zakonshme. Kur Soren Kierkegardi u rrėzua pėrtokė gjatė njė feste, dhe njerėzit u pėrpoqėn ta ndihmonin tė ngrihej, ai thuhet se tha: ”Oh, lėreni ta fshijė pastruesja nė mėngjes!”.

            Nėse ky imazh ėshtė i saktė, dhe nėse pėrcaktimi i Nagel ėshtė i drejtė, filozofėt, tė ankoruar pėrgjithmonė tek vetėm njė nga perspektivat e Nagelit, do tė shpėtojnė nga absurditeti i gjendjes njerėzore. Megjithatė, ne filozofėt jemi ndėr njerėzit mė absurd, qė unė kam takuar ndonjėherė. Dhe arsyeja ka njė aromė paradoksi.

            Abstragimi dhe shkėputja, mund tė jenė njė trill i filozofit, por filozofėt shpesh bashkohen fort me ato gjėra: pasion pėr pasion, abstraktė nė mėnyrat mė konkrete tė mundshme. Ata kalojnė vite duke punuar nė mėnyrė obsessive, mbi ese mbi tituj tė ēuditshėm dhe mė pas polemizojnė publikisht rreth tyre nėpėr konferenca.

            Pėr mua, kjo ėshtė pjesė e bukurisė sė filozofisė. Po, ka diēka veēanėrisht absurde, por edhe joshėse. Pra, unė isha si abstrakte dhe e ethshme, teksa gjendesha e ulur nėn jastėkun tim. Por, ēfarė ka tė bėjė kjo me absurdin? Shumė prej nesh e lidhin konceptin jo thjesht me mospėrputhjen, dhe as me pėrplasjen perspektive mė komplekse tė Nagel, por me kotėsinė.

            Njė ilustrim i bukur i kėsaj, ėshtė videoja e njė loje japoneze tė quajtur “Shkallėt e Rrėshqitshme” qė u bė virale vitin e kaluar. Shfaqja kėrkon nga lojtarėt e saj tė ngjiten mė kėmbėt e zbathura nė krye tė njė shkalle tė veshur me akull. Videoja paraqet gjashtė 6 persona qė pėrpiqen dėshpėrimisht ta bėjnė kėtė, dhe nė mėnyrė tė pėrsėritur rrėshqasin sėrish poshtė shkallėve, shpesh duke marrė me vete 5 tė tjerėt. “Si vetė jeta”- shkruante dikush nė komentet.

            Ēfarė qasje duhet tė marrim nė kėtė rast? Njė mundėsi ėshtė tė shkundim grushtet tona fisnike nė kozmos, duke mallkuar ftohtėsinė e tij tė heshtur dhe shkallėt e rrėshqitshme. Ky qėndrim i bėn thirrje ndonjė djali tė caktuar kolegji. Por disa prej nesh – gra, me aftėsi tė kufizuara, minoritetet etnike dhe gjinore, etj – e kuptuan shumė mė herėt se ne nuk ishin tamam-tamam qendra e universit.

            Pra, kur vėmendja jonė adoleshente, drejtohet tek zhgėnjimet e jetės, ne jemi mė tė prirur t’i kushtojmė vėmendje dhe t’i rikthehemi sėrish. Nagel rekomandon diēka tė ngjashme me qasje. Ai shkruan: ”Nėse ndonjė nėn specie ėshtė e pėrjetshme, nuk ka asnjė arsye tė besohet se ka diēka tė rėndėsishme, atėherė kjo nuk ka rėndėsi, dhe ne mund t’i qasemi me ironi jetėve tona absurde, nė vend tė heroizmit apo dėshpėrimit”.

            Por ironia mund tė jetė mė pak tėrheqėse nė vitin 2018, sesa nė vitin 1971. Ka diēka nė shikimin e gjithēkaje qė vlerėsoni nėn njė sulm tė vazhdueshėm, qė rrit ndjesinė tuaj se disa gjėra kanė rėndėsi. E preferuara ime ėshtė kjo: Absurditeti i situatės sonė, ėshtė shqetėsues, vetėm nėse kjo nėnkupton se asgjė nuk ka rėndėsi, dhe se tė gjitha synimet njerėzore, janė nė thelb tė pakuptimta.

            Por asnjė nga pėrcaktimet e absurditetit tė shqyrtuara mė sipėr, nuk e kanė kėtė implikim. Nėse e doni atė qė po bėni, dhe nėse ajo qė doni ju ka vlerėn e vėrtetė tė njeriut (pėrafėrsisht, pėrkufizimi i kuptueshmėrisė sė filozofes morale Susan Uolf), jeta juaj mund tė ketė thellėsi dhe qėllim, edhe nėse pėrfshin mospėrputhje dhe dėshtim, madje edhe nėse universi nuk kujdeset pėr tė, ose pėr ju.

            Duke folur seriozisht rreth filozofisė me adoleshentėt, ndėrsa shpina juaj shembet, zemrat e tyre thyhen, prindėrit e tyre luftojnė, dhe vendi ndahet – ju mund ta quani kėtė absurde. Por gjithashtu mund tė shihni nga karrigia pranė dritares tuaj, dhe pasi tė rrėzoheni prej andej dhe njė situate tė sikletshme, ta quani atė tė bukur. Pastaj rikthehuni punės.

 

“aeon.co”