Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe - Adem Zejnullahu

ADEM ZEJNULLAHU

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

ADEM ZEJNULLAHU

 

 

 

 

          

            Hyrje

  

           Adem Zejnullahu lindi, mė 13. 10. 945 nė Banjė (Banjskė), Komuna e Vushtrrisė. Shkollėn fillore e kreu nė Smrekonicė dhe nė Vushtrri, ndėrsa Shkollėn Normale nė Mitrovicė, mė 1967.

            Studimet nė Degėn e Gjuhės dhe tė Letėrsisė Shqipe nė Fakultetin Filozofik tė Universitetit tė Prishtinės i mbaroi mė 1972.

            Magjistroi mė 1979, kurse mė 1986 mbrojti tezėn e doktoratės nga fusha e shkencave filologjike.

            Deri mė 1982 punoi mėsimdhėnės i gjuhės dhe letėrsisė shqipe nė shkolla tė ndryshme nė Prishtinė e nė Mitrovicė. Prej vitit 1982 deri mė 2010, punoi nė Institutin Albanologjik tė Prishtinės, ku ishte kėshilltar shkencor nė Degėn e Folklorit dhe pėrgjegjės i kėsaj dege.

            Ėshtė autor i mė shumė se 300 njėsive bibliografike-studimeve, trajtesave, artikujve, recensioneve pėr probleme tė ndryshme nga fusha e folklorit dhe letėrsia e shkruar.

            Ėshtė pjesėmarrės i shumė kongreseve, konferencave , simpoziumeve e tryezave shkencore, kombėtare dhe ndėrkombėtare, tė mbajtura nėpėr qendra tė ndryshme tė rajonit dhe Evropės.

            Ėshtė autor dhe kautor i mė shumė se 25 veprave shkencore dhe letrare. Fitues i shumė shpėrblimeve letrare pėr poezi. Nė Festivalin Ndėrkombėtar, Drini Poetik, 2014, mori ēmimin “ Metafora I ”.

            Njė numėr i konsiderueshėm nga opusi letrar dhe studimeve nga letėrsia i janė pėrkthyer nė gjuhė tė huaja.

 

            Pėrmbledhje me poezi  

                  

            - Kur zgjohen ernat, Rilindja, Prishtinė, 1969;

            - Pėrshėndetje Ditės sė Kthjelltė,( bashkautor), Mitrovicė, 1970;         

            - Mote Hiri, Rilindja, Prishtinė, 2000;

            - Zogu i Stuhive, (poezi pėr fėmijė, Prishtinė, 2001;

            - I  Vetėm me ėndrrėn, Faik Konica, Prishtinė, 2007;

            - E  di vetėtima, Faik Konica, Prishtinė, 2009;

            - Erėrat e mbarsura me mjegull, SHSHM, “Jakup Ceraja”, Mitrovicė, 2011;

            - Dhembje shiu, SHSHM” Jakup Ceraja”, Mitrovicė, 2012;

            - Me ty ēel trėndafili ( poezi pėr fėmijė e tė rritur), SHSHM, Mitrovicė, 2014.

 

 

 

 

 

ZĖ BRENDĖSIE

 

Rrėfimet e ullirit dymijė vjeēar nė Tivarin e Vjetėr,

plak i botės

 

E pėrshėndes nė gjuhėn e rrėnjės

Bėhet sikur s’ mė njeh

Pėrmallshėm i flas

Jam degė e thyer nga erėrat

Ulli  i moshuar

Me zgavėr tė hapur rrufesh

Gjatė shekujve tė pėrdreqt

 

 

NIS E FLET

 

Kuvendojmė nė gjuhėn e trungut

Gjethet e degėt lėvizin

Ndoshta era na kupton

Dhe rrėnjėt thellė nė tokė

 

Idhshėm trand kujtimi

Deti djallėzohet

E pėrshkon e kuqja

Plisat thellėsia i gėlltit

 

E thėrras afėr e larg

Fjalėt bėhen gurė kalaje

E kohėt pėrbirohen zi

 

I pėshpėris afėr e larg

Ty s’tė merr harresa

Vetėm unė e di

Nė cilėn baladė tė verdhė

Ndryhesh me shekuj

Ulli plak

I ashtit tė shpuar

Larė me gjak

 

Lotin kurrė s’e ndal

 

 

KALOI DYMBĖDHJETA

 

Ora dymbėdhjetė e njė minutė

Fund a fillim

Ndėrrim qenėsie

Tė ecim lakinave t’ mėdyshjeve

Tė rrimė na kapėrdinė harresa

Ata qė na njihnin

Kthyen shpinėn

           

Nisi udhėtimi  i panjohur

Kah vetvetja...

 

Nė stacionin e fundit

Kėmbora ėshtė shurdhuar

Ėndrra ėndrrėn e shalon

Takimet s’ndodhen

Valixhja e kujtimeve nė duar

S’ duket vezullimi i yllit

 

Miku im i ditės pa bardhėsi

Tė rrimė a tė ecim

Treni i fundit ka ikur

Jemi vonuar pėr njė lindje

Pėr njė rritje

Pėr njė kėngė mė shumė

Pėr njė dhembje mė pak

Sofra varfėrohet

Me motet e humbura

 

Dymbėdhjetė e njė minutė

Fillim a fund

E shumėpritura humbi udhė

Nė mrizin e zanave

Fryjnė erėrat e dreqnuara

Urti tjetėr duhet pėr udhėtim        

 

 

E PATHĖNĖ

Fryn erėra tė ngrohta jugu
U harlisen dallgėt
E heshtja doli nga guaska
Nga fundi i detit
Fjala mori udhė
Asnjė ėndėrr s’u shpjegua
Deri nė fund
Asnjė kėngė s’u kėndua
Deri nė fund
Asnjė plagė s’u shėrua
Deri nė fund
Dhe as njė det s’u shter
Deri nė fund
Qė tė mbijė lulekripa
E gjuha ta bekojė tė pathėnėn
 

 

SA PAK TЁ PREMTE PASKA

 

Sikur tė mos kishte tė marte

Lulet s’do ta humbnin ngjyrėn

Nė blerimin e moteve

 

As shi s’do tė binte i njelmtė

 

Lindėm n’orėt e sė martės

Kur Fatitė i ndanin fatet

Nė mes lindjeve e vdekjeve 

 

Me emra yjesh e rrufesh

 

E martja shndėrrohet nė tė dielėn

Gurėzon buzėqeshjen e javės

Muzgu sėmbon nė pritje

 

Eh, sa pak tė premte paska

 

Nė vezullimin e yllit polar

Shfaqet Kepi i ėndėrruar

Sikur tė mos kishte tė marte

 

Lumi do tė rridhte i kthjelltė

 

 

KUJTIM NGACMUES

 

U pėrvodhėm

te Kroi i Kėrshit

atė ditė gushti

Djalo

mali ka vesh

e fusha sy

U bėra i shurdhur

ndezėm zjarret

lumi vėrshoi

etje pas etjeje

muzgu ra

 

Vetullhėnė, moj fytyrėhėnė

ē’mė pėrfytyrohesh

kėmishė grisur

faqeflakė

syshkėndijė

 

Shumė vite ikėn

nė kėto orė tė vona

vjen puhizė malli

Vetmia ma sjell

fijen e kujtimeve

ike si zanė mali

pas Zabelit t’ Kerollėve

s’u pamė mė

e na dogji malli

 

 

DHEMBJE SHIU

 

Ai qė s’e ka prekur zjarrin

S’di ē’ėshtė

Gurėzimi i zogut n’ fluturim

 

Le tė ikė me erėn

           

Ai qė ka dashuruar dy herė

S’di ē’ėshtė

T’i marrė erė lules sė paēelur

 

Ore vetėm shiu ndjen dhembjen