.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

GLOBI-SHQIP

Antologji e poezisė moderne shqipe - Adem Zaplluzha

ADEM ZAPLLUZHA

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

           

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Sabir KRASNIQI

 

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

ADEM ZAPLLUZHA

 

 

 

 

         

 

 

             Hyrje

           

            Adem Zaplluzha u lind mė 1943 nė Prizren. Shkollėn fillore dhe tė mesme i kreu nė vendlindje, ndėrsa Akademinė Pedagogjike nė Prishtinė. Njė kohė punoi si mėsues nėpėr fshatrat Studenēan tė Therandės (ish Suharekės) dhe Hoēa e qytetit, afėr Prizrenit. Ndėrkohė punėsohet si pėrkthyes nė Korporatėn Energjetike tė Kosovės. Me shkrime filloi tė merret kryesisht me poezi qė nga mosha e fėmijėrisė. Rrugėn letrare e nisi me vjershėn e parė pėr fėmijė tė cilėn e botoi nė revistėn “Pionieri”, mė 1957. Si i punėsuar nė Korporatėn Energjetike tė Kosovės bashkė me shokėt e punės dhe pendės themeloi grupin letrar “Lulėkuqet e Kosovės”. Nė Kuadėr tė punės sė kėtij grupi letrar qe botuar pėrmbledhja “Ngjyra e kohės”, nė tė cilėn u pėrfshi njė numėr i konsideruar i poezive tė tij. Krahas krijimeve tė publikuara nė revistat pėr fėmijė, botoi edhe njė serė shkrimesh nėpėr gazetat e kohės qė dilnin nė Prishtinė dhe Shkup. Ėshtė anėtar i Lidhjes sė shkrimtarėve tė Kosovės, prezent nė disa antologji dhe nė librin Kosova letrare tė poeteshės Monica Mureshan. Ėshtė prezantuar nė Leksikonin e Shkrimtarėve Shqiptarė 1501-1990, nga Hasan Hasani, nė Leksikonin Shkrimtarėt Shqiptarė pėr fėmijė 1872 - 1995 nga Odhise K. Grillo, si dhe nė librin Portrete Shkrimtarėsh nga Demir Behluli, Prishtinė, 2002Nė maj tė vitit 2013 Klubi i Artistėve dhe i shkrimtarėve tė Durrėsit ia ndau ēmimin e karrierės pėr kontributin e dhėnė nė letrat shqipe. Jeton dhe krijon nė Prishtinė.

 

 

         Veprat e botuara

 

        1“Puthje”,  2.“Ecjet e viteve tė mėdha”, 3.“Ēamarrokėt e Thepores”, 4.“Muret, 5“Morfologjia e dhembjes”, poezi, 6.“Ai vjen nesėr” 7.“Letėr nga mėrgimi”  8.“Letėr nga mėrgimi 2 “  9.“Udhėndarja”,  10. “Thirrje e gjakut”,  11.“Asgjė sikur molla  12.“Vesa nė lotin tim, 13.“Puthja e gozhduar”, 14. “Pema e bekuar”, e pėrkthyer nė Ruumuni 15.“Kashelasha nė vargje”,  16. “Bajraktarėt e vatanit”,  17.“Hijet e ndryshkura”  18”Stuhi nė Kutulishte” 19.“Posa ikte nata”,  20. Loja e myshqeve”,  21. ”Lumėbardhi dhe gjėma”, 22.“Metafora e heshtjes”,  23. ”Hyji nė Prekaz”, poezi,” 24. ”Sinorėt e hinores”, poezi,  25. ”Don Kishoti dhe Rosinanti”,  26. ”Zjarri i dashurisė”, 27. ”Kur likenet vallėzojnė”,  28. “Ditari nė vargje”,  20. “Tingujt qė nuk pėrfundojnė”,  3o. “Shtegu i mallit”, 31. ”Korniza e thyer” 32. “Zgjimi i gjėmės”, 33. “Vallja mistike”,  34. ”Merre kodin”, 35. “Letėr atdheut” 36 . “Tejdukshmėria e shiut”, 37. “Pėrtej teje”, 38. “Sa afėr e sa larg”,  39. “Vallja e zanoreve”,  40. “Ikja e eshtrave”,  41. ”Kalorėsit e mjegullave”,  42. “Hingėllimat e shiut”, 43 .“Kur pemėt i ndėrrojnė kėmishėt”, 44. “Mirėmėngjes Imzot”,  45. “Kafshimi i mikut”, 46. “Atje tej maleve”,  47. “Heshtja qė del nė shesh,”  48. “Portat e shpresės”,  49.“Nė dhomėn time gjysmė tė errėt”,  50. “Kinse Lojė Shahu”,  51. “Pėr ēdo dekadė nga njė baladė” 52.  “Fusha e mėllenjave”,  53. “E kujt ėshtė kjo vetmi”,  54. “Mos pyet pėr adresėn e lumit” 55. “Stoli nė parkun vjetėr”  56. “Urori i stralltė”  57. “Po tė mos ishte fjala” 58.“Thyerja e urave”,  59. “Trokėllimat nė gjumin e dallgėve”,  6o. “Nė flokėt e dėborės”,  61. “Njė grusht nostalgji”,  62. “Kur filluan tė flasin njerėzit”,  63.“Kur stinėt kapėrcejnė fshehurazi”,  64.“ Lisi nė rrėnjėt e veta”,  65. “Eca ecėm dhe do ecim”,  66.“Fėmijėt e erės”, Poezi,  67.“Ēast nė fund tė stinės”,  68. “Si tė flas me drurėt”,  69 . “Mė pėlqejnė mendimet e tua”,  70 . ”Andej dhe kėndej kohės”,  71. “Zėri i heshtjes”,  72.“Kush i lexoi letrat prej erės”,  73. “Fluturimi i korbave nė netėt pa hėnė”,    74 .“Koha e ime dhe koha e jote”,  75 .”Diku te njė baladė”, 76. “Sonte ēdo gjė po i pėrngjan lotėve”, 77. “Ky def prej hėne”,  78. “Pyesni zogjtė nė ikje ” 79. 109 “Fėrfėrimė gjethesh”, 80. “Refrene yjesh”   81. “Te delta e mjellmave”,  82.“Rinjohja”,  83. “Diku nė fund tė njė fillimi” 84. “Makthi i hijes”,  85.“Njė zog prej uji”,  86."Druri i pikėlluar",  87. "Asnjė fjalė nuk frymon",  88. "Lėreni zėrin tim",  89. "Mbi flokėt e ullukėve",  90. "Sytė e gurtė tė erės", 91. "Zjarri i mallit tim", 92"Dėneste bashkė me erėn", 93. "Atdheu i paēmuar", 94. "Nėpėr gjymtyrėt e mjegullave",   95. "Kur era teshtin", 96. "Ndjekėsit e enigmave",  97. "Njė grusht dashuri",  98. "Kur dehen perėnditė",  99."Daullet e njė nate", 100. "Stina asnjanėse",  101. "Shi nė qytetin tim",  102. "Psalm i harruar", 103. "Krakėllimat e natės", 104. "Menatė vijnė lejlekėt",  105 ."Fjetėm njėqind shekuj",  106."Loti i gotės sė dehur",  107. "Pėr kė po bie moj kambanė",  108. "Si trenat e verbėr",  1o9."Mbi shpirtin e erės pagane",

 

 

            Referencat

 

http://www.kosovarimedia.com/index.php/art-dhe-kultur/33975-adem-zaplluzha-pasuron-bibliotekat-me-24-botime-t%C3%AB-reja.html

 

1.      http://80.80.164.14:8991/F/?func=find-b&request=fatmir+minguli&find_code=WAU&x=0&y=0

 

2.      http://www.poezishqip.com/adem-zaplluzha/

http://80.80.164.14:8991/F/8L67V1TPUIBMK88NR7S7Y4XHNP1I5PVT4BQHXSC8XEYTNI1DG6-15402?func=short-format&format=000

 

 

 

ME KUFOMA TĖ NGRIRA

 

Zogjtė e ngrirė

Nėpėr degėt e thyera vrasin heshtjen

Dimri i sivjetmė

Paska veshur njė kėmishė tė bardhė

Dhe duket se nė ecje e sipėr

Thua se i pėrngjan ndonjė spitali psikiatrik

 

Nėpėr dhomat e mbushura

Me kufoma tė ngrira

Kundėrmon dita e plagosur

Njė erė e rėnd ngjyrė plumbi

Ankorohet nė shqisat e tė nuhaturit

 

Kolliten muret

Si tė sėmurėt nga tuberkulozi

Kolliten shtretėrit e metaltė

Kėto dritare tė mėdha hapen

Vetėm njėherė nė vjet

Kur dalin arkivolet e ngrira

 

Nėpėr korridore tė pėrgjumura

Vetėm bubuzhelėt shohin ėndrrėn

E lagėshtisė sė mureve tė ēara

Me qindra vite

Dielli nuk paska hyrė nėpėr kėto dhoma

 

 

NGJANĖ ECJES SĖ KĖTYRE MALEVE

 

Drurėt e njomė tė shpirtit

Me nga njė copė alegorie nė dorė

Ecin si tė dehur nėpėr histori

Parakalojnė nėpėr varret e ushtarėve

Tė njohur dhe tė pa njohur

Mė duket se po u pėrngjajnė gjyshėrve

 

Ecja e tyre kishte njė madhėshti krenare

Ngjante ecjes sė  kėtyre maleve

Kur kollitej

Nga shpirtrat e gjetheve i pėshtynte

Tė gjitha tė ligat e kohės

 

Kėta drurė sa shumė ngjajnė me parathėniet

E baladave tė moēme

Edhe kur ēmendet murrlani

Kėndej pari

Nga secila degė pikon portreti i erės

Kurse nėn shpirtin e gjetheve flenė alegoritė

 

Njerėzit dhe drurėt e atdheut tim

Janė tė ngjizur pėr kėto male

Nė shpirtin e secilit zgjohet

Njė dashuri e paparė

Kur i dėgjojnė daullet e kushtrimit

 

 

MARSHOJNĖ MIQTĖ E MI USHTARĖ

 

Marshojnė miqtė e mi ushtarė

Ecin nėpėr natė tė shurdhtė

Diku pas shpine

Kanė lėnė peng nga njė copė ėndrre

Turtujt e natės i ngjajnė lakuriqėve

Vetėm xixėllonjat  e kuqe

Ua hapin

Dhe ua tregojnė rrugėn

 

Ecin nėpėr natė

Marshojnė miqtė e mi ushtarė

Depėrtojnė nėpėr shpirtin e sterrės

Pėr ta arritur qėllimin

I pret njė rrugė e gjatė deri nė atdhe

Njė udhė e gjatė deri nė liri

 

Ecin pa u ndalur askund

Marshojnė miqtė e mi ushtarė

Secili kalon nėpėr dhembjen e vet

Por gjithsesi ata s’ndalen

Ecin deri nė fund

Nata ėshtė e gjatė sonte

Diku nė mbarim tė rrugės i pret liria

 

 

QĖ KURRĖ NUK E MĖSOVA PANTOMIMĖN

 

Mbrėmjeve tė vona vjeshtake

Duart e mia tė plagosura sėrish

Sėrish tjetėrsohen

Nė njė gjendjen asnjanėse

 

Fryma e lehtė e pranverės

Pėrkulet mbi mua

Tė cilėn mund ta krahasoj me gruan

E njė ėndrre tė moēme

 

Mė pastaj ulem mbi kujtimet e kaluara

I pyes kalimtarėt

Pėr hidhėrimet

Dhe zhgėnjimet e mia  tė vogla

 

Por prej asnjėrit

Asnjė fjalė s’u del nga goja

Ngjajnė muranave tė shembura

Dhe heshtin si pėrmendoret e akullta

 

Kalojnė edhe kuajt e paējerrė

Mua domosdo mė duhet tė bėzaj

Nuk e njoh atė gjuhė tė bukur

Tė mėgojėzave

As tė dizgjinėve prej lėkurės sė buajve

Dhe pendohem tej mase

Qė kurrė nuk e mėsova si duhet

Pantomimėn

Atė gjuhė tė bukur tė lėvizjeve tė erės

 

 

PYES NJERIUN PĖRBALLĖ MEJE

 

Pėr ēdo ditė e mė shumė

Nė njė pasqyre konvekse

I shikoj sytė e mi

Hundėn dhe duart kah zvogėlohen

 

Pyes njeriun pėrballė meje

Kush ėshtė

Dhe nga cila dritare

Hyri nė dhomėn time tė gjumit

 

Kjo heshtje e gurtė mortore

S’bisedon me mua

Asnjė fjalė nuk flet as me pasqyrėn

Me njė ironi tė paparė mė shikon

 

Shikoj edhe unė

Duke ironizuar siluetėn e akullt

Nuk di dhe s’mund tė kuptoj asnjėherė

Se cili jemi mė kokėfortė

 

Unė dhe miku im pėrballė meje

Ose pasqyra konvekse

Por gjithsesi mbase qė tė dy ne

I kemi humbur sumbullat e kaltra tė mendjes

 

 

PRANVERA KURRĖ MĖ E BUKUR SE SIVJET

 

Janė tė madhėrishme kėto pamje

Nga thellėsitė e padukshme

Si nga ėndrrat

Dalin nė shesh zėrat e atdheut

 

Zgjohen shpirtrat e fjetur

Tė nėntokės

Dhe zbresin me legjendat e bardha

Teposhtė lumenjve

 

Vijnė edhe kalorėsit e sė kaluarės

Me dizgjinė prej ari

Dhe mėgojėza tė ēelikta

Kalėrojnė nėpėr kujtesėn e fjetur tė shekujve

 

Njė pemė e vjetėr

Qė askush nuk ja di moshėn

Kėto ditė ēeli ashtu siē ēelin

Vetėm jargavanėt e atdheut tim

 

Pranvera kurrė mė e bukur se sivjet

Njė stinė qė vetėm njėherė

Zbret kaq hije rėndė nga malet

E buzėqeshur rri ulur nėn pemėt e harlisura

 

Shikon e shikon tė kaluarėn

Po ashtu edhe tė ardhmen

Korbat me njė xhelozi tė paparė

Krakėllin nė qiellin e lindur

Pėr herė tė dytė nė kėto anė

Po zgjohen njerėzit

Nga njė gjumė i pėrdalė

 

 

PAMĖ SKENA APOKALIPTIKE

 

Po guxove preke tė pamundurėn

Preke hirin e shiut

Qė po i ngacmon plagėt e ēative

Kjo natė e gjatė

Nuk po i pėrngjan asnjė nate

 

Rrinė kacule mbi gurin e kujtesės

I prek tė gjitha ato ėndrra

Qė deshėm e nuk mund t’i pamė

Ishin tė zhveshura

Tė tejdukshme si frymėmarrja

 

Kjo rrugė e gjatė asgjė nuk tregon

Pėrpos lodhjes

Dikush nga sytė e verbėr tė malit

I shkuli me dhunė

Rrėnjėt e mbjella tė pemėve

 

Ēfarė nuk pamė nė jetėn tonė

Kryqe tė ngulura nėpėr shpirtrat e drurėve

Dhe nga gjethet e zverdhura

Se si pikonte dita

Pamė skena apokaliptike

Nė teatrin e verbėr tė pėrditshmėrisė