Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji 3 - A ĖSHTĖ E ARDHMJA E PARACAKTUAR?

Shkruan: Hugo DELL

 Pėrktheu: Vladimir MARKU

Tre udhėzime bazė qė mund tė ndryshojnė jetėn tuaj

 

A ĖSHTĖ E ARDHMJA E PARACAKTUAR?

 

        Sipas disa zbulimeve tė botuara nga psikologia Hazel Markus e Universitetit tė Miēiganit, "ėndėrrat ditore" ose pėrfytyrimi, duket se ėshtė njė pjesė integrale e mėnyrės se si e perceptojmė ne veten tonė, pėrparimin tonė nė tė ardhmen dhe rolin tonė nė Univers.

 

 

 

 

            A mund t'i japim formė dhe ta kontrollojmė realitetin?

 

            Realiteti ėshtė konsideruar gjithmonė si diēka konkrete, e dallueshme dhe jashtė vetes tonė. Ėndėrrat i kemi trajtuar vetėm si pjesė tė gjumit kurse jetėn tonė zgjuar si njė botė krejt tė veēantė nga bota jonė fantastike e natės.

          Ėndėrrat ndoshta mund tė japin zgjidhje ndaj problemeve tė pėrditshme dhe e ardhmja mund tė vendosi tė ēfaqi veten nė to. Mund tė mos qėndrojė mė thėnia se ata qė shohin ėndėrra nė mes tė ditės nuk ecin nė jetė. Sipas disa zbulimeve tė botuara nga psikologia Hazel Markus e Universitetit tė Miēiganit, "ėndėrrat ditore" ose pėrfytyrimi, duket se ėshtė njė pjesė integrale e mėnyrės se si e perceptojmė ne veten tonė, pėrparimin tonė nė tė ardhmen dhe rolin tonė nė Univers. Vetet tona tė mundshme qė ne pėrfytyrojmė nė tren, ndėrsa po shkojmė nė punė, kur shkojmė tė bėjmė pazarin ose gjatė njė pushimi nė punė mund tė na ndihmojnė pėr tė pėrballuar tė pranishmen dhe pėr tė kontrolluar mė mirė tė ardhmen dhe ne mund ta shtrijmė kėtė kontroll deri nė ėndėrrat tona.

          Ideja e kontrollit tė ėndėrrave njihet nė Perėndim qysh nga 1950 kur psikologu Kilton Stjuart botoi raporte mbi fisin Senoi tė Malajzisė, tė cilėt u mėsonin fėmijėve tė tyre se si t'i trajtonin ėndėrrat. Ai raportonte se njerėzit e fisit Senoi besonin se ēdo ėndėrr duhet tė jetė e tillė qė tė japi njė rezultat pozitiv. Tė rinjtė qė shihnin ėndėrra tė kėqia inkurajoheshin qė t'i tregonin ėndėrrat e tyre dhe kėshilloheshin qė t'a pėrballonin atė qė i friksonte ata, dhe pastaj tė mėsonin se si t'i trajtonin ėndėrrat. Parimi ėshtė se ata do tė mėsonin tė bėnin tė njėjtėn gjė edhe nė realitet. Kėtu nuk ka asgjė tė re. Ka rreth 5000 vjet qė kėtė e bėjnė okultėt dhe mistikėt. Ajo qė ėshtė e re ėshtė fakti qė shkenca e fizikės, nė pėrgjithėsi esėll, ka filluar tė pėrpiqet qė tė shpjegojė lidhjet e mjegullta midis vizioneve tona dhe realitetit.

 

            Biokthimi

 

            Teoria konsiston nė atė qė ėndėrrat dhe pėrfytyrimet ose vizionet, me versionin e tyre tė njė realiteti alternativ, funksionojnė sipas parimit tė biokthimit. Kėshtu, ajo qė pėrfytyrojmė ne qė do tė na pėlqente tė ndodhte, aktualisht ndodh mbi ne si njė motivues subkonshience qė udhėzon hapat tona nė rrugėn e sė ardhshmes qė pėrfytyrojmė ne.

          Eksperimentet tregojnė se njerėzit qė gjykohen si tė suksesshėm nuk mendojnė kurrė pėr dėshtimin si njė alternativė e mundshme pėr ta (gjė qė nuk do tė thotė se ata nuk janė tė ndėrgjegjshėm pėr ekzistencėn e dėshtimit). Po ashtu, njerėzit qė duket se i ka mberthyer fati i keq, shpesh e gjejnė veten tė bllokuar nė njė sindromė auto-negative. Kėta tė fundit nuk janė nė gjėndje tė besojnė se mund tė arrijnė t'i shpėtojnė fatit tė keq dhe tė realizojnė ambiciet e tyre.

          Dera qė hap kjo teori e "veteve tė mundshme" nuk ėshtė gjė tjetėr veēse dera e Interpretimit tė Botėve Shumėfishe nė teorinė e kuanteve, propozuar nga fizikanti Hugh Everet III, pranuar me simpati nga shumė kozmologė. Sipas kėsaj teorije, sa herė qė ne marrim njė vendim tė ndėrgjegjshėm ne krijojmė njė numėr pambarim degėzimesh nga e sotmja deri nė tė ardhshmen, disa prej tė cilave do tė pėrfundojnė me rezultatin qė ne dėshirojmė.

 

 

          Arsyeja qė ne jemi tė ndėrgjegjshėm mbi ekzistencėn tė vetėm njė linje bote (nė njė ēast tė vetėm tė paktėn), thotė Everet, ėshtė se kėto botė ekzistojnė nė plane paralele ekzistence. Teoria e Everetit nėnkupton se forca e ėndėrrimeve tona, nė njė farė mase, ėshtė pėrgjegjėse pėr formimin e realitetit tė sė ardhshmes tonė personale duke krijuar kėshtu aktualisht realitetin tonė. Fizikantėt teoricienė, qė janė pararojė e profesionit tė tyre, duket se bien dakord me kėtė. Paskual Xhordan ishte ndėr tė parėt qė propozoi njė interpretim tė realitetit tė ndryshėm nga Universi orar i Njutonit, ide qė u pritėn me kundėrpyetjen e akullt tė Ajnshtajnit, "Mendoni vėrtet se Hėna ekziston vetėm kur ju e vėshtroni?".

          Ajnshtajni, njė besues i vendosur i parashikueshmėrisė, donte tė shfuqizonte idetė e Xhordanit. Megjithatė, pėr ironi, pyetja e tij pėrmblodhi thelbėsisht atė qė do tė vinte. Nuk kishte kaluar shumė kohė nga kjo ngjarje, kur babai i mekanikės sė kuanteve, fizikanti Neils Bor, bėri deklaratėn e tij tronditėse se, pėr sa i takonte fizikės, "Nuk ka realitet tė thellė (tė plotė)". Si rrjedhojė, i gjithė Universi, ashtu siē e njohim, nuk ėshtė mė shumė se njė konglomerat potencialesh qė fitojnė vlerė kontekstuale nė ēastin qė ne pėrqėndrojmė vėmendjen tonė mbi to. Menjėherė pas deklaratės sė Borit, matematicieni Neuman paraqiti Teoremėn e tij lidhur me shpjegimin e realitetit. Sipas Teoremės sė tij, i gjithė kozmosi ėshtė "i krijuar nga vrojtuesi" ose, mė qartė, "ėshtė ndėrgjegja e vrojtuesit qė krijon realitetin". Pra, kjo ishte edhe si njė pėrgjigje ndaj pyetjes sė Ajnshtajnit: Hėna nuk ndodhet atje kur ne nuk e vėshtrojmė.

          Kjo pėrputhet shumė bukur me atė qė kanė thėnė gjatė tė gjitha kohėve magjistarėt dhe mistikėt: "Bota qė shohim pėrditė ėshtė njė iluzion i ndjenjave. Prandaj realiteti ėshtė diēka 'tjetėr' dhe kėshtu qė pėrfytyrimi ėshtė i nevojshėm pėr tė bėrė qė tė funksionojnė magjepsjet dhe ekstazat".

          Kontributin pėrfundimtar mbi kėto ēėshtje duket se e ka dhėnė njė fizikant tjetėr, J. A. Wheeler, njė mbrojtės i vendosur i asaj qė ai e quan "fizika e njohjes". Me fjalė tė tjera, njė realitet ku vrojtuesi mund tė krijojė llojin e gjėsė qė ai shikon. Pra, jemi tė ndėrgjegjshėm apo jo, formimi i realitetit duket se ka vazhduar gjatė tė gjitha kohėve. Por a mund ta kontrollojmė ne?

          "Sigurisht, thotė Markus, ne mund ta kontrollojmė atė brenda disa limiteve tė arsyeshme qė mbeten akoma pėr t'u pėrcaktuar". Ajo vazhdon tė shpjegojė se vetet tona tė mundshme tė ėndėrrave tona dhe tė vizioneve tona, janė "komponentė tė vetkonceptit qė ka tė bėjė me atė qė unė mund tė jem, me atė qė unė do tė doja tė isha dhe me atė, qė ka shumė rėndėsi, se ēfarė kam unė frikė tė bėhem". Ajo zbuloi se "vetet tona tė mundshme janė motivues tė fuqishėm dhe janė efektive nė udhėzimin e veprimit". Pra, ėshtė e mundur, pėr ata qė janė tė interesuar, qė tė realizojnė vizionet e tyre qofshin tė suksesshme ose tė pasukseshme.

          Pėr ata qė janė tė interesuar tė shikojnė se si funksionon vizioni ose pėrfytyrimi ose pėr ata qė thjesht duan ta vėnė nė provė atė qė pretendohet kėtu, Markus ofron metodėn e mėposhtme.

 

            1.       Mendoni atė qė ju nuk doni tė ndodhi. Pėrfytyroni gjėndjen mė tė rėndė nė tė cilėn ju mund tė hyni ose tė ndodheni. Prezantimi juaj me atė qė ju keni frikė mė shumė nuk duket se do t'i pėrmirėsojė gjėrat, por ju ndihmon juve qė tė analizoni atė qė ju nuk doni t'ju ndodhi nė asnjė mėnyrė. Kjo ėshtė, kuptohet, mė mirė se sa tė jetoni nėn hijen konstante tė njė pasigurie tė mjegullt dhe nėn frikėn e sė panjohurės.

 

            2.       Tani analizoni situatėn tuaj aktuale. Vlerėsoni potencialin tuaj, aftėsitė dhe drejtimin aktual nė jetė.

 

            3.       Pėrfytyroni fuqishėm veten tuaj siē do tė dėshironit tė bėheshit. Pėrpunojeni kėtė 'vete' sa mė shumė qė tė jetė e mundur. Jepini sa mė shumė realizėm qė mundeni. Bėjeni pėrfytyrimin tė gjallė dhe specifik. Imagjinoni se si do tė dukeshit, se si do tė ndjeheshit dhe se si do tė vepronit po tė realizohej ėndėrra juaj. Familjarizimi me synimin tuaj do tė tentojė tė ushqejė suksesin.

 

            Kėto janė tre udhėzimet bazė. Tė thjeshta, por mund tė ndryshojnė jetėn tuaj.

 

            Nga libri "Bota drejt barbarizmit dhe Profetėt"