Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji 3 - A ĖSHTĖ LUMTURIA VĖRTET LUMTURI?

Shkruan: Madeleine AMBERGER

www.dw.com

      

A ĖSHTĖ LUMTURIA VĖRTET LUMTURI? - NĖ KĖRKIM TĖ PĖRCAKTIMIT TĖ KONCEPTIT

 

Studimet moderne nuk e pėrcaktojnė lumturinė si moment euforik qė kalon shpejt. Pėr to lumturia ėshtė mė shumė njė jetė e mbushur. Dhe kjo nuk ėshtė ēėshtje talenti. Strategji si meditimi, mirėnjohje pėr atė ēka ke arritur, tė mėsosh tė falėsh, tė vendosėsh synime tė arritshme, marrja e jetės me optimizėm, tė gjitha kėto mėsohen dhe kontribuojnė nė tė ndjerin i lumtur.

 

 

 

Kėrkimi i lumturisė ėshtė po aq i vjetėr sa njerėzimi. Poetė, filozofė dhe teologė kanė varė mendjen prej shekujsh pėr tė pėrcaktuar ēfarė ėshtė lumturia.

Tani shkenca ėshtė pėrqendruar nė tė dhe ėshtė duke kėrkuar pėrgjigje pėr pyetjet: Ēfarė ėshtė lumturia? A matet ajo? A ėshtė e mėsueshme aftėsia pėr tė qenė i lumtur?

Tal Ben-Shahar e gjeti rrugėn drejt lumturisė. Ajo ēka pėrfundoi nė sallėn e leksionit nė Universitetin e Harvardit, filloi me shumė stres nė njė garė tenisi „Unė mendoja se nėse do e fitoja garėn ose kampionatin atėherė do tė isha i lumtur. Sa herė qė fitoja vėrtet qė lumturohesha, por kjo zgjaste mė shumė se dy ditė, ose njė javė. Pastaj bija sėrish nė lojėn e mėparshme midis lumturisė dhe trishtimit. Nė fund mu bė e qartė se diēka qė vjen nga jashtė ose nuk ndikon fare ose tė lumturon pėrkohėsisht."

Tal Ben-Shahar studioi filozofi dhe u specializua nė kėrkimin e lumturisė. Me kėtė ai jo vetėm qė lumturoi veten e vet, por edhe shumė nga studentėt e tij. Leksionet e tij janė mė tė preferuarat nė Harvard: „Herėn e parė qė mbajta leksione erdhėn vetėm tetė studentė. Dy u larguan, pra nė fund mbetėn vetėm gjashtė. Vitin tjetėr erdhėn papritur 300 studentė. Dhe nė vitin e tretė 900. Leksionet u bėnė shumė tė preferuara sepse studentėt i tregonin shokėve se ata e gjetėn lumturinė."

Studimet moderne nuk e pėrcaktojnė lumturinė si moment euforik qė kalon shpejt. Pėr to lumturia ėshtė mė shumė njė jetė e mbushur. Dhe kjo nuk ėshtė ēėshtje talenti. Strategji si meditimi, mirėnjohje pėr atė ēka ke arritur, tė mėsosh tė falėsh, tė vendosėsh synime tė arritshme, marrja e jetės me optimizėm, tė gjitha kėto mėsohen dhe kontribuojnė nė tė ndjerin i lumtur.

Studime sistematike pėr gjendje shpirtėrore pozitive janė duke u bėrė prej dhjetė vitesh. Kjo e ashtuquajtur psikologji pozitive ka shėnuar njė moment kthese. Sepse tradicionalisht psikologėt merren me anėt e pakėndshme tė jetės, si neuroza, frika dhe depresioni. Mihaly Csikszentmihalyi (Aussprache: MI-hai tschik-zen-MI-hai), i cili ka nxjerrė koncepton "flow", tė pėrfshirjes totale nė njė aktivitet, shpjegon pse ėshtė popullore psikologjia pozitive: „Ekziston njė lloj urie, nevoje pėr tu marrė me anėt e bukura tė jetės. Jo vetėm diskutim gjithė kohėn se si shėrohen neurozat, se si mėnjanohen burnout ose se si ulet stresi. Kėto gjėra janė pa dyshim tė rėndėsishme. Por ato nuk i japin njeriut ndjenjėn se jeta ėshtė e rėndėsishme. "

Shumė studime pėr lumturinė botohen nė „Journal of Happiness Studies". Kjo revistė botohet nga „World Database of Happiness". Ky ėshtė njė bankė tė dhėnash mbi lumturinė i cili ndodhet nė Institutin e sociologjisė nė Universitetin Erasmus nė Roterdam. Ruut Veenhoven (Rüht Weenhoven) e krijoi atė nė vitin 1990. Ai shpjegon reaksionet nė Universitetin Erasmus: "Kolegėt ishin skeptikė, por kėtu kushdo mund tė bėjė ēfarė tė dojė. Vetėm se nuk merr ndihmė financiare, por kohėn mund ta shfrytėzosh nė atė mėnyrė qė tė thuash se kėshtu ėshtė mirė. Kurse tani ata thonė se, po vėrtet qė ka diēka nė kėtė mes."

 

 

Banka e tė dhėnave tė lumturisė ėshtė njė arkiv pėr tė dhėna empirike. Kėtu gjenden edhe krahasimet midis vendeve tė ndryshme. Nė cilin vend tė botės jetojnė njerėzit mė tė lumtur?

Vendi i parė ėshtė Danimarka, e pasuar nga Austria dhe Zvicra. Disa rezultate Ruut Veenhoven nuk mund t`i shpjegojė, pėr shembull qė fėmijėt i dėmton lumturia individuale. Ose qė pėr shembull disa ndikime tek ndjenja e lumturisė nuk mund tė maten. „Kualiteti i kulturės nė njė vend. Ka vende qė zotėrojnė artin e tė jetuarit, pėr shembull diēka si ajo e amerikano latinėve. Kualiteti i poezisė, letėrsisė, kjo nuk mund tė matet me shifra prandaj nuk mund tė llogaritet as efekti i tyre."

Psikologu amerikan Ed Diener nga Unioversiteti i Illinois, ka pyetur njerėz nga kultura tė ndryshme se si e ndiejnė ata lumturinė. Ai ka qenė nė shumė vende, qė nga Massai nė Kenia deri nė banorėt e lagjeve tė varfra tė Kalktutės. Ai ka arritur nė pėrfundimin se ajo lumturia varet edhe nga kultura pėrkatėse dhe nga nga shoqėria. „Djali im pyeti njė grua nė Indi. Pėr pyetjen e tij tė parė se a ėshtė e lumtur, ajo u pėrgjigj: "Burri im e di. Ai mund t`ju thotė nėse jam unė e lumtur apo jo." Pėr veshėt tanė diēka e tillė ėshtė e pazakontė. Pastaj djali im e pyeti pėr ndjenjėn e vlerėsimit tė vetvetes, a e vlerėson ajo atė. Nė perėndim diēka e tillė ėshtė shumė e rėndėsishme. Por ajo tha: "Pėr mua kjo ėshtė njė gjė dytėsore. Unė mund tė gatuaj dhe tė bėjė gjėrat qė bėn njė shtėpiake. Pėr mua ėshtė e rėndėsishme se si i kanė punėt djemtė e mi."

Por ndryshimet kulturore venė edhe mė tej. Studiuesit e Universitetit Standford nė Kaliforni shtrojnė pyetjen, nėse njerėz nga kultura tė ndryshme thonė se janė tė lumtur, a ndjejnė ata tė gjė ose diēka tė krahasueshme? Rezultati i papritur ėshtė se amerikanėt dhe evropianoperėndimorėt kuptojnė me lumturi njė gjendje tė animuar dhe ngacmuese. Kurse kinezėt kuptojnė me tė njė gjendje tė qetė, paqėsore dhe krejt tė ētensionuar tė shpirtit.