.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

Aforizma - AFORIZMA MBI POLITIKĖN

AFORIZMA

Valdet FETAHU

 

  

 

AFORIZMA MBI POLITIKĖN

 

 

Shumė politikanė kanė ndėrgjegje tė pastėr. Kurrė nuk e kanė shfrytėzuar atė!

 

S’do tė thotė se tė gjithė ministrant qė nuk bartin syze janė edhe largėpamės.

 

Nėpėr degėt e partive pushojnė shumė grabitqar.

 

Partitė, shumė para po shpenzojnė pėr reklama dhe gjithmonė po shiten lirė.

 

Qytetari e ka pėr detyrė vetėm tė votojė! Ajo qė ngjanė mė vonė, askush nga ai nuk kėrkon pėrgjegjėsi.

 

Kemi politikan majmun, prandaj duan nje banana republikė.

 

Asnjė diktator nuk e ka lindur nėna, tė gjithė janė krijuar nga populli.

 

Derisa politikanėt po garojnė se cili do e udhėheqė shtetin, populli po migron nga realiteti nė iluzion.

 

Nėpėr vrimat e ligjit kalojnė vetėm minjtė.

 

Politika ėshtė art i mashtrimit tė njerėzve tė caktuar, nė kohėn e caktuar dhe nė vend tė caktuar.

 

Demokracia tek ne nuk po lulėzon. Duket se ka shumė pleh!

 

Drejtėsia kurrė nuk fle. Por, edhe ajo nganjėherė duhet t’i mbyllė sytė!

 

Pėr shkak tė punėve tė mėdha tė qeveriatarėve, punėtorėt e higjieno teknikės janė mobilizuar nė tėrėsi.

 

Para ligjit tė gjithė varfnjakėt janė tė barabartė!

 

Kur populli ngritet, qeveritarėt s’do tė kene se ku tė ulen.

 

Politikanėt e pastėr qė merren me punėt e pista gjithmonė pėrfundojnė nė kanalizim.

 

Pasuria kulturore ėshtė i vetmi resurs rreth tė cilės politikanėt nuk kacafyten.

 

Politikanė vizionar janė ata qė na premtojnė vetėm udhėtim pa viza.

 

Se PS e Edi Ramės nuk ėshtė e vetmja parti e nėntokės, treguan sot bunkerėt e zbuluar tė Enver Hoxhės.

 

Komunistat, i shkojnė edhe rrugės demokratike, vetėm pėr ta realizuar diktaturėn ‘mbi’ proletariatin.

 

Politika ėshtė kurvė. E thonė tė gjithė kėtė. Por, ata qė lėshohen nė marrėdhėnie intime me te, mos tė ankohen pėr sėmundjet infektuese!

 

Nėse politikanėt duan tė ne nxjerrin nga kriza le tė mos na ngrehin pėr hunde, po pėr dore.

Nėse gabimisht pozicionohesh, kurrė nuk e di se nga tė vijnė goditjet.

 

Nė estradė ēdo gjė ėshtė e rėndė dhe peshon, pėrve moralit qė ėshtė shumė i lehtė.

 

Reinkernim do tė thotė: Kur vepra kriminale vjetrohet dhe vdes,  e krimineli i njėjtė prapė lindė.

 

Dhentė janė mė revolucionare se ne. Ne as nuk po blegėrimė.

 

Rrjedha e parave gjithmonė pėrfundon nė xhepa tė mbushur.

 

Si tė di populli tė lexojė mendimet e politikanėve, kur asnjė mendim nuk e kanė shkruar nė letėr.

 

Nė mes dy tė kėqijave nuk e kemi vėshtirė tė zgjedhim, ku ne gjendemi mes tyre…!?

 

Liria e tė shprehurit nuk ėshtė ajo qė mendoni!

 

Oh sa mirė tė jesh analfabet, askush nuk mund tė tė diktojė!

 

Edhe politikanėt tanė janė njerėz, por nuk po e di se tė kujt janė..!?

 

Fal disa politikanėve tė ēmendur, do ēmendet i gjithė EULEKS-i.

 

Mendimet mė tė pista i gjejmė nė trurin e shpėrlar.

 

Populli ēdo mėngjes ēohet, por me vite nuk zgjohet!

 

Eh.., ēka krejt kemi pėrbi prej kėtyre politikanėve, nuk ėshtė ēudi qė jemi trashur aq shumė..?!

 

UEFA nuk lejon pėrzierjen e politikės nė sportė. Kėtė pėrzierje e bėnė vetė!

 

Nė Kosovė, paratė thujase janė nė rrugė. Populli duhet vetėm tė del nė rrugė!

 

Unė i them njerėzve: ‘Kosova ėshtė vend i ēudirave!’ Ata ēuditshėm mė shikojnė.

 

Ka ardhė koha ata qė gjithmnė kanė luajtur nė kartėn e nacionalizmit tė marrin kartonin e kuq.

 

Se korrupcioni ėshtė shumė i heshtur tregojnė edhe organet e hetuesisė. Asgjė nuk po hetojnė se sa thellė ka hy!

 

Prej aktiviteteve shoqėrore, politikanėt kėto ditė mė sė shumti po merren ne veten.

 

Se jemi njė popull qė nuk di tė pėrdorė armėn, tregon fakti se gjithonė nė shėnjestėr vėjmė njerėz ta gabuar.

 

Kemi politikan parimor! Kurrė nuk i shkelin privilegjet.

 

Kemi arritė t’i largojmė hajnat nga rradhėt e popullit. Tani po na udhėheqin.

 

Zoti i ēoi duart prej neve pėr tė na udhėhequr! Nuk e pranoi konkurencėn e udhėheqėsve tė korruptuar.

 

Mė nė fund politika  e bindi popullin se ajo ėshtė e shurdhėr. Askush mė nuk po flet pėr tė.

 

Mos pritni mė asgjė nga qeveria. S’po di e shkreta ku e ka krytė!

           

Se pas luftės tė gjithė gjeneralėt janė tė menēur, dėshmi ėshtė pasuria e tyre.

 

Nė mes tė vėrtetės dhe gėnjeshtrės qėndron televizori im.

 

Nga lufta pėr pushtet largohet vetėm ai qė nuk ėshtė i lindur i korruptuar.

 

Pse duhet politikanėt tė ndihen fajtor pėr politikat e dėshtuara…? Nuk janė ndjer as atėherė kur kanė premtuar.

 

Aq mirė politikanėt ma kanė shpėrlar trurin, sa mė nuk kam asnjė mendim tė keq pėr ta.

 

Politikat e cekėta tė disa politikanėve po e fundosni popullin plotėsisht.

 

Sikur tė mos ishim shtet i pasur, nuk do kishim aq shumė lypsarė.

 

Kosova me njė klimė tė butė demokratike mundėson qė kriminaliteti tė lulėzojė gjatė gjithė vitit.

 

Lirinė e tė shprehurit e kemi tė garantuar. Kur nuk flasim me veten flasim jasht vetes.

 

Kushdo qė luan shah e di se “partia luhet deri nė mat”.

 

Vetėm facebook po na afron me poltikanėt. Realisht, ekziston njė hendek i pakapėrcyeshėm mes nesh.

 

Politikanėt janė kurva mė tė mėdha se sa politika, sepse ata merren me tė pėr interes.

 

“Mbreti ėshtė lakuriq!” – bėrtiti dikush nga masa. Por kotė, populli akoma mė tepėr entuziazmohej.

 

Prej se nuk po bredhim kotė rrugėve tė Evropės, po sillemi vėrdall nėpėr Kosovė.

 

Pėr tė ardhmen e vendit duhet tė bisedohet me tė gjithė akterėt e korrupcionit.

 

Gjuhė e urrejtjes ėshtė kur dikush na i thotė tė vėrtetėn nė sy. Ne e urrejmė tė vėrtetėn!

 

Nė Kosovė, sot kanė reputacion tė lartė personat qė kanė shumė fletėparaqitje pėr vepra penale dhe nderime tjera shoqėrore.

 

Askush nuk po e krtikon punėn e qevrisė. Eh, sikur tė kishin punuar ndoshta do tė kishin patur edhe kritika.

 

Policėve ēdo gjė iu shkon pėr dore. Runu tė mos bini nė duart e tyre.

 

Unė duroj.

Ti duron.

Ai duron.

Ne durojmė

Ju duroni.

Ata sundojnė, neve nuk na durojnė.

 

Demokracia re nė duart e komunistave tė vjetėr – ēfarė perversioni.

 

Gazetaret e shitur me vėshtėrsi po ia dalin t’i shesin gazetat e tyre.

 

Tė gjithė duhet tė jemi kundėr WC-ve publike. Sot gjithēka po bėhet prapa dyerve tė mbyllura!

 

Mandati i qeverisė zgjatė katėr vjet, nėse qeveria nuk vendos ndryshe.

 

Mos pyet se ēka mund tė bėj ky shtet pėr ty, pyet se si mund tė ikėsh nga ky shtet.

 

Deri tani ka qenė ashtu-kėshtu. Tani e tutje do tė jetė vetėm kėshtu.

 

Nė politikė gjithmonė ekziston njė rrezik qė nė mėnyrė tė lehtė tė vishė tek parat e mėdha.

 

Sa herė qė drejtėsia fiton, dyshojmė se rezultati ka qenė i kurdisur.

 

Shteti i sėmurė po kėrkon dhurues vullnetar tė gjakut.

 

Fėmijėt ėshtė vėshtirė t’i mashtrosh. Pėr kėtė arsye nuk kanė tė drejtėn tė votojnė.

 

Se shokėt tė braktisin nė ēastet mė tė vėshtirė, kėtė mė sė miri e dinė politikanėt.

 

Krimin nuk do ta zbulojmė. Kemi frikė se mos po ftohet.

 

Nuk po shkruaj aforizma tė ri kur gjithmonė po mbesin politikanėt e vjetėr se skenė.

 

Fletėvotimet gjithmonė numėrohen gjatė natės. Atėherė kur populli i ndershėm flen.

 

E ēka nėse jam i ēmendur? Qeveria ėshtė e vogėl pėr tė na pranuar tė gjithėve.

 

Krejt ēfarė na ka mbetė nga qeveria e kaluar ėshtė lideri i saj.

 

Qeveritė demokratike ua garantojnė tė gjitha liritė qytatarėve. Mund t’i kėndojnė lirisė lirshėm.

 

Ata tė cilėt rregullisht paguajnė shėrbimet komunale gėzojnė tė drejtėn tė furnizohen nga kontinierėt e bėrllokut.

 

Tek ne nuk dihet se kush ėshtė mė i ēmendur se tjetri, pėr kėtė deklarohemi ēdo katėr vjet.

 

Sa mė pak tė punėsuar aq mė shumė votues. Duhet njerėzit me diēka tė zbaviten.

 

Mendo me kokė tė tė tjerėve, nėse dėshiron ta ruajsh tėndėn.

 

Politikanėt tanė, edhe pse amaterė nė profesionin e tyre, prapseprapė paguhen me rroga profesionale.

Votuesit e vdekur janė ata tė cilėt gjatė jetės nuk kanė mundur tė vendosen se kujt t’ja japin votėn.

 

Tė gjithė ata qė i ka ēmend politika do t’i gjeni nė lista zgjedhore.

 

Pas zgjedhjeve mė nuk do tė ketė dallime mes tė pasurėve dhe tė varfėrve, tė gjithė do tė jemi edhe mė tė varfėr.

 

Tė gjitha ata qė duan tė ma vjedhin votėn mos tė mundohen kotė. Le tė vijnė tek unė dhe do jua falė.

 

Partitė tona poltike kanė krijuar njė inovacion tė paparė nė teknologjinė modern prej nesh, na kanė bėrė robot qė nuk ham, nuk pimė, nuk punojmė derisa nuk na urdhėrohet, nuk paguajm tatime dhe nuk shpenzojmė asgjė pėrpos kohės.

 

Mos t’ju habit fraza e politikanėve ‘voto pėr tė ardhme mė tė mirė!’Ata i shohin larg gjėrat, ku mendja e njeriut tė thjeshtė nuk mund tė arrijė.

 

Shih posterat politik dhe mėso se ēfarė ėshtė demo(n)kracia.

 

Komisioni qendror zgjedhor lut votuesit qė nė listat e votimit mos tė shkruajnė marrėzira.

 

Nėse lexohet me kujdes lista, do tė shohin se ka mjat tė tilla aty.

 

Studentėt qė nga sot mund tė votojnė pėr partitė e caktuara. Kėshtu kryehet fakulteti!

 

Paralajmėrohen gazetarėt qė gjatė fushatės zgjedhore mos tė publikojnė tė vėrtetat, ėshtė vėrejtur se raportimet e tilla po krijojnė konfuzion tek votuesit dhe po ndikojnė negativisht nė procesin e rregullt zgjedhor.

 

Tė gjitha partit kanė zgjedhur sllogane tė bukura, por qė nuk kanė kurrfarė kuptimi.

 

I lusim qytatarėt qė nė zgjedhjet e kaluara kanė votuar pėr ne tė mos jenė hakmarrės, por prapė tė votojnė pėr ne.

 

Ia kemi shitur shpirtin djallit. Ky ėshtė i vetmi privatizim i drejtė qė kemi bėrė.

 

Politikani ėshtė sikurse automobile. Shumė shpenzon, vėshtirė ėshtė pėr ta mbajtur, leht prishet, dhe kur ju nevojitet mė sė shumti ju le me gishta n’gojė.

 

Ndoshta ėshtė koha qeverisjen t’ia ofrojmė dikut qė ėshtė i menēur. Kėtė akoma nuk e kemi provuar.

 

Se letra duron gjithēka, tregojnė posterat a partive poltike tė vendosura gjithandej.

 

Me politikanė shoqėrohuni vetėm kur keni “nevojė”. Pjesėn tjetėr tė jetės kalone nė shoqėri me filozof, artist, shkencėtar dhe profet.

 

Pas zgjedhjeve do tė ndjehet njė ndryshim i madh i klimės. Dikush do ta ndijej si acar e dikush si zjarrmi.

 

Amerika mė nuk do tė na diktojė se kush duhet tė na udhėheq pėr 4 vitet e ardhme. Kėtė herė do tė  na jep me shkrim.

 

Rinia prapė me votėn e tyre do ta vendosin fatin e tyre. Do te presin nė punėsim edhe  pėr 20 vitet e ardhme.

 

Bleni prodhime vendore. Njerėzit tanė janė tė lirė.

 

Do tė votoj pėr atė parti e cila do tė ma shpėrlaj trurin. Deri mė sot tė gjitha ma kanė ndotė.

 

Qeveritarėt nganjėherė e pranojnė se gabojnė ne qeverisjen e tyre. Por, ne kurrė nuk e pranojmė gabimin e pėrzgjedhjes sonė.

 

Qenit besnik ēdo regullim shtetėror i konvenon. Prapė do tė jetojė si qeni!

 

Nėse edhe kėtė herė tė vdekurit votojnė, kjo tė gjithėve do tė na ēojė nė varrė.

 

Franc Kafka, gjate jetės kishte pėrjetuar stres.! Kafkat tona udhėheqėse nuk stresohen kurrė.

 

Shumė politikanė janė nė koflikt me ligjin. Kemi njė ligj konfliktuoz dhe politikanė paqedashės.

 

Gratė po kėrkjonė tė udhėheqin gjysmėn e qeverisė. Gjysma tjetėr do tė mbesin gjysmakė.

 

Se jemi popull at-eist tregojnė zgjedhjet tona. Gjithmonė iu besojmė kuajve!

 

Shumė kandidat partiak kanė njė tė kaluar shumė tė pastėr. Kurrė asgjė nuk ka bėrė.

Gratė e reja me shprehitė e vjetra, prapė nė politikė.

 

Kam menduar se vetėm nxėnėsit e urrejnė shkollėn. I kėrkoj falje ministrit tė arsimit.

Deri nė formimin e qeverisė sė re, asnjė person mos e quani hajn. Sepse lehtė mund tė ndodhė qė ai tė bėhet ministėr.

 

Sa divorce tė dhimbėshm edhe rimartesa partiake do shohim kėto ditė…!

 

Derisa luftuam pėr liri ēdo gjė e keqe luftohej. Sot nė liri, asnjė e keqe nuk luftohet.

 

Derisa nuk tatimohen tė varfėrit, qeveria gjithmonė do tė ketė vėshtėrsi finaciare.

 

Se qeveria ėshtė stabile kjo s’ka dyshim. As korrupsioni mė i madh nuk e destabilizon.

 

Qeveria nuk i ka dhėnė shans armikut. Tė gjitha i ka arritė vetė.

 

“Parqe nacionale u shpallen tė gjitha ato kullota kur dikur udhėheqėsit tone i kullotnin bagėtinė.”

 

Pėr tė njohur njė person jepi pushtet. Kur t’ja marrėsh pushtetin e kupton se cilit gomar i ke besuar.

 

Le ta zgjedhim edhe njėherė tė njėjtėn garniturė politikanėsh, dhe ‘100 vjet vetmi’ - do tė na kalojnė pėr 4 vjet.

 

Shtegu i malit shumė njerėz i ka qitė nė rrugė drejtė insitutcioneve mė tė larta.

 

Korrupcioni gjithmonė po shihet nė titujt e gazetave, por kurrė nė gjyq.

 

“Ai qė di, nuk flet; Ai qė flet nuk di.” ka thenė Lao Ce. S’di pse unė po flas kur pushtetarėt nuk dinė se pėr ēfarė flas.

 

Nė ndėrtesėn e qeverisė kishte hyrė njė njeri i menēur dhe kishte thyer qetėsinė e zakonshme.

 

Nė ndėrtesėn e qeverisė kishte hyrė njė njeri i menēur dhe kishte thyer qetėsinė e zakonshme.

 

Bleni gazetat qė ato mos tė shiten.

 

“Po mos tė ishin vendimet e parlamentit tė Kosovės, Ēarli Ēaplin do tė ishte humoristi mė i madh.”

 

Qeveria ėshtė me ēdo kush pėr ruajtjen e pushtetit. Nėse ka nevoj edhe me gjyq special.

 

“Rinia jonė ėshtė pasuria mė e madhe  e kėtij shteti”, thonė politikanėt. Investimet nė eksplatimin e tyre duhet tė jenė tė mėdha.

 

Ne jemi populli mė i kulturuar nė botė. Asnjė gomari pėr tė na udhėhequr nuk i themi jo.

 

Politikanėt tanė kanė njė fobi tė ēuditshme. Mendojnė se i gjithė populli po i ndjek.

 

Nuk pendohem pėr atė qė kam bėrė. Qeveria nuk mė ka lėnė tė bėj asgjė.

 

Qeveritarėt kanė imunitet. Janė imun ndaj kritikave tė popullit.

 

Tė ēmendurit nė pushtet janė tė pashėrueshėm sepse i mbron imuniteti.

 

Gjarpri ēdo vjet e ndėrron lėkurėn, por jo edhe karakterin.

 

Drejtėsia po e zgjatė dorėn. Kush do t’ia vė unazėn nė gishtė se…?!

 

Se pushteti nuk ėshtė asgjė, kėtė do ta dėshmojė drejtėsia.

 

Edhe opozita e do qeverin, por jo kėtė.

 

Thuhet se revolucioni i ha fėmijėt e vet, por jo edhe qejtė e vet.

 

Ne kemi politikanė jo vetėm qė bota nuk ka pare, por as populli me sy s’po mund t’i sheh.

Mos t’i gjykojmė politikanėt tanė pse nuk realizonė atė qė premtojnė, sepse ata nuk dinė se ēfarė flasin.

 

Pėr t’u ndėrtuar patriotizmi nė Kosovė, na duhet ndihma ndėrkombėtare.

 

Sa here qė gjykatėsi mbyll sytė para ligjit, ne zgurdullohemi.

 

“Qeveria do ta sponsorizojė Gjykatėn Speciale”, shkruan gazeta. Do tė ketė me siguri sfilatė gjyqtarėsh.

 

Ministėr pa portofol ėshtė ai ministėr i cili parat i ruan nė bankė.

 

Politikanėt tanė janė nė atė moshė qė akoma mund tė japin shumė, me kushtė nėse marrin shumė.

 

Kur peshqit e mėdhenjė bien ndesh me ligjin, ligji bie nė ujė.

 

Aparati shtetėror gjithmonė do tė funksionojė mire, nėse me kohė servisohet.

 

Nė Kosovė gabimet nuk falen, prapė i zgjedhim njerėzit e gabuar.

 

Kryeministrit nuk i intereson se si jeton populli, respekton tė drejtėn e privatėsisė.

 

Tė varfėrit prapė do tė votojnė pėr kėtė qeveri, vetėm nėse mbijetojnė.

 

Vetėm nė Kosovė njeriu nuk vdes kurrė! Ēdo katėr vjet vjen e voton.

 

Karikaturat e politikanėve nuk po i shikoj nė gazeta, po mė mjaftojnė qė po i shoh nė TV!

 

Nė demokraci askush nuk denohet pėr fjalėn e shprehur. Si tė denohen kur askush asgjė nuk flet?

Nė zgjedhjet parlametare gjithmonė na ofrohet tė zgjedhim mes dy tė kėqijave, pozitės apo opozitės.

 

Kosova ėshtė shteti mė i ri demokratik nė botė, ku komunistat mė tė vjetėr pėr ēdo gjė vendosin.

Sot askush askend nuk po e njeh...Na ka verbuar politika!

 

Nėse je apartiak nga zgjedhje mos prit asgjė, nga tė zgjedhurit edhe mė pak.

 

Prapė nuk ndryshoi sistemi zgjedhor! Sistemet tjera nuk janė tė sigurta se do t’ju sjellin matrapazėve fitore.

 

Se fjala peshon mė shumė se shteti kėtė mė sė miri e dinė pushtetėmbajtėsit. Kėta fjalėn nuk  e mbajnė pėr hirė tė shtetit.

 

Profesori kerkon 200 euro ryshfet! Kush thotė se nuk ka investime profitabile nė arsim.

E vėrtetė ėshtė se nuk kemi ekonomi tė zhvilluar, por njerėz pėr tė qeverisur kemi pėr eksport.

 

 

Rezultatet e votimeve akoma nuk janė tė njohura. Komisioni qendror ėshtė duke punuar nė vlerėsimin e dėmeve.

 

Disa politikanė e dėshmojnė se me moshė nuk bėhesh me i urtė por mė budalla.

 

I pėrmirėsuam gabimet nga periudha komuniste. Krijuam shumė parti dhe dy-tri qeveri.

 

Urtaku ka pėr obligim tė mposhtė pushtetit e pakufishėm tė mendjes sė kufishme.

 

Idealistėt janė gjetur materialisht. Materialistėt janė gjetur idealisht.

 

Sot po jetoj pėr nesėr. Nesėr do ta kuptoj se nuk kam jetuar sot.

 

Vet fakti se jemi nė fund tė bashkėsisė evropiane, tregon se civilizimi evropian rėnjėt i ka nė kėto troje.

 

Mos i mbėshjtellėni gjėrat me gazeta, ato duhet tė zbulohen.

 

“Njerzit e duhur nė vendin e duhur!”- Sllogan i burgut tė Dubravės.

 

Sa lehtė ėshtė tė japėsh jetėn pėr ide. Posa ke ide nuk ke mė jetė.

 

Sa lehtė ėshtė tė japėsh jetėn pėr ide. Posa ke ide nuk ke mė jetė.

 

Fal ryshfetit, ditė pėr ditė po porurohen elitat e reja.

 

Ēfarė mė duhet buka, kur politikanėt mė ushqejnė me premtime.

 

Nė shoqėrinė shumėpartiake sistemi njėpartiak teoretikisht ėshtė i pamundur, kjo ekziston vetėm nė praktikė.

 

Nė shtetin tonė po mbizotėron heshtja. Sa ka pare aq edhe muzikė!

 

Vetėm politkanėt punojnė mė shumė se kirurgėt. Operojnė pėr ēdo ditė!

 

Politikanėt nė fushata krenohen se si Kosova ka popullsi mė tė re ne botė. Noramal se do mbesim tė gjithė tė ri, kur nuk ecėn koha.

 

Zoti secilit i ka dhėnė dhunti tė caktuar. Politikanėve iu ka dhuruar dhuntin e manipulimit.

 

Nė demokraci njerėzit i kanė tė gjitha tė drejtat, pėpos tė drjtės tė vendosin pėr fatin e tyre.

 

Ne e kemi tė garantuar lirinė e shprehjes, por politikanėt po na i marrin fjalėn nga goja.

 

Ne kurrė nuk i kemi zgjedhur tė paaftit tė na udhėheqin. Fati deshi ashtu qė ata tė jenė lider.

 

Ne me njė kėmbė jemi nė Evropė, tjetra na ėshtė future thellė ne korrupcionin.

 

Nė zgjedhjet e ardhshme secili do t’i tregoj aftėsitė e veta: Politikanėt se sa tė menēur janė, dhe populli se sa budallenjė janė.

 

Edhe pse jemi nė fund tė pusit, prapė nuk ėshtė keq. Pėr fillim na duhet mbėshtetja!

 

Prej se kanė filluar politikanėt tė predikojnė pėr parajsėn nė tokė,unė jam bėrė ateist.

           

Pakurrizorėt gjithmonė kanė qen nė fitim, kurrė nuk kanė bartur asnjė peshė mbi shpinė.

 

Qeveria prej vitesh po lufton kundėr kriminalitetit nė radhėt e veta. Po flitet se njėrin nga ata veē e kanė arrestuar.

 

Politikanėve tanė sikur mos t’ju kishe humbur busolla lehtė do tė na kishin orientuar diku.

 

Politikanėt opozitar po deklarojnė se investime serioze nuk do tė ketė nė njė shtet jo-serioz.

 

Sa bukur ėshtė tė jetosh nė njė shtet jo-serioz, gjithmonė do tė jesh i buzėqeshur.

 

Nė mediat kosovare nuk ka cenzur. Po kush guxon ta thotė kėtė?

 

Pas shumė tribunave, vend e pavend, tribunali do tė vendos se kush kishte te drejtė!

 

Nė emėr tė atit, birit dhe mashtrimeve tė shenjėta, edhe nipi do tė bėhet ministėr.

           

Liritė qytetare ekzistojnė vetėm pėr tė kuptuar qytetarėt se ēfarė nuk guxojnė.

 

Fal kushteve tė zhvillimit ekonomik, varfnjakėt gjithnjė e mė shumė po shtohen.

 

Njė fjalė e urtė thotė: “Jepi njeriut pak pushtet dhe do ta shohesh se ēfarė ėshtė!” – Tė tillėt nuk kanė nevoj qė ne t’ju japim pushtet, ata e grabisin vetė pushtetin.

 

Ėshtė realizuar ėndrra e klasės punėtore. Tė gjithė milionerėt janė tė rrethuar nga policėt.

 

Serviseri i televizorit mė tha se kjo prishje nuk mund tė evitohet. Posa fillojnė lajmet, televizori gėnjen.

 

Poltikanėt me tė vėrtetė janė prodhues tė pashterrshėm tė energjisė. Me gjithė forcėn luftojnė kundėr korrupcionit; Me gjithė forcėn bėjnė reforma; Me gjithė forcėn hapin vende ė reja pune. – Sa te pamėshirshem jemi ne qė nuk ua ndalim hovin, se janė burrat mė tė devotshėm tė kombit, na duhet t’i ruajm pak.

 

Nuk ėshtė mirė tė flasim pėr korruptimin pėrmendsh. Na jepni  listen e ēmimeve.

 

Lehtė ėshtė tė kritikosh qeverinė. Vėshtirė ėshtė tė jesh pjesė e saj.

 

Nuk i pėrkas asnjė partie. Mė mjafton ēmenduria personale.

 

Pushteti prapė po i burgos shkrimtarėt. Po zihen duke vjedhur nė shitore bukė dhe qumėsht.

 

Nuk mund tė shohim se sa thellė i ka shti korrupcioni rrėnjėt, derisa nuk zbresim nė nėntokė e tė shikojmė!

 

Politikani pėr t’u bėr zot, sė pari hynė nė koalicion me djallin!

 

Me duhet tė shkruaj aforizma, se kush do i mbaj nė mend budallallėqet qė i thonė poltikanėt!?

 

Nė QKUK-sė sherohen tė gjitha sėmundjet, pėrpos korrupcionit. Kjo epidemi ,nuk i kursen as mjekėt mė tė mirė.

 

Politika nuk ėshtė vetėm kurvė, por ėshtė edhe pastruese. Oh sa biografinė e ka pastruar deri mė sot!

 

A ka jetė pas vdekjes? Do ta shohim kur tė zgjedhim qeverinė e re!