Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Aforizma - AFORIZMA SATIRIKE

AFORIZMA

Valdet FETAHU

 

  

 

AFORIZMA SATIRIKE

  

 

Kush nuk ka asgjė, ėshtė i  gatshėm pėr gjithēka!

 

Prej tė parit deri te i fundit jetojmė prej tė parit nė tė parin.

 

Investitorėt e huaj, jo vetėm se po largohen nga Kosova, po as pesė pare nuk po i japin pėr neve.

 

Politikanėt tanė nė ēdo gjė janė amator; madje edhe prej shtetit kanė krijuar karikaturė amatore!

 

Njerėzit sot nuk lexojnė libra sepse televizori ua ka dėmtuar dioptrinė.

 

Vdekja kurrė s’do ta kuptoj pse pėr tė ardhmen tregohen aq pėrralla tė bukura.

 

Tė fitohet lufta po viktima, kjo i shkon pėr dore vetėm politikanėve!

 

Drejtorat, gjithmonė  ngarkohen dhe shkarkohen me mundin e tė tjerėve.

 

Disave iu ka hy uji nė veshė nga TV-kanalet, tash nuk po dine se ku janė!

 

Unė nuk di se a jemi Perėndim nė Lindje apo Lindje nė Perėndim; pėr fat tė keq, as ATA nuk po din se ku jemi ne…?!

 

Kur politikani ē’pihet, kupton se tė gjitha nuk sillen rreth tij!

 

Kur ta mbushin gojėn me demokraci, nuk mund tė thuash se je i uritur.

 

Kemi karikaturė prej shteti dhe popull pa fjalė.

 

Po na shikojnė nė sy dhe po na rrejnė, disa prej tyre qė po janė mė tė ndershėm, po i vėjnė syzet.

 

Punėtor quhet personi i cili punon ,pėr tė mbijetuar vetė, dhe pėr tė jetuar politikani!

 

Kurrė nuk i kam kuptuar njerėzit qė brengosen pėr para, ata natyrisht para nuk kanė dhe ėshtė e logjikshme qė as brenga tė mos kenė. Paradoks I llojit tė vet!

 

Aty ku gratė respektohen, aty zotat gėzohen.

 

Njeriu sa mė shumė qė di, aq mė pak voton.

 

Njoh shumė njerėz qė janė tė pakorruptuar. Por, ata vetėm unė i njoh!

 

Edhe ne jemi pjesė e botės, por bota nuk po na sheh shkaku i izolimit tone.

 

Fitoren duhet me kohė ta kremtojnė, derisa nuk humbet ēdo gjė.

 

Vetėm nė politikė prej zeros krijohet numri njė.

 

Dallimi mes alkoolit dhe gruas qėndron nė faktin se alkooli nuk tė ndjek pas kur e le.

 

Pėr dallim nga tė tjerėt, unė marrėzitė e mia po i largoj nga koka me buzėqeshje!

 

Tani edhe tė verbėritė po e shohin se ku po na ēon politika jonė largpamėse!

 

I kam verbuar miqtė e mi me shkrime, s’po mund t’i shohin politikanėt mė me sy!

 

Vetėm gratė dhe mjekėt e dine se sa e dobishme ėshtė gėnjeshtra.

 

Pavarėsisht se cila parti tė godet, e majta apo e djathta, prapė i nakautuar do tė jesh.

 

Sipas direktivave tė klaneve qeveria sot prapė i shpalosi planet.

 

Ne kemi kaluar nė situate edhe mė tė vėshtira, por nuk kane zgjatė aq sa kėto tani.

 

Shtypi i verdhė ėshtė ekranizuar. Mos qėndroni gjatė pranė televizorit!

 

Analfabetėt i respektojnė ligjet e pashkruara.

 

Nė RTK mė nuk do tė ketė censure. Lajmet do i shohim gjenetikisht tė modifikuara!

 

Lehtė e kam unė tė shkruaj tė vėrtetėn kur prapa meje nuk qėndron asnjė votues.

 

Kujtesa ėshtė alkimistja mė e shkathtė, krejt ēfarė nė tė kaluarėn ka qenė plumb nė tė sotmen shndėrrohet nė ar.

 

Koalicioni qeveritar ėshtė unik. Tė gjithė mendojnė si shefi!

 

Historia jonė gojore ėshtė shumė mė objektive.

 

Duhet t’i ngrisim pėrmendore gjeneratave tė ardhshme. Ato janė viktimat mė tė mėdha tė politikės sonė tė tashme.

 

Nuk ėshtė i vėrtetė pohimi se disa qeveritar ia kanė shitur shpirtin djallit. Jo, ata janė nė koalicion me tė!

 

Do tė kisha ikur unė nga tė gjithė, por kam frikė se tė gjithė prapė do tė mė ndjekin!

 

Populli nuk po ka para pėr ushqim. Politikanėt janė ata qė do t’ju ndihmojnė qė as oreks tė mos kenė!

 

Fletoret mė tė shkruara nė Kosovė janė ato tė veresisė!

 

Njerėzit e menēur mėsojnė nga gabimet e tė tjerėve… Politikanėt tanė as nga gabimet e tyre personale!

 

Korrupsioni nuk ėshtė sėmundje… Por ėshtė i pashėrueshėm!

 

Tė menēurit nė Kosovė me kohė janė ēmendur!

 

Disa popuj mendojnė se si nesėr do tė jetojnė mė mire se sot. Ne sot jetojmė mė mire se nesėr!

 

Nė Kosovė nuk ka punė qė paguhet mire. Nėse paguhet mire atėherė nuk ėshtė punė.

 

Nėse nuk paguhet mire, atėherė ėshtė punė.

 

Ministrat e kapur ne hajni kane premtuar se do te pėrmirėsohen, me nuk do te lejojnė tė kapen ne hajni.

 

Koha ėshtė gjykatėsi mė i mire, sepse nuk korruptohet.

 

Koka mė ka mėsuar tė mos iu besojė syve!

 

A do tė njihet statusi i veteraneve edhe neve qė luftojmė me urine pėr mė shumė se pesėmbėdhjetė vjet?

 

Ne mund tė mos i pėrdorim fjalėt “rrenca dhe hajna”, kur iu drejtohemi ministrave. Mund t’iu themi se nuk iu besojmė premtimeve tė tyre dhe se nuk mund tė besojmė se asnjėherė nuk e kanė keqpėrdorur pozitėn e tyre pėr pėrfitime material; por ata janė aq gomar tė mėdhenj sa kurrė nuk do ta kishin kuptuar kėtė formulim.

 

Ai njeri i cili kėtu beson nė tė ardhmen mė tė mire, ai pėrhapė besėtytni!

 

Njėherė dikush kishte thėnė: “Pėrvoja ėshtė shkolla mė e mirė, por shkollimi mė i shtrenjtė”.

 

Femrat kur nuk flasin me ty, flasin pėr ty.