.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

Aforizma - AFORIZMA SATIRIKE (2)

AFORIZMA

Valdet FETAHU

 

  

 

AFORIZMA SATIRIKE (2)

  

 

Politikanėt qė duan tė humbin nė peshė, mos tė shkojnė nė lutjen e mėngjesit nė Uashington.

 

Ujku ujkun nuk  e ha.

Respektojnė marrėveshjen e koalicionit.

 

Edhe pse kemi ra nė fund tė fundit – kujt kjo i intereson fundifundit…?!

 

Duhet tė tundet fortė shoqėria pėr t’u fituar krem e mirė.

 

Ata qė sot janė bėrė pėrrallė nesėr do tė bėhen legjenda.

 

Njeriun e cektė thellė mund ta bindėsh.

 

Platoni ka qenė fatlum qė prindėrit e tij nuk kanė bėrė dashuri platonike.

 

Pasi nuk posedoj librezė partiake, jam i fundit qė do ta humbė rrugėn drejtė tė ardhmes.

 

Ndihem krenar kur luftoj me vetveten.

E kam kundėrshtarin e dinjitetshėm!

 

Demokracia jone ėshtė e pėrkryer.!

Kushdo qė vjen nė pushtet,  gjendja mbetet e njėjtė.

 

Kushtetuesja nuk i  ka paraparė shumė gjėra.

Po ajo nuk ėshtė Nostradamus!

 

Hajna janė ata – por edhe kėta s’janė mė tė mirė!

 

Lehtė e ka Skėnderbeu pasi ka hypė n’kali.

 

Serbia ėshtė faktor i paqe dhe stabilitetit ne Ballkan.

Pa tė asnjė luftė nuk niset.

 

Libri i Skot Pek “Rruga tė cilės rrallė i shkohet”, ėshtė bėrė udhėrrėfyes i politikanėve tanė

 

Nuk do tė zgjedh mė tė keqen e vogėl!

Shumė shpejt po rritet.

 

Kokėfortėsia e tė shurdhėrve qėndron nė faktin se ata askėnd nuk e dėgjojnė.

 

Nė kėtė situate tė rėndė politike, askush nuk ėshtė budallė m’u bo kryetar i Kosovės pėrveē Hashimit.

 

Politikanėt magjistarė e shndėrruan ėndrrėn tonė shekullore pėr liri, nė ankth…

 

Politikanėt kanė filluar t’ia shqyejnė maskat njėri-tjetrit.

Por, populli prapė nuk po ua sheh fytyrėn e vėrtetė!

 

Pėrse aq pak virtyte kanė mbetur nė botė?

Sepse as nuk blihen e as nuk shiten.

 

“Mos vrit, mos vjedh, mos bėj kurvėri!”

Siē po e sheh, nuk po mbetet asgjė njerėzore.

 

Prej gazit lotsjellės nė parlament, po na pėlcet gazi nėpėr shtėpia.

 

Mė tė rrezikshmit jemi kur humbim…

Nuk dimė tė ndalemi!

 

Nuk kam mė kuptim tė mundohet populli…

Ai nuk di se kur ėshtė mjaft!

 

Pensionet duhet tė jenė tė barabarta me rrogat  e qeveritareve…

As pensionerėt nuk punojnė!

 

Edhe pse tė gjithė janė para nesh, kjo nuk i pengon qeverisė tė na thotė tė shkojmė “pas“ botės.

 

Mediat po e akuzojnė Hashim Thaqin se gjatė vitit vetėm njė njohje na i ka sjellur.

Mediat duhet ta kuptojnė se kjo qeveri di tė punojė edhe pa “t’njofshėm”!

 

Nuk ėshtė e vėrtetė se qeveria po na pėrgjon.

Ajo nuk ėshtė e interesuar as tė na dėgjojė!

 

“Mezi po pres tė vijė qeveria e re, se unė jam poltron i vjetėr”.

 

Optimistėt, pėr ēdo dėshtim gjejnė arsyetim.

 

Pėr dallim nga i menēuri, budalla kurrė nuk jetė i pavėrejtur.

 

Satira i shėrben vetėm atyre qė nuk dinė tė gjenden ne kaos.

 

Se kur do t’i rruaj dreqi mjekrroshat, ėshtė ēėshtje kohe.

 

Pushtetarėve, gjithmonė, mund t’jua shohėsh fytyrėn pasi t’jua shohėsh shpinėn.

 

Kondicioni i qeveritarėve shihet nė forcėn pėr tė ikur nga e vėrteta.

 

Nė epokėn e transicionit, transit ėshtė vetėm populli.

 

Nepotizėm nuk ka vetėm nė zyrėn e punėsimit.

 

Tė jesh poltron ėshtė profesion deficitar.

Nė tė gjitha organizatat i ke dyert  e hapura.

 

Ku qėndron dallimi mes  aeroplanit tė prishur dhe njeriut tė prishur?

Kur prishet aeroplani, bie nė tokė. Kur prishet njeriu, ngritėt nė qiell.

 

Ėndėrr e ēdo politikani ėshtė:

populli tė mos zgjohet.

 

Kush thotė se policia nuk ėshtė me popullin?

Sa here qė populli del nė protesta, policia i shoqėron.

 

Ka individ qė po mundohen ta  destabilizojnė shtetin tonė.

Vetėm edhe kjo po na mungon nė kėtė kaos!

 

Njė historian serb po thotė se Serbia e pasur njė ditė do ta blej Kosovėn.

Deklaratė historian mė, gjithmonė e shohin tė ardhmen nė tė kaluarėn.

 

Ata qė po na i thonė tė vėrtetėn mendojnė se ne jemi aq budalla qė mund tė mashtrohemi me kėtė!

 

A ėshtė e ndaluar nė Kosovė tė kritikohet qeveria?

Po as qė bėhet fjalė pėr kėtė gjė…

 

Qeveria nuk e pyet popullin se a janė tė uritur!

Por tė mos e akuzuar pėr pyetje sugjestive.

 

Lėvizja vetėvendosje ka vetėvendosur tė mos lėvizė nga parlamenti.

 

Nuk na vijnė as deri te gjuri ata tė cilėve iu pėrkulemi.

 

Qeveri a nuk ka problem me financat.

Ato ikėn pa problem!

 

Partia dje tha se nuk ka krizė parlamentare!

 

Atė qė e shkruan lapsi, as loti nuk mund ta fshij.

 

Sikur Dostojevski tė kishte jetuar nė Kosovė, do tė kishte shkruar vetėm “Krimi”. Dėnimi do tė kishte qenė zhanėr fantastiko-shkencor.

 

Ata qė nuk janė njerėz mos tė mėrziten shumė, prapė mbesin resurs human.

 

Njerėzit mesatar posedojnė mendimin e tyre mesatarisht tė varur nga diktati.

 

Sot, pėrmes mediave, politikani i korruptuar, me gjithė zemėr, na i uroi “Ditėn e Mirėsisė”..!

 

Nėse dua tė gėnjej mė duhet patjetėr tė bėhem anėtarė partie. Deri atėherė mė duhet tė flas vetėm tė vėrtetėn!

 

Pse politikani duhet patjetėr tė jetė i menēur, kur e ka telefonin e tillė…?!

 

Qeveria e tregon pavdekėsinė e vet mbi kufomat tona!

 

Vizioni ynė shtrihet deri nė mbrėmje. Mandej na bjen terri n’sy, dhe mė nuk shohim asgjė.

 

Normal se na vlon koka prej politikės, pasi nuk na ka mbetur asnjė pikė gjaku nė damar!

 

“Zajednica”, kurrsesi nuk po ia del tė mbajė pozitėn dhe opozitėn “zajedno”!

 

Torbėn e mbajė vetėm pėr tė futur kokėn nė tė, e jo pėr tė udhėtuar me tė.

 

Unė nuk blejė gazeta, nuk shikoj televizor… Unė e rrej vetveten!

 

Kosova nė UNESCO po hynė me trashėgimi komuniste – Isa Mustafa.

 

Nė njė fakultet privat njė student kishte ra.

Derisa kishte zbritur shkallėve.

 

Pas njė serie dėshtimesh tė pozitės, opozita nisi tė gjirojė film.

 

Nė luftat fetare Zoti qėndron neutral.

 

Nė luftat partiake pėsojnė karriget.

 

Falė qeverisė stabile edhe populli ėshtė stabilizuar.

Nuk po kėrkon mė asgjė, ėshtė bėrė si i vdekur!

 

Po na udhėheqin gomarėt pasi i vramė luanėt.

 

Popullin mund ta mashtrosh, jo njė herė, po shumė herė dhe kur tė duash.

 

Drama jonė politike i ka dy akte –

akti i pare: komedia parazgjedhore;

akti i dytė: tragjedia paszgjedhore

 

Formulat e politikanėve pėr zgjidhjen e problemeve, gjithmonė shpėrthejnė nė popull.

Kriminelėt nė Kosovė nuk kanė mė se pėr ēfarė tė shpresojnė.

Tė gjitha dėshirat i kanė plotėsuar.

 

Mė befason se si nuk arritėm tė ndėrtojmė metro me kaq shumė njerėz tė nėntokės?

 

Dhasht Zoti qė Kosova tė bėhet mė e mirė...

Por s’do tė japin politikanėt!

 

Tė gjithė aksionarėt kur humbin bėhen reaksionarė

 

Nė shuplakėn e atij qė ka dorėn e forte, mund tė lexohet fati i popullit

 

Nuk po dimė se nga po na ēojnė politikanėt…?!

Vjen dita kur do t’na tregojnė.

 

U treguam shumė miqėsor ndaj fqinjėve tanė.

As me top nuk i goditėm!

 

“Qeveria e Isa Mustafės nuk ėshtė mė e sigurt se po e ruan Zoti, andaj ka filluar tė sigurohet vet pa ndihmėn e Zotit.”

 

Aq shumė kemi pėrparuar nė bujqėsi, saqė tė gjithė bujqit i kemi vendosur nė ministria.

 

Nuk do tė ishim fundosur kaq thellė nėse nuk do kishim pasur dikė qė na shkelė.

 

Unė jam pėr ndryshime rrėnjėsore!

Kėto rrėnjė qė i  kemi sot, mė janė mėrzitur.

 

E keqja kurrė nuk vjen vet, atė e sjellin politikanėt e korruptuar.

 

Posa fillova tė kuptojė se ēfarė ėshtė komunizmi i fortė,  erdhi demokracia e brishtė dhe ma humbi orientimin e sistemit politik.

 

Ėshtė fakt i gjallė se tek ne e vėrteta ėshtė e vdekur.

 

Tė rite qė janė pa punė mos tė mėrziten shumė, shumė shpejtė do tė plaken.

 

Tė gjithė ata qė nuk janė nė parti nuk kanė tė drejtė tė gėnjejnė!

 

 

MA MIRĖ TĖ MOS JESH…

 

Nė Kosovė ma mirė tė mos jesh

Kur lindė, ma mirė tė mos jesh.

Kur pėrfundon shkollėn, ma mirė tė mos jesh.

Nėse je i ndershėm, ma mirė tė mos jesh.

Nėse je i arsimuar, mė mirė tė mos jesh.

Nėse je i moralshėm, mė mirė tė mos jesh.

Nėse je i edukuar, mė mirė tė mos jesh.

Nėse je njeri, mė mirė tė mos jesh.

Nėse mendon pėr tė ardhmen, mė mirė tė mos jesh.

Nėse nuk je politikan, hajn e biznesmen, atėherė, fare nuk tė duhet tė jesh kėtu.