Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Aforizma - AFORIZMA SATIRIKE SHKURT - MAJ 2107

AFORIZMA

Valdet FETAHU

 

  
 

AFORIZMA SATIRIKE – JANAR – SHKURT – MARS  - PRILL – MAJ 2017

 

 

Nuk e kam pas vėshtirė t’i kuptoj gjenitė e botės. Vėshtirėsitė po mė lindin me budallenjtė tanė qė s’po kam mundėsi kurrsesi t’i kuptoj.

 

Gazetarėt jetojnė shkurt. Rilindin nė politikė.

 

Me 11 qershor ne do tė vendosim pėr fatin tonė. Ditėve tjera ata tė tjerėt do tė vendosin pėr ne.

 

Bėrlloku politik reciklohet ēdo katėr vjet.

 

Nėse do dikė ta njohėsh, jepja pushtetin – mė nuk do njohėsh.

 

Motoja e haremit: “Njė pėr tė gjithė, tė gjithė pėr njė!”

 

Dreka solemne hanė ata qė festojnė marrėzinė tonė.

 

Shumė gjėra na kanė shkuar nėpėr mendje. Asgjė s’na ka mbetur.

 

Nuk ka shkuar tė gjithė politikanėt nė dreq tė mallkuar. Kanė mbetur disa edhe pėr burg.

 

Jam i vėmendshėm me ata qė m’i rrehin supet. Kurrė nuk e di se nė cilėn dorė  e mbajn thikėn.

 

Politikanėt po na mbushin aty ku jemi bosh.

 

Nėse jeni nė njė pozitė pėr tė qenė tė ndershėm, besomni, nuk ėshtė ndonjė pozitė pėr t’ju lakmuar.

 

Detyrė e fushatės ėshtė tė ta bėj mendjen fushė!

 

Qenkam gjallė! Gjeta emrin tim nė listėn zgjedhore.

 

Kemi menduar se do tė jetojmė mė mire…?!

Kėshtu ndodh kur jetonė prej mendimeve.

 

Nuk po pėrzihet mė poltika nė media! Tash po ndodhe  e kunderta.

 

Po i thumboj politikanėt pėr t’i zgjuar, se tek atėher do tė na krijojnė njė tė ardhme tė ndritur.

 

Mos mendoni se diktatori ėshtė pa shpirt. Ai nė shpirt i bartė shumė njerėz.

 

Sa mė shumė qė na zvogėlohet teritori, aq mė  tė mėdha do t’i kemi rrogat!

 

Dyfytyrėsia politke ėshtė oazė e pashterrshme e inspirimit satirik.

 

E duam njė qeveri qė ua mundėson te rinjėve ta shohin botėn. Tė ikin sa mė pare nga kėtu!

Politikanėt tanė janė herė mbi ligjin, e herė nėn ligjin. Kjo ėshtė pės shkak se bota

rrotullohet!

 

Nė Kosovė nuk mund tė jesh i pasur nėse nuk ke dosje me bollėk.

 

Politikanėt tanė janė patriot tė vėrtetė. Nuk janė shkolluar me para tė shtetit, por me parat e veta i kanė bler diplomat!

 

Nuk jane tė gjithė gazetarėt qej qė vetėm lehin, disa dinė edhe tė kafshojnė.

 

Para inteligjencės artificial edhe budallenjėt po dorėzohen.

 

Ne edhe kur i kėrkojmė fajtorėt, i gjejmė mė tė mirėt.

 

Tek ne nuk tė duhen aftėsitė paranormale pėr t’i fituar zgjedhjet. Majfton tė kesh votues tė tillė.

 

Asgjė nuk kemi mėsuar prej gabimeve tona!

Shumė janė tė paqarta dhe konfuze.

 

Punėtorėt duhet sa mė shumė ta zgjasin dorėn nėse duan qė qeveria tė jetė dorėlirė.

 

Tė gjitha rrugėt partiake tė ēojnė nė punėsim sezonal.

 

Nė mes tė dy tė kėqijave zgjedh atė mė tė madhe sepse nuk ka tendencė mė tė rritet.

 

Edhe ne kemi “Eurokrem” siē ka gjithė Evropa, por ky produkti yni ėshtė shumė i qulltė.

 

Shoqėria civile shumė e mė shumė po uniformohet me mendime.

 

Nė tregun evropian po konkurojmė me ēmime mė tė lira tė argatėve.

 

Asgjė nuk po shkon si duhet!

Gjithēka po shkon ashtu siē dikujt i duhet.

 

Desha ta shkruaj njė libėr me udhėzime “Si tė bėhem idiot”, por pata frikė se do tė mė padisin pėr plagjiaturė.

 

Nuk e di se a ėshtė edhe libri Kamasutra tek ne literature subversive.

 

Ėndėrr ėshtė e kaluara jonė, e ardhmja ėshtė ankth.

 

Ke kujdes kur i zgjedh ėndrrat, se ėndrrat nganjėherė realizohen.

 

Kulti i personalitetit po zėvendėsohet me kultin e papersonalitetit.

 

Ėshtė njė fjalė urtė e cila thotė: “Merre ombrellėn edhe kur nuk bie shi, se kurrė nuk dihet se kujt i teket me tė pėshty.”

 

Pėr 1 Maj ēdo gjė do tė jetė e mbyllur- shitoret, rrugėt, kufijėt…

 

Posa fillova tė humbė besimin ne fuqinė e fjalės, cenzura me ktheu besimin.

 

Televizionet janė shndėrruar nė farmaci tė vėrtetė.

Pėr ēdo natė na ofrojnė ‘shpresadoll’- produkėt i ri farmaceutik pėr tė gjithė ata qė vuajnė nga pashpresia kronike.

 

Nėse edhe kėtė herė nuk kalon demarkacioni nė parlament.

Kryetari i dorėhequr prapė do tė jep dorėheqje.

 

Dikur gazetarėt kanė qenė me nam.

Sot namin po e bėjnė gazetarėt.

 

Duam zgjedhje tė reja!

Se jemi pėrmalluar pėr tė vdekurit tanė.

 

Nga koha e diktaturės deri mė sot, kanė ndryshuar vetėm diktatorėt.

Ne kemi mbetur po ata budallenjė.

 

Nuk jam mė rob i shprehive.

Mjaftohem me njė racion nė ditė.

 

Rrugėt e pozitės dhe opozitės nuk janė tė kundėrta, por paralele qė na ēojnė nė humnerė.

 

Po i ftojmė investitorėt e huaj tė investojnė viza pėr qytetarėt tanė.

 

Politikanėt janė mirėnjohės popullit qė po bėn pėrpjekje mbinjerėzore qė ata tė kenė njė jetė hyjnore.

 

Nė tė gjitha institucionet publike janė tė korruptuara, me pėrjashtim tė shtėpive publike ku ēdo gjė ėshtė nė nivel tė lartė tė korrektėsisė.

 

Prishtina ėshtė qytet i kontraditave paradoksale.

Paradite uji ėshtė pozitė, pasdite ėshtė opozitė.

 

Nuk po e kėrkoj djallin, e di se e ka agjenden e ngjshur ne qeveri.

 

Na ėshtė rrėnuar dinjiteti.

Ka qenė ndėrtim i egėr.

 

Nuk guxojmė mė tė bazohemi nė arsyen e shėndosh sepse kjo do tė na ēoj nė ēmendinė.

Dikur budallenjėt vetėm flisnin, e kjo harrohej shpejt. Tash kane filluar edhe tė shkruajnė – e kjo po tė dhembė.

 

Duhet tė bazohemi nė muskuj, se kėtu truri s’vlen pėr asgjė.

 

Mos e pėrdorni demagogjinė e lirė, se demagogjia kurrė nuk ėshtė e lirė.

 

Trenat vijnė e shkojnė, por hekurudhat mbesin.

 

Tė bekuar janė tė varfėrit me mendje dhe shpirt, se mbretėria tyre ėshtė politika.

 

 

 

AFORIZMAT SATIRIK TĖ LEONID SHEBARSHIN (1935-2012), KA QENĖ DIPLOMAT, GENERAL ARMATE DHE SHKRIMTAR, KA JETUAR NĖ MOSKĖ.

 

1. Qėllimi i politikanit ėshtė tė bindė njerėzit tė ndryshojnė gabimet e tyre ndaj tij.

2. Secili pacient ka tė drejė tė dij se prej ēfarė ka vdekur.

3. Autoriteti i shtetit matet me sasinė e dėmit tė cilė mund t’ia shkaktojė shoqėrisė.

4. Nė shoqėrinė demokratike e vėrteta dhe gėnjeshtra i kanė tė drejtat e barabarta.

5. Ēdo mendim, i shkruar nė letėr, bėhet i hollė.

6. Paraja nuk kundėrmon. Erėn e keqe e shpėrndajnė pronarėt e tyre           .

7. Nėse e rrejnė popullin, do tė thotė, se ata prapė pėr dike janė tė rėndėsishėm.

8. Nėse nuk ka mendime, do tė thotė se nuk janė tė nevojshme. Me kėtė ato dallojnė nga paraja.

9. Nėse kthjellėt e shikon jetėn, tė vjen tė dehesh.

10. Nėse faktet nuk dorėzohen, do tė shkatėrrohen.

11. Koha jonė do tė vijė, por ne nuk do tė jemi.

12. Nuk mund tė shkelet dy here nė tė njėjtin lum, por mund tė bish dy herė nė tė njėjtin moēal.

13.  Mos u kthe nė tė kaluarėn! Atje nuk ėshtė askush.

14. E vėrteta ėshtė shumė  e komplikuar pėr pėrdorim tė pėrditshėm.