Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe - Agim Ramadani

AGIM RAMADANI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

AGIM RAMADANI

(1963 - 1999)

 

 

 

          

             Hyrje

  

            Agim Ramadani lindi nė fshatin Zhegėr tė komunės sė Gjilanit, nė Kosovė, me 3 maj tė vitit 1963. Shkollimin fillor e kreu nė vendlindje, tė mesmen shkollėn teknike nė Gjilan nė vitin 1980, ndėrsa Akademinė ushtarake-drejtimi i komunikacionit nė Zagreb tė Kroacisė.

            Me poezi dhe pikturė ėshtė marrė qė nga shkollimi i mesėm. Pėrderisa poezitė e tij, sa ishte gjallė i mbetėn tė shpėrndara nėpėr revista tė ndryshme e nė dorėshkrim, si piktor organizoi ekspozita kolektive e personale nė Kroaci, ku punoi si ushtarak e nė Zvicėr, ku jetoj si emigrant politik, mė qe me fillimin e luftės nė Kroaci, ai braktisi ish Armatėn Jugosllave ku punonte si oficer. Nė vitin 1998 pranohet anėtarė nderi nė Akademinė Evropiane tė Arteve.

            Ndonėse kishte tė rregulluar statusin e emigrantit, Agim Ramadani nė vitin 1998, iu pėrgjigj thirrjes sė atdheut dhe u inkuadrua nė radhėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, duke lėnė nė Zvicėr tre fėmijė dhe gruan.

            Gjatė luftės u dėshmua si strateg i lartė dhe udhėheqės i dashur pėr ushtarėt. Ishte njėri ndėr hartuesit e planit pėr thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, gjė tė cilėn edhe e bėri bashkė me shokėt e vet. Ishte i pari qė shkuli gurin-piramidėn-kufitare nė Koshare. Pas thyerjes sė kėtij kufiri, nė pjesėn e Kosovės, tek vendi i quajtur Rrasa e Zogut, ai ra heroikisht- duke mos vdekur kurrė. Njihet me emrin konspirativ-Katana. Llogaritet si njė nga heronjtė mė tė njohur tė historisė sė re shqiptare. Nė Gjilan para Teatrit Kombėtar i ėshtė ngritur njė shtatore, nė tė cilėn janė komponuar tė gjitha elementet artistike dhe luftarake tė Agim Ramadanit-Katanės. Ėshtė pėrfaqėsuar nė disa leksikone dhe antologji tė shkrimtarėve shqiptarė, tė botuara pas vitit 2000. Libri "Njė jetė tjetėr" iu botua nė vitin 2002 pas vdekjės sė autorit./ Burimi: Wikipedia

 

 

 

 

DIĒKA E NEMUR PARA BJESHKĖVE

 

Le tė shkrihet terri kur marshojmė drejtė majės

Duke hapur shtigje nė bjeshkė e nė shpirt

Pranvera e djegur zgjohet nė vargun e Nėntorit tė tretė

Me plumb filluam nokturno tė shkruajmė

Pėr gjymtyrėt e mbetura nė fushėbeteja me ujin e ashtit tonė

Pėr kohėn e Skėnderbeut e shuajmė etjen

Trimėria nė kulmin e ėndrrave hėna u flakėron

Lartėsia e mendimit tejkalon breshrit e plumbave

Kokrrat e mėdyshjes kaherė u bluan

Ndėrmjet shtėpive tė kallura tė Dukagjinit fusha tė minuara

Nė kurriz fėmije bėrrylat e kohės thyhen

Dridhet gėzhoja e lėbyrur e mendimit

Para bjeshkėve tė bekuara diēka e nemur po fshihej.

 

 

ZHGĖNJIMI

 

Askund nuk isha

Po kthehem

Me buzėqeshje tė humbur

Binarėve tė largimit

Andej nga tė kėrkova

Nuk ishe

Nė stacionin e fundit

Tė zhgėnjimit

Zbres

 

 

 UR TĖ KTHEHEM

 

Kur tė kthehem

Asgjė nuk do tė jetė

Siē ishte mė parė

 

Kur tė kthehem

Sa do tė jem i vetes

Nuk e di

Qentė e lagjes

Nė mua do vėrsulen

S’do tė mė njohė askush

Njerėz tjerė do tė jenė

Njerėz tė gjakut tim

 

Kur tė kthehem

Edhe Unė do tė jem ndoshta

Njė jetė tjetėr.

 


PIKTURALE

Trėndafili i tharė
Nė kornizė te dritares
Dhe njė cep pėlhure
Qė njomet
Nė tė paavulluarėn
E gotės se kujtimeve
Nė horizontalen
E matur tė penelit
Mė shteren ngjyrat
Nė kavaletin
E sė kaluarės


NĖ MUNGESĖN TIME

Tani unė jam hi dhe hije nuk kam
Se kam ndėrruar jetė askush nuk e di
Mė kėrkojnė pyesin ku kam mbetur
Nė trupin tėnd tė brishtė jam shkrirė
Nuk jam tretur

Mu shtershin sytė nėse pushoj
Lirinė tėnde me ėndėrrua
mallkua qoftė gjaku im
nėse mė vrasin pa luftua