.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

Antologji e poezisė moderne shqipe - Agim Vinca

AGIM VINCA

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

AGIM VINCA

 

 

 

 

 

          

            Hyrje

  

          Agim Vinca (Veleshtė, 1947), poet, kritik letrar, historian i letėrsisė, publicist, pėrkthyes,  antologjist. Ka botuar kėta libra me poezi:

 

            Feniksi (1972),

            Bregu i mallit (1975),

            Nė vend tė biografisė (1977),

            Buzėdrinas (1981),

            Arna dhe ėndrra (1987),

            Kohė e keqe pėr lirikėn (1997),

            Dri' (1999),

            Sonet i vetmuar (2001).

 

            Poezia e Agim Vincės ėshtė pėrfshirė nė pjesėn dėrrmuese tė antologjive tė poezisė shqipe dhe ėshtė pėrkthyer nė gjuhėn frėnge, angleze, italiane, gjermane, turke, arabe, ruse, polake, rumune, bullgare, serbokroate, maqedonase etj.

 

 

 

 

 

POETI

           

Mjellmė e pikėlluar nė ujėrat kristalore tė liqenit

A rosak i shėmtuar i Hans Kristian Andersenit?

 

Trumcak i gjorė shkurresh a shqiponjė majė mali

Zgalem mes stuhish a bretkosė moēali?

 

Brenda njė ēasti vjen e shkon e shkon e vjen sėrish

Nė ferr e parajsė; nė Parnas e Paris;

 

Nė Tomorr e Korab; nė Drin e nė Bunė

“Veshunė me diell, mbathunė me hanė”.

 

Sa ēel e mėshel sytė hyn e del nė burg e nė bordel

Zbret nė horizontin e nėntė a ngjitesh nė Kullėn Eifel!

 

Bilbil parėverak me kėngė e vaj nė buzė

Qiellin ke jatak e liqenin - muzė.

 

Pėrherė i dashuruar marrėzisht gjer nė pleqėri

Ishnje a s'ishnje, vallė, grua a shajni?

 

Azilkėrkues plak nė kantonin e shpresėkotės

A Arlekin i pėrlotur nė cirkun e fundbotės?

 

Ėshtė i marrė poeti e i urtė nė marrėzinė e vet

Nuk i bėn ballė lotit, pret me dorė rrufetė!

 

1998

 

 

PLEPAT E VENDLINDJES

 

Sėrish mė dolėt para dhe mė pėrshėndetėt,

bashkėfshatarėt e mi truphedhur.

Ju shoh si tundni kokat dhe mė thoni

                                         “mi’serdhe”

nė gjuhėn tuaj tė gjelbėr.

Mė shikoni me vėmendje e disi qortueshėm,

por nuk mė mbani mėri.

Ju qasem pranė dhe e tokim si burrat:

“Jungjatjeta!” - miqtė e mi tė vjetėr.

Ka kohė qė s’jemi parė, por nuk jemi harruar.

Dhe ja, tani, ky takim i (pa)pritur.

 

Ju njoh dhe mė njihni:

jemi rritur bashkė,

bashkė i kemi pritur ditėveret dhe shėngjergjet.

Kam bredhur nėpėr botė, unė shtegtari,

ju s’jeni tundur fare nga vendi i lindjes.

Nė ju - ēerdhe laraskash,

nė mu’ - ēerdhe kujtimesh,

o pirgje tė gjallė tė fėmijėrisė sime.

Ka kohė qė s’jemi parė, por nuk jemi harruar

dhe ja, tani, ky takim i (pa)pritur.

Qėndroni nė rresht pėr njė si ushtarėt,

roje jetike tė kėtij trualli:

tė gjatė, tė hollė, krenarė.

Ju lėngun e thithni nga toka-nėnė,

flokėt e gjatė jua kreh era,

jua rrit shiu.

Kėtu keni lindur dhe kėtu do tė vdisni

(ashtu bukur, vertikalisht, siē dini ju tė vdisni)

banorė tė hershėm tė kėtyre brigjeve,

kryengritės e sqimatarė.

Ju shoh tek bisedoni me retė

dhe i raportoni tokės:

priten tė reshura e bubullima.

Dhe nė qoftė se ndonjėri nga ju bie njė ditė

nė pėrleshje me stuhitė

pėr tė do mbajnė zi motrat tuaja, shelnjat.

 

Nė tė hyrė tė fshatit,

nė tė hyrė tė botės

me kėmbėt tek lumi

me kokat tek retė

me krenarinė tuaj vertikale

pėrjetėsisht qėndroni, o plepa,

o vėllezėrit e mi buzėdrinas.

 

 

BALADĖ PĖR MALIN E THATĖ

Ėshtė njė mal nė Jug

Nė mes dy liqenesh

I thonė Mal i Thatė

Dhe askush s’di tė thotė

Si mbeti ky mal

I thatė midis ujėrash

Pranė tij shtrihet njė lėndinė

Me emėr tė ēuditshėm

Lėndina e Lotėve

Dhe askush s’di tė thotė

Si mbeti ky mal

I thatė edhe pranė lotėve

Ėshtė njė mal nė Jug

Me emrin Mal i Thatė

Nė mes dy liqeneve

Dhe askush s’di tė thotė

Pėrse mbeti ky mal

I etshėm ndanė ujėrave

Mal i Thatė

Pa bimė, pa drurė, pa zogj

I vdekur pėr sė gjalli.

Si njė njeri

I tharė nga malli.

 

 

ORĖ POLICORE

 

Nata vjen e ngarkuar me ankth

Ajri klith: Ndal! Duart lart!

 

Rrugėve policė autoblinda

Prapa ēdo dere patrullon frika

 

Hapa. Hape! Rrapėllimė, kuisje

Pėrsėri plagė, arrest, bastisje

 

Spiunėt si langonj vrapojnė pas gjahut

Qentė nuhasin erėn e gjakut

 

Nata vjen e mbarsur me ankth

Era tulatet mbi asfalt

 

Qyteti fle si qen i rrahur

Angullin e lėpin plagėt...

 

1989

 

 

I JASHTĖZAKONSHĖM

 

Jetoj nė kushte tė jashtėzakonshme.

Furnizohem me artikuj jashtėzakonisht tė shtrenjtė

Marr rrogė jashtėzakonisht tė ulėt

Thith ajėr jashtėzakonisht tė ndotur.

 

Jetoj nė njė vend tė jashtėzakonshėm.

Rrethuar nga njerėz tė jashtėzakonshėm

Jashtėzakonisht tė qetė

Jashtėzakonisht nervozė.

 

Jetoj nė gjendje tė jashtėzakonshme.

Bėj gjumė tė jashtėzakonshėm

Shoh ėndrra tė jashtėzakonshme

(njė ujk jashtėzakonisht tė butė

e njė qengj jashtėzakonisht gjakpirės)

 

Sillem nė mėnyrė tė jashtėzakonshme

Jashtėzakonisht urtėsisht

Jashtėzakonisht marrėzisht

 

Vėrtet jam i jashtėzakonshėm.

I jashtė-zakon-shėm!

 

Prishtinė, nėntor 1989