Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 5 - Ahmet Selmani

AHMET SELMANI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

AHMET SELMANI

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

            Ahmet Selmani ka lindur mė 1965 nė Shkup. Shkollėn fillore dhe tė mesme i kreu nė vendlindje, ndėrsa studimet e larta pėr letėrsi - nė Universitetin e Prishtinės.

            Ka botuar kėta libra:

            “Mur i gjallė” (poezi),

            “Abeja e akullt” (poezi),

            “Hija e kalit” (roman),

            “Bėrja e shkretėtirės” (roman),

            “Tregu i djallėzisė” (tregime),

            “Poezia dhe individualiteti” (studim letrar),

            “Diskurs kritik” (studim letrar),

            “Poezia e shprishur” (studim monografik),

            “Profili krijues dhe moderniteti i Moikom Zeqos” (shkrime eseistike),

            “Pėrkapja e nėnpoetikės” (studim letrar),

            “Bashkėbiseduesit e mi” (biseda me shkrimtarė).

            Po ashtu merret edhe me publicistikė dhe pėrkthime letrare. Jeton dhe punon nė Shkup.

 

 

 

 

 

SHIU REBEL

(ose avuj mallkimi)

 

Vera

aq kryeneēe

tronditet nga shiu rebel

qė pėrplaset nė tokė si mbi zjarr

duke liruar erė tė fortė shkrumbi

mbi qelqet e dritareve tė pluhurosura

duke trokėllirė si ndonjė kalė i egėrsuar

nėpėr ollukėt qė lėvaren gjer nė tokė

si gjarpėrinj qė uturijnė me gjėmė

e vera zmbrapset nė heshtje

si sundimtar i dorėzuar

qė nxjerr avuj

mallkimi.

 

 

PYETJA PĖR LIRINĖ

(ose ngrėnia e gėnjeshtrės)

 

Si duket liria,

pyeti njė fėmijė

gjatė luftės

 

si njė engjėll

me flatra tė buta

i gjegji dikush

 

nuk mė del e tillė

se po ia shoh bishtin,

tha ai pas luftės

 

shpjeguesi i lirisė

seē ia mbathi me vrap

duke ngritur mjegull

 

e fėmija u rrit para kohe

u bė burrė i thinjur duke ngrėnė

gėnjeshtrėn e lirisė

 

 

PRITJA E PRINCIT TĖ ĖNDĖRRUAR

(ose ardhja me njė kalė troje)

 

Vashės

me sy prej yjesh

i dolėn thinjat nė kokė

duke e pritur me muaj e vite

qė tė vinte ai princi i ėndėrruar

por ai erdhi me njė kalė troje

doli vriktas nga barku i tij

e i shkeli ėndrrat

e saj

 

 

LUMENJTĖ E GJAKUT

(ose atdheu me paterica)

 

Gjithė

kėta lumenj gjaku

pėr njė atdhe me

paterica.

 

 

VRERI PĖR TIRANĖN

(ose tryeza e lakmuar)

 

Tirana

ka mė shumė banorė

qė vjellin vrer kundėr saj

sesa qė i falin njė copė dashuri

ata zgjohen me njė mallkim tė ftohtė

tėrė ditėn bredhin mbi kurrizin e betontė

kėrkojnė ėndrrat e plagosura tė jetės

dhe nė mbrėmje kthehen sėrish

pėr tė ngrėnė bukėn e hidhur

nė tryezėn e lakmuar

tė saj.

 

 

ĒĖSHTJA E BESIMIT

(ose thonjtė e helmėt)

 

Dhembjen tėnde

mund ta bėj lule

qė t’i marrėsh erė

e ta zbosh terrinėn

nė theqafje

 

lotin tėnd

mund ta bėj diell

qė ta ngrohėsh

zemrėn e vrarė

nga egėrsia

 

ēėshtja ėshtė

nėse mė beson mua

apo atij qė hap plagė

me thonjtė

e helmėt

 

 

IKJA E REVE

(ose zemrat e thyera)

 

Retė

ikin vritkas

si dashnore nevrike

ndėrsa majat e larta

mbeten tė ngrira

e me zemra

tė thyera

 

 

SHQYERJA E KALIT

(ose lufta pėr shalėn)

 

Sa

ditė e zezė

pėr kalin e gjorė

rastisi njė ujk i uritur

e shqeu nė mes tė rrugės

s’i mbeti asnjė gjurmė e gjallė

pėrveē shalės sė pėrgjakur

e kur ia behėn njerėzit

filloi luftė e ashpėr

kush ta merrte

shalėn

 

 

REQUIEM PĖR SKLLAVIN

(ose vdekja me pranga)

 

Skllavi

gjithmonė mbetet i njėjtė

edhe kur ia heqin prangat nga duart

kur e lirojnė si zogun nga kafazi me tela

ai prapė nuk i beson lirisė sė merituar

jeton me skllavėrinė e padukshme

ndaj edhe vdes me prangat

nė shpirt.

 

 

LIBRAT E FITIMTARĖVE

(ose leximi i historisė)

 

Nuk

dė duhen librat

qė i shkruajnė fitimtarėt

mė mjafton vetėm njė pikė loti

ta shoh tek rrokulliset nė faqen

e njė njeriu tė mbijetuar

qė ta lexoj gjithė

historinė.