.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Shkencė - Mendi, AIDS ėshtė njė sėmundje serioze!

Shkruan: Dr. Gėzim N. Guhelli

             MENDO, AIDS ĖSHTĖ NJĖ SĖMUNDJE SERIOZE!

 

          Shkaktarė i AIDS-s ėshtė virusi i imunodeficiencės humane (human imunodeficiency virus HIV) i cili i pėrket retrovirusėve. Ky virus ėshtė nė gjendje t’i shkatėrrojė qelizat e bardha, specifike tė quajtura T-limfocite ndihmėse. Me tė hyrė virusi nė organizėm, mbetet gjatė tėrė jetės.

 

            Sindromi i imunodeiciencės sė akuiruar (aquired Immunodeficiency Syndrom - AIDS) ėshtė njė ērregullim i ri dhe i komplikuar i sistemit mbrojtės tė organizmit. Termi akuiruar do tė thotė i fituar gjatė jetės, e jo i trashėguar.

            AIDS godet strukturat mė tė pėrsosura tė imunitetit, duke e bėrė individin tė ndjeshėm ndaj mikroorganizmave me tė cilat mė parė ka jetuar nė harmoni relative. Kėto tė ashtuquajtura infeksione oportune nė rrethana normale nuk paraqiten te njerėzit e shėndosh.

            Shkaktarė i AIDS-s ėshtė virusi i imunodeficiencės humane (human imunodeficiency virus HIV) i cili i pėrket retrovirusėve. Ky virus ėshtė nė gjendje t’i shkatėrrojė qelizat e bardha, specifike tė quajtura T-limfocite ndihmėse. Me tė hyrė virusi nė organizėm, mbetet gjatė tėrė jetės. Organizmi reagon ndaj invadimit tė virusit tė AIDS-s nėpėrmjet tė prodhimit tė antitrupave specifike ndaj virusit (HIV antitrupat). Fatkeqėsisht, antitrupat duket se nuk e bėjnė neutralizimin e virusit nė mėnyrė tė zakonshme, kėshtu qė individi mund tė jetė infeksioz pėr tė tjerėt.

            Periudha e inkubacionit (periudha nga momenti i depėrtimit tė virusit nė organizėm deri nė momentin e manifestimit klinik tė sėmundjes), zgjat nga 6 muaj deri nė 6 vjet e mė tepėr, mesatarisht 28 muaj.

            Individėt qė janė tė infektuar me HIV, klasifikohen nė:

            -virusvbartės asimptomikė pa shenja tė imunosuprimimit;

            -limfadenopatia perzistente e gjeneralizuar (PGL) - me gjėndra tė rritura limfatike (limfadenopati) nėn sqetulla, qafė, gilcė;

            -kompleks i shoqėruar me AIDS (AIDS related complex - ARC)- simptomatik me plogėshti, temperaturė tė ngritur, djersitje gjatė natės, humbje peshe, diarre e zgjatur pa shkaktar tė identifikuar dhe shpeshherė me dobėsi tė sistemit imunologjik;

            -sėmundja e shfaqur plotėsisht (AIDS) - simptomatike me infeksione pėr jetė oportune dhe sarcoma Kaposi.

 

            Kush ėshtė i rrezikuar na AIDS?

            Kategoritė mė tė rrezikuara nga AIDS janė: meshkujt homoseksualė ose biseksualė, narkomanėt qė shėrbehen me gjilpėra tė pėrbashkėta, hemofilikėt (vuajnė nga njė defekt i trashėguar nė mekanizmin e koagulimit tė gjakut nė tė cilėn njė apo dy faktorė esencialė pėr formimin e koagulimit mungojnė) tė cilėt kanė marrė produkte tė infektuara tė gjakut, pacientėt qė kanė marrė transfuzione tė gjakut tė infektuar me HIV, partnerėt heteroseksual tė pacientėve me AIDS ose tė atyre tė infektuar me HIV, fėmijėt  e prindėrve tė sėmurė nga AIDS.

 

            Si bartet virusi i AIDS-s?

            HIV ėshtė i izoluar nė gjak, nė spermė, nė sekrecione vaginale, nė lėngun truposhpinor, nė pėshtymė, nė urinė, nė lot dhe nė qumėsht. Eksponimi ndaj cilitdo nga kėto dy lėngje tė trupit, nėse janė tė kontaminuara, paraqet rrezik. Nuk ka tė dhėna pėr mundėsinė e pėrhapjes sė virusit tė AIDS-s pėrmes kontakteve tė rėndomta shoqėrore ose pėrmes pėrshėndetjeve. Virusi nuk mund tė merret me prekjen e gjėsendeve tė pėrdorura nga personat e infektuar. HIV ėshtė njė virus fragjil dhe nuk mund tė pėrballojė nxehtėsinė. Temperatura prej 600 e mbyt virusin.

            Shumė mjete dezinfektuese e asgjėsojnė virusin. Virusi i AIDS-s bartet: pėrmes kontaktit seksual, homoseksual dhe heteroseksual, pėrmes mėnyrės paraenterale me gjak ose produkte gjaku tė infektuara, pėrmes shiringave dhe gjilpėrave tė pėrbashkėta nga ana e abuzuesve tė medikamenteve intravenoze, si dhe pėrmes bartjes transplacetare dhe perinatale nga nėna nė fėmijė.

 

            Si trajtohet AIDS?

            Trajtimi i AIDS-s paraqet njė sfidė. Deri mė tani,nuk ka shėrim nga AIDS, por vetėm ekzistojnė medikamente pėr trajtimin e komplikimeve tė sėmundjes dhe disa medikamente antiretrovirale (kėto tė fundit ndodhen nė fazėn e provave terapeutike).

            Nga kėtu, imponohet parandalimi i AIDS-s, si mėnyra e vetme efikase nė luftė kundėr kėsaj sėmundjeje vdekjeprurėse.

            Mėnyrat e parandalimit janė:

            -parandalimi i transmetimit seksual bazohet nė pėrdorimin e prezervativit;

            -parandalimi i transmetimit me anėn e  gjakut bazohet nė depistimin sistematik tė donatorėve tė gjakut apo tė organeve pėr transplantim;

            -transmetimi nėpėrmjet shiringave dhe gjilpėrave sterile pėr njė pėrdorim;

            -transmetimi nėnė-fetus parandalohet duke mos lejuar shtatzėninė (me anėn e kontraceptivėve te gratė seropozitive) ose duke e ndėrprerė gravidancėn te gratė e infektuar me HIV.