1.
Qėkur u ula tė shkruaja kėto radhė pėr librin me
poezi Ajo nuk erdhi sonte!..., qė ėshtė i 110-ti nė radhėn e
botimeve tė autorit Adem Zaplluzha, ndėrmend kisha edhe kolegun e mikun tim,
pak kohė mė parė emigrant nė Amerikė dhe tani me banim nė Tiranė, poetin zemėrzjarr,
P. Hysi, me emrin e shkurtuar, Papi. Lexuesit e interesuar tė disa
rrjeteve sociale, por dhe tė shtypit tė shkruar, kanė vėrejtur se ai
publikon, rregullisht, poezi tė frymėzuara pėr dashurinė, kėtė ndjenjė tė
bukur mbarė njerėzore. Atė nuk e pengon as mosha qė ti thurė vargje tė
bukur leshverdhės ose syzezės, tė cilėn e kujton nga vitet e rinisė ose qė
tani e sheh me zili, kur i kalon pranė.
Ēuditėrisht, ai Papi, na paska edhe njė
sivėlla tė tij (dhe qė nuk e di a njihen bashkė), pra nė qytetin
e Prizrenit dhe shumė kilometra larg nga kryeqyteti ynė, me emrin Adem
Zaplluzha. Nuk do tua publikoj kėtu sekretin e viteve tė jetės sė tyre,
por miqėsisht e them pėr ata, se kanė njė tė pėrbashkėt: Tė dy, janė
ashikė tė pandreqshėm!?
Me kėrkesėn miqėsore tė Ademit, megjithėse nuk
jam poet, po bėj njė shėnim tė shkurtėr pėr librin e tij mė tė ri. E kam
thėnė edhe nė njė shkrim timin tė mėparshėm dhe i pėrmbahem atij pėrsėri, se
ky koleg e mik ėshtė autor shumė prodhimtar, pra konkurron pa u trembur,
ndėrmjet poetėve e shkrimtarėve tė tjerė, pėr ta marrė titullin kampion,
nė kėtė drejtim. Ja, ndėr tė tjera, duke i hedhur njė sy listės sė librave
tė botuar me emrin e tij, vetėm nė gjysmėn e parė tė vitit 2014, numri i
tyre arrin shifrėn 24.
2.
Nuk po zgjatem as ta lodhi mė tej lexuesin, por gjej rastin ta
dėshmoj kėtė gjė me 65 poezitė e vėllimit mė tė ri tė A. Zaplluzhės. Janė
gjithsejtė tre cikle, tė cilėt lidhen organikisht me njėri -tjetrin dhe, nė
tėrėsi, e pasqyrojnė shpirtin e trazuar e tė dalldisur tė njė tė moshuari,
i marrė peng nga femrat e lazdruara. Autori mbetet tėrė kohėn nė pritje,
qė ta shohė, tė takojė e tė ēmallet sadopak me njeriun, qė ia ka rrėmbyer
zemrėn dhe, me dėshpėrim, pėr atė thotė: Ajo nuk erdhi
sonte!.... Por nuk ėshtė vetėm ky varg, qė shprehė trishtimin e tij
dhe dėshirėn e mbetur nė letėr. Ja, nė njė poezi tjetėr: Asgjė nuk mė
ka mbetur,/ pėrpos vetmisė sime.../ Cila grua mė mori nė
qafė,/ asnjė puthje e egėr/ nuk ndiejnė buzėt e fishkura tė erės(Mos ik
sonte!).
Aq i madh ėshtė hapi i dashurisė pėr poetin, sa askush nuk mund
ta ndalė vrapin e tij drejt saj. Prandaj ai merr pjesė nė dhimbjen e
shkaktuar ndaj njeriut, qė dikur ia kishte plagosur zemrėn:Nė heshtje
tė fundosur shiste lule,/ nga fjalėt e saj derdhej pikėllimi,/dy sy
gėshtenje,/si dy dritare qė shapen(Ajo qė shiste lule).
Vitet ikin dhe nuk kthehen kurrė mė. Kėtė tė
vėrtetė tė jetės ai e di mirė, kur shkruan pėr njeriun e mirė, por
nė pikėllim e pashpresė: Kurrė
mė skam me qenė/ pranė teje /duart e mia tė mishta/ sdo tė janė mė duart,
qė tė ledhatuan
(Me flokėt e
shprishur tė trėndafilit).Poetit i del
pėrpara silueta e sė dashurės, por tani tė gjitha udhėt e botės e drejtojnė
kah portat e mbyllura. Prandaj, ai shprehė mėdyshjen e vet tė trishtė:
Si i trullosur kaloj sokakėve,/nuk di a jam unė i dehur,/ose rrugėt i
kanė pėrpirė/ tė gjitha trishtimet e dashurisė...(Tė gjitha
udhėt e botės). Si nė ėndėrr ose paksa nė kujtesėn e mjegulluar,
papritmas , ajo i del pėrpara: Kur ēelnin lulet e
bardha,/nė sytė e tua tė gėshtenjta
. Pėr dashurinė ėshtė aq i
pėrbetuar, sa na thotė me sinqeritet: Mos mė leni sonte tė
flas,/mund tė shkulni ēdo gjė nga shpirti im,/por dashurinė nuk ua
jap!. Atij i del pėrpara silueta e tė dashurės, por tani tė gjitha
udhėt e botės e drejtojnė kah portat e mbyllura dhe
shprehet se: Dashuria nuk ėshtė pėllumb,/ qė sa herė ti teket,/ tė
fluturojė nė ēerdhe tė huaj. Prandaj ka besim qė: Do
takohemi/ me pranverat tona tė humbura dhe njeriut tė zemrės
i drejtohet me fjalė e shprehje tė zgjedhura: Engjėllushe e dalė nga
dheu, si hajdut hyra nė shpirtin e aromave, unė tu marr erė flokėve tė
tua etj.
Sidomos nė poezitė e fundit tė kėtij vėllimi,
autori e shton simbolikėn e fjalėve dhe tė shprehjeve, pasi ėshtė brengosur
e nuk gjen dot rrugėzgjidhje pėr dashurinė e perėnduar. Pėr kėtė flasin edhe
poezitė Njė grua zgjon dritėn e dremitur, U nis prej njė askundėsie,Nuk
lash njeri pa pyetur etj.
Mė fal, i dashur lexues, po sa e sa poezi tė
tjera tė kėtij libri tė ri tė Adem Zaplluzhės mund tė pėrmendnim kėtu, pėr
ta dėshmuar kėtė mik tonin, nė dukje, ashik tė vonuar dhe tė
pandreqshėm!?( Megjithėse i di dhe i ndjen brengat e moshės sė
tretė, tė cilėt e vajtojnė me pikėllim tė kaluarėn e tyre, ai pėrpiqet tua
ringjallė shpresat dhe ti bėjė tė shohin dritė, nė fundin e tunelit:
Nuk janė tė pėrmbytura/ pėrgjithmonė anijet e shpresės,/pėrherė nė jetė
ekziston /njė derė e hapur,/ e cila tė qet nė dritė.
Me dashamirėsi e respekt, pėr kėtė koleg e mik
tė mirė, krijues tė palodhur e me fryte tė shumtė dhe tė ėmbėl, e urojmė nga
zemra pėr vėllimin e 110-tė poetik, Ajo nuk erdhi sonte!....
Me kėtė rast, i dėshirojmė atij: Jetėgjatėsi, krijimtari tė mėtutjeshme dhe
gėzime e lumturi, vetjake e familjare!
Tiranė, qershor 2014
|