.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Tema tė tjera - Ajri im, jeta ime

Shkruan: Haxhi R. AVDYLI

www.mjellma.org

AJRI IM, JETA IME

 

   (shkruar nė bazė tė pėrshtypjeve tė fundit tė tė ndjerit B. A. Qė vite mė parė ndėrroi jetė nga kanceri nė mushkėri)

     

I

            Ēdo gjė pėr mua humbi vlerėn. Ato dėshira tė vjetra u mykėn. Mendimet e kota, ėndrrat e tmerrshėm, ankthet, janė tė vetmit shokė qė mė mbetėn. Ēdo gjė mė pengon, ēdo gjė e urrej. Urrej njerėzit qė mė rrethojnė, urrej veten. asgjė s’mė pėlqen. Dua vetėm frymė, ajėr. Ah, ajėr. Sa shumė ajėr pėrreth, e gjoksi im si njė motor para prishjes, lėshon zė. Dikush mė ngulfat, mė ndal frymėn. Dikush ma vjedh ajrin tim tė shtrenjtė. Po, po, dikush. Aq shumė mėkate bėra unė nė kėtė botė. Unė - njeri i pakėnaqur kurrė. Unė - punėtor ngrohtoreje. Baba tetė fėmijėsh. Dikur shoku mė i ngushtė i lopatės. I asaj lopate qė prehet dikund nė ndryshkje, ashtu si unė.

            Pse vallė mė shkon mendja te lopata?

            Ajo lopatė mė mbajti nė jetė, mė ushqeu, m’i rriti fėmijėt. Me tė ngroha mijėra shpirtra nė mes tė acarit. Sot, ajo mė braktisi, mė harroi, mė la tė lidhur pėr shtrati. Nuk mė la ta puth as flladin e mėngjesit, as aromėn e luleve. Lulet po vdesin pa puthjen time.

            Pipthat e fidanėve tė oborrit tim rriten e unė shkrihem. Shkrihem nė lot. Lotėt qė qullėn jastėkun tim. Unė qė s‘pata qarė as nė vdekje, as nė lindje. Lotėt s’mund t’i pres. Njeri prej guri dje, njeri para kalbjes sot.

            Sa herė qė dielli perėndon, perėndon njė shpresė. Sa herė dielli ik pas kodrave, gėzimi, qeshja ime nisen pas diellit, thuajse duan tė perėndojnė bashkė me tė.

             E kur ēdo gjė mbėshtillet me errėsirė, nata tenton tė fshihet nga unė. I vije keq tė mė takojė, thuajse ka marrė vesh se njė errėsirė tjetėr mė ka mbėshtjellė.

            I mbetur pa sy, pa frymė, si njė lum qė nuk ec, thėrras shpirtrat qė duart e lidhura me zinxhirė tė mi lirojnė.

           

II

            Njė vetmi e kobshme si kjo mė ēmend. Dua tė gjithė tė mė rrinė pranė. Sytė vetėm kah unė t’i mbajnė. Frikėsohem, nėse s’mė shikojnė, mė merr dikush. Por ja, prapė vetėm me zėrin vajtues tė mushkonjave mbeta. Dua tė bėrtas me sa forcė kam por edhe zėrin ma vodhi dikush.

            Pėrtej xhamave, shllunga tymi ma burgosin shikimin. Me ngjyrėn e  syve, me ngjyrėn e gjakut, tė shpirtit shkruaj nė tė “Dua tė jetoj”. Fjalėt treten bashkė me tymin nė pafundėsi. Dal nė diell, rrezja e fshehur tė mė gllabėroj lotin. Por qielli i ngrysur dhe vetmia e pėrlotur mė lagėn mė shumė. E zemra ime e plagosur lėshon lot qielli, qielli skuqet si zemra ime. Ja, mjeku erdhi me njė ēantė shpresash fallse. Nė duar ma vendos gjilpėrėn dhe aty lartė njė shishe qė pikon nė monotoni. As mushkonjat nuk gėzohen kur mė shohin. Gjaku im - ujė mė shije tė idhėt barnash. Shishja e varur e infuzionit qeshet me cinizėm dhe habitet me vetveten, si arriti tė mi burgosė duart e mia tė ēelikta.

            Lotėt ma shuajnė etjen. Nektar bletėsh, dhembja ime. Nė vend tė mjaltit mė dalin lotėt. I mbetur vetėm me dhembjen dhe lotin dhjetėra fytyra mė vijė vėrdallė nėpėr kokė. Njerėz tė dashur e tė urryer, tė gjithė mė thonė diēka. Bashkė me fytyrat qė mė fluturojnė para syve, si zogjtė nė pranverė, njė kėrcėnim gllabėrues mė rri nė anėn e majtė - njė humnerė, e pafund qė ēdo herė e mė shumė mė afrohet. E unė ik nė anėn e djathtė tė shpėtimit. Kur hap sytė, prapė nė buzė tė humnerės jam. Gruan e mbaj ulur pranė krahut tė majtė, tė mė mbrojė nga rrėzimi. Pėr njė ēast shpėtoj.

 

 

           

III

            Mysafirė me buzėqeshje fallse tė varura nė buzė vijnė e mė  thonė se qenkam mė mirė, se do tė bėhet mirė. Unė me njė pohim tė lakuriqėsuar nga e vėrteta ua miratoj. Dhe, heshtja vazhdon. Tė gjithė e dinė se ditėt i kam tė numėruara, si ditėt e martesės pėr nė rrugėn pa kthim. Unė dhe mysafirėt dy anė tė gėnjeshtrės, rrimė pėrball njėri-tjetrit nė njė amulli tė heshtur. Mua mė mungon guximi qė me shtrėngim dhėmbėsh ta them botėrisht: “S’kam shpėtim”. E atyre ua mbyll gojėn dhembja dhe mendimi se do ta kem mė tė rėndė sėmundjen po ta kuptoj se shpėtimi ka vdekur para meje.

            Por le tė vazhdojė kėshtu marshi im i pėrgjumur nėpėr pyllin e errėt tė sė vėrtetės.

 

IV

            Gjethet e reja s’mė duken mė tė gjelbėrta. Gjelbėrohem unė me kujtimet e mia. Derisa lotėt thahen dhe fryma pėrpėlitet e trullosur nėpėr gjoksin tim tė kalbur se ē’mė lind njė dėshirė e zjarrtė qė t’i nxjerrja mushkėritė nga goja, t’i laja, t’i pastroja dhe prapė nė gjoks t’i veja, ashtu tė pastra, plot energji. Ah sikur tė mundja!

            Por, venitja ime vazhdon. Copėza mushkėrish me erė duhani pėshtyj. Trupi im noton nėpėr kanalizime.

            Era e duhanit mė shtyn tė vjellė. Atė tim duhani qė plot njėzet vjet nėpėr gojė e rrotullova, sot mė shumė se ēdo gjė e urrej. Sikur tė mundja do t’ua veja zjarrin tė gjitha fabrikave tė duhanit, tė gjitha...

            Prit. Dikush po del nga humnera. Ah.

            Trupi mė nė fund zuri nė thua. Nė hijen time. Lotėt nė tetė faqe jetimash. Unė....Ah.

            As hėna e lodhur mbi male mė nuk do tė ndriēojė. Do tė ndriēojnė fytyra e zbehta tė fėmijėve tė mi.