Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji 2 - AKT EVOLUCIONI: PO I LARGOHET A PO I AFROHET VETES NJERIU?

Nga Atjon ZHITI

http://botasot.info

AKT EVOLUCIONI: PO I LARGOHET A PO I AFROHET VETES NJERIU?

      Njeriu duhet tė mėsojė qė nuk janė objektet qė kushtėzojnė shqisat, por janė shqisat qė kushtėzojnė. Mosbota humane bashkė me atė humane pėzihen dhe socializohen dhe… Dhe?

 

 

            Njė nga shkrimet e pakta qė na la Atjon V. Zhiti, studenti i filozofisė nė Universitetin “Sacro Cuore” nė Milano. Sėrisht spikat mendimi rinor, i veshur me ndjenjė, pasioni pėr t’u endur nė kohė, nga lashtėsitė deri nė ēastin kur shkruan, shqetėsimi i “individit pėr individin” dhe universin qė e rrethon, e gjitha me origjinalitet dhe freski plot dritė. Me dashuri, nė nderim dhe pėrkujtim tė ėndrrės sė Atjonit, teksa po e vazhdon nė qiell…

 

            Konflikti i individit me botėn sociale, ku ai jeton, nė vetvete ėshtė njė akt evolucioni qė fillon nga teo-gjeneza deri nė fundin e pafundmė tė kohėrave. Individi gjithnjė ėshtė munduar tė pėrshtatet me botėn, tė pėrkufizohet, pra tė humbė liri natyrale tė vetes dhe tė pėrshtasė botėn, pra tė shtojė liri sociale tė intelektit tė vetes. Ky ėshtė njė udhėtim, qė:


            Duhet ditur nga vjen dhe mė shumė duhet ditur se ku shkon…


            Aristoteli e konsideronte indidvidin njė kafshė politike, i destinuar jetės humanitare, ndėrsa romakėt nė kundėpozicion me “homologėt” e tyre, me Ciceronin, kishin konceptin e “individium” & “dividium”/ i vecantė, i veēuar, i ndarė, kurse Seneka supozonte qė individ mund tė quhet ēfardo lloj objekti, sendi, gjallėsķ, entitet qė ėshtė i pa ndashėm dhe i pa kuptimtė nė mos-bashkimin e tij. Me kalimin e kohės, me zhvillimet bashkė me njeriun, empiristėt nė fakt mendonin se individi ishte njė “tabula rasa”, ku pėrpunohej si argjili nga eksperienca & edukata qė merr, fati kolektiv, do tė shtoja unė. Hegeli theksonte faktin se individi nė tė vėrtetė ėshtė njė qenie me ndėrgjegje e moral tė lartė qė tejkalon barrierat e kėnaqėsive tė vogla. Ekzistencializmi me Kierkegardin & Nietzsche e konsideronin individin dhe njeriun njė qenie pa-Zot, e cila e kishte krijuar atė nė sajė tė interesit vetjak dhe individi nė tė vėrtetė duhej tė plotėsonte dėshirat e tij tokėsore me pasion, epsh, etj. Si tė thuash tė qenit zot pa Zot. Gjithė kėto ide e mendime pėr individin (kupto: njeriun) parashtrojnė konfliktin gjithmonė-ekzistues midis individit dhe botės sociale ku ai jeton, pra ku ėshtė dhe tjetri, dhe tė tjerė, njerėzit – me ata qė kanė qenė, qė sjellin krahas harresės edhe pėrvojėn e pėrgjithshme dhe me ata qė do tė vijnė, qė kėrkojnė pėrgjegjėsitė e tė tanishmes e na bėjnė tė krijojmė ėndrrėn e sė ardhmes, qė meqėnėse duket sikur bota nuk ėshtė e pėrshtatshme pėr njeriun, por njeriu duhet t’i pėshtatet asaj, duhet tė punojmė me jetėn. Dhe jo vetėm.


            Individi,

 

            pra njeriu arsyeton pa ekziston dhe ky kushtėzim i jetesės dhe i mbijetesės qė na qenka nė bazė tė mendimit, automatikisht sjell konfikt midis individit, sepse gjithsecili mendon ndryshe, ashtu si tjetri, por si vetja mė shumė, sipas asaj qė intereson, aq sa ėshtė arritur tė thuhet se njeriu mendon me stomak (Hegel) . Konflikti nuk do tė shuhet kurrė & nėqoftėse do tė shuhej do tė sillte shkatėrrimin e njerėzimit, por duhet shtuar, si tė thuash armėt, mjetet, pėveē stomakut, tė futet truri dhe zemra, intelekti dhe shpirti. Njeriu ėshtė njė qenie qė me botėkuptimin e tij ėshtė i aftė tė prodhojė histori dhe prodhimi i histories ėshtė njė pjesė shumė e rėndėsishme e ermeneutikės sė tij. Ky “konflikt” ėshtė njė indeks zhvillimi dhe evolucioni, sepse nėqoftėse ne vėrejmė, gjithmonė problemet & shqetėsimet bėnė qė njeriu tė arsyetojė e tė mendojė pėr to, pėr tė gjetur rrugėzgjidhje, gjetja e saj ka rėndėsi jetike dhe mosgjetja ka dyfish rėndėsi pėr tė tashmen e njeriut, sepse bėn qė tė jetojė dhe bashkėjetojė me problemin & shqetėsimin, pra me projektet, jo vetėm tė tij, por mė gjerė, deri dhe tė gjithė njerėzimit dhe si rrjedhojė kalohet nė prodhimet e konflikteve shpirtėrore, qė kanė si qėllim dhe lėndė pėrkryerjen, pėrsosjen. Pra, ēdo konflikt transformohet nė shpirtėror, duke u bėrė, siē kanė qenė pėrherė, motor zhvillimi pėr njeriun.

            Njeriu duhet tė mėsojė qė nuk janė objektet qė kushtėzojnė shqisat, por janė shqisat qė kushtėzojnė. Mosbota humane bashkė me atė humane pėzihen dhe socializohen dhe… Dhe? Shqisat e njeriut, sufiēente nė krahasim me tė tjera qėnie e dukuri dhe insufiēente nė krahasim me po ato qenie e dukuri e tė tjera qė nuk i dimė, por nuk do tė thotė qė s’do t’i dimė, pėrbėjnė njė thelb jetėsie, mundėsi dijesh, njė konflikt tė saj, pra tė vetes dhe tė vetėve, tė jetės sociale, ku jemi ne mes tė tjerėve, tjetri tek uni, gjithmonė mes njerėzimit dhe gjėrave dhe dukurive e imazheve tė tyre, qė kohėt modern i kanė shndėrruar nė objekte, po aq tė forta, nė mos mė shumė se origjinalet e tyre, qė sa mė kundėr tė bėhen, aq mė vėshtirė pėr indvidin dhe sa mė kundėr tė jetė individi ndaj tyre, aq mė i vėshtirė vetė-organizimi, i pėrkryer dhe ende me mistere nė lėndėn, materien, nė mikrobotėn ashtu si nė makrobotėn. Me mister kuptoj atė qė ne ende nuk e dimė. Po i largohet a po i afrohet vetes njeriu?

 

            Do bėjmė shkencė apo do na bėjė shkenca?


            Konflikti nuk mbaron, do bashkėjetojmė me tė, gjetja e ekuilibrave qė tė kujton akrobatin qė ecėn mbi tel nė lartėsi me atė stekėn ndėr duar e ne ngremė kryet e shohim me ankth, do tė bjerė apo jo? Nė fakt jemi ne qė ecim brenda vetes, ne telin e jetės sociale. Tė ulim kokėn dhe tė shohim brenda vetes, ėshtė njėlloj me ngritjen e kokės. Ta tregojmė sa tė zotė jemi. Nė fakt ne bėjmė vetvetet, pėr veten dhe tjetrin, qė jeta sociale tė jetė sa mė pak tėhuazuese. Qė konflikti tė mos jetė torture, por vuajtje intelektuale, mundėsisht gėzim. Lumturia ėshtė detyrė, por tė mos ndjehet si e tillė