Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Shkencė - AKUPUNKTURA (2)

Shkruan: Dr Andrew STANWAY

Shqipėroi: Hasan HAMĖZBALA

      

AKUPUNKTURA (2)

 

            Mjekėsia e lashtė kineze po ashtu i lidh kushtet kohore dhe pesė elementet kryesore – drurin, ujin, zjarrin, metalin dhe tokėn – me shėndetin dhe sėmundjen. Secili organ ėshtė i lidhur me kėto pesė elemente, e po ashtu edhe me jin-in dhe jang-un, ashtu qė, pėr shembull, me stimulimin e mėlēisė stimulohet edhe zemra (zjarri), derisa shpretka (toka) do tė mbetet e qetė.

 

 

 

            SI VEPRON?

            Do tė ishte e ndershme tė thuhej se kėtė askush s’e di – sė paku jo qė tė mund tė tregohet nė mėnyrėn qė ta kuptojmė edhe ne kėtu nė Perėndim. Por akupunktura padyshim e kryen punėn e saj. Akupunktura me vite shpjegohet si njė lloj hipnoze. Fakti se afėr 20% e njerėzve nuk reagojnė nė akupunkturė (mė shumė nė Perėndim sesa nė Lindje) duket sikur e pėrforcon kėtė hipotezė, por kur tė merret parasysh fakti se nė kėtė mėnyrė me sukses shėrohen edhe shtazėt, elementi hipnotik duket sikur bėhet i parėndėsishėm. Akupunktura po ashtu vepron edhe nė pacientėt nėn anestezi tė plotė. Argumenti mė bindės se akupunktura nuk ėshtė fenomen hipnotik, ėshtė fituar nė hulumtimet ku kandidatė ishin njerėzit tė cilėt e dinin se ēfarė rezultatesh mund tė priten nga akupunktura. Ata kanė qenė nė gjendje t’i tregojnė akupunkturologut se nuk e kanė vėnė gjilpėrėn ku duhet, madje edhe kur ka qenė nė pyetje vetėm njė e dhjeta pjesė e inēit; kur terapeuti pėrsėri do ta vendoste gjilpėrėn, pacienti do ta konfirmonte rezultatin e dėshiruar. Vėshtirė do tė mund tė thuhej se kjo ėshtė hipnozė.

            Mjeku anglez Henri Hed (Head) zbuloi ne fillim tė shekullit 19 se disa sėmundje tė organeve tė brendshme janė tė lidhura me ndjeshmėrinė e tepruar tė vendeve tė veēanta nė lėkurė. Siē kemi sqaruar mė parė, ēdo zonė tė trupit e mbulon njė segment i palcės kurrizore i cili lidh grupin e caktuar tė organeve tė brendshme me zonat specifike nė sipėrfaqe tė trupit.

            Njė shembull fascinues tregon sesa ėshtė e komplikuar e tėrė ēėshtja. Japonezi, doktori Nagahama, i cili punon nė njė universitet tė shquar japonez, ka shėruar pacientin e goditur nga rrufeja. Si pasojė e kėsaj, lėkura e pacientit ka qenė jashtėzakonisht e ndjeshme ashtu qė ka mundur tė pėrshkruajė rrugėtimet (pėrndryshe: pėr tė plotėsisht tė panjohura) nėpėr trupin e tij, tė cilat, siē duket, stimuloheshin kur doktori shponte me gjilpėrė pikat akupunkturale. Rrugėtimet tė cilat pacienti i pėrshkruante ishin meridianė akupunkturalė, dhe jo rrugė nervore. Doktor Nagahama shkoi mė tej dhe zbuloi se shpejtėsia qė realizohej nėpėr kėta meridianė dallonte plotėsisht nga shpejtėsia qė realizohet nėpėr nerva (ishte nja 10 herė mė e vogėl), e po ashtu konfirmoi se meridianėt nė mes veti ishin tė lidhur, ashtu siē kinezėt me shekuj kanė pohuar.

            Doktori Xhorxh Krajl (Crile), themelues i klinikės sė Klivlendit, mė 1934 ka supozuar se ēdo qelizė njerėzore krijon rrymėn e vet elektrike dhe punon si njė bateri e vogėl, por, si shumė pionierė tė vėrtetė tė shkencės, pėr tė gjallė tė vetin qe i pėrqeshur. Ne sot e dimė se ka pasur tė drejtė dhe studimi i pikave akupunkturale tregon se ato kanė cilėsi tė jashtėzakonshme elektrike. Kėto pika, nė bazė tė elektricitetit, mund tė dallohen nga lėkura pėrreth e po ashtu nė bazė tė elektricitetit dallohen edhe njėra nga tjetra. Rusėt kanė ndėrtuar makinėn elektrike tė quajtur tobiskop e cila ndriēon sa herė qė kalon mbi pikat akupunkturale. Thuhet se tufa me ndriēim plot dritė tregon pikėn e shėndoshė akupunkturale, kurse tufa e zbetė e dritės sėmundjen potenciale apo atė ekzistuese.

            Nė kėtė moment thjesht nuk mund tė jemi tė sigurt sesi polet elektrike (fuqia e jetės apo ēi-ja e mjekėsisė tradicionale kineze) tė trupit funksionojnė, por mund tė jemi tė sigurt se ato ekzistojnė. Ėshtė interesant tė vėrejmė se ndjenjat po ashtu mund tė ndryshojnė potencialin elektrik tė pikave akupunkturale, si edhe qėndrimi mental i pacientit qė mund tė ndryshojė rezultatin e akupunkturės. Akupunkturologu nga Lindja e Largėt mė ka konfirmuar se arrin rezultate dukshėm mė tė dobėta nė Perėndim sesa nė Lindjen, dhe kjo ėshtė sigurisht pasojė e qėndrimit mental plotėsisht tė ndryshėm nė Lindje. Hipnoza po ashtu mund tė shkaktojė ndryshimin e potencialit elektrik nė pikat akupunkturale, ashtu siē munden edhe autosugjestionet si dhe treningu autogjen, kėshtu qė duket se qendrat e larta trunore dhe meridianėt akupunkturalė nė shkallė tė caktuar mund tė kontrollojnė organet e brendshme.

            Por, ta sqarosh mjekėsinė tradicionale kineze nė kėtė mėnyrė tipike redukcioniste perėndimore, do tė thotė ta nėnēmosh. Kinezėt flasin pėr ēi-nė - apo energjinė trupore – e cila qarkullon nėpėr meridianėt tanė 25 herė gjatė ditės dhe 25 herė gjatė natės. Ata pėrshkruajnė ndėrveprimin e jin-it dhe 0-ut, e cila pėr kinezėt ėshtė forca e vėrtetė e jetės pėrgjithėsisht. Jin-i dhe jang-u janė shumė mė tepėr sesa koncepti ynė perėndimor i tė kundėrtave (mirė dhe keq; nxehtė dhe ftohtė etj.) dhe dominojnė nė tėrė universin. Organet trupore janė jin (plot) ose jang (zbrazėt) dhe shėndeti i mirė ėshtė ekuilibri i jin-it dhe jang-ut nė trup.

 

 

            Mjekėsia e lashtė kineze po ashtu i lidh kushtet kohore dhe pesė elementet kryesore – drurin, ujin, zjarrin, metalin dhe tokėn – me shėndetin dhe sėmundjen. Secili organ ėshtė i lidhur me kėto pesė elemente, e po ashtu edhe me jin-in dhe jang-un, ashtu qė, pėr shembull, me stimulimin e mėlēisė stimulohet edhe zemra (zjarri), derisa shpretka (toka) do tė mbetet e qetė. Kontaktet e kėtilla vargore, nė shikim tė parė tė pakuptimta, sot mund tė shpjegohen me anė tė dijes bashkėkohore nga neurofiziologjia. E tėrė kjo e vėrteton atė qė njė numėr i konsiderueshėm mjekėsh tė arsimuar perėndimorė kanė filluar ta kuptojnė – se nuk duhet shėruar asnjė organ nė mėnyrė tė izoluar. Organet ndikojnė njėri nė tjetrin, ēka pėr ne me njohuri tė kufizuara nga anatomia ėshtė vėshtirė ta sqarojmė, por kinezėt e njohin atė aq mirė. Fatkeqėsia qėndron nė faktin se kur ndokush fillon tė lidhė kushtet kohore a kozmosin me mėnyrėn e funksionimit tė shpretkės sonė, rėndom e quajnė “tė krisur”, gjithnjė derisa nuk vėrtetohet e kundėrta. Kinezėt kanė pėrgjigje nė shumė pyetje, por ka pėr tė kaluar edhe shumė kohė para se tė jemi nė gjendje qė sekretet e tyre t’i shpjegojmė me fjalė tė cilat shkenca perėndimore mund t’i pranojė.

            Pėrcaktimi i diagnozės me ndihmėn e pulsit ėshtė pjesė tjetėr mahnitėse e mjekėsisė kineze dhe pjesė integrale e akupunkturės. Nė tė vėrtetė, kjo ėshtė bazė e diagnozės tradicionale kineze. Kjo ėshtė metodė diagnostikuese me ndjeshmėri tė jashtėzakonshme e cila mund tė ofrojė informacione shumė tė sakta pėr sėmundjet e mėhershme, ashtu qė mjeku ėshtė nė gjendje qė pacientin ta qerasė me historinė e sėmundjeve tė tij. Diagnoza me anė tė pulsit mundet madje qė tė tėrheqė vėrejtjen edhe pėr sėmundjet eventuale nė tė ardhmen.

            Atyre qė s’mund tė gjejnė diagnozėn me anė tė pulsit, gjetja e diagnozės nė mėnyrė tė tillė ngjan nė magji, mu ashtu siē edhe puna e transistorit – para se tė ishte e sqaruar – ngjante nė magji, ndaj mund tė presim qė njė ditė edhe diagnoza me anė tė pulsit tė jetė e kuptuar.

            Akupunkturologu tradicional ėshtė i aftė qė nė bazė tė pulsit radial arterial tė pacientit nė nyjė tė dorės tė vlerėsojė gjendjen e energjisė nėpėr meridianė. Nė njė arterie nė secilėn nyjė tė dorės mund tė ndjehen 14 lloje pulsesh tė ndryshme, por shumė akupunkturologė mendojnė se nė praktikė realisht mund tė zbulojnė 5 apo 6 lloj pulsesh. Inxhinieri japonez i elektronikės ka ndėrtuar aparatin pėr tė cilin pohon se mund tė dallojė 13 lloje pulsesh nė nyjėn e dorės. Ai nė arterie mat parametrat vijues: plotėsinė, fortėsinė, qetėsinė, aktivitetin e shtuar apo tė zvogėluar. Praktikanti shumė i stėrvitur me prekjen e pulsit  mund tė diagnostikojė qindra gjendje tė ndryshme. Mjeku i praktikės sė pėrgjithshme nė Perėndim po ashtu shėrbehet me pulsin pėr qėllime diagnostikimi, por kryesisht nė mėnyrė shumė tė kufizuar.

            Diagnoza me ndihmėn e pulsit kėrkon shkathtėsi tė jashtėzakonshme, shkaku se akupunkturologu, pėrpos asaj se duhet tė dallojė tė gjitha llojet e pulseve qė mund tė ndihen, po ashtu duhet edhe tė interpretojė tė gjitha mundėsitė nė njė lloj pulsi. Pėr shembull, ērregullimi i pulsit tė “mėlēisė” mund tė shkaktojė sė paku 20 vėshtirėsi “mėlēiore”, duke filluar nga hemorroidet dhe sėmundjet e idhėzės e deri te migrenat dhe disa forma tė astmės.

Meqė diagnoza ėshtė pėrcaktuar, qoftė nė bazė tė pulsit, qoftė nėpėrmjet pikave akupunkturale, tė shohim sesi akupunktura zbatohet.

 

            SI  PĖRDORET?

            Akupunktura nėnkupton vetėm njė shkathtėsi – tė dish se nė cilat vende duhet stimuluar lėkurėn pėr tė arritur rezultatet e dėshiruara.

            Pikat akupunkturale rėndom stimulohen me gjilpėrė, por gjerėsisht pėrdoren dhe metoda tė tjera, ta zėmė: me majat e gishtėrinjve, kurse akupunkturologėt e vėrtetė shėrbehen me stimulime tė llojllojshme, duke pėrfshirė masazhin, ngacmimet elektrike, vibratorėt mekanikė, ngrohtėsinė si dhe oscilatorėt magnetikė. Shumica e akupunkturologėve pohon se rezultatet mė tė mira arrihen kur pikat akupunkturale stimulohen me gjilpėra.

            Gjilpėrat rėndom ndėrtohen nga argjendi jo shumė i pastėr apo nga ēeliku qė nuk ndryshket. Kėsisoj janė mjaft tė forta, e gjithashtu tė pėrshtatshme edhe pėr sterilizim dhe mprihen lehtė. Manualet tradicionale kineze pėrshkruajnė afėr pesėdhjetė mėnyra tė nguljes sė gjilpėrave, por rėndom vetėm gjashtė gjėra janė kryesore qė ngacmimin e bėjnė tė  dobishėm kur gjilpėra tė jetė nė vendin e duhur:

            trashėsia e gjilpėrės (diametri);

            distancėn e lėvizjes sė saj;

            thellėsia deri ku depėrton;

            mprehtėsia e gjilpėrės;

            koha sa gjilpėra lihet nė pikėn e caktuar, dhe

            numri i tretmanėve (tė pėrsėritura).

            Kur tė gjendet vendi i pikės relevante akupunkturale, ngulet gjilpėra (apo gjilpėrat) dhe lihet(n) aty prej disa sekondash deri nė disa minuta. Disa terapeutė e sjellin gjilpėrėn nė mes tė majave tė gishtėrinjve qė sa mė fuqimisht ta stimulojnė pikėn akupunkturale, derisa disa tė tjerė thjesht e ngulin gjilpėrėn e pastaj e nxjerrin. Disa akupunkturologė pohojnė se arrijnė rezultate mė tė mira kur gjilpėrėn e vibrojnė nėpėrmjet shtegut elektrik, por lidhur me kėtė mund tė diskutohet ende.

            Pacienti qė i nėnshtrohet shėrimit me akupunkturė rėndom nuk ndien dhembje. Njerėzit rėndom janė tė tmerruar nga mendimi se gjilpėrat shpojnė fuqishėm dhe mjaft thellė, prandaj ėshtė krejt i natyrshėm hezitimi. Shumica e akupunkturologėve nuk shkaktojnė dhembje dhe gjilpėrat jashtėzakonisht tė holla e tė mprehta i ngulin disa milimetra nėn lėkurė. Stimulimi mė i madh nuk nėnkupton domosdoshmėrisht se edhe ndikimi ėshtė mė i madh, kėshtu qė nuk ka dobi tė madhe nėse akupunktura shkakton dhembje. Te sėmundjet kronike veprimi i shėrimit rėndom zbatohet njė ose dy herė nė javė, kurse tek ato akute mė shpesh.

            Disa njerėz ndjejnė lehtėsi menjėherė, pėr disa sekonda, kurse disa gjatė disa ditėve. Disa pacientė kanė nevojė pėr 4 apo 5 tretmanė para se tė ndiejnė ēfarėdo lehtėsimi; disa pas njė tretmani pohojnė se ndjehen tepėr lehtė dhe plot vrull, kurse tė tjerėt thonė se ndjehen shumė tė relaksuar. Ngandonjėherė, para se tė vijė deri tek pėrmirėsimi, zgjohen reaksione tė kundėrta, qė mund ta dekurajojnė pacientin nėse nuk ėshtė mė parė i pėrgatitur.

 

            Vazhdon...

 

(1)                 (3)