Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 5 - Albert Habazaj

ALBERT HABAZAJ

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

ALBERT HABAZAJ

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

          Albert HABAZAJ ėshtė lindur mė 20 Mars 1960 nė Tėrbaē tė Vlorės. Ėshtė studiues, bibliograf, poet dhe shkrimtar shqiptar; autor i disa librave me poezi, me prozė e publicistikė letrare. Ėshtė gjithashtu autor i disa monografive historiko - kulturore dhe i shumė studimeve etnologjike dhe antropologjike.

            Ka botuar Bibliografinė e botimeve libra tė pedagogėve tė Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorė. Ka gradėn “Master i Shkencave” pėr Etnologji e Folklor, Instituti i Antropologjisė Kulturore dhe i Studimeve tė Artit, Qendra Ndėruniversitare e Studimeve Albanologjike, Tiranė.

            Ėshtė pėrfshirė nė Antologjinė e Tregimit tė Zgjedhur tė Autorėve Vlonjatė, nė Antologjinė e Poezisė sė Zgjedhur Vlonjate (shqip - italisht), nė Antologjitė pėr Vlorėn, pėr Detin, pėr Naimin, pėr Nėnė Terezėn, pėr Dritėroin, nė antologjitė e poezisė shqipe me tematikė tė “Muzgut”, nė Antologjinė me Poezi Shqipe “Lotėt e virgjėr” (“Virgin Tears”), 2012, Londėr, etj.

            Shumė krijime e poezi tė tij, sidomos portrete, pėrkushtime, kėngė gėzimi apo kėngė tė pėrvajshme, janė pėrfshirė nė libra tė autorėve tė ndryshėm vlonjatė dhe tė vendit.

            Ėshtė veprimtar shoqėror, aktualisht kryetar i Shoqatės sė Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve “Petro Marko”, Vlorė. Ka nė proces botimi librin “Shkrimtarėt vlonjatė dhe roli i tyre nė letėrsinė shqiptare: profile letrare tė autorėve tė shek. XX, pjesa 1”, etj.

            Punon nė Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorė si katalogues e bibliograf. Ėshtė pėrgjegjės i Sektorit tė Shėrbimeve tė Librit (Shtypshkronjė dhe E/book), drejtor i Bibliotekės Qendrore “Nermin Vlora Falaschi tė kėtij institucioni. Historia, letėrsia, folkori dhe bibliotekonomia janė kuarteti i profilit tė kėtij veprimtari tė palodhur dhe specialisti serioz.

            Nė njė nga studimet e tij monografik “Lufta e Vlorės - Historia nė Epikėn historike”, (2016) nė 204 faqe trajton krahasimtarisht raportet e historisė me epikėn historike pėr kėtė ngjarje tė rėndėsishme kombėtare pėr fatet e vendit, siē ishte Lufta e Njėzetės.

            Qysh herėt ėshtė marrė me foklor, si bartės, vėzhgues nė terren, studiues i folkoristikės dhe etnologjisė shqiptare. Shkrimet e tij pėr polifoninė labe, kėngėn dhe vallen e rėndė tė Tėrbaēit me emėr dhe tė krahinės, sidomos pėr polifoninė femėrore tė Tėrbaēit kanė shfaqur interes nga studiuesit dhe bartėsit e folkorit. Pėr kontribute tė spikatura shoqėrore ėshtė vlerėsuar “Personalitet i Shquar i Labėrisė” (2014).

            Lidhja Ndėrkombėtare e Poetėve, Shkrimtarėve dhe Artistėve “Pegasi”, Albania i jep titullin e lartė pegasian “Poeti mė kreativ i vitit 2016”, me nr. prot. 52/108, Tiranė, 31 dhjetor 2016. Ėshtė drejtues artistik i Grupit tė Vajzave tė Tėrbaēit “10 Shqiponjat e Tėrbaēit” dhe autor i teksteve tė kėngės sė kėtij grupi, repertori i tė cilit plotėsohet edhe nga krijuesit pararendės Xhebro Gjika, Petro Marko, Kujtim Mici, Lefter Ēipa, Pelivan Bajrami dhe Llambro Hysi.

 

 

Ka botuar:

 

Libra me poezi:

 

1.  “Stina e vajzave”, 1994,

2. “Nata me hėnė”, 1996,

3. “Buzėqeshje tė grisura”, [1999],

4. “Penėt krehin dallgėt” (b. a), 2005,

5. “Mėrgata e Luleve”, 2006,

6. “Trėndafili s’pritet me njė stinė hėne”, (b. a), 2007,

7. “Ujku i marsit nė internet”, 2008, (ribotim, 2010, 2012),

8. “Dhembin degėt e shqyera”, 2015.

 

Monografi:

 

1. “Hysni Lepenica”, 1996,

2. “Pėllumbi i Ēikės”, 2002,

3. “Antologji trimėrie”, 2003,

4. “Njė burrė i bardhė”, 2004,

5. “Tokė e spėrkatur me gjak”, (b. a), 2005,

6. “Shkėlqim i trishtuar”, 2005,

7. “Psherėtimat e Jonit” (b. a), 2007,

8. “Kujtim Peēi, intelektual i shquar erudit”, 2010,

9. “Pėrkėdhelim njė ėndėrr” (b. a), 2011,

10. “Tahir Hoxha i Tėrbaēit”, 2013,

11. “Ēinojt nė rrjedhat e kohės”, 2014

12. “Ėndrrat e Artit”, 2015

13. “Njeriu me respekt te malet”, 2016

 

Film dokumentar:

 

1. “Ruzhdiu ynė, shoferi i bardhė i Lumit tė Vlorės” - skenari dhe regjia, 37:40’, gusht 2012

 

Monografi shkencore:

 

1. “Botime tė pedagogėve tė Universitetit “I. Qemali” tė Vlorės: Bibliografi”, [Pj. 1], 2006

2. “Lufta e Vlorės - Historia nė Epikėn historike”, studim monografik [2013], 2016 etj.

3. [Nė proces botimi] “Shkrimtarėt vlonjatė dhe roli i tyre nė letėrsinė shqiptare: profile letrare tė autorėve tė shek. XX, pjesa 1”,

 

 

 

 

KЁNGЁ PЁR FLAMUR

 

Pėrshėndetje Pavarėsisė sė Kosovės

Oj, Kosovė, o krah’Shqiponje

Krah’ rrebeshesh i plagosur,

Siē kam ty ti nė tonat troje

Kam Ēamėrinė sakatosur.

Vjen me frymė Perėndie

Pėrreth Sheshit tė Flamurit

Yjėsia e Lavdive,

Ku zihet Besa e Burrit!

Tok me Ismail Qemalin

Qėndron baca Boletin -

Emblema jonė krenare

Dhe kur ndrin a bubullin.

Prishtina ime ėshtė Vlorė

Edhe Vlora ėsht’ Prishtinė.

Pėr FLAMUR po thur kurorė,

Kėngė yjesh pėr SHQIPTARINĖ.

Sheshi i Flamurit, Vlorė, 17 Shkurt 2008

 

 

MIRĖMĖNGJESI, KOSOVĖ!

 

Mirėmėngjesi, Kosovė, moj e bukura ime,

Si dritė e bukurive mė je veshur fisnikėrisht,

Si shqiponjė dardane merr fluturime,

Me dritė tė do Labėria, me spektėr, sinqerisht!

Me dritė tė do Vlora e Shqipėria,

Me dritė dhe Ēamėria, krahu i plagosur.

Feniksi Dardan merr frymė nga Iliria,

Me klithmat e diellit ende brengosur.

O dhembje krenare, E Bukura e Dheut,

17 Shkurti yt ėshtė edhe imi,

Herė si zanė mitologjike, herė si Prometeu,

Ma shkėlqen emrin me rreze besimi.

Dhe kur vdekja kėndon shqip nė kėto vise,

Dhe kur, vetvetiu, dasma qan shqip me lot lavdie,

Kur globi, me njerėz i populluar, merr ndonjė krisje

Ēuditėrisht, Kosova i fal mimoza mirėsie…

 

 

GĖZUAR, KOSOVĖ E PAVARUR!

 

Kosovė e dashur mijėravjeēare

Nėntė vjetorin e Pavarėsisė tėnde

Ta gėzojmė, moj shqiponjė krenare!

Kuēedra serbe nė tėrbim tė ēmendet.

Moj fisnikja ime e bukur dardane,

Mallėngjimi i festės me lot diellor

Plot ma mbush zemrėn, moj kapedane.

Sot unė kam zėnė qiellin me dorė!

Motėr martire e lirisė, e nderit,

Jam kryelartė me ty e kėndoj me gaz.

Shpirti im me shtatė ngjyrat e ylberit

Zbukururohet sa lugati serb tė pėlcasė!

Plastė nga ligėsia, derri i derrit,

O moj luanesha ime e fortė!

Shkjau - nė fund tė rrathėve tė ferrit,

Ne - Flamurin Kombėtar kemi kryezot.

Ty, Kosovė e pavarur nė ballė

Tė vargut, tė kėngės, tė lavdisė tė kam.

Is’ Boletinėt, Adem Jasharėt gjallė

I mbaj nė gjakun tim, se gjak i tyre jam!

 

 

BALADĖ E RE PĖR NJĖ LEGJENDĖ TĖ RE

 

nderim heroit kosovar Adem Jashari

Kjo tokė filloi tė mėsohet me dhembjen,

Me ėndrrat mbėshtetur nė murin e pushkatimit:

Hiena zgėrdhihet kur shuan njė familje,

Zogjtė e bjeshkėve e ndalėn fluturimin.

Ende plagėt e lirisė kullojnė gjak,

Dhembjen nuk e nxen dot pentagrami epik,

Njė det me lot rreh tė thinjurat dallgė

Pėr Adem Jasharin si Muji kreshnik.

Pėr Adem Jasharin, qė si Mic Sokoli

U ngrit pėr Drenicėn sipėr, mbi legjendė,

Pėr atė qė fjalėn dardane e foli

Si bajraktar mbi hark dielli tė prerė.

 

 

RRĖNJĖN E KĖRKON DHEU

 

Pa e takuar as dhe njė herė titanin,

Pa hapur as dhe tė filmave manuale,

I kam pirė dollinė me adhurim pagani,

As ngaqė u shfaq me Claudia Cardinale.

As yjet botėrorė, me tė cilėt lozi

S’patėn autoritet tek unė, sinqerisht jo.

Arti i Tij drithėrues keq mė marrosi,

Ai detin e Kulturės e ēau si Hero!

As dhe seriali “Pėrgjithmonė Xhulia”,

As “Odiseja”, ku Ai qe vetė Ulisi,

Nuk mė tunduan dot pėr tė mė prishur mendjen

Sa dinjiteti i pashkulur i Atij lisi.

Dhe kur e ngjeshi nėn kėmbė sojin sharlatan

U bė rrėnjė e zgjimit nė zemėr tė dheut.

Dhe nga Lumbardha Prizreni hirin i shpėrndan

Tė sjellė bekim pėr ujėrat e Mesdheut.

Fregata kosovare nė dallg’, tym e stuhi,

Bėhet shqiponjė mali e shqiponjė deti

Dhe fluturon qiejve tė botės si verģ

T’i pėrmbushet Bekim Fehmiut amaneti.

Iku njė njeri i bukur e burrė i bukur,

Iku njė artist i bukur globit fluturim,

Eshtrėn e Kombit me palcė pėr tė mbushur

E vetė pėr t’u mbushur me shkėlqim e trishtim...

 

 

RAPSODI TRIMĖRORE PĖR HERONJTĖ E KAĒANIKUT

 

Dėshmorėve tė Lirisė sė Kosovės: Agim Bajrami, Besnik Begunca, Xheladin Kurtaj me trima

Ēdo ditė jave, muaj’, viti,

Ēdo dit’ tė jetės qė kemi,

Me dhembje e plagė shpirti

Tek dėshmorėt tanė vemi.

Dhe jo vetėm ēdo dhjetė gusht,

Jo vetėm pėr t’i kujtuar,

Shkojmė e mblidhemi njė grusht,

Na vjen turp pėr t’i takuar…

Kemi gabuar me ta,

Me ata qė u bėnė fli,

Ėndrrabukurit sa s’ka,

Sakrificat pėr liri.

Apo jo, komandant Zefi,

Agim Bajrami i qeshur,

Ti s’e dhe jetėn nga qejfi,

Re dėshmor pėr tė mos vdekur.

Se tė deshi Nėnė Kosova

Ty, Besnikun, Xheladinin,

Po kaq shpejt nuk e mendova

Gjethet e lavdisė tė binin…

S’ bien gjethet e lavdisė,

Le tė zvarriten zuzarėt,

Si bishtok’ tė neverisė,

Ju pėr ne jeni krenarėt.

O Agim Bajram me trimat

E Ushtrisė Ēlirimtare,

Me kėrrab’ zut’ vetėtimat

Pėr Kosovėn legjendare.

Rroba ngrin e shkrin nė trup,

Ju - pėrleshje me rrufetė,

Njė cifėl u zė nė sup,

Klithma qielli derdhėn retė.

Dimėr tė mos kish’ Kosova

U bėtė legjendė lirie,

Fluturim pėr shqipet tona

Pėrmbi kreshta shqiptarie.

Ngrohtėsi qe ideali

Historia pėrsėritet,

Kur lindin shqiponja mali

Perandoria tronditet:

Legjenda Idriz Seferi

Mbi osmanė bėri kėrdi,

Ti, Agim Bajram si dreri -

Mbi barbarin serb tė zi.

Fryma jote nė tri jetė,

O yll i bukur i botės!

Njėrėn e gėzove vetė

Dhe dy ja fale Kosovės!...

Vetėm 36 vite

Bėre komandant Agimi,

Sot ndriēon me rreze drite

Nė monument pėrjetėsimi.

Komandant Zefi, lavdia

Tė ka marr’ nė krah’ tė saj,

Pėrcjell trimin pavdekėsia

Stafetė nderi skaj mė skaj.

Eshtėr e Adem Jasharit,

Ti i mposhte mbret e krajle,

Dhe pėr fisin e shqiptarit

Mbete spaletė morale.

Nga Kosova, Ēamėria,

Shfaqesh ėndėrr e lirisė,

Nga Dibra, Plava, Gucia -

Majave tė historisė,

Nga Kaēaniku nė Vlorė

Nderi yt i larė me diell,

O trim i zgjedhur me dorė,

Emri yt flamur nė qiell.

 

 

TUNGJATJETA, ILIR SHQIPTARI!

(Kur isha mėrgimtar nė Itali, duke dėgjuar kasetėn “Shkėlqimi i plisit”)

 

Nė malėsitė xheloze akuilane,

Mes njė gjelbėrimi tė ftohtė e tė errėt,

Dėgjoj kėngėn shqipe tė Ilir Shaqirit;

Kraharori mė hapet si qiell i ēelur.

Dhe mendoj, nė vend tė huaj, se Shqipėria

Lindi pishtarėt qė u tretėn si qiriri,

Sot, kur nė hall ėsht’ e ka nevojė NĖNA,

Njė rilindas i ri bėhet Ilir Shaqiri.

Kosovė e Ēamėri, Ulqin e Dibėr ngrysur,

Jemi tanėt qė kėndojmė e qajmė shqip;

Gjurma e pėllumbit nė paqe tė hidhur,

Kėngėn dhe ėndrrės nė grykė ia lidh…

Tė faleminderit, Ilir Shaqiri!

Tungjatjeta, o i miri Ilir Shqiptari,

Plis i vure si kup’ shpirtit tė qiellit,

Tė bardhė si bora, tė shtrenjtė si ari.

Tė faleminderit, qė mė mbushe me besim,

Ma freskove krenarinė, s’ma le tė thahej.

Shtatė kontinente larg mendimin loti ma lag:

Shqipėria tė bėhet, nė kėmbė tė mbahet!