Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 5 - Albert Hitollari

ALBERT HITOLLARI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

ALBERT HITOLLARI

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

          Albert Hitollari, lindur mė 4.10.1961 nė Berat.

            Shkollimin  8 vjeēar e kreu nė  Berat, tė mesmin nė Shkollėn Ushtarake “Skenderbej” nė Tiranė, ndėrsa arsimin e lartė nė Universitetin  “Ismail Qemali” nė Vlorė ku mori diplomėn  Mėsues  Gjuhe dhe Letėrsisė.

            Prej 10 vitesh jeton nė Itali. 

 

            Krijimtaria letrare:

            - Njė Gonxhe Trendafili (Roman 1992) 

            - Mėsuesja e Gjuhės (Novele 1995) 

            - Zogu i dallėndyshes (Tregime pėr fėmijė 2003) 

            - Jeta sa njė Pike loti (Roman 2007) 

            - Njė ditė do tė pendohesh (Roman 2008)

            - Emrin e shkruan fati (Roman 2011) 

            - Rrugėt filozofike drejt jetės (Aforizma 2011) 

 

            Ka tė pėrgatitura pėr botim:  

            - Jeta ndjek fatin, fati ndjek jetėn  (Roman) 

            - Mall e nostalgji (vėllim poetik) 

 

 

 

 

 

MBI RĖRĖN E LAGUR

 

Mbi rėrėn e lagur me guaska deti

Emrin tėnd e nisa pėr te shkruar

Njė dallgė pa pritur rrėmbeu ēfarė gjeti

S' me la as kohė pėr ta mbaruar

 

Tek shihja ato germa qe zhdukeshin me nxitim

Njėra pas tjetrės nė thellėsi

Me ndaloi zemra lotova ne pėrmallim

Kujtimi me riktheu prapė tek ti

 

Por qe nga ajo dite nuk shkova nė atė vend

Qe me pėrmbushi me ndjesi

Por thelle ne shpirt e shkrova emrin tėnd

Qe te mos ma merrnin pėrsėri.

 

 

NJĖ ZAMBAK

 

Pėr ditėlindjen njė tė shtunė

Unė tė solla njė dhuratė

Atė qė pėlqeje mė shumė

Njė buqetė me zambakė

 

Njėrin prej tyre e mbolla

Nė oborr nė njė saksi

Vetėm qė ta shihja doja

Sa herė mė mungoje ti

 

Ē’do mbrėmje pran tij qėndroja

E puthja me dashuri

Ah sa shume qe e doja

Se zambaku ishe ti

 

Njė mėngjes fare pa pritur

Atė ditė qė ike ti

Shkova prapė pėr ta vaditur

Por ish tharė dhe ai

 

Me mall qava mbi zambak

E thirra me emrin tėnd

Nga lotėt ai ēeli prapė

Si me parė nė atė vend

 

 

NJĖ TJETĖR JETĖ

 

Atė s'kishe nevojė ta kėrkojė shumė gjatė

Adresa e tij ish njė pijetore e vjetėr

Njė dopjo raki pa meze tė thatė

Asgjė mė pas nuk donte gjė tjetėr

 

Fytyra me njolla si eshka e tharė

Dukej se kėsaj bote nuk i pėrkiste

Dy sytė e mbuluar nga rrudhat nė ballė

Rreth asaj gote ai shėtiste

 

E ngriti kokėn me vėshtrimin ngadalė

Se nuk mė dalloi pėr njė moment

Pasi u sigurua qė njiheshim mė parė

Vazhdoj rakinė tė pinte i qetė

 

Dhimbjen e fshihte nė njė mjegull lot

Fytyrėn ja mbuloi njė ēehre e zbehtė

Gjithēka qė ai kishte ish vetėm ajo gotė

Vetėm brenda saj shihte tjetėr jetė.

 

 

MALLI PĖR TOKĖN MĖMĖ

 

Sa do doja veē njė natė

Njė dallge deti tė mė shtynte

Matanė bregut pėrmbi rėrė

Si njė gjurmė tė mė linte

 

Nė errėsirėn e plotė tė natės

Kur s'ka yje kur s'ka hėnė

Qė agimi i njė mėngjesi

Tė mė gjejė nė tokėn mėmė

 

Aty ku ka hedhur rrėnjėt

Dhe trungun pema e fisit

Aq tė thella aq tė forta

Si tė vet rrapit e lisit

 

Atje ta mbėshtes pak kokėn

Nė arė mbi plis tė ftohtė

Sikur te me falni boten

Nuk e ndėrroj kurrė atė tokė

 

Vetėm atje ku ka bukuri

vetėm atje dua tė jetoj

Ku kam nder e krenari

Ku kam lind tė perėndoj

 

Vetėm atje dua me shpirt

Ku zemra me rreh vėrtet

Dhe sikur tė rroj njė ditė

Me mjafton sa pėr njė jetė.

 

 

I VETMUAR

 

Fillikat tė vetmuar

Nė k'tė botė o zot me le

Rri gjithė kohėn i menduar

Se askush s'vjen e me sheh

 

Mos me pyet pėr shėndet

S’tė pėrgjigjem s'kam dėshirė

S'di ē’tė them me tė vėrtetė

Nė jam keq a ndihem mirė

 

Do ta dish nė jam mėrzitur

Dhimbja me thotė tė duroj

Kur e keqja vjen papritur

Bashkė me vuajtjen do jetoj

 

Ashtu si nė pemė foletė

Qe njė zog i ka braktisur

Fati me ka lenė tė shkretė

Me ka flakur rrokullisur

 

I mbytur nė pikėllim

plot maraz dhimbje e lot

Unė udhėtari nė shtegtim

Ē’tė pres tjetėr nga kjo botė?!

 

Veten qaj e ngushėlloj

Pak qetėsi askund s'po gjej

Kur tė vijė do ti tregoj

Atje lart do ti rrėfej

 

Koha vitet mi harxhoi

Jeta ime mori fund

As me dha as me premtoi

Nga fillimi deri nė fund

 

S'kam qetėsi as ditė as natė

Shpirti i ngratė zė bėrtet

Paskam lindur i pa fat

Qė kur erdha nė kėtė jetė

 

Ah sa shpejt e zbraza veten

Gjithēka mori arratinė

Morėn udhėn tatėpjetėn

Brengėn lanė nė shpirtin tim

 

Po i them botės lamtumirė

S'kam ē’tė pres e ē’tė kėrkoj

Dhe pse s'erdha me dėshirė

Me dėshirė prej saj do shkoj.