Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 5 - Aleksandėr Shallvari

ALEKSANDĖR SHALLVARI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

ALEKSANDĖR SHALLVARI

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

            U lind nė Shkodėr mė 1963.

            Filloi tė shkruaja poezitė e para nė kohėn kur ndjente shumė vėshtirėsi t'i shpreh bukurinė e madhėrishme vajzės sė parė qė i pėlqente. E ndjente qė vargjet i dilnin me lehtė. E gjithė krijimtaria nė vazhdim  e Shallvarit ėshtė vetėm njė ndjenjė qė pėrsėritet herė pas here.

            Nė rininė e hershme ka kontribuar si regjisor nė shumė aktivitete tė Klubit tė Rinisė "Heronjtė e Vigut" nė Shkodėr, me studentėt dhe amatorėt.

            Ka shkruar shumė shkrime artistike e me tema pėr kulturėn nė gazeta lokale si dhe nė ato qendrore.

            Dy libra me poezi tė botuara deri tani:

            - "Ti hėnėn tėnde dot se gjen"

            - "Shpirt klandestin".

            Ėshtė nė proces libri i tretė me tregime e poezi edhe nė gjuhėn italiane.

 

 

 

 

 

 

 LOJĖ

 

Ėshtė lojė, 
E gjitha kjo ēfarė ndodh mes nesh, 
Ėshtė lojė, 
Lojė e marrė qė askush nuk di tė fitojė, 
As tėrhiqet nga sfida kokėfortė. Ėshtė lojė, 
Me dy porta zemre
E “nervat tel”. 
Ti nė tė majtė andej nga dielli perėndon, 
Nė mes njė arbitėr tekanjoz, 
Qė vetėm fishkėllen, 
Herė herė pa shkak, nga xhepi nxjerr, 
Me mijėra kartonė tė kuq, 
Si sytė tanė qė digjen nervash e xhelozish.

Topi vėrtitet sa nė njė krah nė tjetrin, 
Duke marrė me vete baltėn e akuzave pa fund, 
Bėn gol nė ndėrgjegjen e vrarė 
Nė ndėrgjegjen pa portier.

Ėshtė veē njė lojė, 
Kjo lojė e marrė, 
E dashura ime.

Pa spektatorė, 
Pa komentues, 
Me gazetarė vesh ngritur 
Gati tė shkruajnė kėtė kronikė sarkazėm 
Qė ndodh mes nesh…

Ėshtė lojė, 
Lojė e marrė, 
Rrezikshmerisht se njėri nga ne, 
Patjetėr do humbė, 
Pėr tė mos e ndarė humbjen 
Barazisht…

Ėshtė lojė, 
Lojė e marrė, 
Marrėzisht.

 

 

UDHĖKRYQ…

 

Ke kohė qė mė shmangesh 
Pyetjeve tė mia i shmangesh njėsoj, 
Fsheh sytė pa kuptuar se pėrgjigje, 
Patjetėr kėrkoj…

Ke kohė qė ndryshon bisedė, 
Qė pyet pėr yjet se ndezur janė, 
Duke harruar qė yjet e ndriēimit tėnd, 
Shuar llambat kanė …

Ke frikė nga vetja, 
Nga unė ke frikė, 
Duke mohuar ndjenjat e vėrteta, 
Ato qė tė djegin nė shpirt…

Ato qė fsheh fizikisht.

Vajzė e humbur nė udhėkryq…

 


IKI…

 

Iki, 
Pas mė ndjek kjo heshtje e pafund, 
Kryqėzuar nga mijėra dilema, 
Tė palosura nė tė vetmen valixhe gri, 
Qė plas nga dhembja.

Iki, 
S’di se ku! 
S’di pėr ku… 
Veē ik, 
Sa mė larg dėshpėrimit qė si njė kryq i thyer 
Mė varet kurrizit tė mijra pyetjeve, 
Deri sa mė hedh nė tė vetmin ishull pa oqeane rrethuar.

Rrėnjėt e tė vetmit port, 
Lėkunden poshtė hijeve tė vdekura, 
Ndėrsa hapat e mi kėrcasin nė pellgje mumjesh syshqyer.

Iki, 
S’di se ku… 
S’di pėr ku… 
I vetmi banor i mbijetuar 
Nė kėtė ishull pa kuptim.

 

 

PLUHUR

 

Ky pluhur qė ngrihet nga lart mė qorron shikimin, 
Harroj se rrugės pėrballė qėndron njė mal i lartė dyshimesh 
Ndėrsa veshėt mė shurdhohen nga sirenat e detrave. 
Ndėrkohė kuajt hapin gropa mbi baltėn e thatė 
E turfullojnė duke ngritur bishtat lart. 
Dy metėr mė tutje 
Qiparisat qajnė 
Pėr tė vdekurin qė vonon, 
Mbi varr tė hapur 
shtrirė mėnjanė, 
E njė tufė korbash bėjnė kryq 
me krra, krra…

Ky pluhur gri qė ngrihet nga lart 
Ka shijen e njėjtė me ndarjen, 
Tė futet nga hundėt e deri nė shpirt, 
Helmon udhėt, nga nis e mbaron 
kjo frymėmarrje jete, 
Mbėshtetur nė tė vetmen shpresė: 
"Se ēdo ideal do kthehet nė prostitutė", 
Paguar nė tė zezė, 
pa faturė, 
Pa taksė orgazme qė tė shpėrthen nga hundėt, 
Ndėrkohė, 
Demonet qeshin nė gjumė…

Harroj, 
se para meje ka veē hendeqe, 
Kurthe lepujsh, dhe zagare tė tėrbuar, 
Gjahtarė me ēifte grykė-zgjuar 
Dhe zjarre, 
gati pėr tu bėrė karbon… 
Alucinacione tė njė shpirti qė vdes, 
Vetmisė sė kohės 
kur, 
kambanat me heshtjen e tyre shurdhojne 
Akrepat e orėve qė ecin mbrapsht…

 

 

MORALI

 

Sa shumė peshon, 
Supeve tė thatė, 
Mbi gropėn e stomakut 
Ngėrē i gjatė.

Pėrbindėsh imoral, 
Kacavarur simptomave meskine, 
Nė duel moralistesh bisht gjatė 
Nė paqe me lumturinė klandestine.

Mbi kudher shtrirė, 
I ngrirė, 
Me ēekan tė lirė 
Goditet pa mėshirė, 
Nėn thundrėn shkrirė, 
Mbi zjarr ciklopesh 
Trup mpirė, 
As I burgosur, 
As I lirė…



 

SHI…

 

I imėt,
monoton ,
i ftohtė,
rrėqethės,
pa zhurmė,
kryeneē,
profet nė idenė 
e vet,
melankonik
nė trishtimin 
qė pėrcjell, 
platonik 
nė abstrakten 
se si bie,
ashtu pikė, pikė 
nė tokė tė askujt.

Lėndon 
optimistėt 
Nervozon 
xhironistet
Pikėllon mė tepėr 
Melankonistet,
Bie 
trishtueshėm 
Nė tokė tė askujt.

I lehtė ,
I ujshem,
Indiferent
I llastuar,
I bezdisshėm,
Ky shi I hollė 
Nė marsin 
E sapo nisur.

 

 

BURGU IM…

 

Pa pranga - duar lidhur para e mbrapa 
Pa njė ēeli - rrethuar nga mure tė padukshme intrigash, 
Pa roje - thundrėn e rėndė mbi gjoks 
Pa gjyq - mjekėr gjatė, gjykatės tė pėrditshėm, 
rrugės nga ec, 
Pa bukė - mė ushqejnė me pjata demagogjish, 
Pa njė vendim - pa njė faj qė e vuaj ēdo ditė, 
Pa njė shtrat - dy metėr tokė tė djerrė e njė shelg, 
Pa njerėz afėr - foto pėrbindėsh tė kuq mbi komedinė, 
Pa njė cigare - poshtė kėmbėve zjarre qė nuk shuhen kurrė, 
Pa njė apel - avokatė tė vdekjes veshur nė tė zezė, 
Pa dritė - diellin e kanė burgosur nė qelinė pėrballė, 
Pa shpresė - ajri mbyt mushkėritė, 
Pa kuptim - kuptimin e kanė arrestuar njė ditė pas meje, 
Pa dashuri - e varrosen nė mėngjes, para syve tė mi…

 

 

ĒAST

 

Dy shpate njė lum dhe njė urė,
Njė tokė,njė arė dhe njė bujk,
Njė zjarr njė thengjill dhe njė furreė
Njė dritė,njė mėngjes dhe njė muzg.

Njė kalė,njė shalė e njė princ blu,
Njė det njė valė e njė varkė diku,
Njė stinė njė verė dhe njė karajfil,
Njė darkė,njė natė dhe njė kandil,
I ndezur gjoksit e shpirtit tim.

Njė bletė mbi nektar e njė zgjua,
Njė pemė njė mollė e njė ftua,
Njė vajzė njė nėnė e njė grua,
Njė shteg,njė blerim e njė krua,
Qė freskon e shplodh shpirtin tim…

Njė bli njė stol e njė pėrkulje,
Njė vashė dy buzė e njė puthje,
Njė trup dy duar e njė pėrqafim,
Dy fjalė buzė veshit e njė dritherim,
Dy duar tė tjera e njė tjetėr trup,

Njė hėnė nė ikje qė gjurmon pa turp,
Pėrplasen zhurmshem mbi fantazinė time.

 

 

RETORIKĖ

 

Asht nji koh, 
pa koh, 
n’kohėn e vet, 
Asht nji ēast, 
si ēasti 
n’ēastin e vet 
Asht nji rrugė, 
rrugės qė tė ēon 
nė rrugė tė vet, 
Asht nji orė, 
pa orė, 
kur ora tė thėrret, 
Asht nji drit, 
qė ndrit 
nė dritė tė thell’
Asht nji fjalė , 
pa fjalė, 
fjalė kėrkon 
Asht nji buzė, 
buzė me buzė 
 puth me epsh, 
Asht nji ti, 
kur je ti, 
nė vet tė parė, 
Asht nji mendje, 
pa menduar 
mendon, 
Asht nji ankth, 
nė panik
t’kerkon, 
Asht nji frik, 
mbush me makth
s’di ku shkon, 
Asht ky varg, 
krejt pa faj 
Veē lėngon