Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 2 - Aleanca ballkanike dhe ēėshtja shqiptare (pjesa e parė)

Shkruan: Jeton AMETI

ALEANCA BALLKANIKE DHE ĒĖSHTJA SHQIPTARE

(pjesa e parė)

       Aleanca Ballkanike, me gjithė kompromiset e arritura, pėrmbante nė vetvete farėn e pėrēarjes midis vendeve ballkanike. Nga ana tjetėr, ajo pėrbėnte njė rrezik tepėr serioz pėr ekzistencėn e kombit shqiptar.

 

            Kryengritjet e mėdha shqiptare dhe lufta italo-turke e kishin dobėsuar pozitėn e Turqisė nė Ballkan dhe u kishin krijuar popujve tė kėsaj zone kushte tė favorshme pėr zhdukjen e plotė tė sundimit osman. Kėto ngjarje, nga ana tjetėr, shqetėsuan e vunė nė lėvizje qeveritė e shteteve ballkanike. Gjendjen e krijuar nė Ballkan, sipas tyre, mund ta shfrytėzonte Austro-Hungaria pėr tė pushtuar sanxhakun e Pazarit tė Ri, ndėrsa lėvizja ēlirimtare nė Shqipėri e nė Maqedoni mund tė shpinte nė autonominė e kėtyre vendeve, gjė qė ishte nė kundėrshtim me planet ekspansioniste serbe, malazeze, bullgare e greke. Shtetet ballkanike, me gjithė kontradiktat e thella qė kishin ndėrmjet tyre, shpejtuan tė lidhnin njė aleancė politike e ushtarake pėr t’i dalė pėrpara ēdo tė papriture dhe pėr ta zgjidhur ēėshtjen nė pėrputhje me interesat dinastikė. Formimin e njė aleance tė tillė e pėrkrahte edhe Rusia cariste, e cila kėrkonte ta pėrdorte atė si gardh kundėr shtrirjes austro-gjermane nė Evropėn Juglindore.

            Bisedimet pėr formimin e kėsaj aleance i kishin filluar qysh nė tetor 1911 kryeministri bullgar Geshov dhe ai serb Milovanoviē. Njė nga ēėshtjet themelore tė kėtyre bisedimeve ishte, krahas asaj tė Maqedonisė, edhe ajo e copėtimit tė Shqipėrisė. Kjo kishte tė bėnte me synimet e Serbisė pėr tė dalė nė detin Adriatik e pėr t’u lidhur me tregjet e Evropės Perėndimore. Prandaj Milovanoviēi e shikonte si njė rrezik formimin e njė shteti shqiptar. Duke pėrdorur si argument tė ashtuquajturėn “paaftėsi tė shqiptarėve” pėr tė formuar shtetin e tyre, ai kėrkonte bashkimin e Shqipėrisė sė Veriut e tė Verilindjes me Serbinė dhe tė Shqipėrisė sė Jugut me Greqinė. Qysh nė ditėt e para tė bisedimeve tė dyja qeveritė kishin rėnė nė marrėveshje tė njihnin tė drejtėn e plotė tė Serbisė mbi vilajetin e Shkodrės dhe mbi atė pjesė tė vilajetit tė Kosovės qė ndodhej nė veri tė Bjeshkėve tė Sharrit, ndėrsa Bullgarisė tė drejtėn mbi vilajetin e Adrianopojės. Por bisedimet u zgjatėn pėr shkak tė kontradiktave qė lindėn nė lidhje me ndarjen e tokave tė tjera tė vilajetit tė Kosovės dhe tė vilajeteve tė Manastirit e tė Selanikut.

            Austro-Hungaria, nga ana e saj, u pėrpoq ta sabotonte kėtė aleancė qė po formohej me pjesėmarrjen aktive tė Rusisė. Pėr tė lidhur pas vetes Malin e Zi e Greqinė, ajo i premtonte mbretit Nikolla toka shqiptare deri afėr Shkodrės, ndėrsa Greqisė i propozonte tė hynte nė njė bllok ballkanik kundėrsllav me Austro-Hungarinė, Rumaninė e Shqipėrinė. Por kėto orvatje nuk patėn sukses.
            Mė 13 mars 1912 u pėrfundua marrėveshja serbo-bullgare. Ajo pėrmbante njė shtojcė tė fshehtė, sipas tė cilės Bullgaria i njihte Serbisė jo vetėm tokat me popullsi serbe, por edhe aneksimin e tokave shqiptare nė veri e nė perėndim tė Bjeshkėve tė Sharrit (Shqipėrinė e Mesme, Veriore dhe Verilindore), kurse Serbia i njihte Bullgarisė tokat nė lindje tė Rodopit dhe tė lumit Struma. Territori midis Bjeshkėve tė Sharrit, lumit Struma dhe liqenit tė Ohrit, me qytetet kryesore Dibėr, Kėrēovė, Gostivar, Tetovė, Kumanovė e Shkup, u quajtėn si zonė e diskutueshme; si arbitėr pėr zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje u caktua cari i Rusisė.

            Krahas bisedimeve serbo-bullgare u zhvilluan edhe bisedimet bullgaro-greke, tė cilat pėrfunduan mė 29 maj me nėnshkrimin e njė marrėveshjeje mbrojtėse nė rast sulmi nga ana e Turqisė.
            Aleanca Ballkanike, me gjithė kompromiset e arritura, pėrmbante nė vetvete farėn e pėrēarjes midis vendeve ballkanike. Nga ana tjetėr, ajo pėrbėnte njė rrezik tepėr serioz pėr ekzistencėn e kombit shqiptar.

            Pas pėrpjekjeve tė Vjenės, pėr t’i kėrkuar Portės sė Lartė zbatimin e politikės sė decentralizimit, diplomacia ballkanike u bė mė aktive. Mali i Zi, i cili vazhdonte gjithnjė tė organizonte provokacione nė kufi, i ftoi aleatėt ballkanikė tė hidheshin menjėherė nė luftė kundėr Turqisė. Ai dėrgoi emisarėt e vet nė Shkodėr pėr tė bindur klerin katolik ta ndihmonte nė veprimin qė do tė ndėrmerrte kundėr Turqisė, me qėllim qė tė ēlirohej rrethi ose gjithė vilajeti i Shkodrės dhe tė hynte nė njė “union real” me Malin e Zi. Pėrfaqėsuesit e klerit katolik tė Shkodrės nuk e pranuan kėtė projekt. Kėto pėrpjekje tė aleatėve ballkanas kishin mbėshtetjen e qeverisė ruse.

            Porta e Lartė, nga njėra anė, u deklaroi shteteve ballkanike se nuk kishte aspak ndėrmend t’u jepte shqiptarėve autonominė, ndėrsa, nga ana tjetėr, shpalli mė 23 gusht, nė njė redaktim tė ri, kėrkesat e shqiptarėve tė pranuara prej saj. Duke mos pėrmendur asnjėherė nė to fjalėt Shqipėri e shqiptarė, qeveria turke synonte t’i qetėsonte shtetet ballkanike dhe t’u jepte atyre tė kuptonin se privilegjet e dhėna mund tė shtriheshin edhe mbi popullsinė joshqiptare tė vilajeteve tė Kosovės, tė Manastirit dhe tė Janinės, nėse do tė ishte nevoja qė ajo t’u bėnte njė interpretim tė tillė. Por kjo nuk i kėnaqi aspak shtetet ballkanike. Sukseset e rrufeshme tė kryengritjes shqiptare dhe ngjarjet nė frontin e Tripolit kishin treguar qartė kalbėsinė e Perandorisė Osmane dhe paaftėsinė e saj ushtarake. Tė nxitur nga kjo, ato filluan tė bėnin pėrgatitje tė ethshme pėr t’i shpallur luftė Turqisė.

            Qeveria malazeze kishte pėrfunduar me Bullgarinė njė marrėveshje verbale, sipas sė cilės kjo e fundit i njihte Cetinės tokat qė do tė pushtonte nė rast lufte kundėr Turqisė. Mali i Zi, me qėllim qė tė shkaktonte sa mė parė konfliktin ballkanik, bėri tė gjitha pėrpjekjet me anėn e bajraktarėve, si Sokol Baci etj., qė ishin nė shėrbim tė tij, t’i hidhte malėsorėt katolikė shqiptarė nė luftė kundėr turqve, tė cilėt kishin krijuar nė Malėsi njė gjendje tė padurueshme. Urrejtja e papėrmbajtur e malėsorėve kundėr sundimtarėve osmanė i bėri ata tė bashkėpunonin me malazezėt.

            Kėtė bashkėpunim turqit e shfrytėzuan pėr tė nxitur fanatizmin fetar nė vilajetin e Shkodrės dhe pėr tė bėrė masakra mbi popullsinė katolike tė Zadrimės, njė pjesė e madhe e sė cilės u detyrua tė arratisej nė male. Me politikėn e tyre tė terrorit turqit i afruan edhe mė shumė malėsorėt katolikė me Malin e Zi. Luftime tė ashpra kundėr forcave turke zhvilluan nė shtator tė vitit 1912 malėsorėt e Malėsisė sė Madhe, tė pėrkrahur nga reparte malazeze, si edhe nga zadrimasit.
Ndėrkohė marrėdhėniet ndėrmjet Turqisė dhe shteteve tė Aleancės Ballkanike po acaroheshin gjithnjė e mė shumė. Nuk e zbuti kėtė acarim as vendimi i marrė nga Porta e Lartė mė 24 shtator pėr t’i shtrirė njė varg privilegjesh, qė u ishin njohur shqiptarėve, edhe mbi popullsitė joshqiptare tė vilajeteve tė Rumelisė.

            Nė fund tė shtatorit si Turqia, ashtu edhe shtetet ballkanike filluan mobilizimin e ushtrive tė veta. Dukej qartė se konflikti i armatosur ishte i pashmangshėm. Fuqitė e Mėdha e nė mėnyrė tė veēantė Rusia u pėrpoqėn ta pengonin njė konflikt tė tillė qė mund tė shpinte nė prishjen e status quo-sė nė Ballkan dhe nė njė luftė botėrore, pėr tė cilėn ata nuk ishin pėrgatitur ende. Mė 7 tetor Austro-Hungaria e Rusia deklaronin nė emėr tė Fuqive tė Mėdha qė, nė rast lufte ndėrmjet Turqisė e shteteve ballkanike, nė mbarim tė konfliktit fuqitė nuk do tė lejonin asnjė ndryshim tė status quo-sė territoriale nė Ballkan. Nė njė kohė kur pėrfundimi i luftės nuk dihej, Vjena synonte, me anė tė kėsaj deklarate, tė pengonte zgjerimin e shteteve ballkanike nė kurriz tė Turqisė, ndėrsa Rusia tė siguronte mbrojtjen e aleatėve tė vet ballkanikė nė rast disfate.

            Megjithatė Lufta Ballkanike shpėrtheu. Mė 8 tetor Mali i Zi i shpalli luftė Turqisė. Mė 17 tetor i shpallėn asaj luftė Serbia e Bullgaria dhe njė ditė mė vonė Greqia.

 

            Lufta e Parė Ballkanike dhe Shqipėria      

 

            Lufta e Parė Ballkanike, pėrderisa drejtohej kundėr Turqisė dhe kishte pėr qėllim bashkimin kombėtar tė popujve ballkanikė, objektivisht kryente njė funksion pėrparimtar. Por ajo u drejtua nga qarqet shoviniste tė vendeve tė Ballkanit dhe u kthye nė njė luftė grabitqare, pushtuese, sidomos ndaj Shqipėrisė e Maqedonisė.

            Shqiptarėt ishin po aq tė interesuar sa edhe popujt e tjerė tė shtypur tė Ballkanit pėr t’u ēliruar nga zgjedha osmane. Pėrfaqėsuesit e tyre bėnė pėrpjekje pėr t’u lidhur me fqinjėt nė luftėn e pėrbashkėt kundėrosmane, por kėto pėrpjekje dėshtuan pėr faj tė krerėve tė Aleancės Ballkanike, tė cilėt nuk dėshironin t’i kishin shqiptarėt si palė me tė drejta tė barabarta nė kėtė aleancė, sepse ishin marrė vesh ndėrmjet tyre pėr copėtimin e Shqipėrisė. Prandaj, shqiptarėt nuk hynė nė njė aleancė, krerėt e sė cilės synonin t’i pėrdornin ata si mish pėr top nė luftėn kundėr Perandorisė Osmane. Pjesėmarrja e shqiptarėve nė kėtė aleancė, pa u njohur zyrtarisht tė drejtat e tyre, do tė ishte njė vetėvrasje.
            Planet aneksioniste tė Serbisė, tė Malit tė Zi e tė Greqisė kundrejt Shqipėrisė, plane qė filluan tė viheshin nė jetė me shpėrthimin e Luftės sė Parė Ballkanike, ishin pjellė e njė politike tė pajustifikueshme armiqėsore ndaj njė populli fqinj, qė kishte bėrė njė luftė tė vazhdueshme kundėr sundimit shekullor osman dhe kishte treguar se ishte njė aleat i sigurt nė luftėn kundėr armikut tė pėrbashkėt. Shtetet ballkanike jo vetėm dėrgonin ushtarėt e tyre tė vriteshin me shqiptarėt, qė ishin tė vendosur tė mbronin deri nė fund lirinė e tėrėsinė e tokės sė tyre, por edhe u jepnin Fuqive tė Mėdha njė armė tė fortė nė dorė pėr tė ndėrhyrė nė punėt e Ballkanit, qė tė vinin nė orbitėn e tyre si popullin shqiptar, ashtu edhe popujt fqinjė. Pėr kėtė arsye, Lufta Ballkanike krijoi nė Shqipėri njė gjendje shumė tė ndėrlikuar e kontradiktore. Nga njėra anė, nė masat popullore vazhdonte tė ishte gjallė fryma e luftės kundėr zgjedhės osmane, nga ana tjetėr, po bėhej gjithnjė mė i qartė rreziku qė kėrcėnonte Shqipėrinė nga fqinjėt ballkanikė, tė cilėt pas dėbimit tė turqve nga gadishulli synonin tė zinin vendin e Perandorisė Osmane nė tė dhe tė fshinin kombin shqiptar nga harta politike e Ballkanit.
            Ndryshe nga vendet e tjera ballkanike, Shqipėria edhe kėsaj radhe, nė kėto ēaste tepėr kritike, u ndodh vetėm, me armikun e vjetėr nė vatėr dhe e sulmuar nga agresorė tė rinj. Ky rrezik kombėtar vuri nė lėvizje tė gjitha klasat e shtresat shoqėrore tė vendit. Pėrpara tyre u ngrit nė mėnyrė mė serioze ēėshtja e fatit tė Shqipėrisė, e qėndrimit qė duhej mbajtur ndaj konfliktit ballkanik, e mėnyrave dhe e mjeteve pėr ta shpėtuar Shqipėrinė nga katastrofa qė kėrcėnonte Turqinė.
            Qysh nė fillim tė tetorit gazeta “Liri e Shqipėrisė”, qė pėrfaqėsonte opinionin e kolonisė shqiptare tė Sofjes, duke parashikuar ngjarjet, u drejtohej shqiptarėve me thirrjen: “... tė marrim armėt dhe tė mbrojmė kufijtė e mėmėdheut tonė, duke kėrkuar autonominė e Shqipėrisė”. Po kjo gazetė u drejtohej shqiptarėve t’u pėrmbaheshin udhėzimeve tė Sami Frashėrit nė veprėn “Shqipėria ē’ka qėnė, ē’ėshtė e ē’do tė bėhetė?”, d.m.th. t’i jepnin njė goditje tė fortė Turqisė pėr tė mos u rrokullisur me tė nė greminė.

            Ndryshe e vlerėsuan gjendjen kolonitė shqiptare tė mėrgimit nė ShBA. Ato u nisėn nga fakti se Turqia, megjithėse ishte armike e Shqipėrisė, u kishte njohur shqiptarėve disa tė drejta kombėtare, kurse pjesėtarėt e Aleancės Ballkanike synonin ta copėtonin atė krejtėsisht. Prandaj mbledhja e pėrfaqėsuesve tė kolonive shqiptare tė ShBA-sė, qė u bė mė 6 tetor 1912 nė Boston, duke “... marrė nė sy atė qė po mundet Turqia, e qė shtetet e Ballkanit do ta ndajnė Shqipėrinė nė mes tyre”, deklaronte: “Ėshtė detyrė e atdhetarėve shqiptarė tė jenė plotėsisht tė bashkuar me guvernėn (qeverinė - shėn. i aut.) otomane kundėr armiqve tė Mbretėrisė”. Ndonėse frymėzohej nga qėllime patriotike, qėndrimi i kolonive shqiptare tė ShBA-sė pėrmbante nė vetvete njė rrezik tė madh pėr vendin. Pėrkrahja pa kushte qė shqiptarėt do t’i jepnin Turqisė nė luftėn kundėr Aleancės Ballkanike do tė sillte si pasojė qė Shqipėria tė pėsonte tė njėjtin fat qė do tė pėsonte Turqia nė Ballkan dhe do t’u jepte njė argument tė fortė qeverive tė Aleancės Ballkanike pėr tė mbrojtur pėrpara opinionit publik ndėrkombėtar planin e copėtimit tė Shqipėrisė si njė provincė e thjeshtė turke.
            Brenda nė Shqipėri nismėn pėr njė veprim politik, qė ta nxirrte vendin nga gjendja e vėshtirė dhe e ndėrlikuar e krijuar nga Lufta Ballkanike, e morėn shoqėritė atdhetare, Komiteti “Shpėtimi” dhe “Shoqėria e Zezė pėr Shpėtim” qė ishte krijuar nė Shkup. Pėrfaqėsuesit e tyre Sali Gjuka, Nexhip Draga, Bedri Pejani, Mithat Frashėri etj., organizuan nė Shkup mė 14 tetor 1912 njė mbledhje, pėr tė cilėn ishte marrė qysh pėrpara edhe miratimi i Hasan Prishtinės e i Bajram Currit, qė kishin shkuar nė front pėr organizimin e mbrojtjes sė tokave shqiptare.

            Mbledhja e Shkupit arriti nė pėrfundimin se Perandoria Osmane do ta humbiste luftėn dhe vendosi t’u njoftonte Fuqive tė Mėdha se populli shqiptar po i kapte armėt jo pėr tė forcuar sundimin e Turqisė nė Ballkan, por pėr t’i dalė zot tėrėsisė tokėsore e lirisė sė Shqipėrisė. Pra, vijonte deklarata, shqiptarėt nuk do tė pranonin pėr katėr vilajetet veēse njė formė tė vetme qeverisjeje. Ky vendim pėrputhej me atė qė ishte shprehur nga gazeta “Liri e Shqipėrisė” dhe ishte vendimi mė i drejtė e mė realist qė mund tė merrej nė kėto rrethana. Ai iu dorėzua pėrfaqėsuesve tė fuqive tė huaja nė Shkup mė 16 tetor.

            Mbledhja e Shkupit caktoi edhe njė delegacion, i cili do tė shkonte nė Malėsi tė Madhe pėr t’i shkėputur malėsorėt nga bashkėpunimi me Malin e Zi. Ky delegacion u autorizua gjithashtu tė merrej vesh me krahinat e tjera tė vendit pėr organizimin e njė kuvendi kombėtar qė do tė vendoste pėr fatin e atdheut. Por ai nuk mundi tė arrinte nė Malėsi tė Madhe; ngjarjet nė frontin e luftės ishin zhvilluar me njė shpejtėsi tė tillė, qė e detyruan tė ndalej pėrkohėsisht nė Pejė e nė Gjakovė, ku mori autorizimin nga popullsia pėr ta pėrfaqėsuar atė nė veprimtaritė qė po ndėrmerreshin kundėr copėtimit tė vendit. Prej kėtej delegacioni i Kosovės u drejtua nė Shqipėrinė e Mesme e tė Jugut, ku ishin marrė nisma nga rrethet atdhetare lokale pėr organizimin e kuvendit kombėtar dhe kishte filluar zgjedhja e delegatėve.

            Ushtritė e aleatėve ballkanikė brenda njė kohe tė shkurtėr e shpartalluan ushtrinė turke nė tė gjitha frontet. Trupat bullgare, pasi thyen qėndresėn e forcave turke, tė pėrqendruara nė Trakėn Lindore, iu drejtuan Adrianopojės. Forcat e Malit tė Zi, tė ndara nė tri kolona, sulmuan dy nė drejtim tė Shkodrės dhe njėra nė drejtim tė Pejės. Brenda tri javėsh ato pushtuan Pejėn dhe iu drejtuan Shkodrės.

            Mbreti Nikolla i Malit tė Zi, ndėrsa u premtonte malėsorėve se do tė respektonte flamurin shqiptar, nė thirrjen drejtuar popullit malazez e ftonte kėtė t’u jepte dorėn “vėllezėrve nėn zgjedhė tė Malėsisė, tė cilėt prej mė shumė se dy vjetėsh luftonin pėr tė drejtat e lirinė e tyre dhe pėr bashkimin me Malin e Zi”. Kur doli nė shesh mashtrimi i mbretit malazez dhe kur nė tokat shqiptare tė pushtuara, nė vend tė flamurit kombėtar u ngrit ai i Malit tė Zi, malėsorėt, qė kishin marrė pjesė aktive nė kėtė luftė krahas ushtrive malazeze, u tėrhoqėn nė masė nga lufta.
Edhe mbreti serb Pjetėr, nė manifestin qė shpalli nė fillim tė fushatės ushtarake serbe, deklaronte nė mėnyrė demagogjike se do t’u sillte edhe shqiptarėve lirinė, vėllazėrinė dhe barazinė.
Mė 15 tetor filloi mėsymja e trupave serbe nė rajonin e Vranjės, ndėrsa mė 18 tetor u hodh nė sulm gjithė ushtria prej 286 000 vetash, nė drejtimin Nish-Manastir-Elbasan, Nish-Manastir-Selanik dhe Kurshunli-Prizren-Durrės. Forca tė tjera sulmuan nga veriu, nė drejtimin Rashkė-Mitrovicė-Pejė dhe Javor-Priepolje.

            Turqia u gjend e papėrgatitur pėr luftė. Qeveria turke vendosi tė formonte repartet e armatosura vullnetare shqiptare, qė do tė pajiseshin me armė nga depot e shtetit. Doli edhe njė urdhėr i ministrit tė Luftės pėr t’u dėrguar shqiptarėve 50 000 pushkė. Megjithatė nuk u dėrgua asgjė, shqiptarėt u lanė pa armė, nė mėshirėn e fatit. Qeveria xhonturke nuk qe nė gjendje tė pėrfitonte nga forca e madhe e shqiptarėve dhe nga gatishmėria pėr tė mbrojtur atdheun e vet.

            Shqiptarėt e Kosovės, veēanėrisht ata tė Llapit dhe tė krahinave pėrreth, u qėndruan me vendosmėri nė luftimet e Merdarit (14-18 tetor), nė veri tė Podujevės, forcave tė Armatės sė parė dhe tė tretė serbe. Ushtria turke njė ditė para betejės braktisi frontin nė disa pika. Luftimet nė Merdar ishin tė ashpra. Serbėt e morėn atė pas humbjeve tė mėdha. Edhe mbrojtja e kufirit nga Rashka nė Podujevė u mbeti vullnetarėve shqiptarė, tė udhėhequr nga Isa Boletini. Me organizimin e mbrojtjes nė veri tė Prishtinės u mor Hasan Prishtina, ndėrsa nė Gjakovė, Plavė e Guci Bajram Curri.
            Pasi morėn Merdarin, forcat serbe tė Armatės sė parė depėrtuan nė Podujevė dhe, sė bashku me ushtritė e Armatės sė tretė, mė 20 tetor filluan sulmin mbi Prishtinėn. Vullnetarėt shqiptarė luftuan me vendosmėri, por pėr mungesė tė municionit u tėrhoqėn nga qyteti, qė ra po atė ditė nė duart e serbėve. Mė 23 tetor u pushtua Vuēiterna dhe pas saj Mitrovica.

            Me organizimin e forcave vullnetare shqiptare nė zonėn e Gjilanit, tė Moravės e tė Karadakut u mor Idriz Seferi, qė arriti tė grumbullojė 6 000 luftėtarė, tė cilėt u hodhėn nė kufirin me Serbinė, ku sė bashku me forcat e vendit u bėnė ballė njėsive tė Armatės sė tretė serbe. Luftimet nė kėtė trevė juglindore tė Kosovės vazhduan 7 ditė, duke filluar nga koha e sulmit tė ushtrisė serbe mė 15 tetor. Pasi theu qėndresėn e shqiptarėve nė kufirin juglindor tė Kosovės, ushtria serbe mundi tė pushtonte mė 24 tetor qytetin e Gjilanit. Mė 23 tetor serbėt pushtuan Vuēiternėn dhe pas saj Mitrovicėn.
            Pas pushtimit tė Prishtinės ushtria serbe filloi veprime tė tjera nė pėrmasa tė mėdha, tė cilat kishin si objektiv tė parė pushtimin e Ferizajt, tė Kumanovės e tė Shkupit, pėr tė vijuar mė tej marshimin drejt jugut dhe drejt pjesės perėndimore tė Shqipėrisė.

            Natėn e 23-24 korrikut Armata e tretė serbe filloi njė marshim drejt Shkupit e Kumanovės. Mė 24 tetor pushtoi Lipjanin dhe po nė kėtė ditė iu afrua Ferizajt. Edhe mbrojtja e tij u mbeti rreth 10 000 vullnetarėve shqiptarė. Nė mesditėn e 25 tetorit ushtria serbe filloi sulmin e pėrgjithshėm mbi qytetin, tė cilin e pushtoi nė mbrėmjen e 25 tetorit. Forcat shqiptare u tėrhoqėn drejt Kaēanikut.
Por luftimet mė tė mėdha u bėnė nė Grykėn e Carralevės. Pas dy ditė lufte me 2 000-3 000 vullnetarė shqiptarė, forcat serbe, pasi lanė kėtu shumė ushtarė tė vrarė e tė plagosur, mė 26 tetor e pushtuan kėtė grykė. Mė 30 tetor u pushtua Prizreni.

            Beteja mė e madhe e trevės sė Kosovės ishte ajo e Kumanovės (22-24 tetor), ku serbėt hodhėn ushtrinė e Armatės sė parė, tė pėrbėrė nga 126 000 veta. Armata turke e Vardarit kishte vendosur nė kėtė front 50 000 luftėtarė. Midis tyre kishte edhe disa mijėra ushtarė shqiptarė, pėrveē forcave vullnetare tė ardhura nga treva e Kumanovės e rrethet e tjera.

            Mė 24 tetor ushtria turke u thye pėrfundimisht nė Kumanovė. Pas pushtimit tė Kumanovės, mė 26 tetor forcat e Armatės sė parė serbe pushtuan pa luftė Shkupin. Me pushtimin e Shkupit pėrfundoi faza e parė e Luftės Balkanike. Periudha e dytė ishte ajo e luftės pėr pushtimin e territoreve shqiptare nė pjesėn perėndimore tė vilajetit tė Kosovės, nė vilajetet e Manastirit, tė Shkodrės e tė Janinės.

 

Vazhdon...