.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Antologji e poezisė moderne shqipe - Ali Podrimja

ALI PODRIMJA

 

 

 

 

      Pėrgatiti: Jeton KELMENDI

 

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

ALI PODRIMJA

 

 

 

 

 

 

 

 

        

 

            Hyrje

 

            Ali Podrimja ėshtė autor i mė shumė se dhjetė vėllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si pėrfaqėsuesi mė tipik i poezisė sė sotme shqiptare dhe si njė poet me emėr dhe nė shkallė kombėtare. Botėn e vet poetike poeti e artikulon pėrmes njė sistemi figurativ tė konsoliduar (veēanėrisht me simbolin dhe metaforėn) dhe me njė shkallė mjaft tė lartė ndjeshmėrie.

            Ali Podrimja lindi e u rrit nė Gjakovė. Studjoi gjuhė dhe letėrsi shqiptare nė Universitetin e Prishtinės, ku dhe jeton aktualisht. Periudha vendimtare pėr formimin shpķrtėror dhe intelektual tė poetit janė vitet pesėdhjetė. Mė 1957 botoi poezinė e parė nė revistėn "Jeta e Re". Ishin vitet kur shqiptarėt nė Kosovė pėrjetonin njėrin nga terroret me tė egra tė pushtuesit serb, kohėn e aksionit famėkeq pėr mbledhjen e armėve dhe tė shpėrnguljeve mė dramatike tė pėrmasave tragjike pėr Kosovėn dhe shqiptarėt (rreth treqindmijė tė shpėrngulur dhunshėm nė Turqi). Poeti rritej dhe piqej nė kėto kushte, nė kėtė atmosfere agonie, qė e kishte mbėrthyer Kosovėn.

            Qyteti i Gjakovės, ku kishte lindur dhe shkollohej, qytet me traditė tė pasur patriotike, ishte mė i godituri nga kjo vėrshimė policore e UDB-sė serbe. Poeti i pėrfshirė nė kėtė pėrditshmėri ndjeu nevojė tė rezistojė, tė kundėrvihet dhe ta stigmatizojė tėrthorazi synimin e pushtuesit: Qaj rrafshi im i dashur, qaj! (fjala ėshtė pėr rrafshin e Dukagjinit,) Diellin tėnd verbuar e kanė tytat E vatrat shkimbur deri mė njė... Vargjet janė shkėputur nga poemthi lirik ,Hija e tokės", tė cilin Ali Podrimja e shkruajti nė vitin 1960, kur ishte gjimnazist.

            Njė vit mė pas, mė 1961, Ali Podrimja botoi pėrmbledhjen e parė me vargje elegjiake Thirrje. Mė pas vijnė pėrmbledhjet Shamijat e pėrshėndetjeve (1963), Dhimbė e bukur (1967), Sampo (1969), Torzo (1971) etj., deri nė veprėn e tij mjeshtėrore Lum, lumi, (1982), qė shėnoi njė kthesė nė poezinė bashkėkohore kosovare.

            Nė vitet '80 e '90 ai do tė vazhdojė tė botojė libra poetikė si Zari, Buzėqeshje nė kafaz etj., deri te dy librat nė prozė: Burgu i hapur (1998) dhe Harakiri (1999). Kur pėr njė poet themi se nuk ėshtė konvencional, pra ėshtė modern, kėtė duhet ta kuptojmė kėshtu: Ali Podrimja e ēliron poezinė shqipe nga disa rregulla metrike, siē ėshtė: vargu i thurur, apo nga pėrmbajtjet si fryma apologjike, brohoritėse e poezisė sė pasluftės etj. Por, ai vendos parime tė tjera krijuese, siē ėshtė vargu i lirė, shqiptimi metaforik, gjuha e ironisė, efikase pėr tė shprehur zona mė tė errėta apo mė tė fshehta tė natyrės sė njeriut.

            Synimi i poetit pėr t'u fshehur pėrmes reflekseve ezopike dhe pėr t'i pėrcjellė ato, duke shmangur ndalesat e jashtme, e nxjerrin nė plan tė parė mesazhin dhe nė plan tė dytė atė pjesė tė vlerės artistike qė arrihet pėrmes ritmit dhe euforisė. Me rėndėsi ėshtė tė kuptohet, nėse kėto parime poetike tė Ali Podrimjes, janė parime tė njė brezi dhe tė njė kohe dhe duhet tė njihen si pėrvojė. Pa to nuk mund tė kuptohet dhe tė zbulohet arti poetik nėpėr kohė, sidomos pėr krijuesit e rinj, poetėt e mėdhenj janė shkollė, nga e cila mund tė mėsojnė; janė pėrvojat, nga tė cilat do tė nisin ata tė krijojnė parimet e tyre poetike.

            Poezia e Ali Podrimjes, e pėrkthyer nė shumė gjuhė tė huaja, ėshtė pranuar e vlerėsuar pikėrisht pėr arsye se nė thesarin universal tė vlerave, hyn bindshėm pėrmes koloritit tė veēantė, pėrmes botės shpirtėrore me individualitetin e vet tė formuar, tė ndryshėm nga tė tjerėt.

 

            (http://wikisource.org/wiki/Author:Ali_Podrimja)

 

 

 

 

Poezi

 

Ali PODRIMJA

 

 

UNĖ BIRI YT

 

Unė biri yt, Kosovė, t'i njoh dėshirat e heshtura,
t'i njoh ėndrrat, erėrat e fjetura me shekuj,
t'i njoh vuajtjet, gėzimet, vdekjet,
t'i njoh lindjet e bardha, caqet e tua tė kallura;
ta di gjakun qė tė vlon nė gji,
dallgėn kur tė rrahė netėve tė pagjumta,
e tė shpėrthejė do si vullkan,
mė mirė se kushdo tjetėr tė njoh, Kosovė,
Unė, biri yt.

 

 

 

 

EPIKA

Me shekuj kam shitur gjakun
e rritur jam me gjakun e shitur
Me shekuj kam hėngėr me veten
e ditur s'kam tė qesh me veten e tepruar...
Miq,

Kosova ėshtė gjaku im qė nuk falet!

 

 

 

 

ANKTHI

Toka ime digjet, toka ime e dashur,
balli im i ngrysur,
pishė...

Caqet e tua herėt t'i kam pėrbirė me hijet e mia,
Kosovė, pėrrallė e lashtė!
Herėt m'i ke lidhur kėmbė e duart me skamje,
vuajtje e vdekje...

Medet, kė mė parė tė shpėtoj: veten apo zogjtė

e ngrirė n'ajėr?
Nipave ē'tu them pėr kėngėn time tė vdekjes?
- Heu, edhe kryet po tė ma hiqni, tjetra do t'mė
kish mbirė!

Toka ime digjet
nė ēdo pėllėmbė tė trupit tim - toka e mallkuar..

 

 

 

 

ME JETUE

 

Tim bir, Lumit

Erdhe nė jetė
Nuk ka mė nevojė pėr kuje, lutje
Kryesorja tė jetosh

Kėtė gur ta hedhėsh mė larg se Unė
Prandaj:
Bukėn ta pjekėsh dy herė nėn saē
Ujin ta ziesh deri nė shkallėn 99
Derisa tė mbetesh ti i vetmi kėrthi nė ajėr
nė kohė kozmos.

Metafora e Jetės Sime

nėse s'flas
jeta ime s'ka qetėsi

fjala ime bėhu Unė

heshtja tė tė mos shtypė
nė gurė
rnulliri

nėse s'flas
jeta ime s'ka qetėsi

fjala ime bėhu Unė

plaga ime
le tė marrė
frymė thellė

 

 

 

 

ME QENĖ

Tė jesh shqiptar
e vdekja tė mos tė gjejė
edhe nė skaj tė botės
e pamundur ėshtė

Tė jesh shqiptar
e ndonjė qen tė mos tė ndjek
deri nė varr
e pamundur ėshtė

Shqiptar tė jesh
botėn varr tė mos e kesh
e pamundur ėshtė
e pamundur

Nė trupin tim
plaga mė e thellė
sa mė afėr
Bregut
lum lumi nuk ėshtė nė linjė

 

 

 

 

TI DHE UJI

 

Diellin ta shikosh nga hija e plepit
Dhe ta matėsh
Kur hijen tėnde s'mund ta kapėrcesh mė
Qenit ruaju se tė kafshon ajo kafshė shtėpiake
Besnik i madh i Njeriut
Nga kafshimi i gjarprit mund tė shpėtosh
Macen nxirre nga fjalori yt gjithsesi
Ajo s'ėshtė simbol i kohės sate as i artit tėnd

(Unė gjithmonė ia kam frikėn edhe Lules edhe
Femrės)

Kur tė flasėsh fol tė dėgjohesh nė bjeshkė
tė dėgjohesh nė shkretėtirė
Pėr tė dytėn herė mbetesh pa kokė ose kush
nuk tė beson:
Sa mė pak shikoje veten nė pasqyrė
Dhe kurrė mos mendo: I pari
Ai qė ka ekzistuar para teje jam UNĖ
Ai qė do tė kujdeset pėr ditėt e mia tė mbrama
Pėr ėndrrat e mia e qetėsinė je Ti
Me pleh kurrė mos u pajto: Nxirre nė gjysmė
tė natės
nė pikė tė vapės
Asgjė mos rrit asgjė mos krijo me dhunė
Rast i humbur nuk je edhe pse pylli
dendėsohet
Mund ta kalosh natėn nė Kullėn time tė vetmuar
nė botė
Dhe si tė duash Ti Lumi
Kryesorja: jetėn ta jetosh pa e vrarė
Dhe pa tė mbetur nė kėmbė ndonjė therrė
e saj e zezė
Bashkudhėtari im
Ta provojmė vetveten derisa kemi frymė.

 

 

 

 

NJĖ NATĖ NGA NETET PA GJUMĖ

Zgjohu Kosovė!Zgjohu nėna ime e dashur,
balli dhe emri im i shkelur,
zgjohu,oj!A po e ndien vajin tim?
A po sheh si ti kam ngulur sytė
mu nė zemėr,mu nė shpirt,
si t`i kam hedhur duart rreth belit
pėr tė pėrqafuar unė, ashti yt?
Zgjohu,Kosovė!

Nga degėt e mia tė thyera kush po dahet,
kėtė cater kush po e le?
Ē`janė kėto gjurmė gjaku qė po shtohen
nėpėr fytyrėn tende,
kėto varre e murana qe po sillen vėrdallė
rreth shtėpisė sime?...
Zgjohu, Kosovė!Zgjohu, nėna ime e dashur,
balli dhe emri im i shkelur,
Zgjohu, Kosovė!...

Sonte vetėm mbeta e
nė derė tė oborrit askush s`po me troket,
askush mė, thua vdekur jam e harruar
Nė kėto troje e suka gjaku.

Thua mė ėshtė shkrimbur hisja
e mbyllur dera e konakut.....
Zgjohu, Kosovė, flakė e hershme e ashtit tim
t`pelcitur.
Bota nė ty le tė kallet!

 

 

 

 

PARISI, VENDLINDJA

Do tė hyjmė nė Paris
gurin tonė aty do ta ngulim,
nuk do tė na presė Teuta, Genti,
nuk do tė na presė hordhi e egėr romake,
nuk do tė na presė njeri i gjallė.

Nė Paris do tė hyjmė;
ėndėrrat do t'i varim nė krahė tė lejlekėve
te njė krua do t'i lajmė sytė, duart lythore,
do t'i lėmė netėt ballkanike pas shpine
vallet, kėngėt, baladat, pėrrallat,
vetėm fyellin do ta marrim
t'i biem kur tė na rrokė malli,
kur humbim nė grumbullin e klosharėve,
tė hijeve,
tė minjve,
deri vonė rrugėve tė Parisit nė metro marramenthi:
do t'i marrim erė ftoit tė vendlindjes
pėr kohėt pis do tė flasim me gishta,
nuk do tė shkelim asnjė mizė,
nuk do tė trembim asnjė zog,
nuk do tė derdhim zjarr, vrer,
mbi kokė tė njeriut,
Evropės sė pėrgjumur s'do t'i pėrulemi
as perėndive tė krisura.
Ma jep besėn, Lum Lumi,
se nuk do tė harrojmė vendlindjen.

 

 

 

 

RĖNKIMI

Qaj, rrafshi im i dashur, qaj!
Diellin tėnd verbuar e kanė tytat,
E vatrat shkimbur deri nė njė.

Zogun nė qiell, zogun ta kanė vrarė
Me duar tė mia tė ēara
Me rrashtat tona tė shpuara mbuluar tė kanė;

Pragje thyer e konaqe mbyllur...
Pėr gjithkė e pėr askė vrarė jemi...

Qaj, rrafshi im i dashur, qaj.

Plepi im qiellin do ta shpojė,
Plepi im i kallur
Qiellin e humbur majė njė shpate.