.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

Antologji e poezisė moderne shqipe - Ali Prebreza

ALI PREBREZA

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

ALI PREBREZA

 

 

 

 

          

 

 

             Hyrje

 

           Dr. Ali M. Prebreza u lind mė 15.II.1963 nė Bardh tė Madh, Fushė-Kosovė. Rrjedh nga  njė familje atdhedashėse dhe arsimdashėse. Tė  gjithė vėllezėrit ishin tė kyēur aktivisht nė ilegale ndėrsa babai i tyre ėshtė “fajtori” kryesor pse tė gjithė djemėt e tij (katėr ) e kryen fakultetin e deri nė doktor shkencash anipse ai ishte gjysmanalfabet. Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje, tė mesmen dhe fakultetin e mjekėsisė drejtimi i stomatologjisė nė Prishtinė, studimet postdiplomike nė lėmin e kirurgjisė orale poashtu nė Prishtinė. Para lufte punoi si arsimtar i kimisė-biologjisė nė shkollėn fillore tė Bardhit. Luftėtar aktiv i ilegales dhe luftės sė hapur kundėr okupatorit serb nga ditėt e para tė daljės nė dritė tė UҪK-sė.

            Pas lufte nga dhjetori i vitit 1999 u emrua drejtor i shtėpisė sė shėndetit nė themelim, nga viti 2001 punoi nė KK Fush-Kosovė si zėvendėsdrejtor e mė vonė nga 2003 deri nė shtator tė 2011 ishte drejtor i Qendrės Kryesore tė Mjekėsisė Familjare “dr. Fatmir Krasniqi” Fushė-Kosovė, tani kryen detyrėn e udhėheqėsit tė shėrbimit stomatologjik nė QKMF si kirurg oral.

            Anėtar, kryetar dhe redaktor i grupit letrar “Shkėndiat e Arta”, Bardh i Madh. Tani ėshtė anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės si dhe kryetar i Shoqatės sė Shkrimtarėve “Naim Frashėri”, Fushė-Kosovė.

            Vargjet dhe tregimet e Ali Prebrezės janė botuar nėpėr shumė gazeta dhe revista.

            Me shkrime ėshtė marrė qė nga klasa e gjashtė. Ka pasur fatin e keq qė krejt krijimtaria e paraluftės i ėshtė djegur. Pas lufte ka botuar dy vepra: njė pėrmbledhje me poezi pėr tė rinj dhe tė rritur dhe njė tufė me pjesė skenike pėr fėmijė. Po ashtu nė bashkautorėsi ka tė botuar edhe njė libėr me poezi tė bashkatdhetarėve. Ka gati pėr botim edhe 11 vepra tė tjera me poezi pėr fėmijė dhe tė rritur.

            Jeton me familje nė Bardh tė Madh.

 

 

 

 

MOS  U  MUNDONI

 ( Adem Jasharit)

 

Mos u mundoni

T’ia nxirrni rrėnjėt

Se ai rrėnjė ka tokėn

 

Mos u mundoni

Ta ndani nga dielli

Se ai diell i diellit ėshtė

 

Mos u mundoni

Ta lini vetėm

Se ai nė ēdo zemėr ka emėr

 

Mos u mundoni

T’ia ndalni kėngėn

Skėnderbeu ia la amanet

 

Mos u mundoni

T’ia vidhni dashurinė

Se ai bukuri pėrrallore ka

 

Lėrini mundimet

Lėrini

Se ai i pavdekshėm ėshtė       

 

 

 

RREZE  DRITE

( nėnės sime )

 

Sa tė  ka hije

Tė   rrisėsh jetėn tė nde

Djepin plotė  diell

 

Tė  buzėqeshin

Sytė  dhe zemra

Rrita jote

 

E pushton nė  gji

Aty mbinė  lulja

Engjėj plotė  nė  lule

 

S’tė  nxinė  shekujt fytyrėn

As kohėrat e ēmendura

Mbete vetėm njeri

 

 

 

MIKES

 

Kur tė  kthehesh njė  ditė

Me breshėri fjalėsh memece

E ballin tre pash mbi hundė

Duke grimcuar mendjen

Si fletėn e ahut minjtė

Tė  drurit tė  rrėzuar nga malli

Hapi dritaret dhe shkallėt numėroj

Athua qiler tė nusėrisė  tani nė  qiell

Ruajnė  samarin qė  i vumė  kohės nė  shpinė

Apo drita e diellit verboi lulet

Dhe bebėzėn tėnde me brymė

 

Dhe ta dish se si fėmijė

I pa lindur shekujve fanar

Kam pėr tė  mbetur pėrulur

Si kėshtjellė  e pa thyeshme nė  pėrrallė

 

Kur tė  kthehesh atė  ditė

Kanė  pėr tė  lindur gurėt nė  zall

E kėnga do tė mi marri thinjat

Dhe zemrėn time si tė  isha beqar

 

 

 

LAGJES  SIME

 

Nė  lagjen time

Ka njerėz tė  dijshėm

Menēurinė  e fshehin nėn kapelė

 

Nė  lagjen time

Ka kohė  qė  kanė  ikur

Janė  strukur nėn mjekra

Dreqėr me dasmorė

 

Nė  lagjen time qeshin

Cuca me fustan  tė  shkurt

Fėmijėt rrinė  tė  menduar

Sa janė  tė mirė  e tė urtė

 

Nė  lagjen time

Vetėm heshtakėt

Kanė  humbur  udhė

 

 

 

NE

 

I hoqėm shalėn atit

T’i vė mė  samarin vetė s

Hipokritėt buzė qeshėn qosheve

 

Nė  avullin tonė  lahemi ēdo ditė

E djersėn tonė  me gjak e pimė

Buzėt sa shtresa me shkrum  i vunė

 

Si korbat e bardhė  plasėm

E krahė t i huazojmė  hėnės

Vafshi nė  nėntėqind e sa tė  nėnės na thanė

 

Hije iu bė mė  vetės nė  pasqyre

Skeletin tonė  pikturuam me rreze X

Tė  mos na magjepsi magjia e rrenės

 

 

 

FALJA  E  GJAQEVE

 

Nuk kemi tė  falim

Asgjė

Vetė m gjakun dhe fjalė n

 

Na mbollėn nė  mes

Kaēat

Thikat dhe ndarjen

 

Ne dimė  tė  falim

Japim

Besėn e gurit

 

Ai qė  falė  gjakun

Mbillet

Shqipe e flamurit

 

Mos merrni hak

Njerėz

Mjaft kemi derdhur gjak

 

Kosovės t’i falim

Arsyen

Kėngėt e fėmijėve nė  lulak