Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 2 - Ali R Berisha

ALI R BERISHA

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

ALI R BERISHA

 

 

 

 

         

            Hyrje

  

          Ali R Berisha u  lind me 20. 7. 1942. Shkollėn fillore ka krye nė Baran dhe nė Deēan, Gjimnazin nė Pejė, studimet nė Fakultetin Filozofik - Dega Gjuhė dhe Letėrsi Shqipe, nė Universitetin e Prishtinės.

            Vendėsisht ka punuar nė Baran, Prishtinė, Mitrovicė e kohėve tė fundit nė Gjimnazin “Luigj Gurakuqi” nė Klinė, prej ku edhe ka dalė nė pension. Nė fushėn e aktiviteteve kulturore dendurisht e mė se gjati ėshtė marrė me krijime letrare, gjuhėsore, kritike, publicistike, si aktivist i lirė dhe si gazetar etj.

            Me krijime letrare ka filluar qė nga bankat e shkollės fillore dhe vazhdon edhe sot e kėsaj dite. Ka qenė dhe vazhdon tė jetė bashkėpunėtor i tė gjitha revistave dhe gazetave qė janė botuar nė Prishtinė dhe Shkup, kurse kohėve tė fundit edhe me disa qė botohen nė Tiranė. Pėrshtypje mė tė mbresėshme i ka lėnė aktiviteti si aktor me studentėt e Prishtinės nė fillim tė viteve tė ’70-ta, kur ėshtė pėrgatitur dhe shfaqur nga grupi amator i studentėve e nė regjinė e Kristė Berishės, drama "Trimi i mirė me shokė shumė",  e Sulejman Pitarkės, qė ėshtė shfaqur anembanė Kosovės, nė Maqedoni, nė Mal tė Zi, madje edhe nė Hvar tė Kroacisė, duke zėnė atje, vendin e dytė nė Festivalin e grupeve amatore  nė nivel tė Jugosllavisė. Nė atė dramė ka luajtur rolin e Engjėllit, truprojes sė Skėnderbeut.

            Nė fushėn e krijimtarisė botuese shfaqet sheshazi pas ndryshimeve politike  nė Kosovė, kur edhe angazhohet nė pėrkthimin nga gjuha kroate tė disa veprave nga fusha e historisė dhe aktiviteteve mirėbėrėse. Duke qene bashkėpunėtor aktiv i revistės letrare “Jeta e re”, nė vitin 1997, redaksia e kėsaj reviste ia boton veprėn e parė poetike “Poezi me titull nė fund” dhe qė nga ajo kohė shfaqet mė dendur me botimin e veprave (edhe tri vėllime me poezi dhe njė me tregime dhe monografi), veēse jo vetėm letrare por edhe tė zhanreve tė tjera.

            Nė fushėn e gjuhėsisė boton  veprėn  Fjalorit i fjalėve tė reja, nė fushėn e aforistikės: Aforizma nga autorė shqiptarė, vėllimet I, II, III, dhe IV . Kėto dy tė fundit kanė zgjuar kureshtjen e madhe nė botėn shkencore dhe leximore. Meritojnė njė vėmendje tė veēantė edhe dhjetėra e dhjetėra artikuj: kronika, analiza nga fusha e drejtshkrimit nė gjuhėsi, e botimit tė librave, nga sfera pedagogjike, analiza kritike,  pėr fjalėformimin e autorėve shqiptarė, polemika, e tė tjera.

            Ka drejtuar revista e publikime revista tė nxėnėsve dhe studentėve, revistėn lokale “Jehona e Dukagjinit” nė Klinė, ka organizuar dhe shfaqur me sukses drama e recitale me anėtarėt e SHKA –ve nė Mitrovicė dhe Klinė.

 

            Me rastin e 100 vjetorit tė  pavarėsisė sė Shqipėrisė dhe tė 70 vjetorit tė lindjes, mė 24. Nėntor 2012  ka botuar njėherish 4 vepra.

 

            Ėshtė anėtar i Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės i Shoqatės sė Gjuhėtarėve tė Kosovės dhe i PEGASI Albania.

 

            Ka botuar:

            1. Poezi me titull nė fund – “Jeta e re”, Pri. 1997, redaktor Din Mehmeti,

            2. S’ka mė po e zi – Klubi Letrar “Vorea Ujko”, Klinė 2005, red. Prend Buzhala,

            3. Poezi e lashtore, - Klubi Letrar “Vorea Ujko”, Klinė 2008, red. Prend Buzhala,

            4. Agu e hap dritaren vetė, “Bindi”, Pri. 2012, red. Sylė Osmanaj, Ragip Sylaj

            5. Hijet e flladitshme tė diellit, “Dukagjini”,  Pejė, 2012,  red. Prend Buzhala,

            6. Fjalor i fjalėve tė reja, “Dukagj.”, Pe. 2006, red. Dr. Qemal Murati, Mr. Bajram Qerimi,

            7. Nė bashkėautorėsi me Luz Pėrnokajn: Aforizma nga autorė Shqiptarė nė katėr vėllime – “Faik Konica” Pri. ; vėllimi I - 2007, vėllimi II, - 2008, vėllimi III – 2011,  dhe vėllimi IV – 2012., red. Nazmi Rrahmani, recensent   Dr. Sabahajdin Cena,

            8. Nė bashkautorėsi me Sylė Osmanajn: Monografi pėr dramėn “Trimi i mirė me shokė shumė”, “Bindi” Pri.  2012.

 

            (Vetėshtojca)

 

            E njoh si fat tė mirė pėrcaktimin tim pėr t’u marrė me neologji dhe aforistikė, pasi qė kjo punė imja mė fut nė kontakte tė dendura me intelektualė tė shumtė, tė cilėt mė ndihmojnė pamasė. Pa ‘ta as veprat e mia e as adhurimi pėr kėto fusha intelektualo-shkencore nuk do tė lindnin.

 

            Dy janė projektet e mia afatgjate: Ribotimi i Fjalorit tė fjalėve tė reja (i plotėsuar – tani ėshtė shėnuar materiali per rreth 20.000 fjalė) dhe vazhdimi i botimit tė vėllimeve  tė rinjė me aforizma. E tė mos i pėrmend edhe veprat e tjera ne dorėshkrim.

 

 

 

JAVĖS SĖ FLAMURIT

 

I bėra vizitėn Kryekėshtjellės nė Krujė

Kur Rrezejeta e Diellit mė shoqėronte

Kur Kryetrimi shekujbubullues

Kumbimzėrin tutje trojeve lėshonte

 

Atmadhi nisi tė sogjonte Shqipėrinė

Dhe Bekimin e Nadjes anekėnd ta lėshonte

Kalaja Mėmė mori ta ajroste Historinė

E ngjyrėn e Flamurit nga Gjiri ta mėkonte

 

I shenjti Atynė Fjalėn e Madhe foli:

“Ruajeni ēdo grusht Shqipėsie tė mirė

Hiquni tjerėsh qė djalli t’mirat ua voli

S’u duhen ata qė s’dinė as donė mė mirė!”

 

 

NIPASHI (NIPI) NDĖR DAJĖ

 

(Ernesto Sabato-s, qė nga Argjentina erdhi ta

vizitonte Kosovėn nė vitin 1995)

 

Na erdhi nipashi nga Argjentina,

Njėri nga shumė nipa tanė nėpėr botė

Dhe tha:

 

“Njeriu nuk ėshtė krejt qenie logjike,

Njeriu ėshtė qenie qė vrapon –

vrapon si i pavetėdijshėm.

Njeriu vrapon nga njė ekstrem nė tjetrin”.

 

Nipin e kemi shkrimtar.

Nipi ėshtė vėrbuar nga poezia.

 

Nėna e tij ka qenė bi Shqipėrie.

Paskėsh ardhur njė herė nė gjini

Me tė birin e vogėl pėrdore.

Nė tė kthyer qenka ndalur tė pushonte

Te njė lis nė Shėn Marino

Pėrtej detit.

 

Dhe nipashi poet tha:

“Unė nuk shkruaj …

Nuk shkruaj qė tė pėlqehem.

Ai qė mė lexon

Do tė detyrohet

Tė shkundet dhe tė zgjohet.

Oh, sa vuaj te pėrfundimi i veprės!”

 

Nipashi i larglindur

Me shpirt dhe fytyrė shenjtori

Na porositi:

TĖ SHKUNDEMI!

 

 

LAPIDARĖT FLASIN BUBULLUESHĖM

 

Vijmė te varret e heronjve

Te varret e viktimave

Te varret e tė rėnėve

 

Lapidarė tė rrumbullakėt si diell

Gurvarreza me shikim nga qielli

Si dygishti i nxėnėsit

Qė don ta pyes diēka mėsuesen histori

 

Atė qė na qėllon afėr

E pyesim me shikime

Vallė, mos kemi gabuar diēka!?

Pyetja qė na bėn tė gjallė kur jemi

Pėr tė gjalluar kur s’jemi

E kur shtrihemi nė varrin tonė kur s’jemi

“Vallė, a do tė na pranojnė varret

Kur t’u bashkohemi atyre!”

 

O Zot, mos i trego kujt

Nėse kemi bėrė ndonjė gabim!

 

Kur i vizitojmė varrezat

Tė rėnėt lėvizin brenda nesh

Na i gėrryejnė zemrat

Me dhembje e krenari

 

Na bie ndėr mend -

Duhet tė ecim ngadalė

Tė mos i zgjojmė tė rėnėt

Gabova! Ata qenkan  tė gjallė

 

Nuk flasim, nuk mendojmė, nuk qajmė

Heqim kapelėn, pėrulemi, ngrihemi krenar

Qesim hapa e respektit mbrapa

Shikojmė atė tokė  rreth kėmbėve

 

Kryelapidari na jap mėsimkėshillėn e shekujve:

“Mbajeni shikimin tė drejtė!”

 

 

NGJYRA

 

E pyetėn zogun

- Ē’ngjyrė dėshiron tė ketė liria?

-Tė kaltėr! – tha ai

 

E pyetėn vashėn

- Ē’ngjyrė dėshiron tė ketė dashuria?

- Ngjyrėn e djalit! – tha ajo

 

E pyetėn lulen

-Cila ngjyrė ėshtė mė e mirė pėr lulet”?

-Ngjyra e aromės, - tha lulja

 

E pyetėn kėngėtarin

- Ē’ngjyrė duhet tė ketė liria?

-Liria, tha, duhet ta ketė ngjyrėn e lirisė!

 

 

PIKAT NĖ SHI

 

Pikat nė shi

Shfletim fletėsh tė njė qershie

Hijesorja e oborrit

 

A thua do tė mund tė shkruaj njė varg

Nga ajo qė po shoh

Nė gjethin e rėnė kaq herėt

 

Asnjė fjalė

Asnjė zė

 

Qershia tash do tė mbesė kėtu

Nėse kam nevojė

Mund tė lėviz vetėm unė

Shihen pikla nė shi vese

Fryrė nga njė erė

 

As e shoh pikėn e shiut si filxhani

as e shikoj gjethin tė gjallė as tė rėnė

as e shikoj  erėn kur fryn

 

Ja: m’u bė, s’di se ēka,

T’u shes mend njerėzve

Qė u takoj

 

 

MOS LUANI ME EMRA

 

Ju lutem, mos luani me emra!

Se emri, mė bėhet, ka fuqi magjie.

Mos kėrkoni gjė prej emrave

Faluni nga diēka

Bile nga njė gur themeli.

 

Nė botė ka mė shumė njerėz se emra

Edhe pse vetėm njerėzit vdesin.

Ēdo gjė vdes pos emrit –

Kurrkush nuk vdes me emrin e huaj

 

Dikujt mė sė gjati i jetojnė eshtrat-

Dikujt emri u jeton nė mishtė –

Dikujt emri i jeton nė gjak.

 

Ca eshtra – emrin e lėnė pas

Ca eshtra emrin e marrin me vete.

Dikė e bren vdekja e vet

Dikė e bren vdekja e emrit.

 

Ka njerėz qė lindin pėr ta bartur emrin!