.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

Antologji e poezisė moderne shqipe - Ali Sh. Berisha

ALI SH BERISHA

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

ALI SH BERISHA

 

 

 

 

 

          

             Hyrje

  

            Ali Sh. Berisha u lind mė 20.05.1949 nė fshatin Llukar, komuna e Prishtinės. Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje. Gjimnazin, SHLP - dega e Albanistikės, Fakultetin filologjik - Dega Letėrsi dhe Gjuhė Shqipe nė Universitetin e Prishtinės.

            Nga viti 1971 e deri nė vitin 1976 punoi nė Normale tė Prishtinės, nga 2 shkurti i vitit 1976 e deri mė 5 korrik 1990 punoi nė Televizionin e Prishtinės, nė vitin 1992 dhe 1993 punoi nė Qendrėn pėr Informim tė Kosovės, nga viti 1993 punoi arsimtar i gjuhės shqipe nė Shkollėn fillore "Zenel Hajdini" tė Prishtinės, nga fillimi i vitit 2003 e deri nė gusht tė vitit 2005 punoi nė Radiotelevizionin e Kosovės kur edhe migroi nė Gjermani pėr shkak tė martesės.

            Pėr pjesėmarrje nė demonstratat e vitit 1968 dhe pėr udhėheqjen e referendumit pėr pavarėsi nė Kodrėn e Trimave mė 1991 u dėnua me burg.

            Me kultivimin e poezisė u mor qysh si gjimnazist dhe vazhdon edhe sot. Kultivoi prozėn e shkurtėr pėr fėmijė si dhe shkroi tregime pėr tė rritur, tė cilat i botoi nėpėr gazetat dhe revistat e kohės.  Nga viti 1990 u mor me hulumtime trashėgimore e historike.

 

            Botoi kėto vepra:

 

            1. Dua ta pres lirinė (rrėfejza pėr fėmijė), 1996

            2. Krizantemė pėr Nėntorin e Tretė (poezi), 1997

            3. Bashkia e Llukarit (monografi), 1998

            4. Bashkia e Llukarit II - Masakrat serbe nė Bashkinė e Llukarit (monografi), 2000

            5. Dhembje e krenari (poezi), 2001

            6. Flijimet pėr tokėn e lirė nė Gallapin e Prishtinės (monografi), 2002 (Kjo monografi ėshtė pjesa e VI e projektit "Gallapi i Prishtinės")

            7. Ujė dhe prush (poezi), 2003

            8. Gurė me rrėnjė (roman historik), 2004

            9. Alfabeti i shpirtit (poezi), 2004

            10. Globi (roman pėr fėmijė), 2004

            12. Kuvendi i mbretėrisė sė lodrave (poezi pėr fėmijė), 2008

            13. Gallapi i Prishtinės I, 2008

            14. Gallapi i Prishtinės II, 2009

            15. Gallapi i Prishtinės III, 2009

            16. Muza e dhembjes (poezi), 2010

            17. Gallapi i Prishtinės IV, 2010

            18. Gjyshi ka siklet (poezi pėr fėmijė), 2011

            19. Gallapi i Prishtinės VII, 2012

            20. Ēlirimi i shpirtit (poezi), 2012

            21. I kujt ėshtė dielli (tregime), 2013

            22. Gallapi i Prishtinės V, 2014

            23. Gallapi i Prishtinės VIII, 2014

 

 

 

 

INDĒELIK

(Akrostik pėr dėshmorin Bajram Bahtiri)

 

Bazamentit tė kullės sė lirisė iu fute edhe ti,

Ante, pasi vrave tradhtinė

Jelekun zbėrtheve e pusi zure n'Kodėr

Radhėt e hienave qėllove thekshėm

Atėherė me motin e shkurtit nė perėndim

More plagėn qė vetėm ēlirimin do kishte shėrim

 

Babė Hajrushi t'pėrcolli me dhembje

Atė dimėr t'pėrvėluar nė pėrjetėsi

Hijet makabre i shikoi nė sy dhe mbylli derėn 

Tek n'zemrėn e ndrydhur fuste gulēimėn

Idilėn e kuqe me rreze dielli

Rėnkimin e hequr pranė altarit tė lirisė

Indēelikun Besnik tė atdhedashurisė

 

 

 

LIRINĖ E DUA SI SYTĖ E MI

(Pranė lapidarit tė heroit Zahir Pajaziti)

 

Ju qė jeni rreshtuar

nė shkallėt e amfiteatrit

nėse nuk e dėgjoni zėrin e heroit

pikasne zemrėn tuaj

nė sytė e tė afėrmit

dhe do tė ndjeni tek vjen

herė si murrlan e herė si fllad vere

fjala e njeriut nė bronz

dhe shpėrthen murmurimshėm heshtjen

- Lulen e lirisė e mbolla

Ju ushqejeni tė jetė liri –

 

 

 

MAJI I BLERTĖ

 

Thuhet nga balta ka lindur njeriu

nga gjelbėrimi engjėlli

por unė jam nga ashti e mishi

qė tė digjem e piqem

pėr blerimin qė zė fill

 

Maji pėrsėritet e pėrsėritet

e unė lutem e lutem

shėndetshėm si hithi

e fort si hekuri

ndėrsa engjėlli im ēelė pesėshe

me mjaltin nė gjuhė

me agimin nė sy

 

 

 

UNĖ E KAM GJET HĖNĖN TIME

 

Nuk kishim zili askėnd

nė rrugėn e qumėshtit

nė bashkimin e orbitave

brenda galaktikės sonė

 

E gjeta a mė gjeti zoti e di

dhe qė tė dy kėnaqemi

kur galaktika pjellė yj e hėna

brenda orbitės sė dashurisė

 

Pėrpiquni tė keni orbitė tė njėjtė

por kurrsesi kopje jona

se mund tė keni vetėm pėrplasje

dhe djegie e fikje me dhemb

 

 

 

VRIMĖ NĖ ZEMĖR

(Zonjės Silka Liria Blumbach)

 

Ndjeshmėria s'pikė prej qielli

as merret hua nga askush

ėshtė dhunti e zemrės sė vrimuar

 

Padashtas nė atė zemėr hyjnė

edhe zemra prej guri

me fshikullima vrastare

 

Ndjeshmėria rritet e pėrfundon

nė lotin e padukshėm

qė rrėshqet nė lumin e amshimit

 

Le tė shėrbejė ajo vrimė si zurna

dhe melodi dashurie

tė mos e njohė vdekjen asnjėherė