.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Parapsikologji - Alkimia mes mitit dhe realitetit (1)

Shkruan: Sabir KRASNIQI

       ALKIMIA MES MITIT DHE REALITETIT  (1)

         Alkimia ėshtė njė veprimtari mjaft komplekse qė zanafillėn e ka shumė shekuj para erės sonė. Veprimtari qė merrej me vėzhgimet, me fenomenet e natyrės dhe filozofisė, e cila  ndėrthurte nė vete elemente tė disa fushave si: kimisė, fizikės, astrologjisė, artit, metalurgjisė, mjekėsisė, misticizmit, fesė etj., dhe nga e cila, nė shekujt 17 dhe 18, u krijua kimia dhe farmakologjia moderne. Pra, ėshtė shkėndija, brumi, burim fillestar i kėtyre dy degėve shumė tė rėndėsishme tė shkencės sė sotme.

 

 

            "Arti i transformimit!"

 

            Qė nga zanafilla e krijimit tė tij, njeriu ka qenė gjithnjė nė kėrkim tė gjetjes sė formave tė mundshme transformuese, si pėr shpirtėroren ashtu dhe pėr materialen, nė kėrkim tė njė mrekullie e cila do t'i mundėsonte atij  jetė parajsore, jetė tė amshueshme! Sado qė duket paradoksale, megjithatė, kėto pėrpjekje nuk kanė reshtur deri nė ditėt e sotme, dhe do tė vazhdojnė, ndoshta me intensitet edhe mė tė shtura, derisa tė frymoj kjo specie e quajtur njeri.

            Gjėrat qė dikur lidheshin me misticizmin, sot janė bėnė avangardė e shkencės sė sofistikuar, e njė ndėr to ėshtė edhe Alkimia.

            Sa herė qė lakohet ky nocion, zakonisht ndėrlidhet me ritualet e lashta okulte, nė tė cilat alkimisti, metalet e zakonte arrinte t'i transformonte nė metale tė ēmuara, gjegjėsisht nė ar, si dhe me sekretin e eliksirit - pijes magjike, barit tė mrekullueshėm, substancės qė dhuron jetėn e amshuar!...

            Por ē'ėshtė nė fakt alkimia?

            Alkimia ėshtė njė veprimtari mjaft komplekse qė zanafillėn e ka shumė shekuj para erės sonė. Veprimtari qė merrej me vėzhgimet, me fenomenet e natyrės dhe filozofisė, e cila  ndėrthurte nė vete elemente tė disa fushave si: kimisė, fizikės, astrologjisė, artit, metalurgjisė, mjekėsisė, misticizmit, fesė etj., dhe nga e cila, nė shekujt 17 dhe 18, u krijua kimia dhe farmakologjia moderne. Pra, ėshtė shkėndija, brumi, burim fillestar i kėtyre dy degėve shumė tė rėndėsishme tė shkencės sė sotme.

            Fjala alkimi rrjedh nga arabishtja - "al-ḫīmiyā" (الخيمياء) ose "al-kīmiyā" (الكيمياء). Arabėt, pas pushtimit tė Egjiptit, i morėn kėto njohuri duke i zhvilluar edhe mė tej, dhe i dhanė emėrtimin e mėsipėrm. Supozohet se ky nocion, "kīmiyā" ėshtė bartur nga fjala greke "chymeia" (χυμεία), qė do tė thotė, kimia. Megjithatė, interpretim ose zbėrthimi i domethėnies sė kėsaj fjale, nė fakt ėshtė aq i shumanshėm, sa edhe vet alkimia. "Al" ėshtė njė artikulim arab, ndėrsa "Kemet" ėshtė njė shprehej egjiptiane pėr "tė zezėn", qė ka kuptimin - "tokė e zezė", e qė lidhet me tokėn e pėlleshme brigjeve tė Nilit. "Toka e zezė" simbolizon edhe bazamentin e veprimtarive tė para tė praktikuara nė fushėn e alkimisė, por, po ashtu, "Toka e zezė" ėshtė edhe emėrtimi i hershėm i Egjiptit tė sotėm, kėshtu qė, alkimia edhe njihet si "Arti i egjiptianėve". Ndėrsa nocioni grek "chymeia", ka kuptimin e "shkrirjes, tretjes", dhe nė kėtė kontekst, alkimia mund tė quhet si "Doktrina e shkrirjes".

            Si babi i alkimisė konsiderohet Hermesi. Hermesi ėshtė emėr i greqizuar i perėndisė egjiptiane, Thoti, i cili konsiderohet pionier i shumė shkencave e shkathtėsive tė tjera, e nė veēanti i  alkimisė. Edhe kėtu kemi njė shkrirje te dy zotave, atij grek - Hermesit, dhe atij egjiptian - Thotit.

            Teksti fillestar i alkimisė supozohet tė jetė tabela "Tabula Smaragdina" qė paraqet edhe bazamentin e hermetizmit, e  quajtur ndryshe edhe si "Bibla e hermetizmit", e pėrpiluar nga Hermesi ose Thoti. Kjo tabelė pėrmban 15 fjali (radhitje), nga e cila  mė njohura ėshtė fjalia e dytė nė tė cilėn thuhet: "Ajo qė ėshtė poshtė, ėshtė e njėjtė me atė qė ėshtė lartė. Dhe ajo qė ėshtė lartė, ėshtė  e njėjtė me atė qė ėshtė poshtė, pėr t'i pėrmbushur veprat e mrekullueshme tė njė gjėje tė vetme."

 

Hermesi  - Thoti

Tabula Smaragdina - Ilustrim

 

            Njė burim shumė i rėndėsishėm, ndoshta ndėr mė tė rėndėsishmit, pėr alkimistėt deri mė sot, ėshtė filozofia e natyrės antike greke dhe mėsimet pėr katėr elementet themelor: ajrit, zjarrit, ujit dhe tokės (dheut).  Mėsimet pėr kėta katėr element ose teoritė rreth kėtyre katėr elementeve themelor, nė fakt, sė pari u pėrmendėn nga filozofėt: Thales von Milet, Anaxsimenes dhe  Herakliti, tė cilėt i pėrshkruan si element tė veēuar,  mė vonė u pėrpunuan nga Empedoklesi si dhe filozofėt e famshėm Platoni dhe Arsitoteli, ku iu shtua edhe elementi i pestė, ai eterik (akasha). Besohej se tė gjitha gjėrat pėrmbajnė nė vete kėta katėr pėrbėrės tė pėrzier nė pėrpjesėtime tė ndryshme, dhe varėsisht, prej ndryshimit tė pėrpjesėtimit tė tyre  mund tė transformohen edhe tė gjitha gjėrat dhe tė marrin formė dhe pėrmbajtje  tjetėr.

            Nė alkimi, mėsimet pėr kėto elemente kanė kuptim tė dyfishtė, edhe pse, pothuajse gjithnjė, kur flitet pėr "Alkimi", mendohet nė elemente materiale. Nė fakt, nė planin fizik, kėta element pėrbėhen nga molekulat, kripėrat, mineralet, gazrat, avulli, tymi, humusi, rėra, gurėt etj., dhe nė kėtė gjendje agregate, pėrdorej pėrzierja e tyre nė pėrpjesėtime tė caktuar pėr arritjen e substancės sė veēantė, lėndės sė dėshiruar ose "lėndės sė parė" qė ndryshe quhej edhe "Guri i dijes" ose "Guri i Filozofit". Ky "gur" kishte fuqi qė metalet e zakonta t'i shndėrroj nė metale me vlerė, qė zakonisht synim ishte ari, pasi ari konsiderohej si produkti mė me vlerė, nė njėrėn anė, dhe nė anėn tjetėr, ari me gjithė shkėlqimin dhe pastėrtinė e tij, pasqyronte pėrsosmėrinė e Perėndisė. Po ashtu, me anė tė kėtij "guri", nga kėta katėr element themelor: ajri, zjarri, uji dhe toka, nga pėrzierja e tyre, mund tė prodhohej edhe "bari i pėrjetėsisė" ose "eliksiri i jetės", i cili do t'i mundėsonte pėrdoruesit qė tė rinohet, ta "shtyjė" vdekjen ose, sipas disa burimeve, tė arrij edhe pavdekėsinė. Megjithatė, nė esencė, mjeshtėria kulminante e alkimisė, pėr tė cilėn shumė pak flitet e shkruhet, ishte transformimi shpirtėror.

            Nė kėtė planė, pra nė planin shpirtėror, kėto katėr elementet reale nė tokė, qė mbajnė tė njėjtin emėr, e humbin kuptimi fizik. Kėto elemente nuk janė mė nė gjendja agregate, ato kalojnė nga gjendja inferiore nė njė gjendje mė superiore, ato tashmė shfaqen si energji e pėrgjithshme kozmike. Me energji kozmike nėnkuptojmė mėnyrėn, nė tė cilėn shfaqet kjo energji hyjnore nė universin dhe njeriun. Kėto katėr elemente kozmike nuk janė forca kozmike, por mėnyra tė shfaqjes nė universin e pafund nga mijėra anė dhe pėrthyerja e tyre nė dijen e njeriut, nga ana tjetėr. Ato janė dukuri me tė cilat forcat kozmike paraqiten dhe ndryshojnė, duke kaluar nga njė gjendje nė tjetrėn.

 

 

           

              Alkimia nė planin fizik

 

            Alkimistet konsiderohen hulumtuesit (shkencėtarėt) e parė nė histori, tė cilėt eksploruan natyrėn sistematikisht. Ndryshe nga kimistėt e sotėm, tė cilėt janė tė pėrqendruar vetėm nė kėtė profesion, alkimiste ishin edhe filozof, edhe astrolog, edhe metalurg, edhe  fizikan, edhe mjek, edhe artist por edhe magjistar dhe falė njohurive tė tyre, shumė nga ta, njihen si pionier tė shkencave tė  sotme moderne.

            "Pėrfytyrimi ynė i gabuara pėr alkimistėt si kokėkrisur ėshtė njė skandal. Kėta shkencėtarė sot do tė pėrbėnin njė skuadėr bartėsish tė "Ēmimit Nobel"" - thotė historiani Bill Newman. Newmani, gjatė kėrkimeve tė veta nė kėtė fushė, zbulon se, jo vetėm hulumtues tė panjohur por edhe shkencėtar me famė janė marr intensivisht me "artin e transformimit", e njė ndėr ta ėshtė edhe fizikani i njohur ose "babai i fizikės", Isak Njutoni (Isaac Newton), i njohur pėr zbulimin e teleskopit tė parė me pasqyra - teleskopin reflektues i cili edhe sot ėshtė nė pėrdorim; zbulimin e llogaritjeve integrale (matematik)... por ndėr sukseset mė tė njohura tė tij konsiderohet formulimi i ligjeve tė lėvizjes sė trupave fizik dha ai i gravitacionin kozmik. Njutoni, deri nė fund tė jetės sė tij, ishte njė hulumtues i pasionuar i fushės sė alkimisė, por zbulimet e tija nė kėtė drejtim i mbajti sekret! Jo nga frika se do tė akuzohet, as qė do tė pėrqeshet, por nga frika e keqpėrdorimit tė njohurive tė zbuluara prej tij. Nė fakt, alkimia edhe konsiderohej dije sekrete!

            Nė vitin 1693, pas mė se 24 vitesh punė tė lodhshme laboratorike, Njutoni nė shėnimet  e tij thekson se kishte arritur ta zbulonte "Gurin e dijės"! Ai shkruan se kishte zbuluar njė lloj "zhive tė gjallė" e cila mundėson krijimin e arit. Megjithatė, mbetet enigmė, pse Njutoni nuk eksperimentoi mė kurrė nė kėtė drejtim dhe as qė la ndonjė shėnim tjetėr deri nė fund tė jetės sė tij!

 

 

            Athua pėrmbajnė ato fjalė tė njutonit, bazuar nė eksperimentet praktike,  njė sekret  qė ėshtė duke e kėrkuar edhe sot njerėzimi?! "Tėrė pėrpjekjet e shkencės nuk janė asgjė tjetėr pėrpos kėrkime pėr jetėn e amshuar, e gjithashtu edhe tėrė pėrpjekjet e religjioneve nuk janė asgjė tjetėr pėrveē kėrkim pėr jetėn e amshuar" - thoshte edhe filozofi i madh indian, Osho.

            Nė vitin 1968 hulumtuesja e fizikės bėrthamore, Judith Temperley, i bombardoi atomet e zhivės me energji tė fuqishme neutronesh, deri sa njėri prej atomeve e humb njė proton. Dhe atėherė pasoi ajo qė ishte ėndėrr e alkimistėve shekuj me radhė: njė atom zhive u shndėrrua nė atom ari! Ekzistuaka vėrtet njė shteg pėr prodhimin e arit?....

              Kuptohet se alkimistėt nuk kishin nė dispozicion mjete tė sofistikuara me tė cilat disponon shkenca moderne, andaj edhe veprimtaria e tyre nė fushėn praktike ishte e kushtėzuar, megjithatė, dija dhe pasioni i tyre  ishte tepėr e madh. Secili alkimist i mirėfilltė njihte edhe gjuhėn "enigmatike" tė formulave tė shkruara. Formulat e shkruara tė alkimistėve, jo vetėm qė mbaheshin sekret, por edhe po tė bėhej publik njė shkrim i tillė, ishte pothuajse e pamundur tė deshifrohej (kuptohej) pėrmbajtja e tij! Ja si e pėrshkruan formulėn e gjetjes sė arit dhe pastrimit tė tij, alkimisti Basilius Valentinus: "Merreni njė ujk koprrac, ngjyrė gri. I gjetur ndėr lugina dhe male. Me njė uri pėrpirėsi. Hidhe atė para trupit tė njė Mbreti. Pasi ta gėlltit Mbretin, ndiz njė zjarr tė madhe dhe hidhe ujkun mbi tė. Tė digjet i tėri. Kėshtu Mbreti do tė lirohet sėrish. Kur kjo tė ndodh tre herė,  luani ka mposhtur ujkun. Dhe nuk do tė mbetet aty mė gjė pėr konsumim. Atėherė ėshtė trupi ynė  i pėrsosur tek fillimi i punės sonė."

            Ēfarė fshehėt prapa kėsaj formule? Studiuesit e kėsaj fushe tėrheqin kėtė paralele: nga shtimi i antimonsulfatit  tek aliazhi (pėrzierja) ari - argjend, pėrfitohet njė legurė, ari-antimon. Gjatė nxehjes nė temperatura tė larta, digjet antimoni dhe mbetet ari i pastėr. Ky proces pėrdoret edhe sot e kėsaj dite pėr pastrimin e arit. Ta cekim se vet ari i pastėr prej 18 karatėsh, ka njė pėrbėrje prej vetėm 50% tė atomeve tė arit, ndėrsa ari mė i pėrhapur nė botė, ai me siglėn "333", vetėm 18%.

 

            Vazhdon...

 

     (2)        (3)