Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

GAZETA METRO

INSAJDERI

KALLXO COM

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

RRĖNJĖT TONA

Tema tė tjera 3 - ANATOMIA E MILITANTIT

Shkruan: Blerim LATIFI

www.gazetaexpress.com

ANATOMIA E MILITANTIT

 

Botėkuptimi i militantit ėshtė i thjeshtuar deri nė maksimum. Ai e sheh botėn me vetėm dy ngjyra : bardh e zi. Rendi moral i botės poashtu paraqitet i dyzuar nė mendjen e tij. Ai ėshtė rendi i ndarė midis tė mirės dhe tė keqes, midis dritės dhe errėsirės, tė drejtės dhe tė padrejtės. Partia e tij pėrfaqėson tė mirėn, ndėrsa partia kundėrshtare pėrfaqėson tė keqėn. Me tė njėjtėn logjikė ai e shikon edhe popullin.

 

Heidegger mendonte se pėr tė gjetur kuptimin autentik tė fjalėve duhet qė tė shkojmė tek rrėnjėt e tyre. Nėse duam tė gjejmė kuptimin autentik tė fjalės “militant”, ne duhet tė ndjekim kėtė kėshillė tė filozofit mė tė madh tė shekullit XX. Nuk duhet shumė mund pėr tė kuptuar se fjala “militant” origjinėn e ka nė fjalėn latine “miles”, fjalė me tė cilėn shenjohej pjestari i armatosur i njė grupi, e tė cilin, rėndom, e quajmė ushtar.

Nga “miles” pastaj kanė derivuar fjalėt “militare” dhe “milicia”. Termi “polici” ėshtė kompozitė e fjalėve “polis” dhe “miles”.  “Polis” domethėnė qytet dhe “miles” njeri i armatosur qė kujdeset pėr rendin publik nė qytet. Pra, militanti ėshtė dikush qė mendon dhe vepron si ushtar. Shfaqja e tij nė jetėn politike ndodhė nė kohėn kur nė Evropėn perėndimore u zgjeruan tė drejtat politike tė qytetarėve dhe ky zgjerim bėri tė mundur transformimin e partive politike, nga klube tė vogla opinionesh, nė organizata masive, tė cilat garonin nė zgjedhje pėr tė marrė pushtetin.

Organizatat masive politike nuk funksionojnė dot pa njė rrjet aktivistėsh dhe ky rrjet aktivistėsh qė tė mbahet nė kėmbė ėshtė i nevojshėm indoktrinimi i tij me ideologjinė e organizatės. Kjo ideologji, rėndom, pėrmban njė grumbull doktrinash qė kanė pėr qėllim ta paraqesin interesin e organizatės si njė interes tė pėrgjithshėm tė shoqėrisė. Thėnė me pak fjalė: Ideologjitė janė fetė e partive politike. Indoktrinimi ėshtė i nevojshėm sepse mercenarizmi i mbėshtetėsve, duke pasur kosto tė lartė financiare, nuk mund tė mbahet pėr njė kohė tė gjatė.

Kėsisoj, mungesa e parave kompensohet me shndėrrimin e aktivistėve nė ushtarė tė bindur tė organizatės, pra nė militantė. Indoktrinimi fillon me aktin e marrjes nėn kontroll tė mendjes sė individit. Pasi tė bėhet kjo, individi i nėnshtrohet njė procedure tė shpėrlarjes sė trurit, nė pėrfundim tė tė cilės atij, nė trurin e zbrazur nga “bindjet e vjetra”, i injektohen dogmat dhe besimet e organizatės. Kur kjo tė arrihet, atėherė ai bėhet i gatshėm tė dalė nė fushėn e betejės politike. Efektiviteti nė betejė varet pastaj nga efektiviteti i procedurės sė indoktrinimit.

Nėse indoktrinimi ėshtė i plotė, edhe militantizmi do tė jetė i tillė. Indoktrinimi i plotė nėnkupton  gjendjen nė tė cilėn militanti vepron si njė makinė e dirigjuar nga njė komandė jashtė tij. Botėkuptimi i militantit ėshtė i thjeshtuar deri nė maksimum. Ai e sheh botėn me vetėm dy ngjyra : bardh e zi. Rendi moral i botės poashtu paraqitet i dyzuar nė mendjen e tij. Ai ėshtė rendi i ndarė midis tė mirės dhe tė keqes, midis dritės dhe errėsirės, tė drejtės dhe tė padrejtės. Partia e tij pėrfaqėson tė mirėn, ndėrsa partia kundėrshtare pėrfaqėson tė keqėn. Me tė njėjtėn logjikė ai e shikon edhe popullin. Partia e tij ėshtė e popullit dhe pėr popullin ; ajo e kundėrshtarit nuk vjen nga populli dhe ėshtė kundėr popullit.

Ky dualizėm i militantit pėrfshin edhe bindjet mbi liderin. Lideri i partisė sė tij ėshtė mė i miri, mė i drejti dhe nė instancė tė fundit ai qė nuk gabon kurrė, ndėrkaq lideri i partisė kundėrshtare pėrfaqėson antipodin, ai ėshtė i keq, i padrejtė dhe gjithmonė gabon. Tė gjitha veprimet e militantit derivojnė nga ky dualizėm qė e ndan botėn nė Ne dhe Ata. Ai selekton gjithēka qė pėrputhet me besimin e tij partiak dhe mohon gjithēka qė bie nė kundėrshtim me tė. Secili qė mendon dhe vepron ndryshe, kthehet nė objekt tė urrejtjes sė tij dhe, rrjedhimisht, edhe nė objekt sulmi tė militantizmit tė tij. Militanti ėshtė armik i mendimit kritik.

Ai nuk beson se ka njerėz tė cilėt mendojnė nė mėnyrė kritike kundėr partisė sė tij, pa qenė nė shėrbim tė partisė kundėrshtare. Dualizmi i tij nuk ia lejon njė gjė tė tillė. Mendimi kritik, pėr militantin, ėshtė vetėm njė formė e sofistikuar tė cilėn e pėrdor partia kundėrshtare nė luftėn kundėr partisė sė tij. Pėr tė nuk ka realitet politik jashtė rreshtimeve partiake. Kush qėndron nė rreshtin e tij, ėshtė nė rrugėn e drejtė. Kush del jashtė rreshtit, ėshtė tradhtar. Nėse nuk je me tė, je me kundėrshtarin e tij.

 

 

Kjo strukturė psiko-politike e militantizmit nuk ėshtė e re. Atė e gjejmė qysh nė kohėt e vjetra. E gjejmė kudo ku njerėzit janė pėrpjekur ta ndajnė botėn nė Ne dhe Ata. Ungjilli sipas Mateut ia pėrshkruan Krishtit thėnien “Kush nuk ėshtė me mua, ėshtė kundėr meje”. Islami, qė erdhi mė vonė, e ndau botėn nė Dar Al Islam dhe Dar Al Harb. E para ishte bota e paqes islamike, e dyta ishte bota e luftės kundėr tė gjithė atyre qė ende nuk ishin bėrė myslimanė. Thėnė me pak fjalė : Ose je me myslimanėt ose kundėr tyre!

Lenini, i cili e ngriti nė kulminacion militantizmin komunist, u thoshte hapur pasuesve tė tij : Secili ka dy zgjedhje, tė bashkohet me ne, ose me anėn tjetėr ; pėrpjekja pėr tė mos mbajtur anė, duhet dėnuar! Pėr Leninin partishmėria ( partijnost) ishte parim suprem, tė cilit duhej t’i subordinohej ēdo sferė e veprimtarisė njerėzore. Sipas kėtij parimi nuk ka shkencė objektive mbipartizane. Ka shkencė borgjeze dhe shkencė proletare. Nuk ka art pėr art (l’art pour l’art). Ka art borgjez dhe art proletar.

Musolini, qė nė fillim ishte socialist, i frymėzuar nga Lenini, partijnost-in e tij, e bėri parim tė propagandės fashiste. Fjalimet e Musolinit fillonin e mbaronin me thėnien : O con noi o contro di noi! Jeni me ne ose kundėr nesh!

Kėta dhe shumė e shumė shėmbuj tė tjerė, qė nuk po i pėrmendim kėtu, na dėshmojnė se parimi klasik i militantizmit qėndron nė themele tė shumė lėvizjeve qė bartin potencialin pėr t’u shndėrruar nė lėvizje totalitare.

Totalitarizmi fillon me reduktimin e pluralizmit nė dualizėm: shumėsia e pikėpamjeve politike reduktohet nė dy pikėpamje anatagoniste, qė nuk mund tė koekzistojnė. Nėse sipėrmarrja totalitare ka sukses nė kėtė reduktim, ajo vazhdon mė tutje duke e reduktuar dualizmin nė monizėm, do tė thotė nė njė gjendje ku lejohet vetėm njė pikėpamje, vetėm njė e vėrtetė, vetėm njė drejtėsi, vetėm njė parti dhe vetėm njė Shef i Madh, njė Fyhrer, njė Duēe, njė Sulltan, njė Vozhd, njė Ajatollah, qė kujdeset pėr tė Vėrtetėn e Vetme dhe Kauzėn e Vetme tė Drejtė.

Sot, kur bota po pėrballet me njė valė tė re tė ngritjes sė populizmit, ne mund tė shohim ringjalljen e kėsaj skeme totalitare, sepse ajo gjendet nė zemėr tė pėrfytyrimit populist pėr botėn. Siē thotė njėri nga studiuesit mė tė rėndėsishėm tė kėtij populizmi tė ri, Jan Werner Muller, sulmi i parė i populizmit ėshtė sulmi mbi pluralizmin liberal. Ky sulm bėhet nė emėr tė ndarjes sė botės nė Ne dhe Ata, nė Popullin e Mirė dhe Elitat e Kėqija, ndarje pėrmes tė cilės populistėt synojnė t’i mobilizojnė njerėzit dhe tė marrin pushtetin.

E sulmuar nga regjimet autoritariste tė lindjes dhe rrymat populiste nė ngritje brenda vetė Perėndimit, demokracia liberale sot ndodhet e kėrcėnuar si kurrė ndonjėherė mė parė. 

Duket se triumfi i saj nė vitin 1989 ishte vetėm njė betejė e fituar, por jo edhe “Pėrfundimi i Historisė Ideologjike tė Njerėzimit”, siē e patėn shpallur entuziastėt liberalė nė krye me Frencis Fukuyamėn. Historia ėshtė rikthyer frikshėm pėr t’i vazhduar dramat e saj shekspiriane dhe militantėt janė gati pėr t’i kthyer sheshet e botės nė teatėr tė kėtyre dramave. Pėr ta ndezur edhe njėherė flakė botėn!