.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

Argėtime - Anekdota popullore shqiptare (11)

ANEKDOTA POPULLORE SHQIPTARE (11)

      Anekdotat, kėto thėnie tė menēura, kėto tregime tė shkurtra shpotitėse e satirike, pėrmes sė cilave interpretohen dukurit e ndryshme shoqėrore, ndodhi tė personaliteteve tė njohura etj., japin njė pasqyrim metaforik por edhe alegorik tė realitetit tonė me tė cilinė pėrballemi ēdo ditė.

            Kėto tregime tė zgjuara, qė ishin karakteristik komunikimi tek shumė popuj ballkanas nė tė kaluarėn, e nė veēanti nė disa treva shqiptare (ku akoma janė prezent, edhe pse tė zbehura nga evoluimi kohorė), arrijnė qė pėrmes mesazheve tė japin aspekte nga jeta, nė dukje tė vogla, por me vlerė pėrgjithėsuese, duke i vėnė nė lojė klasat sunduese, pushtuesit, tradhtarėt, qeveritarėt, personalitetet publike etj., por duke mos lėnė pa atakuar as problemet e ndjeshme sociale, ekonomike, politike etj.

            Shkathtėsia e kėtij komunikimi tė drejtpėrdrejt me dėgjuesin dhe roli si mburojė a si shtizė ndaj kundėrshtarit, i kanė siguruar anekdotave, por edhe aforizmave, fjalėve tė urta etj. njė vend tė rėndėsishėm nė thesarin e kulturės shqiptare, por edhe njė jetė tė gjallė e aktive, me njė humor tė hollė e satirė therėse, edhe sot e kėsaj dite.

        Pjesa dėrmuese e anekdotave qė janė tė vendosura mė poshtė janė tė marra nga librat: “Anekdota 1 dhe 2”, botuar nga Instituti albanologjik i Prishtinės, dhe nga disa forume nė internet.

 

 

 

           

 

            ĒKA ĖSHTĖ ADET, MARIFET E ADALET

 

            Njė herė, nė njėfarė tubimi, e pyetėn Ramadan Shabanin:

            - Shka a' adet, marifet dhe adalat?

            Ramadan Shabani kėtė tė pyetur ua bani kėshtu tarif:

            - Adet asht m'i ga djalit babės; marifet asht me dalė djali ma i mirė se baba, e adalet asht me dalė djali ma i keq e baba.

 

 

 

 

            UJI, ZJARRI DHE MORALI!


            Uji, Zjarri dhe Morali ishin bėrė shokė, dhe gjithė kohėn e kalonin sė bashku.  Njė mbrėmje tek po shėtisnin, ndėrmjet tyre lindi pyetja se nėse ndonjėri prej tyre humbet si do tė mund ta gjenin.

            Pyetėn ujin:

            - Nėse humbėsh, si do mundemi tė tė gjejmė?

            - Ku tė dėgjoni gurgullimė vraponi se atje mė keni - ua kthen uji.

            - Po ty zjarr si tė tė gjejmė?

            - E thjeshtė, ku tė shikoni tym aty jam unė - pėrgjigjet zjarri.

            Kur radha i erdhi Moralit, pėrgjigjja e tij tingėlloi e ēuditshme pėr shokėt e tij:

            - Bėni kujdes tė mos mė humbisni, se nėse me humbisni, kurrė mė nuk do tė mė gjeni.

 

 

 

 

            SHABAN BAJA E TĖ BIJT

 

            Shaban Baja po u thotė tė bijve:

            - More djem e mij, sa iqramin e sa itibarin po ma bajnė hallku, e ju s'po m'ngjihni sa duhet.

            Beka, i biri, po i thotė:

            - More babė, t'ishe kanė edhe te na soll dy-tri net, patėm edhe me t'pėrkunė gjith natėn, po ti gjith me ne! Ēka domi me t'ba?

 

 

 

 

            GOMARI  KA QEJF ME I DĖGJUA SHOKĖT E TIJ NĖ PARLAMENT!

 

            Njė fshatar me gomarin e tij po kalonte afėr Parlamentit tė Kosovės. Kur afrohen pranė parlamentit, pa pritur, gomari filloi tė pėllasė! Njė polic i rendit, qė qėndronte te porta e hyrjes, po i thotė kėtij fshatarit:

            - Merr magarin e largohu mejherė prej k'tuhi!

            Fshatari po ja kthen:

            - Mė fal more zotni polici, unė isha largue mejher, por magari jem po ka qef me i n'gue ēka po thonė shokėt e tij n’parlament!

 

 

 

 

            ME U PĖRGJIGJ DY HERĖ

 

            Njėri po i thėrret djalit tė vet. Djali pi i pėrgjigjet me dy herė:

            - Hoj. Hoj!

            Plaku u ndalė e nuk foli, as nuk e thirri mė.

            - Pse s'po i kallxo' pėr ēka e thirre? - e pyeti dikush plakun.

            - E thirra, po m'u pėrgjegj dy herė. Kur t'pėrgjegjet njeri dy herė, nuk a puna mirė.

 

 

 

 

            ISMAIL SPAHIA DHE MAHMUD KAĒAKU


            Mahmud Kaēaku nga Kolesiani i Lumės, ishte ngatėrruar me luftėtarin Islam Spahia pėr ēėshtje kufijsh. Mahmudi, si kaēak qė ishte, doli nė mal tė vriste Islamin. Me tė marrė vesh ngjarjen, erdhėn nga Prizreni dy oficerė turq dhe i shkuan nė shtėpi Mahmudit.

            - Pėrse keni ardhur, - i pyet ai.

            - Morėm vesh qė ke dal nė mal me vra Islam Spahin, qė ėshtė armiku i perandorisė osmane, - tha njėri oficer, - prandaj po e vrave do tė jepen 100 lira.

            - Kaq trim i madh qenka Islam Spahia sa e njihka dhe Stambolli? - pyeti i habitur Mahmudi.

            - Islam Spahisė ia ka dėgjuar zėrin edhe sulltani, - tha oficeri tjetėr.

            Mahmudi, si u mendua pak tha:

            - Pėrderisa Islam Spahia qenka kaq i zoti, sa e njihka dhe sulltani, unė nuk jam budalla me e vra pėr dy pėllėmbė tokė, prandaj merrini lirat dhe mu hiqni sysh se, po tė mos ju kisha nė shtėpi, nuk shkonit gjallė nė Prizren.

            Oficerėt ia mbathėn menjėherė pėr nė Prizren.

 

 

 

 

            SONTE MĖ RUANI SE KAM ME VDEKUR

 

            Njėri u kishte pas thėnė djemve:

            - Sonte ruemni se kam me dekė!

            Djemtė e ruajtėn atė natė deri nė mėngjes, por ai nuk vdiq. Kėshtu e ruajtėn edhe nja tri- katėr net tė tjera. Dikur u mėrzitėn e njėri nga djemtė i tha:

            - Babė?

            - Ēka, bre bir!

            - A po des sonte, apo ēohesh, se s'un t'ruejmė kshtu pėr natė?!

 

 

 

 

            DIOGJENI DHE HAJDUTĖT.


            Kur ndjeu se hajdutėt i kishin hyrė nė shtėpi pėr t’i vjedhur, filozofi Diogjen u fut nė njė qyp. Hajdutėt e gjetėn aty dhe e pyetėn:

            - Pse u fshehe kėtu?

            Diogjeni u shpjegoi:

            - Duke ditur varfėrinė time, mė erdhi turp t’ju dilja pėrpara.

 

 

 

 

            SHYQYR QĖ PASKE MEND ME TU MARR

 

            Njė djalė kishte qen pak pa qejf e kishte ra nė dyshek. Po e pyet i ati:

            - Ēka ke, bre bir?

            - Vallahi jam smuet, babė.

            - Po ku po t'dhem?

            - diēka po m'merren met.

            - Shyqyr, more bir, - ja kthen i ati.

            - Pse, babė, po thue shyqyr?

            - Se paske men sa me t'u marr.

 

 

 

 

            SHUMEFISHO DOZEN

 

            Njė mjek i zgjuar tha:

            Kam 30 vjet qė e praktikoj kėtė profesion dhe kam nėnshkruar me qindra receta mjekėsore, por nė tė gjithė kėtė rrugėtim kam mėsuar se mjekimi me i mire pėr qenien njerėzore ėshtė "DASHURIA dhe PERKUJDESJA".

            Dikush pyet: "Por, nė qoftė se kjo nuk funksionon?"

            Ai buzėqeshi dhe u pėrgjigj: "Shumėfisho dozėn"