Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Argėtime - Anekdota popullore shqiptare (3)

ANEKDOTA POPULLORE SHQIPTARE (3)

         Anekdotat, kėto thėnie tė menēura, kėto tregime tė shkurtra shpotitėse e satirike, pėrmes sė cilave interpretohen dukurit e ndryshme shoqėrore, ndodhi tė personaliteteve tė njohura etj., japin njė pasqyrim metaforik por edhe alegorik tė realitetit tonė me tė cilinė pėrballemi ēdo ditė.

            Kėto tregime tė zgjuara, qė ishin karakteristik komunikimi tek shumė popuj ballkanas nė tė kaluarėn, e nė veēanti nė disa treva shqiptare (ku akoma janė prezent, edhe pse tė zbehura nga evoluimi kohorė), arrijnė qė pėrmes mesazheve tė japin aspekte nga jeta, nė dukje tė vogla, por me vlerė pėrgjithėsuese, duke i vėnė nė lojė klasat sunduese, pushtuesit, tradhtarėt, qeveritarėt, personalitetet publike etj., por duke mos lėnė pa atakuar as problemet e ndjeshme sociale, ekonomike, politike etj.

            Shkathtėsia e kėtij komunikimi tė drejtpėrdrejt me dėgjuesin dhe roli si mburojė a si shtizė ndaj kundėrshtarit, i kanė siguruar anekdotave, por edhe aforizmave, fjalėve tė urta etj. njė vend tė rėndėsishėm nė thesarin e kulturės shqiptare, por edhe njė jetė tė gjallė e aktive, me njė humor tė hollė e satirė therėse, edhe sot e kėsaj dite.

            Pjesa dėrmuese e anekdotave qė janė tė vendosura mė poshtė  janėmarra nga librat: “Anekdota , botuar nga Instituti albanologjik i Prishtinės,  dhe “Anekdota popullore (2)” i autorit   Mehmet Bislimi  (qė pret tė dal nga shtypi nė fillim tė vitit 2009) .

 

           

            DO T’U TREGOJ TĖ GJITHĖVE

 

            I kishte pas thėnė njėri njė shokut tė vet:

            -Po t’kallxoj dishka n’besė, po ti kėrkuj mos i kallxo!

            Ai tjetri po i thotė:

            -Besa do t’i kallxoj tanve. Masi s’po mun e ruan ti fjalėn, kah ta ruaj unė?

 

 

 

            AS MEN AS HIĒ

 

            Kish pas thėnė njė i Prizrenit:

            -Katunari, kur po bjen n’shehėr, pe pinė ni kove raki edhe po bėhet  pijan, e na, shehėrnjanėt, pe pimė ka ni killė edhe as men as hiē.

 

 

 

            NASTRADINI ME T’BIRIN E MAGARIN

 

            Ishte nisur njėherė Nastradini me djalin e vet dhe me gomarin pėr udhė. I thotė djalit:

            -Dil e ngute magarin! -E vet nė gomarė.

            Po i dėgjon njerėzit ka po thonė:

            -Ma magar kėnka ai qi i ka hipė magarit se magari qi p’i qon. Po qysh ai vetė n’magar e djali po ec?!

            Shkoi mė tutje e po zbret nga gomari. I thotė djalit:

            -Hip ti n’magar, se unė p’i ngrehi.

            Djali i hipi gomarit e ai duel e po e ngreh. Duke ecur mė andej po i dėgjon disa punėtorė tjerė duke thėnė:

            -Qy, qy, po budalla qi koka! Shih, plaku vetė e ngreh magarin e djali a hipė n’magar.

            Ecin edhe pak e i hipin te dy gomarit. Prapė po i dėgjon disa tjerė duke thėnė:

            -Qy,qy,qy, po budallt qi kėnkan! Dy vetė i kanė hipė magarit.

            Ma andej zbresin te dy nga gomari; te dy po ecin pas gomarit. Po i dėgjojnė, prapė do tjerė, kah thonė:

            -Po budallt qi kėnkan! Dy vetė shkojnė mas magarit, e magari thatė.

            E tash po thotė Nastradini:

            -Nash hipi, nash zhdrypi magarit, se gjithė nuk bahesh me tanė i mirė.

 

 

 

            SHYQYR QI S’JA DIN LEZETIN...

 

            Kishe qenė njė gjakovarė dhe e kishte pas pirė rakinė bukur fort. I kishte pas thėnė nėna  e vet:

            -mos e pi rakin bre bir, se hem po i ba zarar shnetit e hem po e fik veten.

            Po i thotė ky nėnės:

            -Shyqyr, mor nanė, qi s’ja di ti lezetin sikur unė se, me kanė me ja ditė lezetin edhe ti, mos me pas me shka me ble, edhe dimitė tua i kishe shitė edhe se kishe lanė pa pi raki.

 

 

 

            VEĒ ME PI MĖ NUK MUNDEM...

 

            Ishin mbledhur disa shokė- thjeshtė pėr aheng. Kishin ngrėnė e pirė bukur mirė, dhe kur erdhi koha pėr t’u ndarė, nga vera e kuqe, ishin bėrė bukur qejfli. Ata ikėn secili nė drejtimin e vet, dhe Rexhep Lata merr makinėn dhe niset nė drejtim tė shtėpisė sė vet. Nė njė kėnd tė rrugės e ndalojnė policia e komunikacionit dhe po ia kėrkoni dokumentet e makinės- ky edhe ishte gjysmė i dehur, dhe e vėrejti mirė se s’kishte mė rrugė tjetėr- e po u thotė:

         -  Unė u jap dokumentet e ēka tė doni, veē me pi ma nuk mundem, se kemi pirė sė bashku

me disa shokė, sa  jemi bėrė xurxull!

 

 

 

            REXHEP HODIĒI E XHEMAJL IZBICA

 

            Kishte pas shkuar Rexhep Hidiēi prej Kline tek Xhemajl Izbica. Duke bėrė muhabet ndėrmjet veti Xhemajli i thotė Rexhepit:

            -Azem bejta ish kanė shumė burrė i fortė edhe trim i madhė.

            -Jo, abu Xhemajli, Azemi s’vyen kurgja. Hajn dhe cub a kanė.

            Xhemjl Izbica i thotė:

            -Valla ky Mehmet Delija a’trim i fortė!

            Rexhepi prapė i thotė:

            -As ky s’ka vye kurrgja. Plaēkaxhi edhe hajnė a kanė.

            Kėsht Xhemajl Izbica tė gjithė trimat i pėrmendi e Rexhepi asnjė nuk ja pranojke.

            Dikur Xhemajli, duke u kujtuar i tha:

            -Rexhep, bre, a veē ti je matė n’drenicė a? Edhe ti mos kofsh, e zoti shpirtin ta marrtė!

 

 

 

            NJAT PUNĖ BĖJ...

 

            Nė Tiranė nė kohėn e tranzicionit, nė pėrgjithėsi nė Shqipėri si kudo nė botė nė kėto faza, njerėzit humbasin arsyen, ca nga frika e ca nga dezorientim, kėshtu qė lindin hajna, keqpėrdorues, kriminel e shumė shtresa tjera tė cilėt nuk zgjidhnin mjete pėr tė ardhur deri tė „pasuria“- tregonte njė miku im Ramadan Sula.

            Njė ditė, - thoshte ai, doja tė shkoja nė spital pėr tė parė njė mik qė ishte i shtrirė atje. Hipa nė autobus, pas pak me ofrohet njė djalė i ri i cili ngadalė ma kishte futur dorėn nė xhep. Pėr fat unė lekėt i kisha nė xhepin tjetėr. E zura dhe po e shikoi: - mė e rrahur, nuk kisha fuqi, pastaj ku dinte njeriu i zi, sa veta mund tė ishin ata sė bashku nė autobus?... Ē’tė bėja? Mė nė fund i thash: - ikė or djalė, se edhe axha njat punė bėnė!...

 

 

 

            E BAJSH ME SHNET SHAMJEN!

 

            Njėri i kishte pas thėnė shokut tė vet:

            -T’ka sha filani ty.

            -E bajsh me shnet, se t’paska sha ty, se unė se kam nie - ia ktheu ky.

 

 

 

            M’U NGJIT DHIMTA N’KRYE

 

            Njėri i dhembte kėmba. Shkoi te njėfarė mjeku pėr ta mjekuar. Por mjeku kishte pas qėlluar llafazan i madh, e nė vend se me i shikuar kėmbėn, ja nis e po fletė nja njė orė.

            Ky i sėmuri e dėgjoi deri sa u lodh, dhe dikur u ēua.

            -Pse po ēohesh? A je ardhė m’i shnosh kamėn a jo? - po i thotė mjeku.

            -Po, po mė mejti kama. Pej fjalve tua dhimta m’u hoq prej kame e m’u ngjit n’krye.

 

 

 

            HASANI PO BĖRTET PĖR TRI PENT

 

            Nė njė ndej, njėri folke shumė edhe bėrtitke fort sa nuk e la kėnd me e qelė gojėn. Dikur, ata qė e dėgjonin, u mėrzitėn prej tij, e njėri prej tyre i tha tjetrit:

            -Po na fol edhe ti dishka, se u bamė bajat tuj e ngue veē njanin!

            -Po, po flas edhe unė dishka: Ishin kanė nja tre vetė t’Vraniqit tuj livrue nė ni arė, po njani prej tyne, ai ma i mbrami, bėrtitke fort. Dikur i zoti i arės i tha kti t’parit:

            -Grahu pak ma tepėr, bre bac, se s’ta njeva sot zanin!

            -Boll janė tuj ecė, o mixhė, e sa pėr za, Hasani po bėrtet pėr tri pent.

 

 

 

            SIKUR TĖ ISHIM VETĖM DY!

 

            Dy shokė tė ngushtė, tė cilėt zakonisht i gjeje bashkė, si nė rrugė, punė e ndejė. Ata shpesh shėtisnin nė shėtitoren e Gėrmisė, dhe bisedonin pėr gjėra tė ndryshme politike. Njė ditė duke shėtitur i kishte zėnė njė mot i lig me shi e erė. Ata, nuk e ndėrprenė fare shėtitjen! – ishin lagur deri nė palcė, dikur njėri po thotė:

             -  A nuk e sheh, se nga i gjithė populli ynė, vetėm unė e ti jemi duke shėtitur nė kėtė kiamet!, a nuk jemi ne tė dy ca budallenj          -  Jo, e ke gabim, ka mė shumė, sikur tė ishim vetėm ne tė dy, me kohė do tė ishte

rregulluar ēėshtja jonė kombėtare, e po besa edhe moti!...

 

 

 

            NUK BAN ME HANGĖR GJITH NATĖN SALLAT

 

            Erdhi njė mysafirė nė odėn e Ibrahim Bajraktarit i cili kishte qenė llafazan. Ai fliste e fliste e mulla Sherifi e dėgjonte. Hoxha kishte qejf edhe vet me fol, se ishte mėsuar nėpėr oda, po ai mysafiri nuk ia lėshojke rendin. Dikur e pa edhe vetė qė e teproi e tha:

            -Hoxhė, unė jam sallat e mos ma zi pėr t’madhe.

            Mulla Sherifi atėherė ia priti:

            -More burr, unė kujtoja qi sallatė duhet me qitė ni sahan t’vogėl n’sofėr, me i dhanė lezet jemekit, e jo me e qitė ni  gjyveē t’madh e me hangėr gjithė natėn sallatė.

 

 

 

            KRUSHJANI SHET BOSTAN

 

            Njė krushjan kishte pas mbjell shalqinj, dhe i bėhet bukur mirė. Kur u poq, e mblodh, e ngarkoi nė gomar dhe doli nė Prizren pėr ta shitur. Kur hyni nė njė lagje tė qytetit filloi me bėrtit:

            -Hajde bostan, hajde bostan, kush do me ble!

            Duke bėrtitur ky me tė madhe, nė atė moment edhe gomari palli. Tu ēua ky e po i thotė:

            -Po ti mor i ngranė i dreqit, a je tuj shitė ti bostan, a unė?

 

 

 

 

            10 MJEK PĖRMBI!

 

            Nė njė fshat tė largėt, burrė e grua, tek po e shihnin njė emision televiziv shkencor pėr botėn shtazore, ku mbi dhjetė mjekė kishin mėsy njė majmun. Ata po kontrollonin gjendjen e tij shėndetėsore.

             - Ēka po i bėjnė atij majmuni gjithė ata mjek, o ti njeri, qė i paskan hipur pėrmbi? Me pas kanė njeri, nuk e kishin prekur me dorė, jo-jo, u prishė dynjaja shumė - shfryu halla.

              - Njerėzit nuk i kėqyrin, lum plaka ime, se njerėzi ka sa tė duash. – tė paktėn njerėzit tėrė bota ėshtė duke u munduar se si me i zhdukur, kurse majmunė ka pakė nė kėtė dynja ( mos shiko ti kėtu tė ne, qė janė bėrė me bollėk) – ia ktheu plaku

 

 

 

            FJALA E GRUAS HIN N’VESH E DEL N’GUHĖ

 

            Dy vetė bisedonin ndėrmjet veti. Njėri po e pyet shokun:

            -Cili asht ndryshimi i veshit t’gruas me t’burrit?

            Ky, pasi mendoi pak, tha:

            -Te burri, fjala hin nė njanin vesh e del nė tjetrin, e te gruaja, fjala hin nė njanin e vesh e del n’guhė.

 

 

 

            A E KE BRISKUN TĖ ĒELIKT?

 

            Njėri shkoi tek berberi pėr tu rruar. Berberi e kishte pas briskun e keq e kėtij tė shkretit i digjte lėkura. Dikur nuk u durua e po e pyet berberin:

            -A mos asht qaj brisk prej qeliku a?

            -Ku po e di ti? -ja priti berberi.

            -Po e di se po ja shoh xhixhat para syve t’mi.

 

 

 

            MOS PO E RRUAJ EDHE AT QEN?

 

            Ishte njėri duke u rruar. Berberi e kishte pasur briskun e pa mprehur e kėtij i digjte lėkura sa s’bėhej ma. Duke u rruar, ky njeri e dėgjon njė qen duke piskatur nė rrugė. Atėherė foli:

            -Athua, more ēka ka qaj qen qi po pisket? A mos po e rrujnė edha ata a?

 

 

 

            MOS FOL MA!

 

            Nė njė shtėpi tė madhe nė Drenicė, meshkuj shumė e tė pa punė, jetonin vetėm nga bujqėsia.

Mirėpo, ata i kishin punėt mirė, ngase e kishin pasur njė mashkull nė Zvicėr, i cili ishte mė i riu nga tė tjerėt, por kur futej ai nė odė, nuk ndihej kush pėr sė gjalli, vetėm ai fliste, e besa filluan e po thonė: Qetėsi se po fletė baca!...

            Mirėpo, se si ndodhi nuk u mor vesh, dhe ky „baca“ e humbi Zvicrėn! Tani baca kujtonte se do ta respektojnė si pėrpara, dhe vazhdoi tė fliste nė odė. Dikur njėri nga meshkujt po i thotė:       

            - Tė kėna dėgjua sa ke qenė nė Zvicėr, tash mjaftė e mos fol ma, e besa mos e tepro se tė

fshijmė dajak e tė bėjmė tokė tė zezė- s’ka Zvicėr, s’ka mė bacė!

 

 

 

 

            TĖ RROFT JANUZI!

 

            Januzi ishte berber por nuk kishte pas ditur tė rruaj hiq. Njėri se kishte ditur dhe kishte shkuar pėr tu rruar tek ai.

            Januziu e mori briskun, doli nė oborr e ja nisi pėr ta rruar. Sa herė i mėshonte me brisk, syri i kėtij  qitke lot. Nganjėherė Jonuzi i thoshte:

            -Ktheju pej drite (n’midis t’oborrit).

            Ky i shkreti, qė kishte shkuar pėr tu rruar, duroi sa duroi, e nė fund kur u rrua, tha:

            -Aman jarabi, pse thonė hallku pėr shkado sen: “T’rroftė dreqi!” tu kanė me thanė: “T’rroftė Januzi!”.

 

 

 

            PO T’RRUEJ EDHE UNĖ TY

 

            Shaban Baja kishte hyrė tek berberi pėr tu rruar. Pe sheh berberin qė ishte bėrė mė parruar se myshteriu. Kur u rrua, hoqi me e nxjerr qesen e me ja la paratė, po nuk i kishte qėlluar asnjė metalik. I thotė berberit:

            -Qe besa, more mjeshtėr, se s’paskna n’xhep asnjė metalik me ta dhanė.

            -Ani ēka me ba tash? -e pyeti berberi.

            -S’di -i tha Shabani -ēka me ba tjetėr, veē ungju se po t’rruaj edhe unė ty!

 

 

 

            QYASH T’I PRIJSH  ASHTU T’DEL

 

            Njėri u takua me hoxhėn nė mėngjes. Ishte ditė e premte (xhuma).

            -Nadja e mirė, hoxhė!

            -Nadja e mirė!

            -Hoxhė, a ashtė mirė me i ngjitė kitė sot?

            -Mirė a.

            Sa kalo ai erdhi njė tjetėr. I tha:

            -Hoxhė, a asht keq me i ngjitė kitė sot?

            -Keq a, bre bir.

            -Po pse i the atij: “Mirė a”, e mue: “Keq a?”

            -Ai i prini mirė e i del mirė. Ti i prine keq e t’del keq. Mos gabo kur t’i prijsh se, qysh t’i prijsh asht t’del.