.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Argėtime - Anekdota popullore shqiptare (4)

ANEKDOTA POPULLORE SHQIPTARE (4)

      Anekdotat, kėto thėnie tė menēura, kėto tregime tė shkurtra shpotitėse e satirike, pėrmes sė cilave interpretohen dukurit e ndryshme shoqėrore, ndodhi tė personaliteteve tė njohura etj., japin njė pasqyrim metaforik por edhe alegorik tė realitetit tonė me tė cilinė pėrballemi ēdo ditė.

            Kėto tregime tė zgjuara, qė ishin karakteristik komunikimi tek shumė popuj ballkanas nė tė kaluarėn, e nė veēanti nė disa treva shqiptare (ku akoma janė prezent, edhe pse tė zbehura nga evoluimi kohorė), arrijnė qė pėrmes mesazheve tė japin aspekte nga jeta, nė dukje tė vogla, por me vlerė pėrgjithėsuese, duke i vėnė nė lojė klasat sunduese, pushtuesit, tradhtarėt, qeveritarėt, personalitetet publike etj., por duke mos lėnė pa atakuar as problemet e ndjeshme sociale, ekonomike, politike etj.

            Shkathtėsia e kėtij komunikimi tė drejtpėrdrejt me dėgjuesin dhe roli si mburojė a si shtizė ndaj kundėrshtarit, i kanė siguruar anekdotave, por edhe aforizmave, fjalėve tė urta etj. njė vend tė rėndėsishėm nė thesarin e kulturės shqiptare, por edhe njė jetė tė gjallė e aktive, me njė humor tė hollė e satirė therėse, edhe sot e kėsaj dite.

            Pjesa dėrmuese e anekdotave qė janė tė vendosura mė poshtė  janė tė marra nga librat: “Anekdota 2”, botuar nga Instituti albanologjik i Prishtinės,  dhe disa forume nė internet .

 

 

            UNĖ KUJTOVA SE PO THUE: “A E PA SHPINONJĖN?”

 

            Njėri  e merr tė birin dhe e qon nė mal pėr t’i parė shtazėt e egra se si po jetojnė. Kėqyrin e kėqyrin dhe dikur e panė njė shqiponjė qysh e kish zėnė njė lepur dhe ishte duke e ngrėnė. Pakė mė larg e panė edhe njė dhelpėr qė ishte bėrė pupėrr dhe shikonte. Kur fluturoi shqiponja, dhelpra u afrua te mbeturina e lepurit dhe filloi e po i merr erė e po ja lėpinė gjakun...

            Kur i shikuan mirė, plaku e muarr tė birin dhe u nis pėr shtėpi. Duke ecur rrugės, priste ēfarė po i thoshte i biri. Masė njė copė rrugėtim, djali po i thotė:

            -Babė, a e pa dhelpėn si e l’pike gjakun?

            Babės nuk i erdhi hiq mirė dhe ja ktheu me hidhėrim:

            -Eu, bre bir, eu! Unė kujtova si po thue: “A e pa shpinonjėn si e preu leprin” e jo “dhelpėn si e l’pike gjakun”. Se unė kam qef t’bahash si shpionjė...

 

 

 

            QOU NJERI E HA PĖRSHESHIN

 

            Ishte zgjuar njė i Berishės nė mėngjes i mrrolėt dhe nis e po pinte duhan. E shoqja ja bėri kafjallin gati, bukė tė misrit tė ftohtė, e po i thotė:

            -Avytu njeri e ha kaftjall e t’shkojmė n’punė!

            Ky edhe kur e pa pėrsheshin me bukė misri, po i thotė:

            -Grue, largoma pash zotin qatė pėrshesh se telashet qė i kam unė unė, n’men pėr bukė s’po m’bjen.

            -E pse njeri, ēfarė telashesh ke ti? - e pyeti gruaja.

            -Qysh bre ēfarė telashesh kam: A e di ti qė na kanė dek t’part e fisit e m’ka metė fisi n’krye?

            Gruaja u kthye e po i thotė:

            -Ēou njeri e ha pėrsheshin e dil n’punė, se n’koftė metė fisi n’ty, paskemi marue pėr shtatqin vjet!

 

 

 

            NJA, VLLA, EDHE ATA SAKAT

 

            Njėri po e pyet njė tė Gjakovės:

            -Sa djem i kie bre jaran?

            -Nja, valla, edhe ata sakat.

            -Po shka t’mirėn ka?

            -Kurgja, e pinė duhanin, njanėn dore gjithmonė e ka nxanė.

 

 

 

            QĖLLOFSH TI E JO BABA

 

            Po e pyet djali babėn:

            -Babė, me u rrah dy te menēur a duhet me ndėrhy?

            Baba po i thotė:

-Jo djali i jem nuk ke nevojė se tė menēurit nuk rrahėn.

-Po me u rrah njė i menēur e njė budalla atėherė a duhet me ndėrhy?

            -Jo - i tha prapė baba, se i menēuri gjen njė shteg dhe lėshon rrugė.

            -Po me u rrah  dy budalla?...

            -E aty djali jem qėllofsh ti e jo baba.

 

 

 

            NJERIU I KEQ NUK I BAN DAM SALL VETES

 

            Kishte qenė zakon nė njė vend, kur dikush bėnte ndonjė punė tė keqe, nuk e qortonte kush, po thoshin : “Gjithsecili berr virret n’kambė t’veta”.

            Njė ditė prej ditėsh, njėrit i mbushet kupa me ato fjalė dhe shkon e ta blenė njė dash. E merr dashin, e pret, e rrjep dhe e varė nė njė lis. Pas disa ditėsh filloi mishi i dashit tė prishet (qelbet) dhe tė kundėrmoj aq shumė sa qė e “qelbi” gjithė qendrėn e atij vendi. Njerėzit u mėrzitėn dhe  u mblodhėn e shkuan e po i thonė:

            Hiqe aq dash prej kėtuhit se na more n’qafė prej erės  s’keqe.

            Ai u pėrgjigj:

            - Shka po ju banė dashi? Ai asht i varun n’kambė t’veta? Ju vet po thoni: “Gjithsecili berr varet n’kambė t’veta”. A po e kqyrni pra qė ky dash, edhe pse i varun n’kambė t’veta, po e qelb krejt qarshin. Ashtu si ky, edhe njeri i keq nuk i ban dam sall vetit, po krejt miletit.

 

 

 

            KALI I KA KATĖR COPĖ  EDHE HA DAJAK PĖR DITĖ

 

            Njė familje kishte ndėrtuar njė shtėpi tė re, dhe, si ishte zakon, dėshironin ta varnin dhe njė patkua kali mbi derė, si simbol qė sjell fat dhe mbarėsi. Por, para se me e vendos patkoin, menduan se ėshtė mirė me shkua me e pyet edhe Hoxhėn e fshatit, si njeri i respektuar dhe me e marr edhe mendimin e tij.

            Shkuan nė Xhami tek hoxha dhe po i tregojnė pėr dėshirėn e tyre.

            -Ēfarė more?! Doni me varė patkoin e kalit mbi derė t'shpisė a?

            E pse? -i pyeti hoxha.

            -Po thonė se o sevap o hoxhė. T ‘hecin punėt mirė e marė kur e var ni patku mbi derė.

            -Sa budall qė jeni! -po u thotė hoxha, -po kali i ka katėr copė si ato edhe ha dajak pėr ditė, e ju po doni me ju hecun puna mirė e mbarė me nja.

 

 

 

            FAJIN E KA BABA QĖ SE KA ZGJEDH NANĖN

 

            Njė plak, dikur, bartte ujė mė kėnata. Sapo arrinte nė breg... njė fėmijė shkonte dhe ia  zbrazte kėnatat... Plaku i urtė e i mirė nuk i bėnte asgjė. Shkonte prapė qė t’i mbushte me ujė.. 1 herė, 2 herė, 3 herė...  Tė katėrtėn herė Plaku e pyeti fėmijėn:

            -I kujt je bre djalė i mirė...

            -I filan fistekut... pėrgjigjet fėmija!

            -A e din ēfarė babė tė mirė ke e ti po bėn kėso sherresh?

            -Nuk kam faj unė axhė, fajin e ka baba qė se ka zgjedh nėnėn...

 

 

 

            S’PATA QARE PA RREH  MAGJUPIN SE MA PAT RREH ASLLANIN

 

            Kishte qėlluar Ramadan Shabani nė njė odė tė burrave, por aty kishte qenė edhe vėllai i tij, Asllani.

            Dhe Asllani (vėllai i Ramadanit), jo bash i menēur, kishte pas folur shumė.

            Veē fliste se si i kishte rrahur njerėzit, duke u paraqitur kėshtu trim i madh.

            Dikur i thonė burrat Ramadanit:

            -O Ramadan Shabani, e paske vllaun trim t’madh! Paska rreh shumė njerėz! Po ti Ramadan a ki rreh naj njeri?

            -Ramadani  po u thotė:

            -Po, unė e kam rreh ni herė ni magjup.

            -Qysh Ramadan me rreh magjupin... ti  burr pleqnar?

            -Ehhh more burra! S’pata qare pa rreh se ai magjupi ma pat rreh qet Asllanin, tha Ramadan

Shabani.

            Asllani uli kokėn e nuk ju dėgjua zėri ma.

 

 

 

            UJKU VEĒ MERR E S'LE KURGJA

 

            Kur i kish pas ra njėrit ujku nė torishtė, bėrtitke:

            -Ujku more heeejjj!...

            -Oooouuuu, ēka u ba, more?

            -Mė ka ra ujku o heeejjj.

            -A la, a muer gja?

            -Po, a je nė mend heejjjj? Ujku veē merr e s'len kurrė kurrgja.

 

 

 

            PO DĖGJOI ĒKA NUK KAM DĖGJUAR, DHE PO SHOH ĒKA NUK KAM PARĖ

 

            “Njė plak ishte ulur buzė rrugės dhe po shikonte kalimtarėt e rastit qė po kalonin aty pari. Dy mėzo burra, tek po kalonin aty pari e pėrshėndesin plakun dhe po ulėn pak pranė tij. E  ndezėn nga njė duhan dhe njėri nga ta po e pyet plakun:

            -Mixhė, a je lodhur, a si po ia kalon?

            Plaku i mbetur vetėm po i shikon e nuk po iu pėrgjigjet fare!

            Tjetri, po i thotė, shokut tė vet:

            -Po ti lėre he burrė, a nuk e sheh se e paskan lėnė veshtė.

            Ai, prapė po i thotė:

            -Mixhė, a po dėgjon, a po sheh?...

            -Po, mor bijtė e mi - ua ktheu plaku:

      -Po dėgjoi ēka nuk kam dėgjuar, dhe po shoh ēka nuk kam parė, kurrė mė parė nė jetėn time!

 

 

 

            KOT KĖRKON NATĖN ATY KU NUK MUND TĖ GJEJ UNĖ AS DITĖN

 

            Shkrimtari i madh Francės Honore de Balzak, siē e dimė, tėrė jetėn ishte ballafaquar me probleme financiare dhe kurrė i shkreti nuk kishte pasur para.

            Njė mbrėmje, derisa Balzaku po flinte, kupton se nė banesė i kishte hy njė hajdut dhe po kontrollonte nėpėr dollap. Duke mos mundur tė pėrmbahet, Balzaku fillon tė qesh me tė madhe. Hajduti i habitur nga kjo skenė por edhe pak i frikėsuar, ashtu spontanisht po e pyet:

            -Ēka kėtu pėr tė qeshur?

            Balzaku, duke qeshur vazhdimisht shumė kėndshėm, po i thotė:

            -Qesharake ėshtė, se aty ku je ti duke kėrkuar para natėn, unė  nuk kam mundur t’i gjejė as nė pikė tė ditės! - dhe vazhdon tė qeshet edhe mė tej.

 

 

 

            SHKA ASHT HALLALL?

 

            Njėri po e pyet hoxhėn:

            -Hoxhė, shka asht hallall?

            -Ēdo gja qi fitohet me njerės, asht hallall.

            -Eh, hajėr bafsh qi m’kallxove, bre hoxhė, se pramė e kemi vjedhė me bacin ni bletė e jemi kanė ba ujė pi njersve. Masi tek jemi njersė, hallall e paskemi, -tha edhe shkoi n’punė t’vet.

 

 

 

            DJATHI I NJELMĖT

 

            Njė fshatari njė natė ia vodhėn djathin. Tė nesėrmen ai shkoi te kroi e po ruante. Atypari kalojnė do burra e po e pyesin:

            Ēka po ruen  k’tu, o mik?

            Ma ka vjedhė dikush djathin e po e reuj.

            Shko, more mik, e bjeri mas nėpėr katun  e kshyr kush ta ka vjedhė e mos prit kot k’tu!

            Jo, jo, s’ashtė nevoja. Po e pres qitu, se i kam qitė shumė kryp djathit e qitash vjen me pi ujė tu kroni ai qi e ka vjedhė.

 

 

 

            MA MIRĖ TĖ M’HANĖ DREQNIT E MI

 

            Njė fshatar shiti tokė e shtėpi nė Arllat e shkoi e zuri vend nė katundit Lloznicė. Qėndroi nja dy vite e nuk mundi tė bėhet rehat as aty. E shiti edhe aty tokėn e shtėpinė e u kthye prapė nė Arllat. Njė plakė po e pyet:

            -Pse e pate lshue Arllatin e dole n’Lloznicė?

            -Pse m’u paten lye me m’hangėr pesqin dreqėn.

            -Po pse s’nejte n’Lloznicė e erdhe prap n’Arllat?

            -Se atje i gjeta nimij dreqėn e thashė: “Ma mirė le tė m’hanė pesqin dreqnit e mi”, edhe u ktheva prap n’Arllat.

 

 

 

            PSE S’PO M’VETNI PĖR RRAFSH?

 

            Njė plak i urtė ishte pas nisur pėr rrugė. Rrugės po takohet me disa udhėtar tė tjerė dhe gjatė bisedės kėta po e pyesin:

            -O mixhok, a kie ma qef me hecė pėrpjetėz a teposhtės?

            Plaku po e quar kokėn po iu pėrgjigjet:

            -Lanet i koftė njanės edhe qetrės! Po pse s’po m’vetni pėr rrafsh?