Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Argėtime - Anekdota popullore shqiptare (5)

ANEKDOTA POPULLORE SHQIPTARE (5)

      Anekdotat, kėto thėnie tė menēura, kėto tregime tė shkurtra shpotitėse e satirike, pėrmes sė cilave interpretohen dukurit e ndryshme shoqėrore, ndodhi tė personaliteteve tė njohura etj., japin njė pasqyrim metaforik por edhe alegorik tė realitetit tonė me tė cilinė pėrballemi ēdo ditė.

            Kėto tregime tė zgjuara, qė ishin karakteristik komunikimi tek shumė popuj ballkanas nė tė kaluarėn, e nė veēanti nė disa treva shqiptare (ku akoma janė prezent, edhe pse tė zbehura nga evoluimi kohorė), arrijnė qė pėrmes mesazheve tė japin aspekte nga jeta, nė dukje tė vogla, por me vlerė pėrgjithėsuese, duke i vėnė nė lojė klasat sunduese, pushtuesit, tradhtarėt, qeveritarėt, personalitetet publike etj., por duke mos lėnė pa atakuar as problemet e ndjeshme sociale, ekonomike, politike etj.

            Shkathtėsia e kėtij komunikimi tė drejtpėrdrejt me dėgjuesin dhe roli si mburojė a si shtizė ndaj kundėrshtarit, i kanė siguruar anekdotave, por edhe aforizmave, fjalėve tė urta etj. njė vend tė rėndėsishėm nė thesarin e kulturės shqiptare, por edhe njė jetė tė gjallė e aktive, me njė humor tė hollė e satirė therėse, edhe sot e kėsaj dite.

            Anekdotat qė janė tė vendosura mė poshtė  janė tė marra nga librat: “Anekdota 1 dhe 2”, botuar nga Instituti albanologjik i Prishtinės.

 

 

DREQ N'KRYE, DREQ N'FUND

 

            Ishte njė njeri dhe ishte nisur pėr rrugė; kishte pėr tė shkuar nė njė fshat pėr tė marr diēka. Duke shkuar rrugės e gjen njė dreq. I thotė:

            - A po vje' me mue?

            -Po - i thit dreqi.

            -Hajde se po t'shti nė thes.

            -S'mun me m'shti mue, se unė i kam edhe shokėt 'tjerė.

            -Tė tanė i zen ky thes.

            E kishte pas mbushur thesin plot me dreqėr. Duke ecur rrugės takohem me njė pylltar.

            -Si je, bre burrė?

            -Mirė, si je ti?

            -Mirė.

            -Ēka ke aty qi e ke kaq ranė? - i tha pylltari.

            -Po, i kam do tesha.

            -Ēka ke bre?

            -I kam do dreqen.

            -Ani a po ma falė nja, bre burrė?

            -Hajt se po ta fali, se tek kam boll edhe unė pėr veti; m'besin boll mua.

            E ulė thesin nė tokė. Ky tjetri e fut dorėn dhe fillon me shpalos. Ai, i zoti i thesit, po i thotė:

            -More burrė, ēka po shpalon aty? Dreq n'krye e dreq  n'fund; tanė janė njėsoj, veē merre nja e hajt t'koft rruga e marė!

 

 


            NDĖRMJET TĖ LAGTIT E TĖ THATIT


            -Ishte njė dembel. Kijet i kishte, gjėrat pėr punė po, plugun po, edhe kishte pas mbetur pa mbjellė. E pyesin miqtė:

            -Pse s'molle sivjet?

            -Vallahi, ni herė ke lagtė e dikur u tha.

            -Ani, ku ke ti nėrmje' t'lagtit e t'thatit?

            Puntori, mos m'e ruejtė kohėn nėrmjet' t'lagtit e t'thatit me mjellė, ai s'un mjellė kurr.

 

 

 

            M'KA DAL SI DASHI SHYT

 

            Njė padalishtas ishte kapur me mesele me njė llapushnikas.  E pyetėn tė padalishtasin:

            -Qysh u dave me t'llapushnikasin?

            -I llapushnikasi m'ka dalė si dashi shyt. Dashi shyt doket si s'ka brina hiē, po i ka do brina n'lesh si, bani e t'solli, t'le n'vend!



 


            S'TA LEN AS MRENĖ E LE MA N'HAMAR


            Njėri, duke shkuar rrugės, e sheh tjetrin duke lėvruar. Lavėrtari  bėnte trapa tė parregullt. Udhėtari po i thotė:

            -Puna e marė!

            -Marė paē!

            -Keq paske punue.

            Lavėrtari i tha:

            -N'hamar t'zotit!

            -Vallahi - i tha udhėtari - s'ta le as mrenė e le ma n'hamar.

 



 

            MOS E MSHEL BUNARIN E VJETĖR

 

            Na ishe njė dijetar qė  kishe shtypur shumė libra. Dikur u plakė dhe u sėmurė pėr vdekje. Po i thotė djali i vet:

            -Babė, me ma lanė naj fjalė.

            -Bir, - tha baba tuj dek - t'kam lanė boll t'shkrueme; bibliotekėn ta kam lanė.

            -Jo, babė, me m'thanė  dishka me gojė, shka se ke shkrue.

            Kujtohet plaku ēfarė t'i thotė  qė nuk e kishte shkruar. Dikur po i thotė:

            -Bir, due ma ta lanė amanet: edhe nėse ēel bunar t'ri, rueje t'vjetrin, mos e mshel, mos pshytj n'tė e mos flliq.

 

 


            ASNI PUNĖ NUK T'THRRET...


            Njė tė dėrvarsi i shkon njė mysafir. E priti mirė e i bėni fort muhabet i zoti i shtėpisė.

            Tė nesėrmen mysafiri po lyp leje pėr t'u ēuar e shkuar nė shtėp.

            I dėrvarsi po i thotė:

            -Rrimė, bre mik, se ty tash nuk t'thrret kurrfarė pune! Shyqyr, djem e nipa t'u kanė ba boll!
            -E bre mik - po i thotė mysafiri - asni punė nuk e hap gojėn e me britė: "O hajde punom!", po vetė duhet m'e marrė me men se puna thrret.



 


            UNĖ SE KAM MJELLĖ ARĖN HALA


            Njė i zllakuēanas i ngjet kijet pėr tė lėvruar ditėn e diel. Prifti kapėrcen atypari edhe, nė vend qė t'i thotė "Puna e mbar!", po i thotė:

            -A s'po t'vjen marrė si i ki ngjitė kijet t'diellen? A e di ti qė Zoti, kur e ka jaratisė dynjanė pėr gjashtė ditė, t'shtatėn ditė, t'diellen, ka pushue!?

            -Paj, Zoti e ka krye punėn edhe ka mujtė me pushue, a unė, si p'i sheh ti, lum urata, s'e kam mjellė arėn hala, - i tha i zllakuēanasi.

 



 

            BUKA JEME PO M'VRET

 

            Ishte njė zotėri. Hip njė ditė nė kali tė shalės dhe shkon nė njė qytet. I kryen disa punė dhe duke dalė nė rrugė jashtė qytetit e gjen njė qen tė lodhur duke cof. Zbret nga kali. E shikon qenin qė ishte i lodhur. Hip sėrish mbi kalė dhe shkon tek njė bukėpjekės. I thotė.

            -Shko n'filan ven e merre ni qen. Ish i lodhun e bjere k'tu. Jepi bukė t'han sa tė don. N'fund t'muajit une vi e t'paguaj.

            Shkon bukėpjekėsi, e merr qenin dhe e sjell aty. I jepte bukė sa donte qeni. E kėshtu pėr njė muaj rresht qeni hėngri bukė sa deshi, dhe u majmė. Nė fund tė muajit u kthye zotėria pėr ta paguar bukėpjekėsin pėr shėrbimin qė i kishte bėrė. Kur bėnė tė futet nė oborr tė furrės, i turret qeni dhe e rrėzon nga kali. Vrapon bukėpjekėsi me e pritė dhe fillon t'i bie qenit me shtagė. Zotėria i shtrirė pėr tokė,  po i thotė.

            -Lene, lene se buka e jeme po m'vret mue, se unė e kam ba n'kėtė ditė.

 

 


            KALLAMOQI S'KA SABĖR


            Njė hoxhė, me njėfarė tubimi, kishte pas thėnė se veē me sabėr u bahet ballė tė tana punėve. Njėri po i thotė:

            -Veē ni punė, hoxhė efeni nuk ka sabėr.

            -Cila?
            -Kallamoqi, kur t'bahet m'u prashitė, s'ka sabėr.

 

 


            RRETHOJE QERIM


            Kishte pas shkuar njėfarė Tafa me prashitė misėr bashkė me djalin e vetė, Qerimin.

            Prashitėn gjithė ditėn e u lodhėn deri aty. Asnjėri nuk ishin tė punės. U mėrzitėn boll. Iu bė ara fushė; nuk ua marrte mendja me i dalė nė skaj kurrė. Po ngadalė-dalė e me gajret e afruan arėn. Me prashitė nuk kish mė shumė - veē edhe pak.

            Kur e pa Tafa qė gati u prashit ara, u kėndell e u gėzua shumė edhe bėrtiti sa mundi:

            -Rrethoje, Qerim, rrethoje, se s'ka ku shkon ma!

 

 

 

 

            FAJTOR ASHT DERSI  I  PARADARKĖS

 

            Njė hoxhė shkon mysafirė nė Hade dhe pėr darkė kėrkon t'ia qesin njė fli. Pak pa ardhur darka, hoxha nxehet tepėr nė fjalė. Duke dhėnė ders, po thotė.

            -E kam pa n'Kuran si gruaja nuk a njeri, po njerit i duhet.

            Baēica e dėgjon dhe, nė inat, e derdh flinė prej tepsisė, kinse i pshtoj prej dore.

            Kur u kthye sofra me bukė e lėng, hoxha duke shikuar mbi sofėr, po i thotė konakxhiut:

            -Flija s'na paska ardhė, po s'pe di a je ti fajtor e baēica?

            -Besa more hoxhė, as unė e as baēica, po "dersi" yt i paradarkės!

 

 

 


            UNĖ JAM MEHĖ KAMERI


            Vėllanė e Ukės, vijnė pėr ta pa disa njerėz si njeri tė menēur.

            Ky i kishte pas lėshuar dhentė  pėr tė kullotur e i kishte pas varė qostekėt e sahatit deri nė tokė. U takua me ata qė kishin ardhur te ky, edhe i pyeti:

            -Ku ja keni m'sy kshtu?

            -Tė Mehė Kameri.

            -Unė jam Mehė Kameri.

            -Qysh, mej rue dhitė? - i thanė kėta.

            Njėri prej tyre qė ishte nė kali tė shalės i tha:

            -Ma qejf kishim pasė mos me t'pa, se qė t'pamė, ēfarė zani ke pas ti.

            -Paj, more burra, - u tha Mehė Kameri i Suhogerllsė - s'asht marre me punue  n'shpi tande.

 

 

 

            EDHE UNĖ QASHTU KAM MENUE ME I DA

 

            Ishin dy peshkatarė. I zėnė dy peshq. U ulėn nė njė lėndinė dhe i qesin para veti peshqit e zėnė pėr t'i ndarė.  Njėri peshk ishte mė i madh e tjetri mė i vogėl. Si me i da? S'kishte qejf asnjėri pėr t'i ndarė.  Pritėn, pritėn pak. Dikur njėri bėn ballė dhe nis e po i ndanė - shokut tė vet ja tha tė madhin e pėr veti e ndali tė voglin. Ai shoku po i thotė:

            -Valla, mirė i ki da. Edhe unė qashtu kam menue me i da.

 

 


            GJAJA DO YSHYM



            Mixha Ymer kishte pas mbajtur kije tė mirė e u kishte qėndruar gati me yshym tė mirė e pėr ēdo punė tjetėr, e ja kishte pas lanė amanet djemve tė vet qė gjėja do yshym e, sipas yshymit ta bėn edhe punėn:

            -N'u qitsh kive kashtė,

            s'un i ēon me nizetegjashtė

            n'u qitsh tallė

            bahen skakallė;

            n'u qitsh sanė,

            s'presin me u thanė;

            n'u qitsh taxhi

            s'presin kamxhi.

           

 

 

 

            T'ĒELNIT E ARĖS I BJEN KATĖR T'MIRA


            Xhemajl Obrija, kah shkon nė Plluzhinė, i takon disa tė fshatit  qė ishin duke e ēelur njė mal dhe e bėnin arė. Pasi u fal me ta ,
po u thotė:

            -Ēelni, babo, ēelni, se t'ēelnit e arės i bjen katėr t'mira.

            -Cilat janė ato t'mira o baba Xhemajl?

            -E shton arėn, i ban hazėr cungat pėr dimėn, t'hahet buka ma fort edhe t'merr gjumi ma mirė, u tha Xhemajli edhe shkoi.