Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Argėtime - Anekdota popullore shqiptare (6)

ANEKDOTA POPULLORE SHQIPTARE (6)

      Anekdotat, kėto thėnie tė menēura, kėto tregime tė shkurtra shpotitėse e satirike, pėrmes sė cilave interpretohen dukurit e ndryshme shoqėrore, ndodhi tė personaliteteve tė njohura etj., japin njė pasqyrim metaforik por edhe alegorik tė realitetit tonė me tė cilinė pėrballemi ēdo ditė.

            Kėto tregime tė zgjuara, qė ishin karakteristik komunikimi tek shumė popuj ballkanas nė tė kaluarėn, e nė veēanti nė disa treva shqiptare (ku akoma janė prezent, edhe pse tė zbehura nga evoluimi kohorė), arrijnė qė pėrmes mesazheve tė japin aspekte nga jeta, nė dukje tė vogla, por me vlerė pėrgjithėsuese, duke i vėnė nė lojė klasat sunduese, pushtuesit, tradhtarėt, qeveritarėt, personalitetet publike etj., por duke mos lėnė pa atakuar as problemet e ndjeshme sociale, ekonomike, politike etj.

            Shkathtėsia e kėtij komunikimi tė drejtpėrdrejt me dėgjuesin dhe roli si mburojė a si shtizė ndaj kundėrshtarit, i kanė siguruar anekdotave, por edhe aforizmave, fjalėve tė urta etj. njė vend tė rėndėsishėm nė thesarin e kulturės shqiptare, por edhe njė jetė tė gjallė e aktive, me njė humor tė hollė e satirė therėse, edhe sot e kėsaj dite.

            Anekdotat qė janė tė vendosura mė poshtė  janė tė marra nga librat: “Anekdota 1 dhe 2”, botuar nga Instituti albanologjik i Prishtinės, libri “Anekdota popullore (2)” i autorit   Mehmet Bislimi dhe nga disa forume nė internet .

 

 

 

 

 

            MOS IU PĖRZIEJ NALLBANIN N'PUNĖ


            Njė i barilevas e ēon kalin te nallbani edhe po i thotė:

            - Mathma qit kali pėr qejf tem edhe me patkoj qisi fare, se m'pėlqejnė fort.
            Nallbani ja mbathi pėr qejf tė tij, po kali nisi e po ēalonte. E solli prapė edhe po i thotė nallbanit.

            - Ti ma mathe pėr qejfi, po kali po topallon.

            Nallbani, pasi ja ndėrroi patkonjtė e ja ngjiti ata si i pėlqejnė kalit, i tha tė barilevasit:
            - Tjera herė mos iu pėrziej nallbanit n'punė, se unė e mathi kalin ashtu qysh e lyp kali e jo qysh e lyp i zoti kalit.

 

 

 

 

            QITASH E BAJMĖ BAJRAM GJITHĖ VERĖN

 

            Cak Bajra i Ponorcit ju kishte pas thanė tė bijve, ditėn e Bajramit, pasi hėngrėn sillė:
            - Ēonu djem, n'gjitni kijet n'parmenė e me mjellė, se po fryn jugu! E dini qė toka jonė ėshtė hujli e jugu e thanė.

            Tė bijtė po i thonė:

            -Babė, shka po thue kshtu? Qysh n'gjiten kijet ditėn e Bajramit?

            - Ēonu ma mirė - u tha i ati - se toni thahet toka e s'bahet me e mjellė pėr sivjet.

            - Jo, valla, tri ditėt e Bajramit si ngjesim kijet edhe nė u baftė  gazepi.

            Kur u bė e katėrta ditė, shkuan pėr t'i ngjitė qetė nė arė. Shkoi  edhe Caka me ta. I ngjitėn qetė... edhe  parmendėn... dhe sa ja nisė me lėvrua  e u grahėn qeve, parmenda u bė copa-copa, sepse  toka ishte e tharė!  Atėherė Caka u duel pėrpara tė bijve e u tha:

            - Hajdi qitash e bajmė Bajram gjithė verėn, se s'deshėt me m'ngue!

 

 

 

 

            LENENI DIELLIN ME SHKUE PĖR QEJF T'VET!


            Njėri i kishte pasur disa argat duke prashitė misėr. Kishte pas dalė ara e vėshtirė e argatėt ishin lodhė. Kur hanė drekė e i qesin do rena, njėri lodhet fort edhe po e shikon diellin. Hala ishte lartė! Ja bėnė me dorė diellit qė tė ecė ma shpejt e tė perėndoj.

            I zoti i shtėpisė e kishte pas parė edhe kujtoi se mos po e dėgjon dielli e po ec ma shpejt, e po i mbetet ara pa pėrfunduar. E ēoi dorėn edhe ai e po i jep shenj diellit tė shkoj mė mbrapa. Njėri prej argatėve i pa edhe u tha:

            - Mosni bre! Leneni diellin me shkue pėr qejf t'vet!



 

            

            DEK SE DEK BILE VDIS ME FAQE T’BARDHĖ!

 

            Njėri kishte pasur shumė frikė prej vdekjes. E pėr mos me gjetur Xhebraili shkon e futet brenda nė oxhak.

            Xhebraili e gjen dhe e nxjerr nga oxhaku ku ai ishte futur e nxi e ba si futa. Kur e sheh Xhebraili nė atė gjendje tė mjerė po i thotė:

            -Po ti dek se dek, bile vdis me faqe t’bardhė!

 

 

 

 

            KUR TĖ KRUHET TY BY... I UL PANTALLONAT A?

 

            Njė herė njė punėtori, gjatė punės, po i kruhej koka. Por ne koke ai e  kishte njė  kapuē, e kėshtu e  kruante kokėn sipėr kapuēit.

            Njė koleg aty, po e sheh e po i thotė:

            - O njeri hiqe kapuēin e kruaje kokėn se marove!

            Ky edhe po ia kthen:

            -Pse, a kur tė kruhet ty by... i ul pantallonat a?

 

 



            T'PATĖN ME HANGĖR, PATĖN ME PUNUE


            Ishte njė Met Kurti nga Strellcit. I kishte pasė ndjekur qetė  pėrherė, mirėpo nuk kishte mundur t'i mbaj bash mirė e si duhet me ushqim. Qetė ishin ligėshtuar. Po besa edhe nga veshėt ai kishte qenė i mangėt.

            Shkon njė ditė Met Kurti pėr tė livruar. Qetė e ligė nuk i shkonin aq fort. Kėtij, kishte pas nisur me i hy mėrzia qė s'po i shkojnė qetė bash fort e qysh duhet pėr ta lėruar fushėn. Njėri ra atypari e i bėrtiti:

            -O puna e marė, Met Kurti!

            Ky nuk e dėgjoi bash mirė; mendtė tek ushqimi i qeve qė e kish tė mangėt. Tha:

            -O, t'patėn me hangėr, patėn me shkue (me punue), po e kanė henė mangi.


 

 


            A QITI DJERSĖ BUKA KAH E GATOVE?


            Njėri e kishte marr njė re (nuse). Renė e kishte marrė prej njė shtėpije pasanikėsh. Nusja nuk kishte pas gatua kurrė bukė nė shtėpi tė vet, sa kishte qenė ēikė. Kur hyri nė magje si nuse, bukėn e parė nuk e qiti hiē tė mirė. Plaku i shtėpisė ishte njeri i menēur. Nuk deshi me ja marrė fytyrėn resė, po i tha:

            -Deshta me t'vetė, bre bi, a qiti njersė buka kah e gatove?

            Reja i rrudhi krahėt e se nuk diti ēfarė t'i thotė. Plaku tha:

            -Kqyre pra nestra, kur t'gatuejsh. Kqyre mirė bukėn a po qet njersė e toni nisja m'e pjekė.

            Reja, kur hyri  nė magje tė nesėrmen, kah po gatunte, po shikonte a mos po qet brumi djerės. E ngjeshi, e ngjeshi sa mundi, po brumi nuk qiti djersė. Djersėt i shkonin vijė resė, e dikur, kur u lodh, e qiti bukėn nė ēerep edhe e poq. Kur u shtrua sofra, plaku po e sheh qė buka kishte dalė e mirė. I tha resė:

            -A u njersė buka?

            -Jo babė, -tha reja. -boll u lodha, njers't m'kanė shkue vadė, po brumi kurrqysh nuk qiti njersė.

            -Po qato, moj bi, kur t'njersėsh ti n'magje, qato janė njersėt e bukės e qat herė buka del mirė.

 


 

 

            BOLL MĖ NDIHMOVE

 

            Ishin duke pirė dy shok nė njė tavolinė tė njė restoranti. Njėri kishte njė ngatėrresė me disa tė tjerė, dhe kėta (3-4 veta), e takojnė aty dhe fillojnė ta rrahin. Ky shoku tjetėr, nuk kishte guxim t'i ndihmonte fizikisht, dhe po bėrtet nga qoshja e tavolinės:

            -Lėshojeni more se u qova unė....

            Ata e kėputėn kėtė tjetrin dajakė... e ky vetėm i pėrsėriste atė refren - lėshojeni more se u qova unė...

            Dikur ky shoku, qė e kishin shtrirė pėr toke nga tė rrahuar, po i thotė atij:

            -O mos bėrtiti ma bre, se boll mė ndihmove!...

 

 

 


            QYSH I KA GJANĖ TAFILI?


            Tafil Doda, komshi i Brahim Ukės, kishte qenė pasanik i madh. Kishte pasur shumė lopė pėlleja e gjė tjera tė ima, po rendin se kishin pas si duhet. E vetėn Brahim Ukėn:
            -Qysh i ka gjanė Tafili?

            -Me sh'net i ka mirė, a tamėl ma shumė kam unė me dy lopė, se ai me katėrdhetė.

 

 

 

 

           PO JEPNAJU TĖ K’QIVE T’KEQĖN HEJ

 

           Nė Korish, njė fshatė afėr Prizrenit, qė njihej si vatėr e “Irridentės” kishin ardhur ata tė UDB-s dhe i kishin mbledhur fshatarėt pėr t’u mbajtur “ligjėrata” (pėr t’i kėrcėnuar) nėse vazhdojnė me veprimtari "shoviniste, irredentiste, separatiste...." Dhe pas gjithė asaj bisede pėr situatėn e tensionuar... njė plak i menēur e qon gishti dhe po i pyet ata qė ishin nė “vllast” - pushtet:

         -Kjo Republika, qė e lypin kėta “axhamit” kėta t’ritė, po du me ju pyet mixha, se unė plakė e nuk po marr shumė vesh nga k’to punė: a ashte send i mirė a send i keq?

          Njėri prej UDB-ashve, pa prit me e krye ky pyetjen, me zė tė lartė po i thotė:

          -E keqe mixhė - shumė  e keqe ashtė!

          Ky edhe plakė me pėrvojė   (por edhe me sherr), po ia kthen:

         -Po masi tek asht shumė e keqe, bre mixhė, po jepnaju tė k’qive t’keqėn hej.... e tė plas gazi e t’qohen ata tė UDB-es, e bishtin nėn kėmbė....  

 

 

 

 

            SIMBAS PUNĖS DHE FRYTI


            Ishte quar Syl Palushi edhe kishte pas shkuar tek Beqir Toma nė Dollc me fjet njė natė. Ata ishin edhe kushėrinj ndėr veti. Aty kishte qenė edhe Marka Skneri, qė  kishte pas banuar ma sė tepri te shtėpia e Beqir Tomės. Po rrinė e po bisedojnė. Dikur, pas darke vonė, po i thotė Syl Palushi, Marka Sknerit:

            -O Mark, shka ta merr menja punėn e k'tyne vllazėnve t'Beqir Tomės edhe t'Bardh Tomės?

            -Aiiii, a s'po e din a?

            -Besa, me kanė me e ditė nuk t'ves.

            -Mos m'shtin mė fol keq!

            -Vetėm fol Mark.

            -Po flas, thotė -Bardh Toma, 3000 fije lakna i mjell edhe kurrnja nuk e vadit. Tana vinė tu' iu tha pėrmas. A Beqiri, 300 fije i mjell, qato i vadit e tana i xanė, kurrnja nuk i mungon.

 

 

 

 

            MOS I MERR NGA DY LUGĖ PĖRNJĖHERĖ?!!!

 

           Ishin ulur pėr tė ngrėnė bukė dy tė verbėr. Ishte kohė varfėria dhe pėr gjithēka ndihej mungesė, edhe pėr ushqim.

           E kėta, pėr ta ndarė racionin, e kishin bėrė, njėherė njėri njė lugė, e pastaj tjetri.

           Dhe gjatė tė ngėrinit, po i thotė njėri  atij tjetrit:

          -Mos i merr nga dy lugė pėrnjėherė?!!!

          Ky i habitura po ja kthen:

          -E ku po mė sheh ti qė po i marr unė nga dy lugė, kur je i verbėr si unė?!

          -Se po i marr vet nga dy - ia kthen ai.

 

 

 

 

            VEĒ NUSJA SOT PASKA PUNUE

 

            Njė i Vėrbovcas kishte qenė shtėpi e madhe. Nė vakt tė korrave, hyjnė nė arė nja tridhet argat - burra e gra. Nė bisht tė rendit, korrte njė nuse qė sapo e kishin marrė ato ditė.
            I zoti i shtėpisė, kah dreka, duel tė shikoj si po shkon puna nė arė... Dhe kur e pa se ishte punuar me nguti edhe shumė keq, u bėrtiti fort! Por krejt fajet u munduan me ja lanė nuses.

            -Kush korri kaq nalt? - Po i pyet i zoti i shtėpisė.

            -Nusja valla! - po i thonė.

            -Kush la kaq shumė kajzi?

            -Nusja!...
            -Kush i qiti dorzat, kaq keq nėpėr duej?

            -Nusja!...
            Kur e shtruan drekėn  dhe u ulėn rreth sofrės, i zoti i shtėpisė po i ndan bukė veē nuses.
            Tė tjerėt po shikohen me habi dhe po e pyesin tė zotin e shtėpisė:

            -Pse s'po na then bukė edhe neve, po veē nuses?!!!

            -Paj veē nusja sot paska punue, e ju paskeni kqyrė - po ia kthen plaku...

 

 

 

 

            MĖ LEHTĖ ĖSHTĖ TĖ SUNDOSH ME NJĖ MBRETĖRI SE SA ME NJĖ GRUA

 

            E pyesin njė herė nė shoqėri letrarin e madh francez, Molierin: “Si ėshtė e mundur qė nė disa shtete tė lindjes princėrit pushtetin e trashėgojnė nga 13 - vjeē, kurse martesa me rregull i mundėsohet tek mbas moshės 18-vjeēare!”

            -“Sepse shumė mė lehtė ėshtė tė sundosh me njė mbretėri tė tėrė se sa me njė grua”, - pėrgjigjet Molieri.

 

 

 

 

            DUAJE ARMIKUN TĖND


            Aktori anglez Charles Bannister mori pjesė njė herė nė njė banket ku u ul pranė njė mjeku. Kur ky i fundit vuri re se Bannister donte tė pinte wiski, i tha:

            -Zotėri, hiq dorė nga alkooli, sepse ėshtė armiku juaj mė i madh!

            Bannister iu pėrgjigj: -Por nė bibėl thuhet:

            "Duaje armikun tėnd!"