Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Argėtime - Anekdota popullore shqiptare (7)

ANEKDOTA POPULLORE SHQIPTARE (7)

      Anekdotat, kėto thėnie tė menēura, kėto tregime tė shkurtra shpotitėse e satirike, pėrmes sė cilave interpretohen dukurit e ndryshme shoqėrore, ndodhi tė personaliteteve tė njohura etj., japin njė pasqyrim metaforik por edhe alegorik tė realitetit tonė me tė cilinė pėrballemi ēdo ditė.

            Kėto tregime tė zgjuara, qė ishin karakteristik komunikimi tek shumė popuj ballkanas nė tė kaluarėn, e nė veēanti nė disa treva shqiptare (ku akoma janė prezent, edhe pse tė zbehura nga evoluimi kohorė), arrijnė qė pėrmes mesazheve tė japin aspekte nga jeta, nė dukje tė vogla, por me vlerė pėrgjithėsuese, duke i vėnė nė lojė klasat sunduese, pushtuesit, tradhtarėt, qeveritarėt, personalitetet publike etj., por duke mos lėnė pa atakuar as problemet e ndjeshme sociale, ekonomike, politike etj.

            Shkathtėsia e kėtij komunikimi tė drejtpėrdrejt me dėgjuesin dhe roli si mburojė a si shtizė ndaj kundėrshtarit, i kanė siguruar anekdotave, por edhe aforizmave, fjalėve tė urta etj. njė vend tė rėndėsishėm nė thesarin e kulturės shqiptare, por edhe njė jetė tė gjallė e aktive, me njė humor tė hollė e satirė therėse, edhe sot e kėsaj dite.

       Anekdotat qė janė tė vendosura mė poshtė janė tė marra nga librat: “Anekdota 1 dhe 2”, botuar nga Instituti albanologjik i Prishtinės

 

 

 

 

            JA LA N'DORĖ KAMET E ARUSHĖS

 

            Ishin kanė dy vetė. Shkojnė n'mal me pre dru. Aty ish kanė ni arushė. Nget arusha me e kapė njanin, e ky ja ngjet pėr kamėsh. Arusha n'at anė t'lisit e ky n'kėtė anė me dy kamėt e arushės n'dorė. Arusha s'mujke me luejtė. Ky i thot shoqit:

            - Silli e myte me dru!

            -S'po guxoj, - ja kthen tjetri.

            Hajde kapja kamėt ti se i mshoj unė.

            Ai edhe shkon e ja kap kamėt. Ky ja len kamėt e arushės n'dorė shoqit, e vetė ik.

            Prej qat'herit ka metė fjala: "Ja lanė kamėt e arushės n'dorė" pėr najnja qi e mashtron shoqin e vet.

 

 

 

            DERA E OBORRI  PA GARDH

 

            Nastradini e kish pasė marue shpinė e re. Derėn e kish ba kah rruga, midis oborrit, e gardh s'kishte ba hiē. Dera tek, pa gardh, e pyeten:

            -Nastardin, shka ke ba, more, kshtu? Gardh oborri jo, e i ke vnue dyert e oborrit pa gardh?

            Nastardini u pėrgjegj:

            -Kush a me ftyrė, vjen  e hin nėpėr derė t'oborrit. Kush a i paftyrė, nuk hin nėpėr derė.

 

 

 

            VEQ NUSJA PASKA PUNUE


            Ni i vėrbovcas ish kanė shpi e madhe. N'vakt t'korrave, hinė n'arė nja tridhetė argat, burra e gra. N'bisht t'renit, korrke ni nuse, qi e kishin marrė n'ato ditė.

            I zoti i shpisė, kah dreka,duel me kqyrė si po shkon puna n'arė edhe e pa si ish punue fort pėr gut edhe keq. U bėrtiti fort, po krejt fjalėt u munuen me ja lanė nuses.

            -Kush korri kaq nalt? -veti i zoti i shpisė.

            -Nusja valla! -i thanė.

            -Kush la kaq shumė kajzi?

            -Nusja.

            -Kush i qiti dorzat, kaq keq, nėpėr duej?

            -Nusja!

            -Kur u kthyen dreka e u rrethekuen n'sofėr, i zoti i shpisė i thei bukė veē nuses.

            -Pse s'po na then bukė edhe neve, po veē nuses?

            -Se veē nusja paska punue, e ju paskeni kqyrė.

 

 

 

            MERAKLIA N'GRA

 

            Ish kjen Cubo Jaha; ki pasė fort merak ėn gra. Kur  do me dek e le amanet me e shti n'vorr ngat rruge, ka shkojnė gratė me marrė dru nė shpinė, edhe ka kthehen.

            E dvesin:

            -Pse p'e le kshtu amanet?

            -Paj e kapi donja t'mirė pėr kame, edhe pėr s'dekuni- thotė.

            Ja godisin vorrin skaj rruge. Edhe sot a ky vorr n'Haxhaj, bash n'ni rrugė qi del katundit ėn mal.

 

 

 

            DJE S'UM KA PA KUSH ME SY

 

            Bajram Bujupi i kish pasė ngjitė kijet me livrue. Arėn e kish pasė n'stom t'udhės. Gjithė ditėn kapercyen asajde turli njeri edhe nuk i tha kush "Puna e marė!"

            T'nesrit, shkon me ta edhe e shoqja, me i nimue edhe me iu pri kijeve. Por, at ditė, s'kaperėcei njeri pa i thėnė: "Puna e marė!".

            Bajramit iu lodh goja tu' u thanė "O marė e t'mirė paēi!" E shoqja po i thotė:

            -N'koftė si t'thonė pėrditė qishtu "Puna e marė!", po dojshe me metė pa livrue.

            -Paj po m'thon sod si po livroj me ty, se dje s'um ka pa kush me sy. Bile, ma e udhės asht me u thanė ti "Mire  paēi se une.

           

 

 

            MOS KQYR SHI E DIELL


            Tu Babushi i Kosovės, shkuen disa pej nahijes 'Gjakovės me marrė drith, se ish kanė qesat. Babushi u tha:

            -Unė po u api drith, veē, pėr pa dalė me kcye nuk jau api.

            Ai pi bjen shoshės (n'ven defit) e po knon ktyne kah po kcejnė.

            Mos kqyr shi e diell, po ngjit kijet e miell.

            Ky tuj knue e ata po kcejnė. Dikur jau dha ka i'gjysė sheke drith.

            E muerėn drithin n'shpinė e shkuen.

 

 

 

            TI E DI ĒKA BAN ME TA

 

            E kishin mytė njanin me sakica, se e kishin gjetė keq, n'qiler t'njanit. I kishin metė kti t'mytunit duart pėrpjetė.  Kur e merr hoxha me e la xhenazen, apet duart pėrpjetė. Po u thotė:

            -Bimani ni konop!

            -Ēka po don, hoxh, a je tranue?

            -Pasha zoten s'jam tranue hiē, po s'p'e len hiē  qefinin.

            Ja prunė konopin. Ta kap e t'ia lidh duart pė trupi, me konop. Kur e quan tu vorri, tha:

            -O more i lumi zot, qeta ta pruna lidht si ēausht e mretit qi i bishin lidht gjinen. Ti e di ēka ban me ta (nuk ja thirri tallkinin se ish zanė keq).

 

 

 

            SHTRĖNGONI BRRYLAT


            Njanit iu kish pasė ba ara pa shati. I bani argat' me e prashitė arėn. Argat' punojshin me javashlluk. N'nifarė vakti masdite, gati me prarue dielli, po e shohin qi ara do me metė pa mbarue.

            Pa prarue dielli ėshtė edhe ni pushim i vogėl pėr argat, "llullat e vogla" i thonė (e pushimi i masdrekės thirret "pushimi i madh").

            Njani pej atyne argatve po thotė:

            -Kqyrni burra, dojmė me lanė ket pushim, mos mė e ba, e me krye arėn. Nji tjetėr tha:

            -Jo, adetet n'ven dojmė me i ēue edhe arėn dojmė me e marue, po shtrėngoni brrylat e grahni ma shpejt punės!

 

 

 

            HAJNAT E BORXHLIJT KRYET E MBAJNĖ ULĖT

 

            Kur ish kanė Shemis pasha n'Mitrovicė, ishin kanė vjedhė dugajat natėn shumė. Disa prej shehrit shkojnė e i thonė pashės:

            -Ēka u ba kjo punė si na fikėn hajnat? Me na i gjetė hajnat!

            -Bre burra, - u thotė Shemsi pasha, - une i kishna gjetė hajnat n'pikė dite, po m'u kan pėrzie me borxhlitė e s'po muj i daj.

            -Qysh kshtu pėrzihen hajnat me borxhlitė?

            - Se, si borxhlija qė shkon me krye ulėt e tuj u tutė se mos po e zatet borxhlinė e vet e nuk ka me ja pague, ashtu edhe hajnat shkojnė me krye t'ulėt pej tute mos p'e ngjeh kush qi ashte hajn, edhe e kapin.

 

 

 

            SHPIJA PA BAGĖTI,SHPI PA BUKĖ


            Bajram Selmani i Ucės a kanė burrė i mirė. Bjen n'gjak me do shokė. I merr do miq ni ditė e del pej shpije me shkue larg diku kaqkin. Tu ecė natėn me ata miq t'vet, untohen edhe qillojnė n'ni katun t'panjoftun. Kur i afrohen ni shpije, donė m'e thirrė t'zotin e shpisė e me i lypė bukė. Bajrami thotė:

            -Mos thirrni dėri sa t'preki oborrin se e marr vesh a ka bukė a jo.

            Masi preku n'tokė,tha:

            - Mos lypni bukė kėtu se s'ka.

            Shok't e ti nuk i besuen edhe e thirrėn t'zotin e shpis. Kur i lypėn bukė, i zoti i shpis u tha:

            -Qe besa, more burra, bukė s'm'ka qillue n'shpi.

            Vazhduen rrugėn e teshen n'ni shpi tjetėr. Prap po donė me lypė bukė. Prap hini Bajrami n'oborr edhe e preku me dorė oborrin. Oborri ish kanė me fėrkema t'gjave, me llom e me dhe.

            U kthye kah shokėt e u tha:

            -Kty lypni se ka bukė bollė.

            Edhe pėrnimen, kur e thirrėn t'zotin e shpisė e i lypėn bukė, ai u dha sa deshtėn.

            Qysh e muer vesh Bajrami qi n'shpinė e parė s'do t'gjejshin bukė e n't'dytėn do t'gjejshin? E muer vesh se, kur e preku oborrin e shpisė s'parė me bari e kuptoi se ajo shpi s'e kish kurrni gja t'gjallė. E kur e preku oborrin e shpisė  s'dytė, teshi n'gjurma qi kishin lanė gjaja e gjallė e menoi me veti qi, kur ka ajo shpi gja t'gjalla, ka edhe bukė.

 

 

 

            MU KA MSUE DORA

 

            Ni rahavecjan, sa herė hike n'dugajė t'ni kavaēi, ja vidhe ka ni patkue kali. Kavaēi, dej dikur i vike keq me i thanė, se hajni u dokke burrė i mirė e i pashėm. Po, kur e teproi, ni ditė n't'vetum, i tha:

            -Pse, bre zotni, po m'i merr patkojt?

            -Shko n'filan ven t'i kam lanė krejt patkoj e merri se mue s'um vyejnė kurrgja - i tha "zotnija", - po m'u ka msue dora pej vakti me marrė bile diēka, ku t'hi. Kur t'msohet dora, zor a m'i lanė kit t'shkretėn hajni.

 

 

 

            I VJEDHI OPINGĖT E MIJA

 

            Ni i shtupelas shkon pėr pazar n'Pejė. Kur kryhet pazari, kah mremja e merr ikėn dathė nėpėr sakaqe t'shehrit. Gjinja e hyqmetit po kujtojnė si ka vjedhė naj sen i fluken mas e zanė. Kah e bastisin, ja gjajnė ni parė opanga, si i kish pas  shti n'gji.

            E veten:

            -T'kujt i kije kto opanga?

            -T'mijat, valla.

            -Ani pse pra opangat n'gji, e vetė tuj ikė dathė.

            -Se atė dirė si kryhet pazari e s'un vjedhi kurrgja, pej inatit, i vjedhi bile opnagat e mija, e ngas sa t'muj me ikė tuj nga nėpėr shehėr.

 

 

 

            HAJT, KOSĖ BRE, RRAS PITE

 

            Ish kanė njani tu' kositė. Baqica i kish pa' thanė:

            -A po don me t'pru herėt bukė e krypė a dikur ma vonė me t'pru pite pėr drekė? Kujtohet. Thotė:

            -Hajt se p'e pres piten dikur ma vonė.

            E ti n'grahi kosės. E muer uja e ment te pitja qi ka me i ardhė. I folke kosės: "Hajt kosė bre, rras pite! Hajt, kosė bre, rrasė pite", se ish tuj e pritė piten kur po i vjen. Edhe kositke me qejf.

            Baqica dikur i qoi bukė e krypė e lang, po i kish pa' ardh amėl, sikur me kanė tu' hangėr pite, se ish untue tuj punue.

 

 

 

            NESER JA NIEN ZANIN

 

            Nastradini hoxha ish kanė tu'e  vjedhė ni dugajė. Kur ish kanė tu ja pre drynin dugajės, asajde kalon ni njeri dhe e dvet:

            -Nastardin, ēka po ban aty?

            -Po i bi lahutės - pėrgjigjet ai gjakftohtė.

            -Po pse s'po nihet zani?

            -Nesėr ja nine zanin - tha Nastradini.

 

 

 

            QATY P'E DI QI NI DREQ ASHT

 

            E dveti njani tjetrin:

            -Allahile, bre dost, a din me m'kllxue, a ka zot?

            -Vallaha, more dosti jem, s'e di as vetė veē qysh po i la dorzat e grunit nė pramje n'arė, nė sabah s'po i gjaj. Qaty p'e di qi ni dreq i madh asht - ja priti tjetri.