Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Argėtime - Anekdota popullore shqiptare (8)

ANEKDOTA POPULLORE SHQIPTARE (8)

      Anekdotat, kėto thėnie tė menēura, kėto tregime tė shkurtra shpotitėse e satirike, pėrmes sė cilave interpretohen dukurit e ndryshme shoqėrore, ndodhi tė personaliteteve tė njohura etj., japin njė pasqyrim metaforik por edhe alegorik tė realitetit tonė me tė cilinė pėrballemi ēdo ditė.

            Kėto tregime tė zgjuara, qė ishin karakteristik komunikimi tek shumė popuj ballkanas nė tė kaluarėn, e nė veēanti nė disa treva shqiptare (ku akoma janė prezent, edhe pse tė zbehura nga evoluimi kohorė), arrijnė qė pėrmes mesazheve tė japin aspekte nga jeta, nė dukje tė vogla, por me vlerė pėrgjithėsuese, duke i vėnė nė lojė klasat sunduese, pushtuesit, tradhtarėt, qeveritarėt, personalitetet publike etj., por duke mos lėnė pa atakuar as problemet e ndjeshme sociale, ekonomike, politike etj.

            Shkathtėsia e kėtij komunikimi tė drejtpėrdrejt me dėgjuesin dhe roli si mburojė a si shtizė ndaj kundėrshtarit, i kanė siguruar anekdotave, por edhe aforizmave, fjalėve tė urta etj. njė vend tė rėndėsishėm nė thesarin e kulturės shqiptare, por edhe njė jetė tė gjallė e aktive, me njė humor tė hollė e satirė therėse, edhe sot e kėsaj dite.

      Anekdotat qė janė tė vendosura mė poshtė  janė tė marra nga librat: “Anekdota 1 dhe 2”, botuar nga Instituti albanologjik i Prishtinės, libri “Anekdota popullore (2)” i autorit   Mehmet Bislimi dhe nga disa forume nė internet .

 

 

 

 

 

            DHENT NUK HANĖ BURRNI


            Disa burra t'dheut, Isuf Kameri me disa prej Qerimi, kanė shkue mysafirė tu Smajl aga n'Lluga e kanė fjetė at natė aty. N'natje kanė marrė bisedat e po bisedojnė. Ka shkue nji kohė bukur e g'jatė. Ka ardh koha m'u qitė dhen'e. Ai Smajl aga ka lypė leje. Ka thanė:

            -Me leje burra, se tash m'erdhi koha me shkue e m'u qitė dhen'e.

            Isuf Kameri i ka thanė:

            -Hiqu dhen'e, more Smajl aga, se je ka rri me burra e s'ke ku me i marrė tjetėr e me nejė kshtu me ta.

            -Ah, more Isuf Kameri, m'fal, se dhenve t'mija me jau qitė pesqin okė burrni, nuk e ungj kurrnja kryet n'ta. Shkova m'u qitė sanė, se ato burrni s'duen.

 

 

 

            KUR U PLAĒKIT NASTRADINI

 

            E plaēkitėn Nastradinin komita, po ky s'ke tu shpija. Kur erdhi, shkuen mahalla me e pa. E pvetin:

            -A po mėrzitesh?

            Nastradini bani gajret e u tha:

            -Jo, s'po mėrzitna, veē m'ka metė merak qi s'jam qillue n'shpi.

            -He, bre Nastradin! Po s'ish kanė punė qi m'u qindrue, - i thanė.

            -Jo, s'kishna qindrue, po kishna marrė edhe unė dishka e  e kishna pshtue pej komitės.

 

 

 

            A KA KU KULLOTĖ KALI?


            Ish kanė ni katunar niherė e ish kan shkue n'Gjakovė. At'harė katunarėt shkojshin n'Gjakovė pėr me pre tesha. Shkon ky katunari e i thotė terzisė:

            -A po m'i prenė ni parė tesha se m'nevojiten, po paret t'i jap n'kohė t'lamės.

            Terzija e veti:

            -Kut t'vi atje te ju me i marrė paret, a keni bar, a ka ku kullot kali?

            -Po, ka ku kullotė kali, se ka bari tekteri n'gu, sa t'don ka tėrfojė e bar e ēdo sen ka.

            Ky edhe i tha:

            -Jo pėrze, s'po vi hiē se, me pasė njerėz t'gjallė e gja q'kullotin n'at bari, ti kishe pas me m'i pague paret. Mirpo, masi s'ka kush i kullot gjanė, e gja s'ka q'kullosin bar e tėrfojė, ti s'kie kah m'i paguen paret, e pėr qeta borxh s'po ti jap.

 

 

 

            SHAMATA E JARGANIT

 

            Nastradin Hoxha ish tuj fjetė me  t'shoqen n'shpi. Dikush u ndie tuj u rrahė e tuj u shamatue te dera e aborrit. Nastradinit i mushet mendja me dalė me pa ēka ish. Si kje, n'kmishė e n'tlina, mori jarganin pėr krahesh e doli m'i pa. Ata t'dy tuj u shamatue, ja kapėn jorganin pėr krahesh e ikėn. Shamata prani.

            - Ēka ke jashtė nieri? - e dveti e shoqja.

            - Asgja, maj grue, shamata e jarganit tem. Shamat pushoi e jargani m'shkoi.

 

 

 

            S'P'E PRISHI GJUMIN PĖR 'I GJYSĖ DELMJE


            Ishin kanė gjashtė vllazėn e i kishin pasė tri copa dhen. U kish ra uki aty. I kishin thanė vllaut q'i ruejke dhet:

            -ēu, se na ra uki n'berre!

            Ai, masi u ēue, i ra n'men q'ni gjysė delmje po i bie' hise, e ra apet. Tha:

            -S'p'e prishi gjumin pėr 'i gjysė delmje.

 

 

 

            "ATATURKU I DEHUR"

 

            Na ishte njė koha kur Ataturku, si burrėshtetas dhe reformator i madh, kishte arritur famė tė pakontestueshme, jo vetėm nė vend por edhe  nė arenėn ndėrkombėtare. Njė ditė prej ditėsh, pa kurrfarė tendencioziteti qėllimkeq, njė kėshilltar i besueshėm nga suita e tij e afėrt, e kėshillon:

            - Pasha im i nderuar! Ti tanimė i ke realizuar nė vepėr shumicėn e synimeve tuaja. Si njė lider i madh popullor dhe kudo i respektuar, mendoj se ka ardhur koha qė nga pak ta rralloni pėrdorimin e tepruar tė pijeve alkoolike!

            - A besoni ju sinqerisht se tė gjitha kėto tė arritura tė sotme tė Turqisė janė meritat e mija dhe unė vėrtetė jam burrėshtetas madhor, sikur thoni? - ishte kjo si pyetje nė vend tė pėrgjigjes sė pritur drejtuar kėshilltarit tė vetė.

            - Po, po, lartmadhėri! Nuk ekziston as mė i vogli dyshim nė kėtė bindje. Jo qė e dimė vetėm ne kėtė realitet, por edhe gjithė populli turk dhe tėrė bashkėsia ndėrkombėtare!

            - Bukur pra! - iu pėrgjigj qetė Ataturku. - Tė gjitha kėto rezultate tė dėshmuara, unė i kam arritur mu ashtu sikur isha nė tė vėrtetė: nė vete i pajisur edhe me atė ves tė keq qė ti ma konteston. Por, me kėtė rast, nėse mė duhet tė dėgjoj ty dhe nė tė ardhmen ta eliminoj kėtė shprehi, atėherė, unė mė nuk do tė jem origjinali - ai Mustafai i gjertanishėm. Pėrkundrazi, do tė shndėrrohem nė dikush tjetėr: do jem i mangėt dhe jo tėrėsi e mentalitetit tim karakteristik. Edhe diēka, miku im i nderuar! - vazhdoi mėtej Ataturku - Ta zėmė, po ta dėgjoj kėtė kėshillė tėnde qė tė mos konsumoj pije alkoolike, atėherė, patjetėr nė kėtė gjendje tė esėllt, ty duhet tė tė largoj nga posti qė ke sot, sepse, edhe atė ditė kur tė kam dekretuar si kėshilltar timin mė tė afėrt, kam qenė mu ai “Ataturk i dehur”... ?!!

 

 

 

            TE NA S'BAHET MA VONĖ!

 

            Njė qytetarė shkon njė ditė te njė mik i veti nė fshat, edhe duke biseduar koha kalonte e bėhet bukur vonė... Dikur, ky qytetari, pasi nuk shihte orė nė mur, po e vetė mikun:

            - Sa u ba ore bre?

            E miku po i pėrgjigjet:

            - Afėr 12-shit.

            Qytetari po i thotė:

            -Herėt qenka, unė mendova se ėshtė mė vonė.

            Plaku i shtėpisė (babi i atij mikut) qė kotej nė qoshe, kur e dėgjoi kėtė, u kthye e po i thotė kėtij qytetarit:

            -Jooo or dashamirė, te na s`bahet ma vonė se tash ja nisė apet prej fillimit 1,2,3...

 

 

 

            TĖ DY KANĖ TĖ DREJT!

 

            Nė Kuvendin e Kosovės, kishte ndodhur njė incident verbal mes dy deputetėve qė iu takonin subjekteve tė ndryshme politike.

            Pas njė debati tė nxehtė, njėri nga deputetė, po e fyente deputetin tjetrit:

            - “Rri aty e mos fol, mor hut, gėnjeshtar, huligan, rrugaē e injorant, dallaveraxhi e zagar, hajn e kusar!”...

            Ndėrkaq, deputeti tjetėr, duke treguar mos pėrmbajtje ia kishte zbrazur tjetrit, po nė tė njėjtėn masė:

            - “Ėėė, mor imoral e tradhtar, naiv e zagar, maskara e shpifės, intrigant e pis, t’i thyej hundėt dhe dhėmbėt, hajdut e injorant!”...   

            Nė njė odė burrash, tek po e pėrcillni seancėn pėr mes TV-ės, njėri nga tė pranishmit, po i drejtohet njė plak tė urtė qė kishte rastisur aty:

            - Hė, axha Rifat, ēka po ta merr mendja ty; cili ka mė shumė tė drejt?

            - Qe besa mor djalė, mė ke futė nė siklet, por megjithatė kėtė pleqni, nuk ėshtė vėshtirė me e nda, pasi qė tė dy kanė tė drejt?!

            - Si kanė tė dy tė drejt, kėta po shpifin njėri- tjetrin?!- po e pyet ai me habi Rifat plakun.

            - Jo qe besa, kėta nuk po shpifin njėri-tjetri as pak, krejt ēka po i thonė njeri-tjetrit, janė tė sakta, prandaj qė tė dy kanė tė drejt!- ia ktheu pėrgjigjen atij Rifat Plaku.

 

 

 

            NJĖ GRUSHT BLETA

 

            Njė bujk nga Vraniēi merrej edhe me kultivimin e bletėve dhe pėr to bisedonte pėrherė dhe kudo. Shkon njė ditė te i vjehrri i vet dhe fillon e po i shpjegon atij pėr dobinė e bletėve dhe i thotė se veē mjaltit, bletėt kanė edhe veti tjera shėruese. Pra s'ka nevojė pėr barėra tė mjekut po i thotė ai vjehrrit tė vet. Mė mirė ėshtė me tė thumbuar nja 20-30 bletė sesa me e marrė njė kuti hapa!

            -Hajt he djalė, le atė muhabet, - po i thot i vjehrri, se me qenė ashtu, mjeku nė vend tė ilaqeve e mban njė krojshe me bletė dhe kur tė shkosh pėr t’u vizituar, ta fut njė grusht bletė nė pantollana...!

 

 

 

            MENĒURIA E LEKĖ DUKAGJINIT


            Lekė Dukagjini u nis pėr tė shkuar nė njė kuvend burrash. Rrugės takoi njė fshatar, i cili i tregoi se turqit kishin zėnė pritė pėr ta vrarė. Leka menjėherė u ndalė dhe ktheu rrugė.

            - Pėrse ktheve rrugė? - ia ktheu fshatari.

            - Mė mirė tė thonė dredhoi Leka, sesa vdiq Leka, - ia priti Lekė Dukagjini.

 

 

 

            ISMAIL QEMALI DHE KANAN MAZE


            Luftėtari Kanan Maze shkoi ne zyrėn e rekrutimit te qeverisė sė Vlorės pėr tė hyrė nė ushtrinė shqiptare.

            Oficeri pasi e mati i tha:

            - Shtatin e ke disa centimetra mė tė shkurtėr nga sa e kėrkon rregullorja, prandaj nuk mund tė pranojmė nė ushtri.

            Kanani shkoi menjėherė tek Ismail Qemali dhe i tha:

            - Ismail Bej, vetėm pėr tė gjatėt e ke bėrė Shqipėrinė apo edhe pėr tė shkurtrit?

            - Pse si ėshtė puna? - e pyeti Ismail Beu.

            Kanani i tregoi ēfarė i kishte ngjarė nė zyrėn e rekrutimit.

            - Shqipėria ka nevojė edhe pėr tė shkurtrit e, veēanėrisht pėr trimat si ti, - ia ktheu Ismail Qemali dhe i dha njė letėr pėr komisionin, qė jo vetėm ta pranonin nė ushtri, por ta bėnin edhe suvari.

 

 

 

            FAN S. NOLI DHE DELEGACIONI GREK


            Nė konferencėn e paqes nė Paris, pėrfaqėsuesi i delegacionit grek, pėr tė bindur tė pranishmit se Shqipėria e Jugut ėshtė tokė greke, nė mes tė tjerash tha se tė gjitha kishat nė Shqipėrinė e Jugut janė me mbishkrime greke. Fan S Noli qė pėrfaqėsonte delegacionin shqiptar, i dha kėtė pėrgjigje grekut:

            "Nė pjesėn veriore tė Parisit ėshtė njė kishė me mbishkrimin grek, prandaj Komisioni i Paqes, le ti japi grekut njėherė Parisin, pastaj kur tė dojė tė vijė tė shohė mbishkrimet greke nė kishat tona."

 

 

 

            KĖSHILLA E BALZAKUT


            Balzakut po i binte nė qafė njė i patalentuar qė i jepte ēdo ditė me dhjetėra faqe pėr t’i lexuar.

            - Dėgjo, - i tha Balzaku,- ti ke prirje por duhet tė lexosh mė shumė.

            - E ēfarė pėrfitimi do tė kem? – e pyeti ai me naivitet.

            - Duke lexuar shumė do t’ju mbetet mė pak kohė pėr tė shkruar...

 

 

 

            INJORIMI I VOLTERIT


            Njė kundėrshtar i Volterit i preu rrugėn atij duke i thėnė:

            - Unė nuk ua liroj rrugėn budallenjve!

            Volteri bėri me njė anė dhe tha:

            - Kurse unė ua liroj gjithmonė...

 

 

 

            SEKRETI I SOKRATIT


            Njė athinas e pyeti Sokratin:

           - Nė Athinė ti je mbret i fjalės. Ku qėndron sekreti i kėtij vlerėsimi?

           - Unė flas vetėm atėherė kur kam diēka pėr tė thėnė.