.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Argėtime - Anekdota popullore shqiptare (9)

ANEKDOTA POPULLORE SHQIPTARE (9)

      Anekdotat, kėto thėnie tė menēura, kėto tregime tė shkurtra shpotitėse e satirike, pėrmes sė cilave interpretohen dukurit e ndryshme shoqėrore, ndodhi tė personaliteteve tė njohura etj., japin njė pasqyrim metaforik por edhe alegorik tė realitetit tonė me tė cilinė pėrballemi ēdo ditė.

            Kėto tregime tė zgjuara, qė ishin karakteristik komunikimi tek shumė popuj ballkanas nė tė kaluarėn, e nė veēanti nė disa treva shqiptare (ku akoma janė prezent, edhe pse tė zbehura nga evoluimi kohorė), arrijnė qė pėrmes mesazheve tė japin aspekte nga jeta, nė dukje tė vogla, por me vlerė pėrgjithėsuese, duke i vėnė nė lojė klasat sunduese, pushtuesit, tradhtarėt, qeveritarėt, personalitetet publike etj., por duke mos lėnė pa atakuar as problemet e ndjeshme sociale, ekonomike, politike etj.

            Shkathtėsia e kėtij komunikimi tė drejtpėrdrejt me dėgjuesin dhe roli si mburojė a si shtizė ndaj kundėrshtarit, i kanė siguruar anekdotave, por edhe aforizmave, fjalėve tė urta etj. njė vend tė rėndėsishėm nė thesarin e kulturės shqiptare, por edhe njė jetė tė gjallė e aktive, me njė humor tė hollė e satirė therėse, edhe sot e kėsaj dite.

            Pjesa dėrmuese e anekdotave qė janė tė vendosura mė poshtė  janė tė marra nga librat: “Anekdota 1 dhe 2”, botuar nga Instituti albanologjik i Prishtinės,  dhe disa forume nė internet .

 

 

 

 

ALI PASHA DHE NAPOLEONI


            Napoleon Bonoparti i kėrkoi Ali Pashė Tepelenės njė sasi gruri pėr ushtrinė qė kishte nė ishujt grekė.

            Sekretari formuloi pėrgjigjen me terma tė zgjedhura dhe nisi t’ia lexonte pashait.

            Aliu menjėherė e ndėrpreu dhe i tha:

            - Nuk mė duhen fjalėt e mėdha, prandaj shkruaj kėto qė po tė them:

            "Napoleon, dėrgo paratė tė marrėsh grurin!"

 

 

 

THAJE NĖ KANDAR!

 

            Ni katunar e ēo' do drith n'dugajė. Shėrbetori e mat drithin. E she' drithi qė a i lagėt. Po i thot dugajxhisė:

            - Baca Rremė, kollomoqi kanka i lagėt.

            - Thaje n'kanar, bacė, thaje n'kanar! - i tha Rrema.

 

 

 

UN-I E TI-HJA


            Ish kanė shkue njani musafir tu ni mik i veti. Tuj u falė nėrmje'veti, po i thotė musafiri t'zotit shpisė:

            - Qysh jeni, more mik? A keni punue a keni vye?

            - Mirė jemi, po m'ka hi TI-hja n'shpi e do me m'qitė fare.

            - Pse? - e veti miku. - Nuk po t'marr vesh. Shka ashtė  kjo TI-hja?

            - A s'p'e din a? Qe po t'kallxoj shka ashtė; Kur e pata UN-in i pata punėt n'terezi e u bana shpi.

            - Qitash ma hupe krejt. S'p'e di as shka ashtė TI-hja as UN-i.

            - Qe, bre mik. Sa herė u thojshna mashkujve: "Kush po shkon n'mal ose n'mulli, ja me ba naj punė tjetėr", secili thojke: "unė po shkoj". Puna shkojke mirė e u bana shpi. E tash, kur po i porositi mashkujt me ba naj punė, ata po i thonė njani tjetrit: "Hajt ti e bane!", e ky: "Shko ti", ai "ti", puna po jet pa u krye. Unė jam tu fikė. Qekjo ashtė TI-hja qė po t'qitka fare.



 

 

KAM’ĖT HEJKIN PĖR KRYE BUDALLĖ

 

            Niset njani pej shpije pėr ni punė. N’vźn qi me sose punė shpejt e me i ra shkurt, nget gjithė ditėn posht’ e pėrpjetė e gja s’un nreq. E nxe aksham’i n’ni katun. Bjen.. n’konak tu ni Mik i veti. Kur merr m’i shtrue miku me ra mas darke, ja shtro dyshekun edhe, ja qet jastakun. Ky muer me ra. Kamėt i qiti n'jastak e kryet n’fun tė dyshekut. Miku po i thot:

            - 0 mik, pėr si mrapshti je ra, se kryet duhet m’e, qitė n'jastak e jo kamėt.

            - Jo, bre mik, se mirė jam, ra, ju pėrgjegj musafiri, se kam’ėt hejkin pėr krye budallė. Gjith ditėn kamėt kanė hekė pėr kta krye budallė e tash kamėt ne t’pushojnź rahat n'jastak e jo kryet, se se meriton.

 

 


GRUNI EDHE QITELI


            Ishin kanė niher tuj fshi grun do burra. Njani pej puntorve e kishte pasė ni qiteli me veti. Aty ish kanė ni bujk podrimcak qė kurrė s'e kish pa qitelinė me sy. Si e pa u ēudit fort edhe p'e vet t'zotin e qitelis:

            - Po shka ėshtė qeky sen, bre jaran?

            - A, bre shok, me ba me e pasė qet sen, kurr miza s'ta han grunin n'hamar.

            - Po qysh, bre, a ka kun me e ble, se vallah p'e blej nja, veē kallxom qysh shkon kjo punė, - po i thotė bujku atina shahirit.

            - E, more jaran, si ta blejsh qeta, meniher m'sohesh me i ra e si t'msohesh, kije me hup kohė mas ksaj. Tani as s'kije me mjellė as me korrė, as me fshi. E ku n'dreq t'mallkuem me pasė grun n'hamar tondin pėr me ta hangėr miza.

 

 

 

ISA BOLETINI NĖ LONDĖR

 
            Nė marsin e vitit 1913, njė delegacion shqiptar me Ismail Qemalin, Luigh Gurakuqin, Isa Boletinin etj., shkuan nė Londėr, ku mbahej konferenca e Ambasadorėve tė Fuqive tė Mėdha, tė cilat do tė caktonin edhe kufijtė e Shqipėrisė. Kur delegacioni hyri nė Ministrinė e Jashtme, sipas rregullit, Isa Boletini dorėzoi koburen. Ministri i Jashtėm, Eduard Grej i tha Isa Boletinit:
            - Gjeneral, nesėr gazetat mund tė shkruajnė se Isa Boletinin qė s'mundi ta ēarmatoste Mahmud Shefqet Pasha, e ēarmatosėn nė Londėr.

            - Jo besa, as nė Londėr jo, - u pėrgjigj Isai dhe nga xhepi i jelekut nxori nagantinė (koburen) tjetėr.

 

 

 

M'PASKET NIMUE BOLL

 

            Ish kanė ni shpi, i kish pasė disa mashkuj, gjenjen e mirė e edhe mullinin e kishin t'vetin. Ni kojshi i tyne e ēon ni  thes  pėr blojė. Pėr ni thes priton me e ngjitė penden e kijeve n' kerr, po e merr n'shpinė me e ēue vetė. E len thesin aty dhe pvet:

            - Pėr kur bahet!

            - Pėr nesėr.

            Nesėr shkon ky me e marrė blojėn. Thesin p'e ngjeh se asht i veti, por s'po ja merr menja se po i doket ish zvoglue tepėr.

            Katėr-pesė vllaznit n'mulli tuj punue; secili kish marrė ujem n'at blojė, pa e ditė qi kanė marrė edhe vllaznit tjerė ujem para tij.

            Njani vlla po i thotė:

            - Ky asht thesi yt?

            - Po, po.

            - Ani, a po don t'nimoj? (me e ngarkue n'shpinė)

            - Jo, bafsh hajr, se m'pasket nimue boll, - edhe  e muer e e ēoi thesin.

 

 


PUNA PA DUER

            Ish kanė ni njeri fukara. Shpija e Jetullah Gjinit, praj katunit Tėrpezė, e kishte pas majtė at fukara. Shkoi ni ditė Jetullahi, i tha Zymeri:

            - He, bre Zymer, mirė bane qė erdhe me punue dishka.

            - Po s'po muj bre me punue! - i tha Zymeri, se ish kanė plakė e njeri i lodhun.

            - Hajt se ta gjajmė ni punė pa duer - edhe e shtini m'u pri kijeve.

            Ishte t'foftė i madh e fryjke veri. U thojke Zymeri njerzve prej gazepit t'ftoftit:

            - Qekjo kanka puna pa duer!



 

 

FUK E N'DUSHK

 

            Ni ditė nja dy veta i kish zanė pylltari tuj marrė dru nė pyll pa leje. Iu drejtua njanit:

            - Si e ke emrin?

            - Fuk e ndushk, - ja priti ai.

            - Po ti? - i tha tjetrit.

            - Fill mas tij

 

 

 

NIKOLL KAĒORRI DHE FLAMURI


            Nė kuvendin mbarėkombėtar me 28 Nėndor 1912, kur u shtrua pėr diskutim koha pėr ngritjen e Flamurit, patrioti i shquar Nikoll Kaēorri, ngrihet dhe thotė:

            "Burra, nė qoftė pėr tė vdekur nesėr, mė mirė vdesim sot!" dhe i zgjat flamurin Ismail Qemalit, i cili nga ballkoni i ndėrtesės e shpalosi para mijėra njerėzve nga gjithė Shqipėria.

 

 

  TI MUNDESH ME U BA MBRET, POR NJERI KURRĖ

           

            Na ishte njė herė njė djalė i mbrapsht dhe i pa karakter. Nuk linte gjė tė keqe pa bėrė mbi tokė. Baba i tij, njė pakė shumė i ndėrgjegjshėm e qortonte pėrherė, duke i thėnė se me kėto sjellje tė shėmtuara qė je duke i bėrė, ti kurrė emėr tė mirė nuk ke me i bėrė vetit - kėrkushi nė jetė nuk ke me u ba, por ai as qė ja varte atij dhe vazhdonte me shėmtitė e veta.

            Njė ditė djali del prej shtėpisė dhe nuk kthehet mė!...

            Pas njė kohe, po vinė dy kasnec, po marrin plakun e po e dėrgojnė tek mbreti. Kur ēka me pa plaku i shkret - mbret ishte bėrė djali i tij.

            Djali po i thotė , tash babės:

            - Hė babė, a po e sheh ku kam m’rri? Ti mė thojshe se kėrkushi nė jetė nuk kam me u ba! Unė u bana mbret... dhe filloi tė qesh me ironi.

            Plaku e shikoi pak, dhe ja ktheu:

            - Eh more djali jem - ti mundesh me u ba gjithēka, edhe mbret siē je ba tashti, por NJERI kurrė s’ke me u ba!

 

 

 

BOLL MA...

 

            Ish kanė ni katunar e e pėrziu drithin me dhe pėr me i ardhė ma rand e e ēon n'magazin me e shitė. Magazinjeri ish kanė i drejtė. E kqyr drithin edhe e pa t'pėrziem me dhe. S'po i thotė: "Pse e ki t'pėrziem me dhe", po po e vet:

            - Sa vjet i ki?

            - Gjashtdhjetė.

            - Boll ma, - i tha magazinjeri - hiq dorė prej ktyne seneve sa vaktin a!

 

 

 

GJERGJ FISHTA DHE SHKRIMTARI SERB

 

            Poeti kombėtar Gjergj Fishta shkoi nė njė konferencė shkrimtarėsh nė Romė. Nė konferencė merrte pjesė edhe njė shkrimtar serb, i cili nė njė libėr tė tij kishte shkruar se shqiptarėt janė me bisht. Kur tė gjithė u ulėn pėr tė filluar konferencėn, Fishta ndenji nė kėmbė.
            - Zotėri, a nuk keni karrige? - e pyeti drejtuesi i seancės.

            - Karrigen e kam, por nuk ka vrimė ku tė fus bishtin, - u pėrgjigj Fishta.

            - Cilin bisht? - e pyeti i habitur drejtuesi i seancės.

            - Bishtin qė kemi ne shqiptarėt, pėr tė cilin ka shkruar ky shkrimtari serb, - tha Gjergji duke shėnjuar serbin.

            - Ju lutem zotėri, mos bėni shaka! - foli pėrsėri drejtuesi.

            - Nuk po bėj aspak shaka, - u pėrgjigj Fishta, - sepse serbi, o do tė gjejė bishtin shqiptarėve, pėr tė cilin ka shkruar, o tė dalė pėrjashta i turpėruar.

            Shkrimtari serb nuk e zgjati, por kokulur dhe i mbuluar me turp, doli nga salla.

 

 


SI E NJOFTI MYSAFIRI TĖ ZOTIN E SHTĖPISĖ


            U nis njani pėr udhė. E zuni nata e ra mysafir n'ni shpi. Thirri. Duel i zoti i konakut edhe e pėrcoll e e shtini mrena. U ungjėn tė dytė n'odė. I zoti i shpis nuk ja niske kurrfarė muhabeti. Edhe mysafiri nuk e dike se ēka po menon ai, e mos po e ka mėrzi kėta si mysafir. Pėr mi ēelė t'zotin e shpisė, me e kuptue se ēka menon edhe ēka ėshtė, po ja nis muhabetit pėr me nxjerrė fjalė. Tha:

            - Kah kam ardhė udhės, e kam pa njanin tuj livrue me dy kije ēifta sikur molla.

            I zoti i shpis nuk foli. E kuptoi mysafiri qė nuk ėshtė puntor .

            Masanej prap foli mysafiri:

            - Kah erdha udhės e takova njani me ni penė kual me kerr. Ish kanė tuj shkue pėr udhė e qekaq ishin kanė t'hijshėm kualt edhe qekaq shkojshin mirė saqi nryshe s'ban. Zemra m'met n'ta. Apet i zoti shpis nuk bani za. Apet mysafiri e kuptoi qė nuk ėshtė puntor qė punon me kual.
            S'treti herė mysafiri apet tha:

            - E kam pa njanin sot tuj gjuejtė me zagar. I kish dy zagarė t'mirė qė zemra me tu rritė.

            Apet i zoti i shpisė nuk bani za. Apet e kuptoi mysafiri qė nuk ėshtė gjuetar. Nejti pak mysafiri e foli prap:

            - I kam pa dy gra tu ni krue tuj la tesha saqi nuk ban mu kan ma t'mira.

            At'herė i zoti i shpisė u ēue edhe tha:

            - Ēfarė ishin?

            - Njana ish kanė e vogėl e njana ish kanė e madhe.

            - Ēfarė teshash kishin pasė?

            - Njana kish pasė qeso tashash, njana qaso teshash.

            - Apet i zoti i shpisė e veti, pėr me marrė vesh a ishin kanė bash ato qė i ngjihke vetė:

            - A e kish pasė njana anterinė e zezė?

            - Po

            At'herė mysafiri e kuptoi qė i zoti i shpisė as nuk ish puntor i tokės, as i kualve, as nuk ish i gjuetisė, po ish njeri qė i njekte femnat.

 

 

 

PIJE, PIJE SE PO MENONI QĖ  KOLLAJ E KOM

 

            Ishte njėherė njė njeri pijanec dhe dita ditės pinte ēdo herė e mė shumė dhe familja po e qortojnė, sepse i shkaktonte dėm vetes dhe dėme financiare familjes. Kur njė dite del nė qytet pijaneci me grua.

            Ulen pėr te pi. Kamerieri e pyet pijanecin:

            - Ēka doni me pi?...  

            Ai po thotė:

            - Pėr mua dhe gruan time, nga njė gotė raki...

            Pas pak kamerieri i solli pijet dhe pijaneci e ēoi gotėn. Derisa gruaja po provon ta pijė kthehu kah burri i thotė:

            - Ēka osht??? - ...eh ky po ja kthen:

            - Eee pije, pije se po menoni qė edhe unė kollaj e kom.