Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

RRĖNJĖT TONA

Argėtime - Anekdota popullore shqiptare (14)

ANEKDOTA POPULLORE SHQIPTARE (14)

      Anekdotat, kėto thėnie tė menēura, kėto tregime tė shkurtra shpotitėse e satirike, pėrmes sė cilave interpretohen dukurit e ndryshme shoqėrore, ndodhi tė personaliteteve tė njohura etj., japin njė pasqyrim metaforik por edhe alegorik tė realitetit tonė me tė cilinė pėrballemi ēdo ditė.

            Kėto tregime tė zgjuara, qė ishin karakteristik komunikimi tek shumė popuj ballkanas nė tė kaluarėn, e nė veēanti nė disa treva shqiptare (ku akoma janė prezent, edhe pse tė zbehura nga evoluimi kohorė), arrijnė qė pėrmes mesazheve tė japin aspekte nga jeta, nė dukje tė vogla, por me vlerė pėrgjithėsuese, duke i vėnė nė lojė klasat sunduese, pushtuesit, tradhtarėt, qeveritarėt, personalitetet publike etj., por duke mos lėnė pa atakuar as problemet e ndjeshme sociale, ekonomike, politike etj.

            Shkathtėsia e kėtij komunikimi tė drejtpėrdrejt me dėgjuesin dhe roli si mburojė a si shtizė ndaj kundėrshtarit, i kanė siguruar anekdotave, por edhe aforizmave, fjalėve tė urta etj. njė vend tė rėndėsishėm nė thesarin e kulturės shqiptare, por edhe njė jetė tė gjallė e aktive, me njė humor tė hollė e satirė therėse, edhe sot e kėsaj dite.

        Anekdota e vendosura mė poshtė janė tė autorit Salih ZOGIANI - mbledhės i apasionuar dhe njohės i thellė i anekdotės shqiptare,  tė bartura nga portali  http://orashqiptare.blogspot.ch

 

 



            NUK I TREGOHET ANEKDOTA GJITHKUJT

 

Shkon njėri pėr t’u larė nė hamam. Meqė nuk kishte para pėr tė paguar, i thotė hamamxhiut: - A bėn me u la, pare nuk kam, por po ta tregoj nji mesele... - Jo, i thotė hamamxhiu, se hamami nuk nxehet me mesele, po me dru, e ato blihen me pare. Del ky jashtė i mėrzitur. Kur e pa njėri ashtu nervoz, e pyeti: - Ēka ke? I tregoi ky se ē’i kishte thėnė hamamxhiu. Ai, e nxori njė gur xhevahiri e ia dha duke i thėnė: - Merre kėtė xhevahir e shko kėtyre dy rrugėve, mos e shit, veē pyeti sa po ta vlerėsojnė? Shkoi ky rrugės sė samarxhinjve, porse kurrkush nuk i jepte kurrgjė. Kur shkoi rrugės sė argjendarėve, ata, dikush i thoshte se pėr ta blerė atė i duhej tė shiste dyqanin e dikush se duhej tė shiste edhe shtėpinė. Kur u kthye e i tregoi atij se ēka i kanė thėnė njerėzit e dy rrugėve, ai i tha: - Meseleja nuk i tregohet gjithkujt, prandaj xhevahiri te samarxhiu e meseleja te hamamxhiu, nuk shiten, se nuk ua dinė vlerėn, e mos u hidhėro kot.



           ALLAHILE, N’KOFTĖ SE T’BAJNĖ, MOS E LE PA U BA

 

Jashar Kallaba i Rogoēicės sė Kamenicės kishte dėshirė tė zgjidhej kryetar komune nė Rogoēicė. Njė ditė, duke udhėtuar Jashari nė kalė, njė magjup qė kishte mbetur pa duhan, kur e pa, i tha: - Jashar Aga, a po ndalesh pak, se kam me tė tregue diēka. U ndal Jashari dhe zbriti prej kalit. - Isha nė Gjilan e i ndėgjova tuj folė do fjalė t’mira pėr ty, po dojshin me t’zgjedh kryetar komune. E nxori Jashari kutinė me duhan e ia qiti magjupit, e ai i pėshtolli dy cigare. Kur hipi Jashari nė kali e u nis tė shkonte, magjupi i tha: - Allahile, Jashar Aga, n’koftė se t’bajnė, mos e le pa u ba kryetar.



            NA RROFTĖ DAJA

 

Njė kosovar kishte pas shkuar nė Shqipėri nė kohėn e Zogut. Mbas transicionit, nipat e tij kishin pasur dasmė. E thėrrasin nė dasmė edhe dajėn nga Kosova. Kur shkon ky nė dasmė, gėzohen shumė, e qesin krye vendi dhe i njoftojnė dasmorėt se ky ishte daja Dan. Secili qė e ngrinte dollinė, atė e pėrmbyllte me urimin pėr dajėn, duke thėne: - Na rroftė daja Dan! Dikur, njėri prej nipave, ia bėri dajės me shenjė se rendi e donte qė edhe ky t’i pėrshėndeste tė pranishmit. U ēua daja, ngriti dollinė dhe u tha dasmorėve: - Ju pėrshėndes tė gjithėve, daja rrujti boll, tash tė gjithė ia rrofshi dajės Dan.



            NRIKULL, A E DI KU I KAM MENDTĖ?

 

Njė Haziri e Muja kishin qenė shokė tė mirė edhe kishin kumari. Tė dytė ishin ēobanė edhe i ēonin dhentė bashkė nė bjeshkė. Haziri e kishte pasur gruan shumė tė bukur, po edhe burrnore. Njė ditė, kur shkoi Muja nė stan tė Hazirit, e gjeti gruan e tij vetėm. Ajo ishte pėrvjelė, duke i kryer punėt e stanit. Mujės, menjėherė i shkoi mendja pėr tė keq, po nuk dinte qysh t’ia niste, e tha: - E, mori nrikull, me kanė me e ditė ti se ku i kam mendtė unė. - Ai, kumarė, ku muj me e ditė unė kah t’shkojnė mendtė ty, - i tha ajo. - Pėrze, nrikull, hajt fol, e n’mujsh me ia qėllu, - i tha ky. - Valla, veē ni paē n’bythė teme, i tha ajo. - Pėrze, bash ia qėllove, se bash qaty i pata, - i tha kumara.


 
            KAM BA EDHE PA BURRĖ

 

Njėri ishte martuar, por njė kohė tė gjatė nuk kishte pasur fėmijė. U martua pėr tė dytėn herė, po prapė, as gruaja e dytė nuk kishte lindur fėmijė. Mbasi kishte qenė pasanik, martohet edhe pėr tė tretėn herė, e merr njė Fatėn. Fėmijėt e mėhallės, kishin marrė vesh se ai po martohej pėr tė pasur fėmijė, njė ditė pyetėn nusen: - Oj ingjja Fatė, a ban fėmijė ti? - Po, ingjja ka me ba fėmijė, se unė i kam ba dy pa burrė, e le ma me burrė, - u tha nusja.



            ME SHKUE DATHĖ EDHE MA SEVAP

 

Njėri e kishte dėgjuar hoxhėn tek thoshte se kur tė shkojnė pėr t’u falur nė xhami, sevapi mė i madh qenkėsh tė shkohet sa mė larg dhe rruga tė jetė sa mė e keqe. Njė ditė, e takon ky mulla Rexhepin e Vėrbocit e i tregon se ēka kishte thėnė ai hoxha, kur xhamia ėshtė mė larg dhe rruga mė e keqe qenkėsh mė sevap. - Hoxhė, po du me e ditė, a asht ashtu? - Po, ashtu ėshtė, bile me shkue edhe dathė ashtė hala ma sevap, - i thotė mulla Rexha. - Qysh po thue ashtu, hoxhė?! - i thotė ky! - Po budallėve ashtu duhet me u thanė, - i thotė mulla Rexhepi.


 
            EDHE N’KĖTĖ DYNJA KA XHENET

 

Nė njė muhabet kishte pas rėnė biseda pėr punė tė xhenetit. Aty kishte qenė edhe Xhemajl Abria, i cili kishte thėnė se edhe nė kėtė dynja ka xhenet. - Po, cili asht xheneti i dynjasė? - e pyet njėri. - Xhenet nė kėtė dynja asht: - me e pas shėndetin tė mirė, gruen tė mirė, fėmijėt e mirė, shoqninė tė mirė, edhe vendin tė mirė, - i thotė Xhemajl Abria.



            MA SEVAP ASHT ME I ĒU ATJE KU I KE VJEDHĖ

 

Njėri e kishte pasur zanat hajninė. Njė ditė, duke biseduar hoxha pėr punė tė xhamisė, ai hajni i tha: - E kam vendosė me i prue dy qylyma nė xhami, e deshta me tė vetė, a asht ma sevap me i prue natėn e madhe tė Katragjeqave, apo natėn e Bajramit? Aty kishte qėlluar Qerim Kotori, e mbasi e njihte mirė atė qė kishte pyetur, i tha hoxhės: - A ban me iu pėrgjegj unė n’ved tanin, e iu drejtua atij dhe i tha: - Ma s’miri e ma sevap asht qylymat me i ēue atje ku i ke vjedhė.


 
            KUR TĖ VAJTOJMĖ, TĖ MOS RĖNDOJMĖ

 

Njėri i fisit Berishė, e kishte pas vrarė njėfarė Rexhė Krasniqin. Gratė e fisit ishin mbledhur rreth Rexhės dhe e vajtonin, duke i thėnė: More Rexhė, more kapetan T’vrau i berishėsi (kėrkushi) e na bani dam. Aty kishte qėlluar njė nuse e berishėve, e martuar pėr njė tė fisit Krasniqe, e i vinte inat qė ia pėrqenin fisin e saj, prandaj ajo u tha grave: Mori shoqe po vajtojmė. Po, njana-tjetrėn mos ta ranojmė. Se i berishėsi vret gjithfarė kapadaish. E s’po e vret nji ēoban dhish.

 

 

NGJITJA ĒFARE T’DUSHĖ, HAJDE MERRE KUR T’DUSHĖ

 

Ju kish pas prishė njenit depēiku i pushkės. E qojė te mjeshtri me ja ndrru dhe i tha mjeshtrit me ja ngjit depēiku. -Qfarė druri podon me ja ngjitė?, e pyti mjeshtri. Filloj ky me ja numrue llojet e drujve, qė nuk ban me ja ngjitė: -as ahu, as bung, as frashnje dhe ja numėrojė tė gjitha llojet e drujve qė ju kujtofshin. Le pushkėn, se se ta rregullojė, i tha mjeshtri. -Kur me ardhė me e marrė?, i tha ky. -Mos hajde as t’hanėn, as t’martėn, as t’mėrkurėn, e ja numėrojė tė gjitha ditėt. Tuj u shtye me fjalė, u ngtrruan me dhe u rrahėn. I qunė te kadia dhe kur e pa kadiu se per shka janė zan, pruni vendim: me i shti me ni fuqi e me i lėshu prej njė maje tė lartė tė njė kodre. Tuj u rrutullu fuqia, ata i mėshonin njeni tjetri dhe prej dhimbjes thonin: -O ngjitja qfare tė dush! -O hajde merre kur tė dush!


 
            PUNA E SHIPTARĖVE SI PUNA E THANĖS

 

Nė njė odė nė Bardh tė Vogėl ishte zėnė muhabeti pėr punė tė Kosovės. Njėri kish pas thėnė: - Sa shumė kemi luftu na shqiptarėt me turq, shki, bugar, mirėpo apet kemi metė n’robni. Tash prap t’parėt dolėm n’demonstrata, po kurgja s’u ba. Aty qėllon Osman Ajvazi i Miradisė, kur e merr fjalėn, u thotė burrave nė odė: - Shiptarėt gjithmonė kanė luftu me anmiq, po puna jonė asht si puna e thanės. Thana lulon e para, po piqet e mrama. Me emėr t’Zotit edhe puna jonė ka me u nreq, se i ka ardhė koha me u pjekė thana. Mirėpo, mbasi tė ēlirohemi, nuk e di se a do tė mujmė me e qitė mendjėn para inatit, pėr me hecė pėrpara,- u thotė plaku.


 

AI ME MUSTAQE MA KA KAJTĖ NANĖN MU, AI TJETRI KREJT SHQIPTARĖVE

 

Kishin shkuar do gazetarė kosovarė nė Shqipėri, mbasi ra sistemi i komunizmit. I lut njė gazetar i Shqipėrisė tė shkojnė nė shtėpi pėr muhabet. Shkojnė kėta, e kur hynė brenda, varur nė mur i shohin dy fotografi, njėra e Enver Hoxhės dhe njė tjetėr, njė burrė me mustaqe. I thonė kėta kosovarėt atij shokut: - Kush janė kėta dy nė fotografi?! - Ai me mustaqe ma ka kajtė nanėn mu, e ai tjetri krejt shqiptarėve, - u thotė ai.



            PA HIP NALT, NUK KĖNDON

 

Rexhė Asllani i Kjevės, trashėgimtar i pleqnarit Ramadan Shabani, kishte pasur mysafirė. Duke bėrė muhabet, Rexha, qė ishte ulur afėr oxhakut, i thotė Musės: - Musė, hajde e ulu qėtu afėr meje. - Po nuk i takon Musės me u ul kryevendi, - i thotė njėri. - E di qė nuk i takon, po po i tham me u ul kėtu nalt, se po rrin me do njerėz t’menēėm e nashta ka ndi naj sen e na tregon, - u thotė Rexha. - Po le tė flasė prej qaty, ku asht ul, - i thonė tė pranishmit. - Jo, nuk flet prej atje, se e ka tabiatin e knusit, pa hip nalt, nuk kėndon, - u thotė Rexhė Asllani.