Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

GAZETA METRO

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

RRĖNJĖT TONA

Argėtime - Anekdota popullore shqiptare (16)

ANEKDOTA POPULLORE SHQIPTARE (16)

      Anekdotat, kėto thėnie tė menēura, kėto tregime tė shkurtra shpotitėse e satirike, pėrmes sė cilave interpretohen dukurit e ndryshme shoqėrore, ndodhi tė personaliteteve tė njohura etj., japin njė pasqyrim metaforik por edhe alegorik tė realitetit tonė me tė cilinė pėrballemi ēdo ditė.

            Kėto tregime tė zgjuara, qė ishin karakteristik komunikimi tek shumė popuj ballkanas nė tė kaluarėn, e nė veēanti nė disa treva shqiptare (ku akoma janė prezent, edhe pse tė zbehura nga evoluimi kohorė), arrijnė qė pėrmes mesazheve tė japin aspekte nga jeta, nė dukje tė vogla, por me vlerė pėrgjithėsuese, duke i vėnė nė lojė klasat sunduese, pushtuesit, tradhtarėt, qeveritarėt, personalitetet publike etj., por duke mos lėnė pa atakuar as problemet e ndjeshme sociale, ekonomike, politike etj.

            Shkathtėsia e kėtij komunikimi tė drejtpėrdrejt me dėgjuesin dhe roli si mburojė a si shtizė ndaj kundėrshtarit, i kanė siguruar anekdotave, por edhe aforizmave, fjalėve tė urta etj. njė vend tė rėndėsishėm nė thesarin e kulturės shqiptare, por edhe njė jetė tė gjallė e aktive, me njė humor tė hollė e satirė therėse, edhe sot e kėsaj dite.

        Anekdota e vendosura mė poshtė janė tė autorit Salih ZOGIANI - mbledhės i apasionuar dhe njohės i thellė i anekdotės shqiptare,  tė bartura nga portali  http://orashqiptare.blogspot.ch

 



          

LYPNE MA POSHTĖ

 

Mixha i Tahir Deskut kishte ardhur nė Prishtinė. Mbasi i kryen punėt, shkon te Fakulteti Filozofik pėr ta takuar Tahirin. Ndalet para fakultetit dhe fillon tė shikojė mos po e sheh diku Tahirin. Kur e shohin disa studentė, e pyesin:

- Kė po e kėrkoni, o axhė?

- E kam kėtu ni nip student, ni Tahir Deskun, deshta me e takue, po nuk po e shoh kėrkund.

- Tregona ēka studion, se ta gjejmė ne, i thonė ata.

- E studion gjuhėn shqipe, - u thotė ky.

- Po nė cilin vit ėshtė?

- Po, ai neve na thotė se ėshtė nė vitin e katėrt, po ju lypne diku ma poshtė, kah viti i dytė, - u thotė ky.

 

 

 

QENKE BURRĖ I MIRĖ E DUA TĖ VIJ TĖ BUJ NJĖ NATĖ

 

Njėri po ēonte drithė nė mulli pėr tė bluar. Derisa po kalonte me qerre druri afėr Korroticės, i thyhet osi i qerres. E sheh Mexhid Syla i Korroticės se iu ka thyer osi e shkon pėr t’i ndihmuar.

Mexhidi kish qenė mjeshtėr, i merr aletet dhe ia ndreq osin. I ndihmon edhe t’i shkarkojė e t’i ngarkojė thasėt. Niset ai me qerre e, kur shkon nja dhjetė metra, i ndal kiet e po e pyet Mexhidin:

- Allahile, qysh e pate emrin?

- Unė jam Mexhid Syla, - i thotė ky, po pse po pyet pėr emėr?

- Valla, m’u duke burrė i mirė e ndoshta vij ndonjė natė tė buj.

 

 

 

E KAM BA ME LANG T’PULĖS T’TAFILIT

 

Njė Tafili i anės sė Karadakut e kishte pasur njė shok nė Bujanofc. Merr vesh se i ėshtė sėmurur shoku e shkon pėr ta parė. Ia kishte pas ēuar njė pulė tė pjekur.

Kur u kthye Tafili, u kallėzoi se qysh u ka ardhur mirė, e kanė pritė mirė e qė i kanė bėrė muhabet. Mbasandaj ia nisėn po i shkojnė kėtij tė Bujanofcit edhe kushėrinjtė e Tafilit, kur shkonin nė pazar, e dikur ia nisėn edhe tė shkojnė e tė bujnė, te shoku i Tafilit.

Sa herė shkonin tė bunin, pėr t’ia kujtuar se kush janė, i thoshin:

- Jemi kushėrinjtė e Tafilit, ai qė ta ka pas pru atė pulėn e pjekun.

Njė ditė, mbasi i kryejnė pazaret, i shkojnė nja tre kushėrinj tė Tafilit, pėr tė bujtur. Kur e hanė darkėn, njėri prej tyre i thotė:

- Zoti t’dhashtė bereqet, se jemeku koka kanė fort i shishem.

- I shishėm, se e kam ba me lang t’pulės t’Tafilit, - u thotė ai.

 

 

 

PO TUTNA MOS IA KA LUE KUSH KUNGJIN

 

Nė do kohė tė shkuara nuk kanė pasur sahate, po janė orientuar, pėr kohė, me hije. Njėri kishte pasur argatė, pėr tė prashitur. Para se tė nisej pėr tė shkuar nė arė, gruaja i tha burrit:

- Nė ēfarė kohe me e prue bukėn nė arė?

Pėr tė ditur kohėn, mbasi nuk kishte orė, burri e nguli njė kunj nė oborr, e i tha gruas:

- Kur t’vje hija e shtėpisė te kungji, bjere bukėn. Dikur argatėt i mori uria e ia nisėn tė thoshin se u vonua buka. Atėherė, burri u tha argatėve:

- Valla, more burra, unė, para se me ardhė nė arė, ia kam lanė nji shejė grues, ia kam ngul ni kungj e i kam thanė se kur t’bjen hija e shtėpisė te kungji, me e prue bukėn, po, mbasi u vonue kaq shumė, po tutna mos ia ka lue kush kungjin!

 

 

 

O, TI DREQI ME MJEKĖRR T’ZEZĖ, QYSH E PATE EMNIN?

 

Kishin shkuar do njerėz, goxha kallaballėk, nė njė tė pame. Duke shkuar, e bėjnė llaf kush do t’u prijė, kur tė hyjnė nė odė, dhe tė flasė nė emėr tė grupit. I thonė njėrit, qė ishte mė i moēmi:

- Ti ki me pri.

- Jo, bre, se nuk ia di emnin kėrkuj.

- E ki kallaj me e njoftė t’zotin e shpisė, e ka emnin Brahim, e ka mjekrrėn e zezė edhe ja sheh n’kry kapuēin e haxhive. Veē ati i thue n’emen, - edhe ia mbushėn mendjen qė t’u printe.

Kur hynė brenda, ky e pa cili ishte i zoti i shtėpisė, sipas mjekrės e kapuēit, po ia harroi emrin. Prej inatit, i tha:

- O, ti dreqi me mjekėrr t’zezė, a po m’nimon pak, qysh e pate emnin, se harrova?

 

 

 

DJE KAM PAS HANGĖR HURME

 

Nėna e ēon ēikėn te doktori, se kish nisur ta humbte tė parėt. Doktori i thotė se tė parėt ka nisur tė humbė duke hėngėr shumė hurma. Ia jep do ilaēe, e i thotė tė ėmės ta ēojė ēikėn edhe te kadia.

E ēoj nėna ēikėn te kadia e i kallėzoi se ēka i ka thėnė doktori, po kadia i tha:

- Ejani nesėr, se sot nuk mund ta ndreq kėtė punė.

Tė nesėrmen, kur shkojnė, kadia merr vendim qė ēika tė mos hajė mė shumė se tri hurme nė ditė, e i thotė ēikės:

- Po i hėngre mė shumė se tri hurma, do tė hash treqind dajakė. Mbasandaj i kthehet tė ėmės e i thotė:

- Po hėngri ēika mė shumė se tri hurma nė ditė, ti do tė hash katėrqind dajakė.

- A u morėm vesh? - u thotė kadia.

- Po, - i thonė ato, po, pse nuk na e kryeje kėtė punė dje, po u desh tė vinim edhe sot?

- Dje nuk mund tė ndaja drejtėsi, se dje edhe unė kisha hėngėr hurma, - u thotė kadia.

 

  

 

VEĒ EDHE NJĖ VIT KE TĖ DREJTĖ TĖ PERZIESH

 

Rexhė Kodra i Prekazit i kishte mbushur njė palė duq me grurė dhe i ēon nė Vushtrri t’i shesė, pėr tė blerė kripė, vajguri etj. Kur arrin afėr magazes, e sheh njė tubė zall skaj rrugės. Ndalet e i qet disa palė grushte zall, pėr tė ardhur mė rėndė dhe e pėrzien mirė, pėr tė mos u hetuar.

Magazineri, Sulejman aga, mbasi e mat grurin, e fut dorėn nė duq, e mbush nji grusht, pėr tė parė se ēfarė gruri ėshtė. Kur e sheh se ishte pėrzier me zall, i drejtohet Rexhės:

- Mixha Rexhė, grunin e paske t’pėrziem me zall!

- Po lujnė fėmija me zall n’hajat t’hamarit e nashta edhe kanė qit n’grunė.

E pa Sulejmani se nuk po tregon drejt, e i tha:

- Sa vjet i bane, mixha Rexhė?

- I kam mbush gjashtėdhetė e katėr, - i tha Rexha.

- Me pėrzi veē edhe nji vit paske afat, e masandej duhet me e hjek kėtė tabiat, - i tha Sulejman aga.

 

 

 

KJO ĖSHTĖ NANA

 

E kishte rritur nana veē njė djalė. Kur u rrit djali, ia nisi e po e rrah nanėn e vet.

Njė ditė, kur djali e rrahu fort, nana shkoi e kallėzoi nė hyqymet. Dy zapti, bashkė me plakėn, shkuan pėr ta marrė djalin e saj. Derisa shkonin zaptitė thoshin se do ta rrihnin djalin fort.

Nana, si nanė, u tut se mos po ia mbysin djalin, e kur pa njėrin duke ardhur rrugės, po u thotė zaptive:

- Qe, ai qė po vjen udhės ėshtė djali im. E zunė zaptitė e po e rrahin atė kalimtarin, edhe pse ai u thoshte se ajo nuk ėsht nana e tij, se nana i ka vdekur moti, po ata nuk i besonin. Mbasi e rrahėn, i thanė:

- Merre nė shpinė, ēoje nė shtėpi e mbasandaj kthehu kėtu. Kur e ēoi ky plaken nė oborr tė vet, vėllezėrit po i thonė:

- Kush ėshtė kjo qė po e mban nė shpinė?

- Nana, - u tha ky.

- Po ēfarė nane, ajo na ka vdekur moti?!

- Valla edhe unė thosha ashtu, po tash po them qysh po thonė zaptitė, po edhe ju do tė kishit thėnė kėshtu, - u tha ky.

 

 

 

VEĒ RRI ASHTU QYSH JE

 

Njėri kishte dėgjuar se njerėzit budallenj nuk po i marrin nė ushtri. Shkon te njė njeri i menēur e i tregon se si kishte dėgjuar dhe e pyet:

- Nuk po e di se qysh me ja ba unė pėr mos me shkue ushtar?

Ai e njihte mirė kėtė djalin, e i tha:

- Ti veē rri qashtu qysh je e mos e nd’rro, se kurrė ushtar nuk kanė me tė marrė.

- More po tutna qė po mė marrin, - i thotė ky.

- Jo, n’koftė se nuk i marrin budallėt, unė tė garantoj se ty nuk kanė me t’marrė, e nėse t’marrin, unė dy hektarė tokė kam me t’i falė, - i thotė ai

 

 

 

E DUA SE E KA DUHANIN TĖ MIRĖ

 

Fazli Sopjani i Harilaēit ka pas ikur nė Shqipėri, menjėherė pas Luftės. Vėllanė e Fazliut, Murtezin, shpesh e kontrollonin milicia mos po vinte Fazliu. Murtezi ka qenė fukara dhe shumė i urtė.

Njė ditė, duke u kthyer prej malit me do rremba tė druve nė krah, afėr katundit e ndalin dy milicė e po i thonė:

- Mos po i ēon vėllait bukė nė mal, se kemi marrė vesh qė Fazliu po sillet kėtej.

- Jo, valla, nuk e kam parė Fazliun prej qė ka ikur, veē dola t’i marr kėta rremba tė druve, - u thotė Murtezi.

Njėri prej milicėve i thotė Murtezit: - Tė besojmė, nėse na tregon diēka drejt?

- Po, - thotė Murtezi – nė ditsha, drejt do t’ju tregoj.

- A e do Shqipninė? - i thonė ata.

Mbasi e pėrbenė qė t’u tregonte drejt, Murtezi u thotė:

- E dua Shqipninė.

- E, tash, - i thonė ata - tė na tregosh drejt, pse e do?

Murtezi zihet ngushtė e s’di ēka t’u thotė, se nuk e kish menduar qė do ta pyesin kėshtu. Mbasi mendon pak, u thotė:

- E dua, se kam dėgjuar qė e ka duhanin tė mirė, duhan tarabosh.

 

 

 

TI KISHE QEF ME TA LADRU KAFEN

 

Kishte shkuar dhėndri te miqtė. Ia qet baballėku njė kafe, po kur ia jep filxhanin, ia jep sė uluri e s’luan vendi.

Dhėndrit iu duk qė s’e bėri hesap, qė ia dha kafenė pa luajtur vendi, e kur shkoi nė shtėpi i tha gruas sė vet:

- Ai baba i yt nuk m’ka ba hesap hiē. Kur ma qiti kafen, ma dha pėr s’ungjti, bile s’lujti vendi.

Kur shkoi kjo te baba i vet i tregoi qė burrit i kish mbetur hatri qė s’ke luajtur vendi, kur ia ke dhėnė kafenė.

Kur shkoi dhėndri sė dyti herė, ia qiti baballėku njė kafe, e mori filxhanin nė dorė e ia nisi po endet nėpėr odė.

- Ēka u ba qė po endesh kėshtu me filxhan n’dorė? - e pyeti dhėndri vjehrrin.

- Mora vesh se ti kishe qef niherė me ta ladru kafen, e tani me ta dhanė me e pi, - ia ktheu baballėku.

 

 

 

PĖR MOS ME U KORITĖ, HAJDE TI

 

Burri e gruaja, kur u moshuan, u morėn vesh pėr tė fjetur ndaras, se u vinte keq prej fėmijėve tė flinin bashkė. Burri flinte nė odė e gruaja nė qiler. Njė ditė burri i tha gruas:

- Qysh, bre grue, nuk t’ shkoi mendja nji herė me ardhė n’odė natėn?

- Qe besa, more ti njeri, shpesh m’ka shkue menja me ardhė, po u tutsha mos po koritemi t’dytė, unė qė erdha, e ti nashta nuk je gati. E pėr mos me u koritė asnjani, hajde ti kur t’dush, se unė gjithmonė jam gati, - i tha gruaja burrit.

 

 

 

ISH HYP N’KOLICĖ

 

Njėri e blinte verės njė dhi pėr tambėl, e dimrit e priste.

Njė dhi i qėllon fort e mirė pėr tambėl, e vendos ta mbajė. Mbasi nuk kish cjap, shkoi e pyeti njė tė katundit:

- A ban me e pru me e majtė?

- Po, bjere, - i tha ai.

Mbasi dhia nuk ecte, e qiti ky nė karrocė, e ēoi e majti, edhe e pyeti se qysh mund ta dijė a ka majtė, a jo?

- Kėqyre nesėr n’sabah, n’koft’ se han, ka majtė, n’koft’ se pėrtypet, nuk ka majtė, - i tha ai.

Tė nesėrmen, e kėqyri, ajo pėrtypej. E qiti prapė nė karrocė, e e ēoi. Pėr ta ditur a ka majtė a jo, tė nesėrmen i tha gruas:

- Shko e kėqyre dhinė a po han, a po pėrtypet. Shkoi ajo e u kthye pėr t’i treguar burrit. Si hyri nė odė, burri e pyeti:

- A po hanke, a po u pėrtypke dhia?

- As s’po hanke, as nuk po u pėrtypke, - i tha ajo.

- Po, ēka po bajke ajo virane?

- Ish hypė n’kolicė, - i tha ajo.