.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Argėtime - Anekdota popullore shqiptare (2)

ANEKDOTA POPULLORE SHQIPTARE (2)

         Anekdotat, kėto thėnie tė menēura, kėto tregime tė shkurtra shpotitėse e satirike, pėrmes sė cilave interpretohen dukurit e ndryshme shoqėrore, ndodhi tė personaliteteve tė njohura etj., japin njė pasqyrim metaforik por edhe alegorik tė realitetit tonė me tė cilinė pėrballemi ēdo ditė.

            Kėto tregime tė zgjuara, qė ishin karakteristik komunikimi tek shumė popuj ballkanas nė tė kaluarėn, e nė veēanti nė disa treva shqiptare (ku akoma janė prezent, edhe pse tė zbehura nga evoluimi kohorė), arrijnė qė pėrmes mesazheve tė japin aspekte nga jeta, nė dukje tė vogla, por me vlerė pėrgjithėsuese, duke i vėnė nė lojė klasat sunduese, pushtuesit, tradhtarėt, qeveritarėt, personalitetet publike etj., por duke mos lėnė pa atakuar as problemet e ndjeshme sociale, ekonomike, politike etj.

            Shkathtėsia e kėtij komunikimi tė drejtpėrdrejt me dėgjuesin dhe roli si mburojė a si shtizė ndaj kundėrshtarit, i kanė siguruar anekdotave, por edhe aforizmave, fjalėve tė urta etj. njė vend tė rėndėsishėm nė thesarin e kulturės shqiptare, por edhe njė jetė tė gjallė e aktive, me njė humor tė hollė e satirė therėse, edhe sot e kėsaj dite.

            Pjesa dėrmuese e anekdotave qė janė tė vendosura mė poshtė  janėmarra nga librat: “Anekdota , botuar nga Instituti albanologjik i Prishtinės,  dhe “Anekdota popullore (2)” i autorit   Mehmet Bislimi  (qė pret tė dal nga shtypi nė fillim tė vitit 2009) .

 

 

           

             SA PĖR NJĖ LLAF

 

               Njė Drenicas, burrė i mirė e i urtė se tė duash, por qė e kishte gjetur e zeza dhe kishte mbetur vejan, pra i kishte vdekur e shoqja. Ai nė fakt nuk ishte edhe aq nė moshė, kaloi njė kohė bukur e gjatė, dhe ai nuk po martohej. Pas disa kohe, nė konak i shkojnė tre shokė dhe nė bisedė e sipėr njėri prej tyre po e pyet: Pse mor burrė nuk u martove deri tash, ēka je duke pritur? Ti nuk je edhe aq i vjetėr...

               Po e shoh edhe unė mor burra se nuk bėnė pa u martua, - po u thotė ai shokėve. Me ua thėnė tė vėrtetėn, jo edhe aq sa pėr ato “punėt tjera”, por me pas dikė more burra e me ndėrrua ndonjė llaf goje, se kam mbetur fillikat i vetėm tėrė ditėn  e ditės e nuk po kam me kė ta bėj njė llaf goje...

               - Njėri nga ata shokėt qė ishte mė shakaxhiu, po i thotė Drenicasit: Nėse na e jap besėn qė nuk hyn ma “thellė”, sa pėr najė llaf goje, na po t’i sjellim gratė tona me radhė!...

 

 

 

            QYSH E DERDHI GRUNIN RIZA BLLACA

 

            Kishte pas shkuar Riza Bllaca me shitė pak grurė nė Suharekė. Grurin e kishte pas qitur nė njė thes. Pasi thesin nuk e kishte pas mbushur plotė, e kishte pas hedhur thesin nė krah si duq: gjysmėn para e gjysmėn prapa. Sa hyn nė treg, pėr dreq, i zgjidhet gryka thesit e i derdhet pjesa e parė. Rizahu ulet pėr ta mbledh grurin. Njėri qė e njihte po e pyet:

            -Qysh e derdhe grunin Riza?

            -M’u derdh bre!

            Nuk kali shumė e arriti njė kumar i Rizahut. Po e shikon e po i thotė:

            -Pash rizanė e zotit, kumar, qysh e derdhe grunin?

            Rizahu pak i hidhėruar ja pret:

            -Rizaja e zotit ta theftė qafėn! Qe qysh e derdha.

            E ta mori edhe gjysmėn tjetėr tė thesit dhe e derdhi tėrė grurin nė tokė.                                 

 

 

 

            ATA I DINĖ GJĖRAT MA MIRĖ SE NA!

 

            Nė njė mbledhim odash elektronike (forum, si po e quajnė) , diku nė perėndim, ishin mbledh anėtar e anėtare nga tė gjitha anėt e shqiptarisė e po bisedonin, diskutonin e debatonin pėr kontributin e partive tė tyre nė Epopenė e Lavdishme tė UĒK-sė. Disa prej tyre... po diskutonin, pak ma me „zjarrė“, duke u munduar qė me „mjeshtri“ t’i lartėsojnė pak edhe liderėt e vet, tė cilėt pėr luftėn vetėm kishin dėgjuar, bile edhe nė Beograd!

            Dy pjesėtarė tė UĒK-sė qė po i dėgjonin (lexonin) kėto “diskutime”, po e pyesin njėri-tjetrin:

   - Ku ishin vėlla kėta lider kur ishte luftė, kur Kosova digjej flakė, pra kur luftonte UĒK-ja?

   - Disa prej kėtyre ishin edhe kundėr luftės sė UĒK-sė atė kohė, bile ushtarėt e lirisė i quajtėn “grupe terroriste...”! Disa bėnin qejf nė Prishtinė... nė Bon... e besa edhe nė Tiranė.

   - E si po kanė vėlla fytyrė e po krekosen pėr ta edhe sot  e kėsaj dite, 9 vite pas luftės! Bile po fyejnė pa fije turpi ata qė sakrifikuan edhe mė sublimen!

            - Besa edhe kanė tė drejtė - po i thotė ky tjetri.

   - Gjatė gjithė luftės, ne kemi qenė nė front, ballė pėr ballė me shkaun, e nuk kemi pas kohė me i pa gjėrat si duhen, e kėta “burrat” qė po flasin, i dinė gjėrat ma mirė se na,  sepse, gjithė situatėn e kanė pėrcjell pėrmes ekraneve televizive, dhe atė ulur nė kolltuqe prej lėkure.

 

 

 

            NJĖ PALĖ TIRQ...

 

             Nė Pejė, kishte pasur dikur artizanė tė zotėt, tė cilėt i punonin shumė mirė tirqit. Shkon njė plak i anės sė Pejės, veshur tamam si zotėri, me qelibar e kuti duhanit tė bakfanit, shall e shokė, orė me qostek, bastunin dhe myhyrin nė dorė e futet te njė mjeshtėr tirqish, duke i thėnė: - unė dua njė palė tirq tamam, si tė Azem Bejtės!

             - Si urdhėroni zotėri, - po i thotė mjeshtri, dhe filloi tė ia masė. Mat andej e mat kėndej, por kot, atij nuk po i binin tirqit si tė Azem Bejtės, nė fakt ky zotėria, nga prapanica ishte mė i mbushur dhe... Terziu i tirqve u lodhė e po i thotė plakut: - dėgjo mor plak, ty tirqit si tė Azemit, nuk tė bien pasha bacėn se Azem Bejtė Galica tjetėr prapanicė ka pasur...

 

 

 

            DHĖNDRI GRYKĖS

 

            Kishte shkuar njė dhėndėr tek miku i vet. Vjen dreka e miku ja kthen bukėn. Dhėndri kishte qenė grykės i madh. Atė ditė i kishin pas disa lloje gjellrash. Vjehrra ju shėrbejke e rrike gjithė kohėn nė kėmbė. Dhėndri pėr secilėn gjellė qė e qitnin nė sofėr, thoshte: “Qeky ma ka mytė babėn” e t’ju lėshojke e ta hante  gjysmėn e gjellės. Kur e qitėn sė fundi hallvėn, dhėndri i tha:

            -Burra, nė paēit qef m’i ditė, bash qekjo ma ka mytė babėn, e s’kam si e lshoj! -e nisi tė ha ngutshėm nė tė.

            -Valla po m’dhimesh, more dhandėr, -ia priti vjehrra -se t’u paska ēkepė gjaku i babės e s’po ditke ku m’e lypė ma pėrpara.

           

 

 

            ME LESH MJEKRE                                                              

 

             Pas rėnies sė Komandantit, shumė veta provuan qė me anė tė mjekrės, ta emitojnė atė! – pra filluan njerėzit t’i lėshojnė mjekrat, e tė ecin pak sa krekosur, sa nuk i zinte rruga! Disa provuan besa, brenda nė Kosovė, por edhe nė mėrgatė tė dalin me pamje tė tilla e herė- herė provuan qė edhe para publikut tė bėjnė ndonjė monolog etj. S’ka dyshim se qėllimi ishte i mirė, por mė duhet t’i kujtojmė se vetėm me lesh, nuk emitohet dot Komandanti Legjendar Adem Jashari, ngase ai leshin e kishte tanė dredha dredha mor vėllezėr!...

 

 

 

 

            A PASKA NAJ T’KEQE MJALTA?

 

            Ferat Isufi i Runikut shkon nė njė gazmend nė Suhogėrllė. Pasi rraset mjaltė, kishte pas thėnė:

            -Qet t’mirė e ka mjalta si lahet kollaj, pej luge e pej kalanice.

            Aty qėllon edhe Shaban Beja dhe i thotė:

            -pse, a paska edhe naj t’keqe mjalta a?

 

 

 

            MOS E HAPNI!

 

            Dimėr i vėshtirė, acar e borė e madhe. Nga kjo gjendje ishin mbyllur rrugėt Tiranė-Kukės-Prizren, pra ishin bėrė tė pakalueshme. Ishte thirrur njė mbledhje e tė dy Qeverive, pėr tė gjetur mundėsinė e evitimit tė gjendjes. Nė njė takim qė ishte mbajtur, edhe nė nivel komune, njė plak nga Prizreni, ishte ngritur nė kėmbė dhe kishte kėrkuar qė mos tė hapet rruga! - u habitėn rreth qėndrimit tė plakut, dhe i kėrkuan sqarim pėr qėndrimin e tij.

             - Po, po- tha plaku, unė jam i mendimit qė rrugėt mos tė hapėn, bile sikur tė mundja me e mbyllur edhe skelėn e Durrėsit pėr ca kohė, nė mėnyrė qė tė pushojnė pak hajdutet e tė gjitha instancave se na kėputėn duke na vjedhur, qė nga Durrėsi e deri nė Prishtinė!...

 

 

 

 

            UNĖ PO E THEJ QAFĖN N’BOSTAN

 

            Njė zot shtėpie ua ndante punėt meshkujve tė shtėpisė nė mėngjes. Gjithnjė punėt mė tė lehta i ndante pėr vete. Njė ditė po u thotė:

            -Ti ke me shkue me berre, ti shko n’mulli, ju dy shkoni nė arė e unė po shkoj e po e thej qafėn n’bostan.

 

 

 

 

            S’KANKA TI ME SHKUEN N’MAL

 

            Njė katundarė shkon nė shtėpi tė Azem Bejtes dhe e gjen aty vetėm nėnėn e tij. I lyp pak bukė.

            -Bima do bukė se jam nisė me shkue n’mal me Azemin.

Plaka ia pruri njė gjysmė buke, pak djathė dhe njė sahan me qumėsht. U ulė e filloi tė haj, dhe e hėngri krejt atė bukė, atė djathė e atė qumėsht.

Kur u ngritė, po i thotė nėna e Azemit:

            - Uh, loke, t’baftė mirė. Po ti shko tu shpija jote e mos shko n’mal, se Azemi jem, me qita bukė qi hangre ti, gajshtė ditė qindron nė mal.

 

 

 

 

 

            NĖ ARKIVOL BRENDA!
 

            Diku nė anė tė Deēanit, dy veta shkojnė pėr tė marrė pjesė nė njė ceremoni varrimi. Tė vdekurin e kishin vu nė arkivol, dhe kishte ardhur koha qė ta pėrcillnin pėr tek varrezat.

            Tani kur kortezhi ishte gati tė nisej, dy veta ishin rrokur mes vete! Secili mbronte qėndrimin e tij, duke i thėnė shoqi- shoqit se duhet ecur para , apo prapa arkivolit?! Ata vendosen me shkua dhe me e pyetur hoxhėn, pasi qė ishte krijuar shamatė aty.

-         Hoxha duke i njohur tė dy qė nuk ishin tamam nė terezi, po ju thotė:

-    Pasha zotin ju mor burra ma mirė ka qenė sikur tė ishit nė arkivol brenda qe tė dy, por ja qe zoti kėtė tjetrin e ka marrė gabimisht, e ju ndash ecni para e ndash mbrapa arkivolit!

 

 

 

 

            A S’I KENI DY VEGSHA?

 

            Njėrit i erdhi mysafirė njė jaran i madh. E kishte ndėr mend me i bė muhabet e po ja pyet qefin:

            -A don me t’shti mish e lakna a mish e pasul pėr darkė?

            - Pse, jaran, a s’i keni dy vegsha a?

 

 

 

 

            PO DIGJET DIĒKA

 

            Nė odė tė Zekė Qubrelit, ia kishin mėsyrė nja 7-8 burra tė Mehajve tė Prekazit, tė cilėt me Zekė Qubrelin ishin miq tė vjetėr.

            Pas darke, t’ia krisen muhabetit, natė dimri, muhabet, ēaj e duhan deri nė mėngjes, duke pre e duke vra armiq tėrė natėn e gjatė...

            Dikur u sos edhe duhani dhe Zeka ua nxori pėr para njė kile duhan tė grirė. Kėta iu hodhėn dhe nga mėngjesi e sosėn edhe ata. Pas pak kohe, njėri po thotė:

            -    More burra, po mė duket se po vjen njė erė, si nė tė djegur, pra sikur po digjet diēka?

            -    Mos u shqetėsoni burra, mos u shqetėsoni se nuk ka ēka digjet tjetėr gjė ma, veē duhanit tim qė u djeg e u bė shpuzė pėr tre sahat- ua ktheu Zeka.

 

 

 

 

            PO DO ME M’YTĖ DUHANI...

 

            Njėri prej Krasmirofcit po i thotė Hajdar Kozhicės:

            -Hajdar, po do me m’mytė duhani, se p’i pi fort edhe ka nis me m’zanė n’fytė.

            -Po le, bre dashamir, mos e pi ma kurrė!

            -paē me lanė, po tutna si po m’lanė ment!

            -Valla, bre shoq, edhe qato men si dalin pej marakut t’duahnit, boll pak men janė.

 

           
 
            MIRĖ SE TĖ PRURI ZOTI!

 

            Njė Gjakovar, rastėsisht nė tregun e perimeve, takon njė fshatar tė cilin nuk e kishte edhe fort nė qejf. Ishte gati mbrėmje, dhe fshatari nuk po i ndahej. Kur shkuan afėr shtėpisė, Gjakovari po i thotė: Natėn e mirė se unė eca, - u fut brenda dhe ia dha krahun derės. Fshatari po i thotė qe besa edhe unė mbas teje, po hape derėn. Ai shtyje derėn nga brenda, ky shtyj nga jashtė deri sa u lodhen! Dikur Gjakovari e hapi derėn, dhe po i thotė:

   -  O mirė se tė pruri zoti he burrė!

-  Jo qe besa,  erdha vet me pikė tė zorit, se sa pėr zotin ti ishe duke mė lėnė nė sokak...

 

 

 

            QISAJ I THONĖ LANG E JO KAFE

 

            Shkojnė Llausha te bajraktarėt  e Hotit. Hotjanėt, pėr t’i provuar se ēfarė burrash janė, ju qesin kafe me krip. Kur ua qojnė kafet me krip, ata pleqtė qė ishin ulur tek oxhaku, ja filluan e po i pinė kafet me krip dhe nuk po bėnin zė.

            Njė djalė i ri qė ishte ulur nė fund tė ēergės, kur e moria kafen pėr ta pirė dhe kur e pa qė ishte me krip, tha:

            -O mik, shko bima ni copė bukė ta ngjyjė se na qisajna i thomė lang e jo kafe.

            Kur i dėgjoi miku kėto fjalė qė i foli djali i ri, u qua, e mori djalin dhe e uli nė krye tė oxhakut dhe i tha plakut qė ishte ulur aty:

            -Shtyju ma posht se sa ky vend pėr ty!

 

 

 

            E HĖNGĖR ZALLIN!

 

            Banorėt e njė fshati, kishin vendosur pėr ta shtruar rrugėn e tyre me njė gjatėsi prej rreth njė kilometėr, e cila i lidhte me rrugėn e asfaltuar mė pas. Pėr kėtė, ata ia besuan punimet njė fqinjit tė tyre, duke ia dhėnė atij tė gjitha mjetet pėr menaxhim- siē po i thonė tani!

            Si duket, ky fqinji i tyre “ca nga lekėt” i kishte futur nė xhepin e vet, dhe pjesėn tjetėr i kishte shfrytėzuar pėr rregullimin e rrugės, e qė nė mungesė lekėsh mė pastaj nuk e kishte kryer tėrėsisht rrugėn! U hap fjala si era, njerėzit filluan e po i thonė se i hėngėr lekėt e rrugės. Ky dikur u lodh e po iu thotė:

            -    Ikni mor burra se nuk u bė kiameti, Ministria e komunikacionit, ka hėngėr asfaltin e krejt rrugės Mitrovicė – Pejė tė gjatė rreth 100 kilometra e nuk po u thotė kush gjė, e ju mė lodhėt pėr njė gjysmė kilometėr rrugė zalli, qė ka sa tė duash nė lumenjtė tanė!

 

 

 

            E KAM NI XHEZVE MASLLAHAT

 

            Njė tė barilevsit i shkoi njė mysafir. Konakxhiu shtini xhezven me kafe nė tagar, por u habit duke fol me mysafirin. Xhezvja gufoi dhe u derdhė pak. Po i thotė ky mysafirit:

            -E kam ni xhezve masllahat; kallxon kur t’bahet kafja.

            -Rueju mos prit me t’kallxue s’dyti, se s’paske ēka qet ma n’filxhan! - i tha mysafiri.

 

 

 

 

 

            QE DY DITĖ S’PO JA DAJNĖ PIJES!

 

            Ishte njė zotėri i pasur qė kishte vetėm njė djalė. Djali i kishte pasur disa “jarani” tė cilėt i vijnė nė konak. E shtron pėr tė pirė me ta nė kopsht gjithė ditėn. Nė mbrėmje prapė nė dhomė, e tė nesėrmen prapė nė kopsht.

            Kur ishin duke pirė kėta, rrogėtari i dėrgoi lopėt pėr ujė dhe ju dha ujė lopėve. Del zotėria dhe takohet me rrogėtarin qė ishte duke i kthyer lopėt  dhe po e pyet:

            -Ku i pate?

            -U dhash ujė - tha rrogėtari.

            -Kthej apet e jepju ujė!

            -Paj s’pinė ma.

            Zotėria prapė i thotė:

            -Ktheji!

            Djali qė ishte duke pirė me shokė, po i thotė babės:

            -A je n’men o babė? Kėto qetash kanė pi e s’pinė ma!

            Atėherė babai iu kthye i po i thotė djalit:

            -Kto, tuj kanė lopė, masi kanė pi ni herė, s’pinė ma, e ju, a s’po ju vjen marre qi s’po ja dani qe dy ditė pijes?

 

 

 

            MĖ DENONCUAN

 

            Njė qytetar i Dardanės, po martonte djalin e vetėm, me kėtė rast ai kishte ftuar shumė miq dhe kishte bėrė njė dasmė tė madhe. Tėrė natėn nuk u ndal pushka, si me pas qenė Luftė!

            Tė nesėrmen tė zotin e konakut e rrethuan KFORI me tėrė arsenalin e vet, dhe ia morėn disa armė. Pasi ikėn ata tė KFOR-it, po e pyesin fqinjėt:

-         Ē’tė ndodhi kėshtu mor fqinjė ynė?

-         Mė denoncoi dikush te policia e KFOR-it, si duket, dhe ata erdhėn e mi morėn armėt!

   -    Jo, mor komshi, jo- po i thotė njėri prej tė pranishmėve, ti denoncove vetėn tėnde. Po luftė ka qenė e lagja e juaj nuk ia ka bėrė as edhe njė kapsollė bam! Kurse tani nė dasma, syneti, pėr vit tė ri etj. Po doni me na plasur timpanet e veshėve, duke shtirė mė armė pa ndalur.

 

 

 

            DY VLLAZNIT PIJANECA

 

            Dy vėllezėr tė Gjakovės ishin pijanecė dhe te dy pinin nė njė restorant. Vėllai i madh njė ditė e piu njė gjysmė litėr raki dhe shkoi nė punė tė vetė. Pas pak kohe, erdhi vėllai i vogėl dhe po e pyet kamerierin:

            -A ke vllau jem ktu?

            -Po.

            -A piu hiē?

            -E piu ‘i gjysmė kille.

            -Qitma ni killė, - tha vėllai i vogėl - se ai po do me na fikė, he zoti e marroftė!