Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Argėtime - Anekdota popullore shqiptare (13)

ANEKDOTA POPULLORE SHQIPTARE (13)

      Anekdotat, kėto thėnie tė menēura, kėto tregime tė shkurtra shpotitėse e satirike, pėrmes sė cilave interpretohen dukurit e ndryshme shoqėrore, ndodhi tė personaliteteve tė njohura etj., japin njė pasqyrim metaforik por edhe alegorik tė realitetit tonė me tė cilinė pėrballemi ēdo ditė.

            Kėto tregime tė zgjuara, qė ishin karakteristik komunikimi tek shumė popuj ballkanas nė tė kaluarėn, e nė veēanti nė disa treva shqiptare (ku akoma janė prezent, edhe pse tė zbehura nga evoluimi kohorė), arrijnė qė pėrmes mesazheve tė japin aspekte nga jeta, nė dukje tė vogla, por me vlerė pėrgjithėsuese, duke i vėnė nė lojė klasat sunduese, pushtuesit, tradhtarėt, qeveritarėt, personalitetet publike etj., por duke mos lėnė pa atakuar as problemet e ndjeshme sociale, ekonomike, politike etj.

            Shkathtėsia e kėtij komunikimi tė drejtpėrdrejt me dėgjuesin dhe roli si mburojė a si shtizė ndaj kundėrshtarit, i kanė siguruar anekdotave, por edhe aforizmave, fjalėve tė urta etj. njė vend tė rėndėsishėm nė thesarin e kulturės shqiptare, por edhe njė jetė tė gjallė e aktive, me njė humor tė hollė e satirė therėse, edhe sot e kėsaj dite.

        Anekdota e vendosura mė poshtė janė tė autorit Salih ZOGIANI - mbledhės i apasionuar dhe njohės i thellė i anekdotės shqiptare,  tė bartura nga portali http://floripress.blogspot.ch

 

 




            A KA KUSH QĖ IA SHAN NANĖN, SE MU NUK M’BJEN


            Dy vėllezėr, Qallapek tė Tėrstenikut, kur shkonin bashkė mysafirė, njėri folke hashamet, e ai tjetri e kishte shumė mėrzi. Duke shkuar pėr njė tė pame, po i thotė vėllai atij qė folke hashamet:

            - N’koftė se flet pa lidhje edhe n’t’pame, unė s’po vij me ty, po po pres derisa t’dalsh ti e tani po shkoj unė.

            - Nuk flas pa lidhje, - i thotė ky vllai edhe shkojnė bashkė. Po, kur hynė brenda, ai nuk mundi tė durohej pa folur, e foli prapė hashamet. Atėherė, ky vėllai, prej inati, qė ai nuk e mbajti fjalėn, u ēua nė dy gjunjėt e po u thotė burrave nė odė:

            - O burra, a ka kush qė ia shan nanėn qėti vllaut tem, se po e lyp, po mu nuk po m’bjen me e sha, masi e kam vlla.



             E KA VIZEN “Ce”

 

            Njėri i Veleshtės sė Strugės e kishte pas qitur njė dhi nė pazar, pėr ta shitur. E kishte pas stolisur dhinė me rruaza, e kishte bėrė sikur nuse. Ia kishte ngjitur dy letra, njėrėn nė ballė, e tjetrėn nė bisht. Afroheshin pėr ta parė, pėr seri, si e ka rregulluar edhe e pyesnin:

            - Sa kushton kjo dhi?

            - Ēmimin e ka n’ballė, - u thoshte ai.

            Kur e kėqyrshin, aty shkruante: “Ēmimi pesė mijė marka”.

            - Qysh ban kaq shtrejt, nji dhi pesė mijė marka? - i thoshin njerėzit.

            - Kėqyre se ēka i shkrun n’bisht! - u thoshte ai.

            Kur e lexonin, aty shkruante: - E ka vizen “C-e”!!!



            POLITIKĖN E DINĖ VEĒ TRE VETA


            Para luftės sė fundit nė Kosovė, disa gazetarė shkojnė mysafirė te njė shok. Kur marrin vesh komshinjtė, shkojnė pėr tė ndenjur, me shpresė se do tė marrin vesh diēka pėr situatėn politike nė Kosovė, e cila atėherė ishte shumė e rėndė. Kur fillojnė t’i pyesin, njė plak, qė ishte te oxhaku, u thotė:

            - Mos hini kah politika, se nuk merrni vesh, politikėn e dinė veē tre vetė!

            - Po cilėt janė ata tre veta? - i thotė njėri plakut.

            - Ata janė: - I pari - Klintoni, kryetar i Amerikės, se ai vetė e shkruen se ēka ka me u ba. I dyti - Ibrahim Rugova, sa merr vesh prej Klintonit, dhe i treti mund me kanė naj budallė, n’koftė se ja qillon gon, - u tha plaku.

            Mbas kėtyre fjalėve tė plakut, asnjėri nuk fliste pėr politikė, nga frika se mos po klasifikohej nė grupin e tretė.



             JU E KENI KRYER PUNĖN KUR E KENI ZBULUAR AMERIKĖN


            Njė oficer i KFOR-it spanjoll kishte dalė pėr tė shėtitur nė Pejė. Kur e sheh njė plak, i thotė pėrkthyesit:

            - Ndale atė plak, se po dua tė di mendimin e tij, si janė sjellė ushtarėt spanjollė, se ai tregon drejt.

            E ndal pėrkthyesi plakun dhe i thotė:

            - Ky oficeri i KFOR-it spanjoll po do t’ju pyesė se si janė sjellė ushtarėt spanjoll, se kėta, kėto ditė, po shkojnė prej Kosovės.

            - Nuk kam ndėgjue fjalė tė kėqija pėr sjelljet e ushtarėve spanjollė, e pėr qė po shkojkan, thuej kėtij zotnisė se kėta e kanė krye punėn atėherė kur e kanė zbulue Amerikėn, - i thotė plaku.



             KĖTA PA REN E UNĖ PA MEN


            Njėrit tė Bresalcit i kishin shkuar do miq tė Vogoēincės mysafirė. Pėrpara mysafirėt i kanė marrė me radhė nga njė natė vėllazėria. Mbasi bujtėn dy net, mysafirėt kėrkuan leje tė shkonin. I zoti i shtėpisė e thirri vėllanė e i tha:

            - Mbasi mysafirėt s’e kanė menen me ndejtė ma shumė, luti, se t’jet nera. Kur mysafirėt kėrkuan leje, ky, sa pėr tė lagur gojėn, e dėgjoi vėllanė, e u tha:

            - Rrini edhe sonte, se po ndėrrojmė konak e po shkojmė te unė.

            - Hajrli koftė, nuk po ta prishim, - i thanė ata.

            Kėtij nuk iu bė qejfi hiē, po mbasi u tha, u nis qė t’i tregonte gruas pėr tė gatuar, e rrugės pėr nė shtėpi thoshte:

            - Kėta pa ren, e unė pa men.



            PARJA TA HEQ VEĒ FUKARALLĖKUN


            Njėri nuk kish qenė bash burrė i mirė, mirėpo kishte qenė punėtor, e me punė u pasurua. Para se tė pasurohej, askush nuk fliste mirė pėr tė, ndėrsa pasi u bė i pasur njerėzit ia nisėn ta nderonin dhe askush mė nuk ia pėrmendte tė kėqijat.

            Njėherė, njė plak, kur i dėgjoi disa njerėz edhe qė po e lavdėrojnė, u tha:

            - Mos e lavdoni, se nuk ban me e lavdue veē pse asht pasunue, se parja ta hjek veē fukarallėkun, po nuk ta hjek edhe maskarallėkun.



            T’U RRITTĖ NERA, SE BEREQET PASKE MJAFT


            Kishte qenė njėri shumė pasanik, po edhe shumė koprrac. Ishte miqėsuar me njė mik shumė tė menēur. Njė ditė i shkoi miku i ri mysafir. Kur ia qiti i zoti i shtėpisė mikut njė cigare, ai i tha:

            - Tu rrittė nera! Edhe kur e piu kafenė, edhe kur hėngrėn bukė, mysafiri i tha: - t’u rrittė nera, t’u rrittė nera.

            I zoti i shtėpisė dikur i tha: - More mik, na veē pėr cigare themi: - t’u rrittė nera, kurse pėr kafe, pėr bukė e pėr tė tjera, themi: Zoti t’dhashtė bereqet!

            - Edhe te na qashtu themi, po ti, miko, bereqet paske boll, e paske nevojė pėr ma shumė nder, e pėr atė po t’uroj kėshtu, - i tha miku.



            KĖTO DY TĖ KĖQIJA, MUND T’I HEQĖ VEĒ REJA OSE PERĖNDIA


            Njė hoxhė kish pas shėrbyer njė kohė tė gjatė nė Dobroshec, saqė ishte bėrė bajat, duke pėrsėritur fjalėt e njėjta. Edhe njė Mjekiq i Grabocit, njė kohė tė gjatė u kishte pas fshirė drithin Dobroshecit. I ishte vjetruar makina shirėse e njė pjesė tė drithit ua ēonte nė byk. Katundi ishin pajtuar qė t’i hiqnin edhe hoxhėn edhe Mjekiqin, po nuk dinin qysh. Njė ditė, duke biseduar se qysh mund t’i hiqnin, njė plak u kish pas thėnė:

            - Kot e kini, se nuk muni me i hjekė. Kėto dy tė kėqija, mundet me i hjekė veē reja ose Perėndia.



             ME ATĖ PUSHKĖ MOS I DIL KUJT NĖ PRITĖ


            Njėrit i kishte vdekur gruaja nė pleqėri. Martohet dhe e merr njė vejushė, po nusja ishte shumė mė e re. Burri ishte shpianik dhe i ndershėm, po, mbasi ishte mė i moēėm, gruas nuk i pėlqente. Njė ditė, kur shkoi gruaja nė gjini, vendosi tė ndalej e tė mos kthehej mė te burri.
            Burrit ju bė merak tė dinte pse ishte ndalur. Njė ditė ia dha do pare njė gabelicės dhe i tha tė shkonte e ta pyeste – pse ishte ndalur. Shkoi ajo dhe i tregoi se burri po donte tė dinte pėrse ishte ndalur. Gruaja ia dha pėrgjigjen menjėherė:

            - Thuej atij burrit - me atė pushkė qė e kishe ti, mos gabo me i dalė kurrkujt nė pritė, se ki me u koritė. E mori vesh ky pse ishte ndalur gruaja dhe nuk e ēoi mė gjatė.



             ISHALLA NUK KE TRGUE KREJT


            Zana Kada, gazetare e TV tė Prishtinės, shkon te Jusuf Gashi i Gremnikut dhe e bėn njė emision dokumentar pėr traditėn e martesės. Gruaja e Isufit, kur merr vesh prej grave tė komshinjve se burri i saj kishte folur nė televizion, pėr martesėn, i thotė Isufit:

            - A kishe dalė n’televizor e kishe folė, a?

            - Po, kam folė pėr martesėn n’kohėn tonė, - i thot Isufi.

            - Ani ēka t’vetshin? - i thotė gruaja.

            - Po m’vetėn pėr natėn e parė t’martesės, e unė u kallėzova se qysh o kanė adeti atėherė, - i tha Isufi.

            - Ishalla nuk t’i ka pi sorra mentė e me kallėzue krejt se ēka kemi ba natėn e parė! - i tha gruaja me habi.



            TAHIR BERISHA E I PODRIMSI


            Nė kohėn e fashizmit, Mark Zefi i Shpenadisė e takon njėrin qė po shkonte nė Drenicė e i thotė:

            - Shko te Tahir Berisha nė Berishė e i thuaj Tahirit: - Tė ka pėrshėndetur Podrimēaku dhe mė ka porositur tė ta kėndoj njė kėngė.

            Kur shkoi ky te Tahiri, ia pėrcolli fjalėt e Mark Zefit dhe ia kėndoi kėngėn qė e kish porositur:

            - Moj e mira qi shkon me edha, t’lumtė na t’lumtė na erdh pranvera!

            Tahiri, kur e pėrcolli, i tha:

            - Kur tė shkosh nė Podrime, pėrshėndete atė dostin tim dhe kėndoja njė kėngė qysh po tė them unė:

            - Moj e mira qi shkon me dhen, tėrta-vėrta kurrni sen!

            Kur u kthye ky nė Podrime e ia kėndoi kėngėn, qysh e kish porositur Tahiri, Marku menjėherė u mrrol, e mori vesh se puna nuk ishte bash mirė, qysh kishte menduar ky, se nuk kishte ardhur liria e vėrtetė.



            JAM MERZITUR KUR E KE KAPĖRCYER ĒAKORIN


            Halil Hima i Vranocit shkon nė pyll e merr njė krah dru. Derisa po kthehej, e ndal pylltari. Ai kishte qenė malazez. Ia shkruan Halilit qė i ka prerė dyqind e dyzet copa dru. I tregon se ēka ka shkruar dhe e pyet Halilin:

            - A po mėrzitesh qė do tė dėnojnė rėndė?

            - Jo, i thotė Halili, nuk po mėrzitem hiē, jam mėrzitur fort atėherė kur e ke kapėrcyer malin e Ēakorit e ke hyrė kėndej, se tash, mbasi ke hyrė, shkruaj ēka tė duash.

 


            MIKO, A PO M’NIMON ME E MAJTĖ MIQASINĖ


            Aziz Veliqi i Shkarashnikut ishte bėrė mik me Haxhi Hasin e Gllogofcit. Kur shkonte Haxhiu mysafir te Azizi, kur ēohej pėr t’u kthyer, ai e pėrcillte deri te autobusi, gati gjysmė ore rrugė. Mirėpo, kur shkonte Azizi te Haxhiu, ky i thoshte “udha e marė” te dyert e oborrit.

            Njė ditė, duke e pėrcjellė Haxhiu Azizin, e duke i thėnė ‘udha e marė’ te dyert e oborrit, Azizi i tha:

            - Miko, a po m’nimon ta majmė miqasinė, se veē unė nuk muj me e majtė.

            - Po pse po thue k’shtu, ēfarė gabimi kam ba? - e pyet Haxhiu.

            - Kurgja nuk m’ke ba, po unė po t’percjelli gjysė ore rrugė, e ti kqyre ku po m’thu udha marė, te dyert e oborrit, - i tha Azizi.



             SHUNI, SE KA DASHTĖ ME U REGJISTRUE SHKA


            Nė regjistrimin e popullsisė tė vitit 1971, njė Brahimi i Kotorit tė Drenicės, ishte regjistruar turk. Vėllai i tij, Qerimi, mundohet ta bindė se aty s’ka pasur turq kurrė, po kot, ai nuk e dėgjon dhe regjistrohet turk. Mbasandaj, shpeshherė nėpėr ndeja, i bėnin vėrejtje Qerimit, duke i thėnė:

            - Qysh, bre Qerim, e lejove vėllaun me u regjistrue turk!?

            Qerimit i vinte mėrzi qė ia pėrmendnin shpesh e u thoshte:

            - Shuni, se ka dashtė me u regjistrue shka.



            A U KULLE, A M’U DOK?


            Duke biseduar dy veta, tė moēėm, pėr punė tė dynjallėkut, e pyeti njėri tjetrin:

            - a fleni bashkė me grue, a damas?

            - Jo, s’flejmė bashkė, po damas, - i thotė ai.

            - Po qysh merrni vesh mes veti? - e pyeti ky.

            - Merremi vesh me temsil, me t’kullme, kur kullna unė, ajo e merr vesh e vjen te unė.

            - Po, kur don gruja, si e kini temsilin, a kullet edhe ajo, si ti?

            - Jo, ajo s’kullet, po m’drejtohet mu e m’thotė:

            - O ti njeri, a u kulle, a m’u dok? - e unė e marr vesh temsilin.



             XHENETLISĖ I BJEN LĖKURA

 
            Njėri kishte pasur rast vdekjeje. E thirr hoxhėn pėr ta larė kufomėn. Ia ēuan hoxhės kusinė me ujė tė valė, duke menduar se e provon dhe e voktis si i duhet. Mirėpo, hoxha nuk e voktis hiē po ia qet ujin nxehtė, valė. Si ia qiti hoxha ujin, kufomės filloi t’i binte lėkura. Kur e panė, ata qė i ndihmonin, se po i bie lėkura, i thanė hoxhės:

            - Hoxhė, ēka u ba kėshtu! Hoxha e kuptoi se uji ishte shumė i nxehtė, po, pėr t’u nxjerrė diqysh, u tha:

            - Ky rahmetlia koka xhenetli, se xhenetlisė i bjen lėkura kur e lajnė.



             TASH PO JU KCEN EDHE KIEVE


            Njėri e kishte pasur njė tarak tė vėshtirė. Ku shihte ndonjė lopė, e ndiqte e i kėrcente edhe pa u ethur. Njė ditė i zoti i shtėpisė e ēoi mėzatin pėr ta tredhur, e i tha mjeshtrit:

            - Allahile, tredhe mirė, se s’po kryhet tuj i njekė loptė e huja e po u kcen, ethė e pa u ethė.

            - Mos ki dert, se, kur ta tredhi unė, ka me u rahatu meniherė, - i tha mjeshtri, - edhe e trodhi. Mirėpo, taraku nuk u rehatua hiē. Mbas do dite, shkoi ky te mjeshtri, e si e pa mjeshtri, i tha:

            - A t’u rahatu taraku, qysh t’kam thanė?

            - Jo, more, - i tha ky, - nuk ke ba kurgja, pėrpara u kcejke veē lopve, e tash ia ka nisė e po u kcen edhe kieve.



             GRUJA JEME ASHT VETĖM E JEMJA


            Nė kohė tė Shipnisė, njė i Babushit kishte pasur dasmė. E kishte thirrur nė dasmė njė kushėri tė vetin, qė kishte dalė moti nė Shipni. Ai kushėriri e merr edhe njė kojshi tė vetin, tė Shipnisė. Kur hyjnė nė odė, ai i Shipnisė ua bėn dasmėn pėr hair e i pyet:

            - Pse k’tu n’konak paska veē burra, ku i kini gratė?

            - Te na asht adet burrat rrinė veē, - i thotė i zoti i shtėpisė.

            - Ky adet s’asht i mirė, se te na n’Shipni rrimė bashkė, burrat edhe gratė, se ata qė i pranon n’konak janė si anėtar t’familjes. Pse me u nda, kur nana e jote asht edhe nana e jeme, motra e jote asht motėr e jemja, gruja e jote asht edhe gruja e jeme.

            - Jo, qe besa, nuk asht bash qashtu, se gruja e jeme asht veē e jemja, - i tha i zoti i shtėpisė.