Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 4 - Angjelina Gjeka

ANGJELINA GJEKA

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

ANGJELINA GJEKA

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

           U lind mė 23 korrik 1963 nė Malin e Rencit, Lezhe. Me arsim tė mesėm, pėr arsye politike (tė atėhershme), nuk iu dha asnjė e drejtė pėr tė vazhduar fakultetin sepse axha i saj, At Zef Pllumi qė ka shkruar veprėn monumentale RRNO VETEM PER ME TREGUE, ishte i burgosur politik. Ėshtė e martuar dhe ka njė djalė maturant. Dikur pasionet e saj ishin aktrimi, poezia dhe muzika,  kėto nuk ishin vetėm pasione por edhe talent. 

            Ajo shkruan poezi dhe prozė poetike ku ka botuar 6 libra dhe, gjithashtu, ėshtė vlerėsuar me ēmime nė Kosovė dhe nė Shqipėri. Pasioni i saj pėr poezinė ėshtė i madh. Ka shkruar shumė por mundėsia pėr tė botuar ėshtė zero. 

            Jeta e saj ka qenė e vėshtire  nė tė kaluarėn, e shtypur dhe e nėpėrkėmbur,  por edhe nė demokraci nuk e ka pas jetėn e lehtė sepse edhe sot i vuan pasojat e sė kaluarės. Ka botuar kėto libra:

            MOS ME HARRONI EDHE MUA - poezi, 1996; 

            E DUA SYRIN QE QESHE - poezi;

            MIKU IM DET - prozė poetike;

            PER ATA QE PO RRITEN - vjersha pėr fėmijė;

            GAZ E LOTE - poezi;

            DO BEJA DRITE - poezi dhe prozė poetike.

            Kėtė libėr e ka botuar ne vitin 2008, nė shtypshkronjėn Marin Barleti ku redaktore tė librit tė parė, dhe kėtij tė fundit,  ka poetėn dhe prozatoren e mirėnjohur znj. Mimoza Ahmeti. 

 

 

 

 

VIRTYTE E VLERA

 

Kronike e histori
dėgjojmė ēdo dite
Kobzeza bredh ngado
Virtyte e vlera
i hėngri Orėliga
Turpe e fatalitete
Enden si fantazma ne errėsire
Na duhet te ecim
paralel me dhimbjen.

 

 

JASHTE  DRIDHET BOTA

 

Gjithēka e ēekuilibrua
mundohet te kapėrceje terrin.
U shkėput njė yll ne mes te ditės
nė mes tė ditės e varrosen
yjet e tjerė qepallat mbyllen
Jashtė dridhet bota
nga piskama e qiellit nė errėsirė
Terri bie
mjaft me solemnitet
Ėshtė kohė me furtune
Fenerėt lėkunden
Lulja gjeth rėnė kėrkon
Diell te ngrohte.

 

 

ZANA TE NGRYSURA

 

Ėndrrat e mija mbeten
ne terrin e viteve
Peng i se kaluarės
nen hijen e malit te dhembjes 
rrinė duke dremitur
Ato nuk bene asnjė vallėzim prej Zane
Mbeten Zana tė ngrysura
ne shtratin e zhgėnjimit.

 

 

VDIQĖN

 

Vdiq njė dallėndyshe qė folenė sapo ndėrtoi

Njė pyll qe sapo gjelbėroi.

Njė lule ku petalet tek kėmbėt tona i ranė.

Njė lot qė nga syri  u shkėput

Njė kėngė qė askush nuk e kėndoi

Njė pasqyre ra ne toke e’u copėtua

Dhe njė ėndėrr e sapo ėndėrruar

Vdiqėn....

Edhe unė vdiqa

Por ju nuk kishit si te me vinit ne varrim .

Se vdekja ka ndodhur

Brenda shpirtit tim.

 

 

FUND SHEKULL I NJEZET

 

Shekull i njėzet 

shaloi kalin e zhgėnjimit

duke lėnė pas dritare tė thyera 

qe xhama nuk patėn kurrė

shumė pikėpyetje kane mbire 

nė sytė e ēdo ėndėrr 

por qė pėrgjigje nuk morėn dot

e nė kėtė shekull te ri 

thėrrasim sa kemi nė koke 

por askush nuk e degjon 

zerin e tjeterit 

se ne magjen e trurit 

nuk ka mbetur asnje fije 

buke gjykimi

e ne kupen e veres zemer 

vera e gjakut u zverdh.