Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 4 - ANIJA KOZMIKE

 Shkruan: Begzat RRAHMANI

      

ANIJA KOZMIKE

Roman pėr fėmijė

 

 

 

 

 

Romani pėr fėmijė tė autorit Begzat Rrahmani "Anija kozmike" mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

„Literaturė“

 

 

 

      Dikur nė fshatin e Yllit me emrin Hapėsira jetonin disa mijėra banorė, tė pasur dhe shumė tė lumtur. Nė mesin e tyre ishin edhe dy bashkėshortėt me tetė fėmijėt e tyre, qė s’ ishin tė pasur si tė tjerėt, por edhe kėta ishin tė lumtur, pasi shpresonin nė ardhmėrinė e fėmijėve tė tyre. Ishin mjaftė tė sjellshėm dhe e respektonin kafshatėn e bukės, qė ua sillnin prindėrit e tyre. Ata ėndėrronin qė njė ditė do t’i zhduknin tė gjitha vuajtjet dhe kurrė nuk do t’ u mungonte gjė nė shtėpinė dhe magjen e bukės.

      Pasi u rritėn, njė ditė tė gjithė u nisėn pėr nė kurbet dhe morėn drejtime tė ndryshme, duke menduar se mė shpejt dhe mė lehtė do tė gjendeshin pėr punėsim. Ditėn qė u ndanė, rrodhėn njė lumė lot, duke premtuar shumė njėri-tjetrit dhe prindėrve tė dashur. Kėshtu filluan rrugėtimet e para, por me premtimet nė kokėn e secilit.

      Pas largimit tė tyre, shtėpisė i ra njė hije e rėndė, sepse nuk e kishte mė gjallėrinė e mėparshme.

      Ata tashmė ishin larguar dhe rrugėtonin nė tetė drejtime tė ndryshme. Kaluan fusha, male qytete, krahina, edhe disa shtete bile, por mė kot. Asnjėri prej tyre nuk gjeti punė ose vend tė pėrshtatshėm pėr jetesė. Edhe pse kaluan aq shumė vende, dukej se nuk kishin parė gjė, pasi syve u dilnin vazhdimisht prindėrit dhe vėllezėrit dhe sidomos motra e vetme shumė e dashur. Ata mendonin se njė ditė, kur tė kthehen, do ta mbushnin shtėpinė plot e pėrplot, pasi nė xhepat e tyre do tė kishin aq para sa nuk do tė harxhoheshin kurrė.

      U ndalėn nė vendin e parė pas Hapsirės dhe kėrkuan punė, por kudo hasnin nė dyer tė mbyllura. Tė lodhur e tė rraskapitur, vazhdonin rrugėn e kurbetit me shpresė pėr jetė mė tė lumtur. Lodhja dhe mundimet filluan t’ ua largojė pak nga pak nga truri prindėrit dhe vendlindjen, shtėpinė dhe oborrin e dashur plot lule me aromė dhe ngjyra tė bukura.

      Udhėtime vazhdonte me plot lodhje, vuajtje dhe rraskapitje prej asaj pune qė bėnin sa pėr kafshatėn e gojės. Bile, ndodhte shpesh qė fitimi ditor nuk u mjaftonte tė shuanin as urinė e asaj dite.

      Vetmia dhe skamja ua ngjallte dashurinė pėr tė nxėnė krejt atė qė u shikonin sytė, prandaj filluan tė mos lodheshin mė pėr kafshatėn e gojės e as pėr tė kaluarėn e tyre. Nga dita nė ditė, me dituritė e fituara ata bėni ēudira, u binin nė sy tė gjithė banorėve tė atij vendi dhe fama e tyre rritej e rritej. Nė fillim krejt ishte nė rregull dhe mbretėronte njė lumturi nga sukseset e shėnuara nė lėmin e shkencės dhe teknikės. Kėtė sukses dikush e shfrytėzonte pėr qėllime okupuese, prandaj njė ditė filloi ajo lufta shfarosėse pėr tėrė njerėzimin e atyre vendeve. Me aftėsitė e tyre ata ngelėn tė gjallė, por tė vetmuar. Dita-ditės mplakeshin dhe rrudheshin nga vuajtja dhe nga vetmia. Filluan tė ecin nėpėr truallin e atyre vendeve qė kishin mbetur tė shkreta, por nė shumė vende kishin ngelur mbishkrime me emrat e tyre si shenjė respekti pėr arritjet shkencore. Mė nė fund, pa dijen e tyre, ato vende i emėruar me emrat e fėmijėve tė ardhur nga fshati i YLLIT – HAPSIRA. Ata ecėn me ditė, me javė, me maj..., por gjė tė gjallė nuk gjetėn. Asnjėrit prej tyre nuk iu plotėsua dėshira dhe amaneti qė ia kishin lėnė njėri-tjetrit...

 

            Pjese nga romani pėr fėmijė "Anija kozmike"