Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Kulturė 7 - ANTIKA E MOHUAR

Shkruan: Fahri XHARRA

      

ANTIKA E MOHUAR

(shkrime tė zgjedhura)

 

 

 

 

Librin e autorit Fahri Xharra, "Antika e mohuar" mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

„Literaturė“

 

dhe

 

www.librariaelektronike.com

 

 

 

            KULTURA E KOMANIT

 

            Tė shpjegosh rrėnjėt autoktone dhe prejardhjen iliro-shqiptare, nė tė njėjtėn kohė e bėn mė tė lehtė kuptimin e orientimit tonė properėndimor.

            Ne kemi mbirė mbi kėto troje pellazgo-ilire, shumė shekuj mė herėt se sa tė vinin nė Gadishullin Ballkanik grekėt, romakėt, hunėt e gotėt, sllavėt, e sė fundi nė shekullin e XV-tė edhe osmanėt.

            “Shqiptarėt janė e vetmja rracė nė Ballkan qė tregon tė vėrtetėn historike”, Edith Durham

            Nė Gajtan tė Shkodrės janė gjetur vendbanime tė vjetra 6.000 vjet            p.e.s, ndėrsa nė Xarė tė Sarandės 10.000 vjet p.e.s. Gjuha jonė ėshtė pjesė e trungut tė gjuhėve indoevropiane nė cilėsinė e degės shqipe, pra shumė e hershme, e qė na ka afruar mė herėt se popujt e tjerė tė perėndimit.

            Albert Dymo thotė se nuk ka racė mė tė vjetėr se shqiptarėt nė Europė. Ilirėt gjendeshin nė qendrėn e saj para se tė lindte nocioni i Europės.

            Milan Shuflay, George Hahn, Ēabej, Mayer, Jokli e tė tjerė, vėrtetojnė duke e krahasuar rritjen e kėsaj bote tė lashtė ballkanike me njė lis vigan me rrathėt e tij vjetorė.

            Kultura e Komanit ėshtė kulturė e hershme e Arbėrisė, qė pason kulturėn ilire, gjė qė do tė thotė se bartėsit e saj, arbėrit, janė shqiptarė tė hershėm, pasardhės tė ilirėve. Zbulimet e bėra nė Delmace tė Komanit i hapėn rrugė njė rindėrtimi arkeologjik dhe historik, duke u bėrė njė pikė reference pėr mėnyrėn e zhvillimit tė Ballkanit Perėndimor

nė shekujt VI-XIII pas Krishtit.

            Gėrmimet arkeologjike nė Koman janė bėrė fillimisht nė vitin 1898 nga Konsulli i Francės nė Shkodėr, Degrand. Nga ato gėrmime u gjetėn varrezat e mesjetės sė hershme, mbi tė cilin u bė ndėrtimi shkencor i njohur si Kultura e Komanit, qė e bėnte lidhjen e shqiptarėve si pasardhės tė arbėrve dhe ilirėve. Pėr mėse njė shekull, varrezat e Delmacės kanė qenė nė qendėr tė vėmendjes sė arkeologėve tė huaj dhe atyre shqiptarė.

            Nė Europėn Perėndimore, gjetjet nė kėto varreza u bėnė tė njohura me emrin “Kultura e Komanit”, pėrderisa sllavėt dhe osmanėt e kishin rrėnuar dhe humbur atė kulturė shumė herėt. Delmace ėshtė njė fshat i Komanit nė njė lartėsi mbidetare 568 metra. Kėshtjella e Delmacės dhe Kisha e Shėn Kollit shikuar kalimthi dhe si zbulim i rėndėsishėm pėr historinė tonė, janė lėnė pėrgjysmė pėr 50 vjetėt e kaluara. Delmace me rrethinė ėshtė shumė mahnitėse me fshehtėsinė e vet ende jo krejt tė zbuluar.

            Emrin “Delmace” e gjejmė kryesisht nė shkrime ku i njohuri pėr ne, studiuesi Hahn e krahason me shqipen dele, delmer, bari delesh. Emri Delmace bashkė me gjetjet arkeologjike nė varreza, dėshmojnė vazhdimėsinė iliro-arbėrore nė malet e Dukagjinit, si Pukė-Iballė-Spas. A. Dhima e sheh vazhdimėsinė edhe nė tiparet antropologjike tė arbėrve tė shek. VI-VIII, nė banorėt e Pukės nė masėn mbi 70 pėr qind.

            Hulumtuesit kanė studiuar nė fushėn e toponimeve tė Delmacės e sipas Xhemal Meqit, dallohen: Varrezat e Delmacės, mbi njė rrafshinė nė jug tė kėshtjellės, Qafa e Delmacės nė mes tė Kodėr Varrezė te Majės sė Cungut tė shkėmbit tė kalasė, Kėshtjella e Delmaces 4 km nė lindje tė Komanit, Kroni i Delmacės i humbur mes gurėsh, ana perėndimore e Kodėr Varrezės e njohur si Masdelmace, Gryka e Delmaces nė veriperėndim tė Masdelmaces.

            Delmace, duke qenė njė vend malor, kur ishin tė favorshme rrethanat historike tė shek. VI-VIII, u bė njė qendėr me pėrmasat e njė “kulture qytetare” (H. Spahiu “Gjetja e Delmaces”, 1971). Sipas arkeologes Etleva Nalbani, kėrkimet shkencore pėr jetėn e Mesjetės sė hershme nė Kalanė e Delmaces, shtrihen nė njė sipėrfaqe prej 2.500 metrash katrorė.

            Aty janė tė vendosura nė forma tarracash mbi 35 banesa prej guri. Zbulime tė rėndėsishme e me vlerė janė edhe ato tė 300 varreve e qė japin shenja edhe pėr njėmijė varre tjera tė pahapura nė atė lartėsi mbidetare.

            Zbulimet e tilla e klasifikojnė Komanin edhe si qendėr tė referencės sė mėsimit nė tė gjithė Ballkanin.

            Komani si i tillė, i banuar nga popullata ilire, ka qenė njė nga metropolet e Ballkanit Perėndimor.

            Nė kalanė e Delmaces gjenden toponimet e katėr kishave si ajo e Shėn Kollit, Shėn Gjergjit, Shėn Mėhillit si dhe Kisha e Zonjės sė Mirė.

            E gjithė kjo tregon se sa e madhe ishte shtrirja e kėtij qytetėrimi tė hershėm, por edhe me rėndėsi kishtare e kulturore tė Krahinės sė Pultit tė Sipėrm. Zona e epėrme e Pultit, sė bashku me kalanė e Delmacės nė bazė tė shėnimeve dhe fakteve, toponimeve tė mbledhura, kanė qenė qendrat mė tė mėdha tė krishtėrimit nė kėtė rajon.

            Pėr Kishėn e Shėn Kollit kemi tė dhėna shumė me vlerė nga Gjergj Bardhi, 1634, arqipeshkėv i Tivarit dhe ipeshkvi i Sapės, Frang Bardhi mė 1637. Sipas tyre, famullia e Shėn Kollit ishte pėr tre fshatrat nė Koman, Bytyē (Mtyēi Buzhalės), Qerreti i vogėl dhe Delmace. Gjergj Bardhi shkruan mė 1634-ėn: “nė Shėn Koll janė shenjat se pėrpara kishte qenė vend i dalluem…”, ndėrsa Frang Bardhi vazhdon: “me sa kuptohet, kėto shenja janė gjurmė tė njė zhvillimi tė hershėm qė dalloheshin ndėr vendet e tjera tė Maleve tė Pukės, Iballes dhe Spasit. Me gjithė ekspeditat ndėshkuese osmane nė kėto male, nė Shėnkoll kishte ende begati tė dukshme…”.

 

            Pjesė nga libri "Antika e mohuar"