Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 2 - Anton Gojēaj

ANTON GOJĒAJ

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

ANTON GOJĒAJ

 

 

 

 

         

 

             Hyrje

  

            Anton Gojēaj lindi mė 4 qershor 1966 nė Podgoricė (Mali i Zi). Studimet pėr letėrsi dhe gjuhė shqipe i ka mbaruar nė Prishtinė, ku edhe ka magjistruar. Studimet e doktoraturės i ka ndjekur nė Universitetin e Malit tė Zi, nė Nikshiq.

            Shkruan poezi, prozė dhe recensione. Merret edhe me pėrkthime.      

            Punon nė Podgoricė, kurse jeton nė Tuz - Malėsi e Madhe (Mali i Zi).

           

            Deri tani ka botuar kėto vepra:

            POEZI,  botoi ILLYRICUM, Tuz 2001, kurse ribotuar me titullin "Dėgjohet njė violinė, nė suferinė..." nė SHB “Gjergj Fishta”, Lezhė 2011. Pėrkthyer dhe botuar nė gjuhėn angleze nė vitin 2012.

            "Qengj i harruar natėn nė mal", tregime, botoi SHPRESA, Prishtinė 2003

            "Tema e heroit nacional nė letėrsi", studim, botoi AIKD, Prishtinė 2004

            "PASSIO", roman, botoi BUZUKU, Prishtinė 2004. Ribotuar nė SHB “Gjergj Fishta”, Lezhė 2009. Pėrkthyer dhe botuar nė gjuhėn malazeze nė vitin 2015.

            Fakticiteti nė letėrsi, Proza letrare e Anton Harapit, studim, botoi BUZUKU, Prishtinė 2007.

            "Shija e librit", recensione – studime – ese, botoi AIKD, Prishtinė 2009.

            "Ndėrmjet kapakėve", tregime, Art Club, Ulqin 2010. 

            "Biblioteka e Hirushes - Letėrsia shqipe nė Malin e Zi", vėshtrime, recensione, Art Club, Ulqin 2011.                                                                                                                                    

 

            Poezitė dhe tregimet e tij janė tė pranishme nė disa antologji dhe panorama, tė botuara nė Mal tė Zi, Shqipėri, Indi, Kinė dhe Belgjikė.

                                         

 

 

 

VRAPO E DASHURA IME

 

buka jonė  e bardhė

pėrngjasim vetėtime

mė shpejt se yjtė e hėna

vrapo e dashura ime

 

shirat nė ty lahen

flakėrojnė vegime

dhelpėr ėshtė klepsidra

vrapo e dashura ime

 

pritjen zgjat thėllimi

ngutuni gėzime

heret bėhet vonė

vrapo e dashura ime

 

 

VAJZA QĖ ECĖN ME OMBRELLĖ NĖPĖR BORĖ

 

sa shumė qė duheshim

atė mbrėmje me bore

si s’ta bėra me dorė

si s’ma bėre me dorė

 

kur luanim qiellorė

me djallėzoren ironi

si s’ma bėre me sy

si s’ta bėra me sy

 

do tė duhemi pėrsėri

netėve pa orė

do tė vishemi me florė

do tė shkrihemi nė bore

 

 

SHPIRTI

 

ti nuk je mė emri qė ke qenė

as pyetja as pėrgjigjja as unaza e besės

unė jam dikush tjetėr se ti mė ke lėnė

vitet tek unė kanė peshėn e vesės

 

pse mė ther nė gjoks fajin e ka koha

pa mish do tė mbetet ‘i here rrethi i diellit

republikae dėshprimit mėe  gjerė seē e besova

mos e festo urrejtje heshtjen e rebelit

 

mos mė shlyej nga libri sot po tė qes be

njėkohėsisht jam hije edhe lėndė drite

ardhja e feniksit nis me njė rrufe

dhe ushqehet me thėrrime metafizike

 

 

ENERGJIA E POEZISĖ

 

botės i duhet

edhe njė botė

 

rrezet  e yjve tė largėt

rrugė pėr nė zemrėn e zanafillės

fjalėt notojnė oqeaneve

nė kėrkim tė mundėsisė sė re

pėr koloninė e artit

 

ėshtė grishje sirenash  

apo dritare me shikimin nė pejzazhe tė munguara

 

universit i duhet

edhe njė vers

 

                                             

ARKIVA   E ARKETIPAVE

 

Ja kėmisha e pėrgjakur e Jozefit

shitur nga vėllezėrit gjelozė…

gjymtyrėt grima-grima

tė Laokonit

dhe gjiri i lėnė  jashtė

i Rozafės,

tani nė kavanoz.

 

Ja plan-projekti i Dalilės,

zbuluese e sekretit,

qė Samsonit bashkė me flokėt

t’i presė trashėgimitė.

Dhe peri tė cilin kurrmė

s’arriti ta kalojė nėpėr vesh tė gjilpėrės

nėna e Gjergjit,

qysh ditėn qė peng ia morėn fėmijėt.

 

Edhe ankimimi i radhės,

I njerkės nė gjyq…

Se gjoja, kronikani

e paska shtrembėruar faktografinė,

nė pėrrallėn e Hirushes…

 

Njė qengj n’ udhėkryq

blegėrin!

Ka frikė nga mjegullat e fushės