Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 5 - Anton Marku

ANTON MARKU

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

           

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Sabir KRASNIQI

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

ANTON MARKU

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

     Anton Marku u lind mė 15 gusht 1971 nė Gjakovė, ku kreu shkollėn e lartė pedagogjike ‘‘Bajram Curri”-dega gjuhė dhe letėrsi shqipe. Fakultetin juridik e pėrfundoi nė Universitetin e Prishtinės, ndėrsa nė Universitetin e Vjenės magjistroi shkencat politike (studimet ballkanike dhe evropiane).

            Ka nėntė vite qė jeton dhe punon nė Austri. Shkruan kryesisht poezi pėr tė rritur, por dhe prozė tė shkurtėr. Deri mė tani ka botuar tetė libra me poezi. Disa nga veprat e tij janė pėrkthyer edhe nė gjuhėn angleze, gjermane, rumune, ruse, arabe dhe kroate:

 

            1. ‘‘Cikloni i dashurisė’’, (2000)

            2. ‘‘Gjurmė mbi hije’’, (2002)

            3. ‘‘Dielli i mesnatės’’, (2004)

            4. ‘‘Vizioni blu’’, (2010)

            5. ‘‘Nė duet me vetveten’’ (2012)

            6. ,,Du meine Stimme’’ (nė gjuhėn gjermane‘‘Ti, zėri im’’), (2018)

            7. ‘‘Ishujt e Jetės’’ (2018)

            8. ‘’Islands of life’ (nė gjuhėn angleze ‘‘Ishujt e Jetės’’), (2018)

 

            Ai po ashtu ėshtė prezantuar edhe nė disa revista dhe antologji me poezi dhe tregime tė shkrimtarėve me origjinė tė huaj qė jetojnė nė Austri, si dhe nė antologji tė krijuesve shqiptarė nė mėrgim.

            Anton Marku ėshtė anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės, Lidhjes sė Krijuesve Shqiptarė nė Mėrgatė, Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Austrisė, i PEN Klubit tė Austrisė, Organizatės sė Autorėve tė Austrisė-IG, i Klubit letrar ‘‘Gjon Nikollė Kazazi” tė Gjakovės si dhe i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Krijuesve Shqiptarė nė Austri ‘‘Aleksandėr Moisiu’’. 

 

 

 

 

 

QIELL,  ATDHEU IM

 

Viteve me shumė e pak zero

nė dyert e njerėzve

engjujt trokasin

 

para hedhin gurin

dhe nisen lartėsive

 

kot dhomave ngujohen

zvarranikėt

 

deshėm apo nuk deshėm

ftesės sate

nuk mund t’i thuhet jo

 

dje si sot

sot si nesėr

 

tek Ti shpiejnė

tė gjitha rrugėt

Hyj.

 

  

GOZHDUAR NĖ TĖ DJESHMEN

 

Dje ishte mė mirė

ai ishte aty

 

sot

njė grua

u zgjua e ve

 

e pėrhumbur

u mundua

tu jape jetė

ēasteve tė fundit me tė

 

copėzat e mbetura

t’i mbledh

 

njė flutur

zuri vend

mbi fustanin e saj tė zisė

 

gjumi i zuri

pranė varrit tė tij

 

vajtose e bėnė

kokė mė kokė.

 

 

KUDOQOFTĖ

 

Dritė

pa hije

 

fshehur

nė mjegull

 

jetės i dhuron

lule tė bardha

 

njė qiri

afėr teje

ndriēon

 

vajton shpirtin

 

diku.

 

 

VJESHTĖ NĖ VARREZA

 

njė shqiponjė e zezė

dy kuaj tė kuq

tri lule tė bardha

 

pas njė qerre

 

mbi tė

njė aktivol i hapur

 

edhe sot

kostarėt

kanė pėrvjelur mėngėt

 

mes drunjėve

presin dritėn

 

nė mijėra copėza.

 

 

PĖRGJITHMONĖ

 

Edhe kur

tė jem larg

mos e shuaj

dritėn

 

lėre natėn

tė digjet

 

zemra jote

nė timen rrahė

 

derisa

shpirti tė kėtė frymė.

 

 

FLOKĖKALTRA

 

Mėngjesi hodhi

njė copė drite

nė det

 

larg nga bregu

anije e bardhė

lėkundet valėve

 

njė zog i zi

hap krahėt

mbi ujėra ecė

 

dritare e hapur

pėrplaset nga era

 

nata

ju dorėzua shiut

 

mbi mur

u shtri

hije e huaj

 

shpirti

nė trupin e saj

u dridh.

 

 

VITET E DRITĖS

(Kryetrimit-Gjergjit)

 

Nga lindja nė perėndim

rrokullise gurin

 

tokės sė tė parėve tu

mbi zjarr ece

 

prushin e flakės sė shuar

mblodhe atdheut

 

u miqėsove me shiun

mur kėshtjelle u bėre

 

vetėtimave u preve rrugėn

sa herė u takuan

qiellit mbi ty

 

me fytyrė nga deti

diellit i fole

 

njė dimri tė madh

era tė zgjati dorėn

tė prekėsh retė

 

kohės i plasi buza

liria u zu peng

mes shkėmbinjėve

 

pesė shekuj.

 

 

LIRIA

 

Tė jesh i lirė

do tė thotė

tė miqėsohesh me shiun

pa pasur drojė

nga vetėtimat

 

sot

tė nesėrmes

t’i japėsh shpirt

 

tė kapėrcesh vetveten

e prapė tė hysh

nė lėkurėn tėnde

 

asnjė litar

tė mos e lidh fjalėn

 

erėrave tė shtėtitesh

e tė mos mjaftoj koha

 

me jetėn

tė bėsh dashuri ēdo ditė

 

nė shtratin e ėndėrrave tua.

 

  

KRONISTI

 

Sylodhur

tėrė ditėn u end

fushės sė mėllenjave

 

era e barti

mjegullave tė murme

 

njė ujk i bardhė

i dėftoi rrugėn

 

tek lugu i thanave

takoi lahutarėt

 

nė pesė kroje

lagu buzėt

 

nė mbrėmje

darkoi me kalorėsit

e ardhur nga larg

 

natės i mori erė

 

tė nesėrmen

u baltos jeta

dheut tė kuq

 

vdekja u pėrkund

tokės sė tymnajave

 

vajtoset zunė

vendin e vashave

 

dielli

u zhvendos diku tjetėr

 

ujėrave tė mėdha u arratis

 

ai nuk e shkroi

as dhe njė fjalė

 

shpėrlau duart dhe iku

andej nga kishte ardhur

 

askush nuk i besoi

gjėrat qė tha

 

pos varrėmihėsve.

  

 

NDRYSHE

 

Kohės

i plasi buza

 

tė gjitha fijet e dritės

u kėputėn

 

nė anėn tjetėr tė erės

shėtiten fjolla bore

 

gurė tė bardhė

nėn ujė

marrin frymė.

  

 

PUHIZĖ

 

Unė doja

mė shumė nga ti

 

ti

gjithēka nga unė

 

frymė mora

nga goja jote

hukamė

 

brymė

e bardhė

 

puthjet lanė dhomėn

pa e kafshuar natėn

 

atė natė.

 

 

NESĖR

 

nė botėn time

le ma shumė

se sa more

ma tepėr

se vetėm njė gjurmė

 

po u takuam prapė

n’pėrtjejetė

n’grykė kemi me u marrė

si kėtyne herave

 

me po atė zjarr

me po at’ mallė

qė shkrin.

 

 

BRENDA MEJE

 

Edhe pse

gjunjėt tanė

nuk u prekėn ndonjėherė

ti fle ēdo natė

nė ėndrrrėn time.

 

 

Vjenė, 26 korrik 2018